30 ditė arrest shtėpiak pėr Nazim Bllacėn
Bllaca ėshtė paraqitur para gjyqėtarit tė EULEX-it.-Rama:Ajo ėshtė njė shpifje.-Krasniqi: Askush nuk do tė jetė mbi ligjin
Nazim Bllacės i ėshtė caktuar masa e arrestit shtėpiak pėr 30 ditė. Prokurori i EULEX-it ka vendosur kėtė vendim derisa tė bėhen hetimet e mėtutjeshme pėr tė verifikuar deklaratat e Nazim Bllacės, i cili thotė se ka kryer vrasje, tentim vrasje dhe rrahje brutale.
Avokati i caktuar pėr mbrojtjen e tij, Haxhi Millaku, ka kėrkuar qė tė bėhet njė ekzaminim mjekėsor ndaj Bllacės.
Ndėrkohė, Hysri Rama, njėri nga tė pėrfolurit nė CD-nė e Nazim Bllacės, i ka cilėsuar shpifje deklaratat e Nazim Bllacės, ndėrkaq ka pohuar se Bllaca kishte qellim likuidimin e Kadri Veselit, Xhavit Halitit dhe Azem Sylės.
30 ditė arrest shtėpiak i janė caktuar tė shumėpėrfolurit tė zhvillimeve tė fundit Nazim Bllacės. Kjo masė i ėshtė caktuar nė orėt e mbrėmjes nė seancėn e procedurės paraprake nga gjykatėsi i EULEX-it Francesko Florit, derisa tė bėhen hetimet e mėtejshme.
Avokati mbrojtės i Nazim Bllacės , Haxhi Millaku, tha se ka kėrkuar qė tė bėhet njė ekzaminim mjekėsor ndaj klientit tė tij .
Ndėrkohė, Hysri Rama, njėri nga tė pėrfolurit nė CD-nė e Nazim Bllacės, i quajti shpifje deklaratat e Nazim Bllacės. Rama tha se Bllaca kishte qėllim likuidimin e Kadri Veselit, Xhavit Halitit dhe Azem Sylės.
"Unė jam i pėrfoluri i Nezim Bllacės nė CD-nė qė ka dal, kinse unė i kam marrė 100 mijė euro, me ekzekutuar atė prej pjesėtarėve tė SHIK-ut. Ajo ėshtė njė shpifje dhe nuk qėndron, dhe kėtu kam dal me mbrojt askėnd tjetėr, veē identitetin tim, dinjitetin familjar, se kėto janė trillime, shpifje, sikur tė gjitha tjerat qysh i ka bėrė", tha Hysri Rama, i pėrmendur nė deklaratėn e Nazim Bllacės.
Rama shtoi se nuk ka qenė pjesėtar i SHIK-ut dhe asnjėherė nuk ka dėgjuar pėr SHIK-un, kurse njoftoi se me Bllacėn ka lidhje familjare. Rama deklaroi se nė muajin maj tė kėtij viti Bllaca i ka telefonuar dhe i ka kėrkuar qė ta strehojė nė shtėpi, tė cilėn gjė e ka bėrė.
"Ma ka bėrė njė telefonatė me numėr tė fshehtė, prej atje dhe me ka pyet se a mundet me ardhur, pėr mu kthy ai me nejt disa ditė tė unė, edhe kam pranuar shkaku i rrethanave, i familjes. Ka ardhur ai dhe ka pas njė mision tė kjartė. Ai ka jetuar nja dy vjet nė Serbi edhe i ka pas si pikėsynim do figura tė mėdha, p.sh. qysh i ka pėrmendur ata, konkretisht tė unė qė i ka pėrmend Kadri Veslein, Xhavit Halitin, Azem Sylen, `qė me mujt unė me i ekzekutuar kėta, unė marrė pare me thes'. Unė jam t'u fol ēka ka tha ai pėr vete, jo pėr mu, se unė nuk e di ēka ka biseduar ai nė Serbi", tha Hysri Rama, i pėrfoluri nė CD-nė e Nazim Bllacės.
Lidhur me kėto deklarata ai thotė se nuk e ka njoftuar policinė, pasi nuk e ka marrė aq serioze, kurse pohoi se pėr kėto biseda nuk posedon incizime, pasi kėto fjalė i ka thanė gjatė bisedės qė ka bėrė mė tė nė shtėpinė e tij, dhe pasi e ka kuptuar qėllimin e Bllacės, pas dy ditėve i ka kėrkuar tė largohet nga shtėpia e tij.
Rama mohoi tė ketė lidhje me Azem Sylen.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thėnė se nė Kosovė gjithnjė do tė funksionojė parimi se askush nuk do tė jetė mbi ligjin.
Ju duhet ta kuptoni drejtė njė fjali tė tillė, ajo fjali nė njė formė tjetėr do tė duhej tė interpretohej se askush nuk ėshtė mbi ligjin dhe ligji ėshtė mbi tė gjithė, dhe mbi gjithēka. Ky parim do tė funksionojė gjatė gjithė kohės nė Kosovėn e pavarur", tha Kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
Anėtari i kryesisė sė Kuvendit, Naim Maloku tha se zhvillimet e fundit pas publikimit tė CD-sė, po ndodhin nė kohėn qė mund t'i shkaktojnė dėm proceseve nė Kosovė. Sipas tij pozitive ėshtė se me tė po merret EULEX-i.
Se Kosova nuk ka ende kapacitete tė mjaftueshme tė merret me kėtė ēėshtje, pėr shkak se tė dhėnat qė janė dalė nė opinion implikojnė edhe njerėz tė policisė edhe tė ekzekutivit, tha Maloku.
Krijoni Kontakt