Telenovela Bllaca gjueti shtrigash ndaj UĒK-sė
15 Dhjetor 2009
Telenovela Bllaca gjueti shtrigash ndaj UĒK-sė
Ibrahim Kelmendi
Ditėt po kalojnė dhe telenovela Bllaca nuk po pushon sė terrorizuari qytetarėt e Kosovės. Skenari, nė dukje i sajuar, tashmė po bėhet gjithnjė e mė transparent, sepse, nė plan tė parė, ėshtė fushatė e koordinuar komprometuese e armiqėsore ndaj UĒK-sė dhe, nė plan tė dytė, mjet i ndyrė i luftės politike pėr pushtet, si dhe skenar destabilizimi pėr Republikėn e Kosovės nė njė situatė kaq tė ndjeshme, tė brishtė, po edhe vendimtare.
Lufta subversive, diskredituese dhe armiqėsore e shėrbimeve nacionaliste serbe kundėr UĒK-sė, nuk ėshtė befasuese as kėsaj radhe, por befasues janė fortafolėsit e saj nė Kosovė, siē po e dėshmojnė veten disa media, me zellin e tyre dhe disa individė zevzekė, qė po e shpėrdorojnė kėtė skenar tė shpifur nė luftėn e tyre pėr pushtet.
Kėsaj radhe po i paraqes vetėm disa qėndrime e komente lidhur me kėtė skenar, duke u bazuar nė pėrvojėn e sė kaluarės dhe njohjet e grumbulluara gjatė angazhimit tim.
1. Jam mė se i bindur se tipa si krimineli Nazim Bllaca (nėse ėshtė e vėrtetė vetakuza e tij dhe jo sajesė) nuk kanė qenė pjesėtarė tė SHIK-ut, tė udhėhequr nga (bashkė)veprimtari i devotshėm e patriot, Kadri Veseli. Pra nuk ka asnjė mundėsi tė ketė qenė ai pjesėtar i SHIK-ut tė UĒK-sė. SHIK-ut tė mirėfilltė nuk mund ti vishen veprimtari kriminale, ngase nė tė nuk janė rekrutuar tė tillėt. Siē e njoh unė bashkėveprimtarin Kadri Veseli, qė nga viti 1990, ai nuk do tė udhėhiqte SHIK-un qė do tė ekzekutonte arkiva tė gjalla, ish-UDB-shė madhorė, siē qenė kryeudbashėt Selim Brosha dhe Ibush Kllokoqi, ngaqė atij do ti interesonin informatat e tyre pėr infiltrimet e spiunėve serbė nė alternativėn kosovare, nė LPK dhe nė UĒK, si dhe kėshillimet e tyre profesionale, pavarėsisht bėmave tė tyre nė tė kaluarėn (nėse kanė bėrė, ta zėmė krime, duke mos iu pėrmbajtur ligjeve pėrkatėse tė KSA tė Kosovės). Zhdukja e kėtyre dy kryeudbashėve, qė i pėrmend ekzekutori ose bashkekzekutori Bllaca, (po e morėm si tė mirėqenė vetakuzėn e tij), mė sė shumti u ka interesuar shėrbimeve nacionaliste tė Serbisė, qė tė mos i zbuloheshin spiunėt e saj aktivė nė Kosovė. Po ashtu, edhe spiunėve shqipfolės tė shėrbimeve serbe, do tu interesonte vrasja e tyre, nga frika se nga ato arkiva tė gjalla do tė dekonspiroheshin ata tė sojit dhe sorollopit tė kamufluar si patriotė e ēlirimtarė.
2. Publikimi i sforcuar i rastit bllaca nga disa media dėshmon se ato janė tė nxitura kryesisht nga pėrcaktimi i tyre i kryehershėm armiqėsor e hakmarrės ndaj UĒK-sė. Ėshtė pikėrisht kjo fushatė e tyre entuziaste qė ma pėrforcon bindjen se tė tilla media komandohen nga kuadrot e dikurshėm tė LKJ-sė dhe UDB-sė; nga pjella e tyre, si dhe nga disa kozmopolitė mjeranė qė po u shėrbejnė padronėve tė kėtyre zhurmuesve. Argument kokėfortė pėr kėtė vlerėsim ėshtė konstatimi i tyre apriori, se krimineli Bllaca ishte pjesėtar i SHIK-ut dhe se nga SHIK-u i ka marrė urdhėratė pėr tė bėrė krime. Kėto media e bėnin kėtė me zell dhe vetėkėnaqėsi, duke e shfrytėzuar rastin pėr tė shfaqur hapur pėrcaktimin e tyre armiqėsor e hakmarrės kundėr UĒK-sė.
Atyre u ka prirė ky pėrcaktim qė kur ėshtė formuar UĒK-ja. Ndonjėherė e kanė shfaqur mė hapur, ndėrsa nė mė tė shumtėn e rasteve paksa mė tė kamufluar. Nė kėtė lajthitje ndonjėherė ka rėnė edhe ndonjė medie qė nuk e kishte pėrcaktim armiqėsinė ndaj UĒK-sė, por qė nuk e ka pėrballuar trysninė mediale tė zhurmuesve oponentė dhe agresivė medialė qė e trumbetonin ag e terr skandalin Bllaca. Kėto media nuk u treguan aspak tė zellshme, ta zėmė, kur nė Pejė u kapėn nė vepėr dy ekzekutorė mercenarė nga Tropoja, tė cilėt, sikundėr edhe krimineli Bllaca, rrėfyen se kanė bėrė disa vrasje tė ish-ushtarėve tė shquar tė UĒK-sė nė Dukagjin, pėr njė honorar prej vetėm 5.000,- eurove pėr secilėn vrasje.
Kėto media e kaluan pothuajse nė heshtje faktin kur ata dy kriminelė i liroi gjyqtari Ukė Muēa, me arsyetim se mungonin provat (sado qė nė popull flitej se pėr kėtė mungesė provash ai ishte shpėrblyer me 150 mijė euro)! Pėr tė argumentuar vlerėsimin tim se disa media nuk u nxituan pėr ta bėrė fakt tė kryer dėshminė dhe vetakuzėn e Bllacės vetėm pėr tė rritur shikueshmėrinė dhe lexueshmėrinė, por se e kishin mirėpritur krahėhapur rastin bllaca, nė rend tė parė, pėr tė shprehur tashmė hapur armiqėsinė e tyre ndaj UĒK-sė, po e ilustroj edhe me njė argument shėmbėllimi: Ta zėmė se unė do tė sajoja rrėfime para videokamerės dhe do ti shumėzoja nė CD, si dhe disa incizime telefonike, ku do tė vetakuzohesha se kam qenė pjesėtar i shėrbimit pro LDK-sė, Sigurimit tė Atdheut dhe se me urdhėr tė Ramė Marės dhe Genc Kelmendit (udhėheqės tė atij shėrbimi) kam vrarė ish-ushtarė tė shquar tė UĒK-sė. Pastaj kėto incizime do tia jepja fqinjit tim Hajredin Kuēit (nėse do tė pranonte) pėr ti plasuar pėrmes seancave nė Parlament. Sigurisht qė kėto media do tė mė akuzonin si prodhim tė SHIK-ut ose UDB-sė. Do tė ndodhte kėshtu, sepse njė sajesė e tillė nuk do tu shkonte pėr shtat nė pėrcaktimet e tyre politike. Pėr kėtė jam mė se i bindur. Pra, qė nga viti 1993, kėtyre mediave nuk u janė dhimbsur njėsoj, sikur kur janė vrarė kuadro tė LDK-sė dhe tė UDB-sė (tė cilėt, pėr bindjen time, i kanė varė kriminelėt e shėrbimeve serbe pėr tė nxitur huti e grindje midis nesh) dhe kur janė vrarė kuadrot e LPK-sė e tė UĒK-sė (tė cilėt, po pėr bindjen time, i kanė vrarė kriminelėt e shėrbimeve serbe pėr tė shtypur kryengritjen tonė aktive dhe tė armatosur dhe pėr tė futur sėrish huti e grindje midis nesh). Prandaj, ky lloj angazhimi i disa mediave, fatkeqėsisht nė pėrmasa goxha dominuese, as nė rastin Bllaca nuk ka qenė aspak profesional, por i dominuar dhe i diktuar nga urrejtja dhe hakmarrja ndaj UĒK-sė.
3. Me trishton angazhimi i disa parlamentarėve dhe liderėve partiakė, tė cilėt i bėnė jehonė dhe e mirėpriten rastin Bllaca pėr ta shfrytėzuar nė luftė pėr pushtet, pa pritur hetimet qė kishin filluar qėmoti, nė heshtje, EULEX-i dhe organet pėrkatėse tė Kosovės. Gjithashtu mė trishtoi qėndrimi pasiv i EULEX-it dhe i policisė se Kosovės, qė i lanė aq shumė hapėsirė kriminelit Bllaca pėr tė irrituar e neveritur qytetarėt tanė. Edhe psikologėt dhe psikiatrit e Kosovės nuk mbajtėn qėndrim qytetar e profesional me heshtjen e tyre pėr tė komentuar paraqitjet e Bllacės.
Sė fundi: Shpresoj se EULEX-i nuk do tė bazohet pėr rastin Bllaca vetėm nė tė dhėnat e organeve tė Serbisė (nė bazė tė protokollit tė bashkėpunimit me policinė e Serbisė); Shpresoj se organet pėrkatėse tė Republikės sė Kosovės nuk do tė bėjnė sehir, me arsyetim se rastin po e shqyrton EULEX-i; Shpresoj se politikanėt e Kosovės nuk do ta (sh)pėrdorin rastin Bllaca nė luftėn e tyre pėr pushtet; Shpresoj se rasti Bllaca nuk do tė prodhojė armiqėsi eksplozive, sidomos ndėrmjet anėtarėve fanatikė tė partive dhe tifozėve fanatikė tė liderėve tė tyre!
Duke e mbyllur kėtė opinion, shpreh keqardhje pėr pjesėtarėt e familjeve tė tė vrarėve dhe uroj qė ata tė mos nguten me urrejtje ndaj ish-ushtarėve dhe eprorėve tė vėrtetė tė UĒK-sė, por tė presin qė tė zbulohen kriminelėt e vėrtetė dhe urdhėrdhėnėsit e tyre pėr gjitha vrasjet e shumta nė Kosovė, tė pazbuluara dhe tė padėnuara. I siguroj ata, me keqardhje, se kjo fushatė e sforcuar e disa medieve nuk po bėhet pėr shkak se u janė dhimbsur tė vrarit, dhe as pėr tė ndihmuar zbulimin e kriminelėve tė vėrtetė (dorasėve dhe urdhėr-dhėnėsve) dhe dėnimit meritor tė tyre, por e bėjnė vetėm pėr tė prodhuar armiqėsi nė mes tė shqiptarėve, mė konkretisht nė mes tė krahut tė paqes dhe krahut tė luftės...
Krijoni Kontakt