Enver Sekiraqa is a typical Balkan coup connected with political and state structures. He was present in elections campaigns of president Rugova. During 90's, he was worker on Rugova security circle. Also, we got here a charming estrade star involved on this tragic event.
worst part is that enver sekiraqa is tied to Serbian MUP and at the same time he is close friend of Uke Rugova, the son of late President Rugova. The kiler is nothing but a hoodlum and a hard core criminal.
Dosja e Prokurorisė pėr Presidencėn: 13 persona kanė abuzuar 1.400.000 €
Janė 1.400.000 euro (njė milion e katėrqind mijė euro) fitim i pastėr qė del se kanė marrė 13 persona nga pazari i nisur pėr veturat e Presidencės nė mars 2005. Personat qė janė tė pėrfshirė nė aferėn presidenciale janė sekretari i Presidencės, Mujė Ukaj, qė ėshtė i afėrt i Naser Rugovės, njė i afėrm i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, bashkė me shefin e Sigurimit, Qefser Baholli, i ashtuquajturi kėshilltar i Sigurisė, Ramė Maraj, motra e gruas sė Presidentit, Lumturije Shabani, ushtruesi i kreut tė Prokurimit Nexhat Shatri, qė po ashtu ėshtė vėllai i ministrit tė Ekonomisė Haki Shatri, Nexhat Shabani - baxhanaku i Presidentit, si dhe Ukė Rugova - djali i Presidentit
Janė 1.400.000 euro (njė milion e katėrqind mijė euro) fitim i pastėr qė del se kanė marrė 13 persona nga pazari i nisur pėr veturat e Presidencės nė mars 2005. Hetimet e Prokurorisė nxjerrin njė varg emrash tė rinj qė kanė bashkėpunuar nė njė zinxhir tė veprimeve. Shumica nga kėta kanė poste nė Presidencė dhe pothuajse tė gjithė janė nė lidhje familjare ndėrmjet tyre.
“Lajm” siguron dosjen e hetimeve mbi skandalin e veturave nė Presidencė, shpėlarjen e parave nga tė cilat dalin edhe veprime tė tjera. Sipas dosjes sė hetuesisė nuk janė vetėm 6 vetura tė blinduara. Nga ky pazar janė blerė edhe vetura tė tjera me ēmime astronomike, destinimi i tė cilave nuk ėshtė ditur kurrė.
Pėrderisa prokurori nė kėtė dosje, Andra Velegoni, ėshtė nė pėrfundim tė pėrgatitjes sė aktakuzės, hetimet tregojnė se ligjėrisht njė varg personash duhet tė pėrgjigjen para drejtėsisė qė tė gjithė me lidhje familjare mes veti.
Sipas pėrshkrimit tė Prokurorisė, gjithēka kishte nisur nė prill tė 2004-ės, kur administrata e Presidencės kishte kėrkuar tė porositen pajisje kundėr bombave me teledirigjues.
Nė qershor 2004, Presidenti Ibrahim Rugova i kishte autorizuar tri sisteme tė sofistikuara mbrojtėse, nga njė pėr secilin VIP nė Kosovė, pėr Presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin e Kosovės. Vlera totale e kontratės ishte 2.737.500,00 €, pėrfshirė pjesėt e ndėrrimit.
Kompanisė “Decotec”, qė ishte kontraktuar nė fillim, nuk i ishte dhėnė asnjė cent, ngase nga Presidenca nuk ėshtė dorėzuar asnjė listė trajnimesh dhe asnjė pėrgjigje me shkrim pėr kėtė ēėshtje.
Pas 15 marsit 2005, kur kishte ndodhur tentimatentati ndaj Rugovės, njerėzit e Presidencės kishin vlerėsuar se sulmi do tė ishte shmangur po qe se pajisja do tė kishte arritur me kohė.
“Hetimet kanė treguar se tė njėjtėt persona janė pėrpjekur ta bllokojnė dhe vonojnė qėllimisht. Njė gjė duhet sqaruar. Cili ka qenė interesi i kėtyre njerėzve pėr ta vonuar njė pajisje kaq tė rėndėsishme. Pa kėtė pajisje Presidenti do ta kishte humbur jetėn nė sulmin e 15 marsit 2005”.
Mė vonė, tentimatentati ishte pėrdorur pėr prokurimin e dy automjeteve tė reja tė blinduara, e kjo kishte ndodhur pa pėrfshirjen e drejtorit tė administratės.
Personat qė e kishin inicuar kėtė janė sekretari i Presidencės, Mujė Ukaj, qė ėshtė i afėrt i Naser Rugovės, njė i afėrm i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, bashkė me shefin e Sigurimit, Qefser Baholli, i ashtuquajturi kėshilltar i Sigurisė - Ramė Maraj, motra e gruas sė Presidentit, Lumturije Shabani, ushtruesi i kreut tė Prokurimit, Nexhat Shatri, qė po ashtu ėshtė vėllai i ministrit tė Ekonomisė, Haki Shatri, Nexhat Shabani - baxhanaku i Presidentit, si dhe Ukė Rugova - djali i Presidentit Ibrahim Rugova”.
Nga buxheti prej 2.2 milionė eurosh i Presidencės pėr 2005 janė paguar 1.489.499.76 euro nė llogarinė e njė kompanie tė quajtur “Autopark Loeninengen”, me seli nė Gjermani. Pagesa i ėshtė bėrė nė llogarinė nė Kasabankė, nė Kosovė, nr. 1700200100050031.
“Fillimisht, ata e kanė bėrė njė gabim dhe kanė dashur t’ia procedojnė pagesėn Ahmet Demajt, i autorizuar tė nėnshkruajė nė emėr tė ‘Autopark Loeninengen’, pronė e Xhevdet Nikēit, i afėrti i truprojės kryesore tė Presidentit, Elez Nikēit”.
Dokumenti sqaron se nga kjo ishin dorėzuar dy kėrkesa pėr sigurimin dhe pagesėn.
“Njėra kėrkesė ėshtė realizuar nė shumėn 1.058.849,76 €. Pagesa ėshtė kryer nė dy pjesė tė ndara. Njėra nė vlerė 1.016.625,00, e paguar mė 31.03.2005, dhe tjetra nė vlerė 42.224,76, e paguar mė 04.04.2005. E dyta, nr. C15724 ėshtė paguar e plotė, nė vlerėn prej 430.650,00, mė 04.04.2005, me autorizim tė Mujė Ukės, dhe e aprovuar nga Lumnije Murati, zyrtare ndėrlidhėse e Presidencės, njė juriste pa asnjė njohuri dhe pėrvojė ekonomike.
Zyrtari certifikues Bekim Canolli, asistent administrativ, ėshtė detyruar tė nėnshkruajė”.
Sipas dosjes, hetimi mbi kompaninė “Autopark Loningen”, me adresė Rowenkamp 7, 49624 Loningen, dhe pronarit Xhevdet Nikēi (1967), tregon se gjykata nė Gjermani ka verifikuar se ai merret me shitblerjen e automjeteve tė dorės sė dytė.
“Me urdhėr tė gjykatės, ‘Autopark Loeningen’ tani ėshtė mbyllur dhe dy nga automjetet qė arritėn nė Gjermani janė konfiskuar nga autoritetet gjermane”.
Kėrkesa pėr lejen e eksportit tė veturave ėshtė nėnshkruar mė 23 mars 2005, nga Qefser Baholli, ngase nė fillim Nexhat Shatri, ushtrues detyre i shefit tė Prokurimit, kishte kėrkuar mė 24 mars 2005 tė sillen vetėm dy vetura, duke urdhėruar shmangie nga procedurat e prokurimit dhe transferet kryhen mė 31 mars dhe 4 prill 2005.
“Kėrkesa ka qenė vetėm ēėshtje dokumentesh, sepse tė dhėnat tregojnė se i tėrė biznesi ka qenė tashmė punė e kryer. Urdhėresa ėshtė bėrė pėr 6 automjete, ato kanė qenė gati pėr transport ajror nga Atlanta. Ėshtė dhėnė licenca pėr eksport, e lėshuar nga Departamenti i Tregtisė amerikane, ka munguar vetėm hardkopja para transportimit. Ēmimet e automjeteve kanė qenė 107.000,00 € (sipas kursit tė dollarit nė prill 2005)”.
Pas nėnshkrimit tė Qefser Bahollit, mė 13 prill 2005, Melihate Tėrmkolli mė 27 prill i transferon 1.000.000 euro, me miratim tė Haki Shatrit, Zyrės sė Presidentit tė Kosovės.
Hetuesia sqaron se nė fund tė dhjetorit 2004, Mujė Ukaj kishte udhėtuar pėr nė Gjermani, ku takohet me Xhevdet Nikēin, ndėrsa mė 17 mars 2005, dy ditė pas tentimatenatit, Blerim Svirca ia dėrgon rreth 800.000 euro Xhevdet Nikēit, pėr automjetet.
“Nė fillim tė prillit, Nikēi ia transferon 1.300.000 Blerim Svircės. Gjatė hetimeve, Svirca sqaron se ka dashur tė blejė tokė, por nuk ka mundur ta saktėsojė lokacionin”.
4 nga 6 automjete dhe 2 Hummer-a kishin arritur nė Kosovė mė 4 mars 2005, nėpėrmjet Pejės.
“Pagesa ėshtė kryer mė 10 maj 2005, kurse ēmimi i automjetit ėshtė dhėnė 338.875 pėr njė Chevrolet Suburban, 65.500 euro pėr njė Hummer dhe 68.500,00 euro pėr Hummerin tjetėr. Mbikėqyrės i transferit ka qenė Kushtrim Shatri, kushėri i ministrit Haki Shatri, dhe kreut tė Prokurimit Nexhat Shatri. Automjetet pėrbirohen nė kufi nė po atė ditė qė ato arritėn pa hyrė nė terminal dhe pa pagesė”.
Nė fund tė majit, nė Frankfurt kishin arritur dy “Chevrolet” tė tjerė dhe menjėherė ishin konfiskuar nga policia gjermane, ndėrkohė qė Xhevdet Nikēi ishte nėn hetime.
“Zyra e Presidentit ėshtė paraparė tė paguajė njė diferencė shtesė nga 485.000 euro, gjė qė nuk ėshtė bėrė, pėr shkak tė hetimeve qė po vazhdojnė. Kontrata me ‘Autopark Loenningen’ e Xhevdet Nikēit ėshtė nėnshkruar nga Nexhat Shatri, transferi ėshtė lėshuar me urdhėr tė Haki Shatrit. Pėrfitimi i tėrėsishėm pėr kėtė grup njerėzish ka qenė 1.400.000 euro”.
Hetuesia ndėrkohė po tenton tė sqarojė pėrse shuma e arritur ndėrmjet kompanisė “Project Support Vehicles” dhe Zyrės sė Presidentit tė Kosovės nuk ėshtė dėrguar nė mėnyrė tė rregullt ligjore nė llogarinė nė Gjermani dhe kush i ka marrė 4 automjetet tjera.
Krahas kėsaj blerjeje, sipas dosjes, janė blerė edhe 2 Toyota Landcruiser tė zeza, njėra nga tė cilat vozitet nga Nexhat Shabani, baxhanak i ish-Presidentit tė Kosovės, me targa 483 KS 951, tjetri nga sekretari Mujė Uka, 000KS 09-39. Pėrveē kėsaj, edhe disa Audi A6, dy Audi A8 dhe Audia A4 janė blerė pėr njerėzit e Ramė Marajt. Njė Audi A6 ėshtė blerė pėr pėrdorim privat pėr gruan e Nexhat Shabit, Lumturien, motrėn e gruas sė Presidentit
“Sipas informacioneve, ato janė paraparė pėr Ramė Marajn, me ndihmėn e personave nė Presidencė, kryesisht bazuar nė marrėdhėniet e tyre familjare. Lumturije Shabani ėshtė nė fakt pika lidhėse mes tė gjithė kėtyre personave, pėrfshirė edhe djalin e ish-Presidentit, Ukė Rugova. Pėr mė tepėr ajo ėshtė shoqe e shkollės sė ministrit Haki Shatri.
Mujė Ukaj ėshtė mbėshtetur dhe udhėzuar nga Naser Rugova dhe Nexhat Shatri, vėllai i ministrit Haki Shatri. Ky i fundit e ka udhėzuar personelin ta kryejė transaksionin e shumave tė lartpėrmendura nė llogarinė nė “Kasabankė”, si dhe Marajn, kėshilltar i Sigurisė, i ashtuquajtur personi inicues i njė shėrbimi tė zbulimit, i emėruar jozyrtarisht kėshilltar, Qefser Bahollin, Elez Nikēin dhe Adnan Mehmetin, shef i Protokollit”.
Shumat e transferuara:
Shuma Tė zotuara Rata Pagesa
430.650,00€ 31.03.2005 430.650,00€ 04.04
1.058.849,76€ 24. 03.2005 1.016.625,00€ 31.03
1.058.849,76€ 24.03.2005 42.224,76€ 04.04
Aktakuza nė fillim tė prillit - pritet arrestimi i Nexhat Shatrit
Burime tė sigurta nga Prokuroria ndėrkombėtare nė Prishtinė i kanė thėnė gazetės se aktakuza mbi hetimet rreth Presidencės mund tė lėshohet nė fillim tė prillit, ndėrsa i pari qė mund tė arrestohet ėshtė Nexhat Shatri. “Hetimet janė zgjeruar sė fundi pėr disa persona, ndėrsa Nexhat Shatri mund tė arrestohet sė shpejti”.
I biri i IBRAHIM RUGOVES,shet moralin e motrave te veta shqiptare,por nuk i ka motra sepse nuk ka gjak shqiptari
SHĖRBĖTORET E MITURA nė Caffe-bari “Teuta”(Rugova) nė Vrellė tė Istogut !!
Milaim Maraj, pronari i kafe-barit “Teuta”(Rugova) nė Vrellė, ėshtė arrestuar pėr shfrytėzim tė vajzės sė mitur, e cila ka punuar si kameriere nė kėtė lokal. Nė posedim tė tij janė gjetur edhe dy armė pa leje. Ai ėshtė liruar menjėherė nga prokurori. Milaim Maraj ėshtė vėllai i kėshilltarit pėr siguri tė Presidencės, Ramė Marajt. Dyshohet se bashkėpronar i kafe-barit “Teuta”(Rugova) ėshtė edhe Ukė Rugova i biri i Presidentit tė vdekur javė mė parė.
Njė lokal nė mes tė rrugės. Kushdo qė ia mėsyn Vrellės, fshatit nė komunėn e Istogut, mund ta vėrejė
atė. Tabela me mbishkrimin 'Teuta', shihet nga secili kalimtar nė
kėtė rrugė. E brenda, pėr njė kafe apo ndonjė verė, gjenden vajzat tė cilat pėrkujdesen qė mysafirėt tė ndihen sa mė mirė. Ato janė tė mitura. Dhe punojnė vetėm gjatė natės. Ditėn, ky lokal ėshtė i braktisur. Vetėm mbishkrimi ėshtė i ndriēuar mirė. E vajzat, punojnė, shėrbejnė aty dhe nuk pengohen nga askush. Madje, disa prej tyre njė gjė tė tillė e bėjnė edhe me dijeninė
e prindėrve tė tyre.
Pronar i kėtij lokali ėshtė Milaim Maraj, 45 vjeēar, nga po i njėjti
fshat. Vėllai i kėshilltarit special pėr siguri nė Presidencė, Ramė
Marajt. Ditė mė parė, nga policia rajonale nė Pejė, nė bashkėpunim me atė tė Istogut ėshtė bastisur i njėjtin lokal. Pos tri armėve pa leje, nė mesin e tė cilėve dy kanė qenė tė Milaimit, aty kanė gjetur edhe njė vajzė tė mitur, rreth 16 vjeēare nga
Gjilani, e cila punonte si shėrbyese.
Burime tė besueshme nga policia rajonale nė Pejė, kanė bėrė
tė ditur se vajza e gjetur nuk ėshtė e vetmja qė punon nė kėtė lokal.
"Jam i sigurt qė aty mundet me pas edhe vajza tė tjera. Pse nuk po merren masa, unė nuk e di", thotė burimi. Ky i fundit, gjithashtu ka treguar se nė muajt e fundit tė vitit tė kaluar ka qenė edhe njė rast tjetėr me njė vajzė e cila dyshohet tė jetė nga rajoni i Preshevės.
Krijoni Kontakt