Close
Faqja 144 prej 180 FillimFillim ... 4494134142143144145146154 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,431 deri 1,440 prej 1792
  1. #1431
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar mė parė nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Vallahin dajes , prej ati momenti kur me politike filluan te mirren njrezit qe gjuhen e nanes nuk dijne ta shkruajn si duhet , duan te thone diqka e nuk thone asgje , krejt cfare nuk ju shijon e shkelin me kembe , prej atije momenti e kam dite se gazep ka me qene per shqiptar .


    Pa hajde jepja edhe ni ren filozofi te katunarve se po dojshe me na knaq !
    Une jame katunedar por edhe krenar .Po t'i qytetar mos harro se qytetaret hane gjitheher ne B... te katunarit
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  2. #1432
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Kerkoj falje per qytetaret te tjer ne kete forum sepse me ket (njeri nuk mundesh te shprehesh ndryshe
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  3. #1433
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Une jame katunedar por edhe krenar .Po t'i qytetar mos harro se qytetaret hane gjitheher ne B... te katunarit

    Sigurisht qe je krenar . Cka ki me bo tjeter . Edhe gomari eshte krenar qe eshte me i forte se shume kafshe te tjera , por as kjo nuk e ndrron faktin se ne fund prap gomar mbetet .

  4. #1434
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar mė parė nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Sigurisht qe je krenar . Cka ki me bo tjeter . Edhe gomari eshte krenar qe eshte me i forte se shume kafshe te tjera , por as kjo nuk e ndrron faktin se ne fund prap gomar mbetet .
    Imami t'xhamise s'Krajkoves,policia serbe ia kishin ngule syte m'e rrehe.Per me zen ne gabim. Nje dite ia ēojne te dyrt n'i DERR t'eger,si e kishin vra ne gjueti,diku n'Kosmaē.I thone .Hoxhe me na rue DERRIN dej neser,kur t'vjen kerri m'emarr .Ata te fshateret i thane hoxhes se ke hy ne gjynah t'madhe ē'emajte DERRIN n'shtepi Hoxha po ju thote se nuk eshte gjynah se me lopet tona u rrite n'Kosmaē
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  5. #1435
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    B.RR.RR.

    A ishin: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova pėrgjegjės pėr burgosjen e parė dhe tė tretė tė Mr. Ukshin Hotit?!
    Dr.Ibrahim Rugova, meqė ishte kryetar i shumėfisht i “organeve pėrgjegjėse tė Republikės sė Kosovės” pa hezitim dhe zėshėm them se, ai ėshtė pėrgjegjėsi kryesor politik “i alternativės shqiptare”, pėr burgosjen e tretė tė Mr.Ukshin Hotit, pėr tė cilin tashmė nėntė vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravės, nuk dihet asgjė pėr fatin dhe vendndodhjen e tij.

    * * *


    Shkruan: Sheradin BERISHA / 04. 05. 2008


    • Trionomi: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova

    Pas demonstratave tė mars - prillit 1981 regjimi komunist jugosllav ndėrmori njė fushatė tė gjerė arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorėve tė demonstratave si dhe nė tė njejtėn kohė filloi diferencimin ideo-politik nė tė gjitha institucionet publike e me theks tė veēantė nė institucionet shkencore - akademike tė Kosovės. Dhe, nė shėnjestėr tė kėtij diferencimi gjithpėrfshirės ishin padyshim dy institucionet mė tė rėndėsishme: Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinės.

    Prandaj, jo rastėsisht KQ i LKJ-sė dhe strukturat tjera pushtetore tė kėtij regjimi nė Kosovė, Institutin Albanologjik dhe veēanėrisht Universitetin e Prishtinės e quajtėn si “Bastion tė nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”.

    Derisa nė Institutin Albanologjik nė krye tė komisionit pėr diferencim, tė tė gjithė intelektualėve shqiptarė qė kishin dalė nė mbrojtje tė demonstratave studentore dhe tė kėrkesės “Kosova Republikė”, ishte emruar Sekretari i OTH tė LKJ-sė nė kėtė institut Ibrahim Rugova, Komiteti Krahinor, pėr mbikėqyrjen dhe diferencimin e profesorėve nė Universitetin e Prishtinės kishte autorizuar: Azem Vllasin, Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhėn, kėshtu thotė Shemsi Reēica nė njė intervistė dhėnė tė pėrditshmes “Epoka e Re” nė mars tė vitit 2006. Shemsi Reēica, atėkohė ishte ligjerues nė Katedrėn e Filozofisė dhe tė Sociologjisė pranė Fakultetit Filozofik tė UP-sė.

    „Fillimisht kėrkesat e studentėve janė pėrkrahur, me ndonjė pėrjashtim, nga tė gjithė profesorėt, gjatė bisedave tė lira nė grupe. Nė ndėrkohė UP - ja, pėrfshirė edhe Fakultetin Filozofik, u vėrshua me punėtorė tė sigurimit dhe aktivistė tė LKJ-sė dhe, nė mbledhje tė njėpasnjėshme, kėrkohej nga ne, profesorėt, qė t’i pranonim vlerėsimet e Komitetit Qendror tė Jugosllavisė pėr demonstratat dhe t’i gjykonim demonstratat dhe kėrkesat e tyre.”- thotė Prof.Shemsi Reēica .

    Nė kėtė situatė ka ndryshuar qėndrimi i shumicės sė profesorėve, pėr shkak tė presionit mbi ta, nga ana e inspektorėve tė UDB-sė dhe aktivistėve tė KK tė LKJ-sė dhe nė fund kanė mbetur vetėm pesė profesorė qė nuk i pranuan vlerėsimet e KQ tė LKJ-sė se demonstratat kanė qenė armiqėsore, nacionaliste – separatise, kundėrrevolucionare etj., e ata ishin: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Tėrnava, Shaqir Shaqiri dhe Shemsi Reēica.

    Shemsi Reēicės i kujtohet mirė mbledhja e mbajtur nė 19 nėntor 1981 nė Fakultetin Filozofik dhe diskutimi i argumentuar i Mr. Ukshin Hotit qė Kosova duhet tė jetė Republikė. “Kur kemi mbajtur mbledhje nė Fakultetin Filozofik, kanė qenė tė pranishėm Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha, etj. Aty ka pasur edhe kėrcėnime, sharje, edhe me nanė kanė sharė ata ish funksionarė duke thėnė se “kėtu e kanė ēerdhen demonstratat”- kujton z.Reēica.

    Ish ligjeruesit nė Katedrėn e Filozofisė dhe tė Sociologjisė, i kujtohen mirė veprimet antikombėtare tė anėtarėve tė Komitetit: Zatriqi, Vllasi e Hoxha nė kėtė mbledhje si dhe diskutimi i guximshėm i Prof.Ukshin Hotit nė mbrojtje tė studentėve dhe tė kėrkesės qė Kosova tė jetė Republikė.

    „Pasi i gjykuan demonstratat, ata kėrkuan fjalėn e profesorėve, por rreth 20 minuta askush nga profesorėt nuk e merrte fjalėn. Ishin para njė dileme tė madhe. Kishin frikė, sepse diheshin pasojat. Pas atyre qė i dėnuan demonstratat fjalėn e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet tė diskutojmė hapur pėr kėrkesat e studentėve tanė” dhe vazhdoi diskutimin e tij. Midis tė tjerave tha tekstualisht, fjalė pėr fjalė: “ Sa e di unė, nė Jugosllavi, jo vetėm qė nuk ėshtė zgjidhur nė praktikė ēėshtja shqiptare, por as teorikisht nuk ėshtė zgjidhur kjo ēėshtje si duhet”, dhe filloi qė kėtė konstatim ta argumentojė nga pikėpamja e tij, nga shkencat politike. “Tė gjithat shkrimet qė janė botuar pėr ēėshtjen kombėtare, tha ai, edhe ato nga pikėpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanė zgjidhur as teorikisht ēėshtjen shqiptare nė Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unė mendoj qė kjo ėshtė kėrkesė e arsyeshme, e drejtė...”, dhe me njė tonė tė lartė pėrfundoi: “ Kosova duhet tė jetė Republikė dhe ne duhet ta pėrkrahim Republikėn”.

    Gjatė diskutimit tė Ukshinit, kujton Reēica, aktivistėt e komitetit Azem Vllasi e Agim Zatriqi mbanin shenime dhe e kundėrshtuan fjalimin e tij. “Mė kujtohet sidomos Agim Zatriqi, tė cilit, nė atė qetėsi tė hekurt qė u krijua pas fjalės sė Ukshin Hotit, i kėrcitnin dhėmbėt nga shtrėngimi i nofullave. Pas pėrfundimit tė mbledhjes, neve na arrestuan.”- pėrfundon Shemsi Reēica

    Dhe vėrtet ndodhi arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reēicės, Ekrem Kryeziut etj, tė cilėt u denuan si “Grup i intelektualėve”. Pas tetė muajve sa zgjati procesi i hetuesisė, u ngrit aktakuza PP. nr. 281/81, datė 31. V. 1982, Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, ngriti njė trup gjykues tė pėrbėrė nga gjyqtarėt Isak Nishevci, Ismet Emra e tė tjerė, dhe nė procesin gjyqėsor tė mbajtur mė 21 korrik 1982 „nė emėr tė popullit“ u denuan kėta intelektualė:


    - Halil Alidemaj me 11 vjet burg tė rėndė;

    - Ukshin Hoti me 9 vjet burg tė rėndė;

    - Ekrem Kryeziu me 8 vjet burg tė rėndė;

    - Mentor Kaēi me 7 vjet burg tė rėndė;

    - Halil Ratkoceri me 3 vjet burg tė rėndė;

    - Ali Kryeziu me 5 vjet burg tė rėndė;

    - Nezir Haliti me 2 vjet burg tė rėndė;

    - Shemsi Reēica me 7 vjet burg tė rėndė; dhe

    - Muharrem Fetiu me gjashtė muaj burg tė rėndė.


    Trupi gjykues, duke u bazuar paraprakisht nė gjykimin politikė qė ia kishin bėrė kėtij grupi intelektualėsh, soji i keq Vllasi, Zatriqi, Hoxha etj., nė aktgjykim ka konstatuar se ata kanė kryer vepruar “...vepra penale tė drejtuara nė rrėzimin e pushtetit tė klasės punėtore dhe tė punonjėsve, thyerjen e “vėllazėrim-bashkimit”, prishjen e barazisė sė kombeve e tė kombėsive dhe ndryshimin antikushtetues tė rregullimit federativ tė RSFJ-sė...” (!!!) sllogane kėto qė pėrsėriteshin nė tė gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve qė dėnoheshin asokohe.

    Duke u bazuar nė tė dhėnat e mėsipėrme del se pėrgjegjėsit kryesor politik pėr linqimin dhe burgosjen e Mr.Ukshin Hotit dhe tė tjerėve, nė vitin 198, ishin:

    - Azem Vllasi njėri nga ish-funksionarėt mė tė lartė komunist tė kohės,

    - Agim Zatriqi njėri nga bashkėpunėtorėt e UDB-sė gjatė punės sė tij nė RTP, dhe anėtar i Komitetit Krahinor tė LKJ-sė ( Lexo kėtu tekstin ku: Agim Zatriqi me sojin e tij Buxhovi, Hamiti, Kraja, Gunga, Aliu etj., ishin vėnė falas nė shėrbim tė UDB-sė ). Agim Zatriqi aktualisht ėshtė drejtor i pėrgjithshėm i Radio Televizionit tė Kosovės (RTK-sė), qysh nga themelimi i kėtij mediumi “100% i varur” nga UNMIK-u dhe institucionet vendore (!!!) dhe

    Pas daljes nga burgu, Mr.Ukshin Hoti kthehet nė fshatin e tij tė lindjes nė Krushė tė Madhe dhe rrethanat e kohės, atė e detyrojnė tė izolohet nė atė mėnyrė qė tė mos mund tė ndikojė nė rrjedhat politike nė Kosovė… Pėr nėntė vjet rresht (1985 – 1994) ndaj Mr.Ukshin Hotit, siē e thotė vet Ukshini, - ėshtė pėrdorur njė ostracizėm … nga “elita intelektuale” shqiptare pro-titiste, e cila decenie me radhė ishte nė shėrbim tė regjimit komunist dhe kundėr intelektualėve atdhetarė qė pėrpiqeshin tė ēliroheshin nga thundra e egėr jugo(serbo)sllave.

    Nė kapėrcyellin e viteve tė 90-ta Mr.Ukshin Hoti ishte mjaftė aktiv nė sensibilizimin e ēėshtjes Kombėtare nė pėrgjithėsi dhe atė tė Kosovės nė veēanti, pėrmes shkrimeve tė tija shkencore - politike, qė botoheshin nė revistat e kohės ”Alternativa”, “Demokracia Autentike” etj. Mr.Ukshin Hoti nė aspektin politik, fillimisht do tė angazhohet nė Degėn e LDK-sė nė Rahovec, mirėpo pėr shkak tė injorimit qė i bėhet atij nga Kryetari i LDK-sė Ibrahim Rugova, vendos tė tėrhiqet nga kjo parti pėr tė gjetur forma tjera tė angazhimit politik.

    Nė vitet 1991 - 94 Ukshini merrė pjesė nė shumė takime e tryeza tė mbajtura nė qytete, fshatra, UP etj. dhe nė disa simpoziume me karakter gjithėkombėtarė qė u mbajtėn nė Shkup, Tetovė…, dhe aty i elaboron bindshėm tezat e tij tashmė tė njohura politike, duke shtuar edhe njė fakt me rėndėsi, se nė rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmė shteti federativ siē ishte Jugosllavia, opcioni i vetėm rreth tė cilit do tė duhej tė koncentroheshin Shqiptarėt ishte bashkimi i gjithė kombit Shqiptar nė Ballkan nė njė shtet tė vetėm. Ky bashkim sipas Ukshinit, do tė duhej bėrė nė mėnyrė demokratike dhe paqėsore, sepse do tė ishte nė interes tė tė gjithė rajonit.

    Meqenėse atėkohė kėto teza tė Ukshinit, i pėrfaqėsonte edhe njė parti legale nė Kosovė, Partia e Unitetit Kombėtar tė Shqiptarėve(UNIKOMB-i) atėherė me propozimin e kreut tė kėsaj partie Mr.Ukshin Hoti pranon tė bėhet Kryetar i saj. Pa humbur kohė ai harton njė deklaratė politike tė UNIKOMB-it, me tė cilėn do t“i bėhej me dije opinionit Shqiptar dhe atij ndėrkombėtar, pėr aktivizimin, freskimin, rigjallėrimin dhe luftėn politike tė kėsaj partie pėr bashkimin e kombit nė njė shtet tė vetėm nė Ballkan.


    (• Lexo tė plotė: Deklaratėn politike)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RiNiKi : 10-12-2009 mė 17:46

  6. #1436
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    o riniki shume mir po i sqaron gjerat edhe populli e din kush ka qen ibrahim rugoviqi,po mos te harojm se kjo pjes qe e don ibrahimin kan qen gjithmon me ndjenja antishqiptare,kta perkrahesit e rugoviqit deri para 20 viteve jan mbur se jan shtetas te jugosllavis,tash pasi qe ØvendlindjaØjugosllavi ju shkaterua keta mundohen me dal me do teza sikur ne jemi kosovar e jo shqiptar dhe duhet te kemi komb e fe e flamur tjeter nga shqiptaret,kta te infektuar me injekcione turke-jugoslave nuk munden me paramendu bashkimin kombetar shqiptar,per ta e bejne rugoviqin legjend edhe pse ka miliona deshmi deri sa ma edhe ne 1999 doli me milloshin duke qeshur qe te ndalen bombardimet kunder serbis,rugoviqi me i sigurt ne vitin 1998 ishte qe aeroplani te zbret ne beograd se ne tiran

  7. #1437
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anėtarėsuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar mė parė nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Sigurisht qe je krenar . Cka ki me bo tjeter . Edhe gomari eshte krenar qe eshte me i forte se shume kafshe te tjera , por as kjo nuk e ndrron faktin se ne fund prap gomar mbetet .
    ejj shoq tkahit tpatem bre tyy....qka me se veten ti kishe ''qytetar'' a
    shko bre mytuu se sen skoke,diqka me ransi naj teme se paske hap.

  8. #1438
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar mė parė nga Ardi-1 Lexo Postimin


    (Foto: Tringa Ramadani)

    Njė ofertė e pazakonshme? ... 45'000 € ...

    Pasi e ka publikuar gatishmėrinė pėr tė shitur veshkėn e tij, Hajriz Zeqiri nga Ferizaj pretendon se ka pasur njė tjetėr ofertė. Ai thotė se Adem Salihaj i ka ofruar 45 mijė euro. Jo pėr veshkė, por pėr tė thėnė se dikush e ka paguar qė ta vrasė atė. Pėr ofertėn e deputetit tė LDD-sė, Hajrizi thotė se ka dhėnė deklaratė nė polici. Vetė Adem Salihaj kėto deklarime i quan shpifje qė nuk ia vlen tė merret me to.


    Nga Jeton Musliu mė 09.12.2009 nė ora 8:18

    Nazim Bllaca ndodhet nė arrest shtėpiak. Por tregimi i tij ka lėnė shumė pluhur prapa. Pėr mė tepėr, tash edhe persona tė tjerė pretendojnė se kanė pasur oferta, qė nė shkėmbim tė njė shumė tė caktuar parash, tė deklarojnė se kanė pasur urdhra tė kryejnė atentate.

    Hajriz Zeqiri nga fshati Pojatė i Ferizajt, ėshtė personi i dytė qė ka njė rrėfim tė tillė. Ai pretendon se Adem Salihaj, nė muajt e parė tė vitit tė kaluar, i ka ofruar 45 mijė euro vetėm tė japė njė deklaratė me shkrim se dikush i ka ofruar para pėr ta vrarė.

    Por kėtė e mohon Adem Salihaj, deputet i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, nė Kuvendin e Kosovės. Ai thotė se me deklarata tė kėtij niveli nuk dėshiron tė merret.

    Megjithėkėtė, Hajrizi rrėfen nė detaje pėr Express, tėrė ngjarjen e cila ka nisur nė muajt e parė tė vitit 2008, pėr tė pėrfunduar para disa ditėsh, si deklaratė nė stacionin e policisė nė Ferizaj. Tregimi i Hajrizit nis disa javė pasi i njėjti ka shpallur se ėshtė i gatshėm tė shesė njė veshkė, pėr shkak tė kushteve tė rėnda ekonomike. Disa ditė pas kėsaj, i njėjti takohet me Adem Salihajn nė rrugėn “Vėllezėrit Gėrvalla” nė Ferizaj, afėr selive tė partive politike nė kėtė qytet.

    “Mė tha se e ka lexuar shtypin dhe i ka parė problemet e mia financiare. Mė tha nėse kisha mundėsi tė bisedojmė seriozisht vetėm ne tė dy. Nėse je kėmbėngulės, atėherė do tė bisedojmė”, tregon Hajrizi pėr Express.

    Ai rrėfen se Salihaj e ka pyetur se pėr sa para ka nevojė. “I thashė pėr 30 mijė euro. Bisedėn e kemi bėrė aty nė rrugė. Mė tha se nėse jam kėmbėngulės, mund tė mė ndihmojė me njė shumė parash prej 45 mijė eurosh”, thotė 47-vjeēari i papunė.

    Pasi tregon se e ka pyetur se pėr ēfarė ėshtė fjala, Hajrizi thotė se Salihaj i ka thėnė se krejt ēfarė duhet tė bėjė, ėshtė tė japėsh njė deklaratė mė shkrim dhe nėnshkrim dhe t’i thuash disa fjalė nė njė CD. “Unė t’i jap ato para (45 mijė euro) nė qoftė se thua se ‘mua (Hajriz Zeqiri) mė ka paguar dikush qė ta vras Adem Salihajn”, citon Hajrizi fjalėt e deputetit tė LDD-sė dhe ish-kryetarit tė Ferizajt.

    “Unė i thashė se nuk mund ta bėj kėtė, sepse e dėmtoj veten dhe ta fus dikė nė burg nuk mundem. Nuk ka qenė askush nė atė moment me ne. Salihaj ka qenė edhe me njė person tjetėr, por ai shkoi dhe u ul nė kafiteri aty afėr dhe ka pritur”, rrėfen Hajrizi, deklaratė qė thotė e ka dhėnė edhe para Policisė sė EULEX-it dhe asaj tė Kosovės nė Ferizaj.

    “Salihaj mė tha se nė qoftė se e pranon ofertėn, mė kėrko nė zyrė dhe ata tė tregojnė se ku jam”, kujton personi, i cili ende pret qė dikush t’ia blejė veshkėn.

    “Unė nuk shkova menjėherė ta paraqes rastin nė polici. Nuk kisha besim nė policinė tonė. Pas njė kohe, e takova njė polic gjerman tė EULEX-it nė kafiterinė “Syri”. Ai kish qenė me njė polic tjetėr duke ngrėnė picė. Pasi pėrfunduan, e ndalova. I tregova rastin dhe i thashė se dua ta paraqes te ju”, tregon Hajrizi, tė cilit emri i zyrtarit tė misionit evropian nuk i kujtohet mirė, por mendon se quhet Frank.

    “Meqė e di gjermanishten, kam biseduar me tė. Polici mė pyeti nėse e di unė qė ai qė merr para, dėnohet. I thashė se e di. Ai mė tha tė shkoj tė lajmėroj rastin te Policia e Kosovės. I thash se nuk mund ta bėj kėtė, sepse Adem Salihaj ka tė njohur dhe mund ta zhdukė rastin”, kujton Hajrizi, duke sqaruar se polici i EULEX-it i kishte marrė shėnimet, por kurrė nuk e kishte thirrur. “Mė nuk kam shkuar te polici. Pasi ndodhėn tė gjitha kėto, mendova se mos edhe atė personin e ka detyruar dikush tė deklarojė gjėra tė tilla, ashtu sikurse mua qė mė ėshtė ofruar mundėsia. Kjo mė shtyri qė publikisht tė tregoj rastin tim. Mė vonė kam shkuar nė stacion tė policisė nė Ferizaj dhe e kam kėrkuar policin gjerman”, thotė Hajrizi, i cili pyetjes sė policėve tė Kosovės se pėrse e kėrkonte policin gjerman, nuk i ishte pėrgjigjur.

    “Njė polic yni m’i tregoi fotografitė e policėve tė EULEX-it pėr tė mė pyetur se cili polic ka qenė dhe unė e identifikova, meqė emrin nuk ia kam marrė. Polici ynė mė tha se polici i EULEX-it e ka pėrfunduar misionin. Unė vendosa qė meqė ai ka shkuar, tė mos jap asnjė deklaratė”, rrėfen Hajrizi, i cili njė ditė mė vonė, ka marrė njė telefonatė tė papritur nga policia. “Tė nesėrmen nė mėngjes mė thirrėn nė telefon, sepse polici gjerman kishte qenė nė Prizren dhe e kishin lėnė takimin tė vijnė nė Ferizaj. Polici ynė e pyeti gjermanin nėse mė njeh mua. Ai tha se si figurė po. Por kur ia shpjegova takimin tonė nė piceri, atij iu kujtova dhe e nxori bllokun e shėnimeve me tė dhėnat e mia qė kishte marrė atė ditė nė lokal”, vazhdon tregimin Hajrizi, sipas tė cilit, ai dhe polici gjerman kanė dhėnė deklarata para policit tė Kosovės, nė lidhje me kėtė rast.

    “E pyeta policin gjerman, pse nuk ka ndėrmarrė asgjė, por ai i rrudhte krahėt dhe mė tha se ka shumė raste kur njerėzit thonė se politikanėt tanė janė tė korruptuar”, shpjegon Hajrizi.

    Ndėrkohė, Adem Salihaj, i kontaktuar nga Expressi, nuk pranon tė zgjatet shumė me arsyetimin se nuk ia vlen tė merret me kėtė person dhe deklaratat e tij.

    “Mua pėr kėtė ēėshtje mė ka pyetur edhe RTK-ja dhe si duket e kanė aranzhuar me kėtė televizion kėtė farė inskenimi. Unė nuk e njoh kėtė person. Ai ishte i njohur, sepse RTK-ja ma tregoi, se pėr cilin person bėhet fjalė”, thotė deputeti Salihaj.

    Sipas tij, Hajriz Zeqiri ėshtė njė person jo nė rregull dhe kėtė e dinė tė gjithė njerėzit nė Ferizaj. “Nuk kam nevojė tė komentoj gjėra tė tilla, janė absurde, janė qesharake dhe nuk dua tė bie nė atė nivel e tė merrem me ata njerėz”, deklaron deputeti i LDD-sė.

    Sipas Adem Salihajt, e tėrė kjo nuk ėshtė e vėrtetė. “Thjesht nuk e njoh kėtė person edhe nuk ėshtė pėr nivelin tonė qė tė merremi me tė”, thotė Adem Salihaj.

    Nė njėrėn nga kafiteritė e Ferizajt, Hajriz Zeqiri thotė se nuk i thotė askujt tė besojė ose jo kėtė tregim. I pyetur nga Expressi se pėrse duhet qė njerėzit t’i besojnė, ai thotė se vetė fakti qė e tėra ka ndodhur para ngjarjeve tė fundit, tregon se atė nuk e ka shtyrė askush tė rrėfejė njė histori tė tillė.

    “Unė e kam si obligim qytetar tė tregoj, sepse kur ai ka tentuar tė mė ofrojė mua njė shumė tė tillė tė parave, them se mos ėshtė mashtruar dikush tjetėr tė japė deklarata tė tilla. Unė nuk jam anėtar i asnjė partie”, thotė Hajrizi, i cili sqaron se ėshtė i vetėdijshėm njėqind pėr qind pėr kėto qė thotė dhe nuk mėrzitet nėse Adem Salihaj mund ta padisė. “Ai mund tė mė padisė mua dhe me tė njohur mund tė mė fusė edhe nė burg. Por e vėrteta ėshtė kjo”, thotė ai.

    Policia
    Policia e stacionit nė Ferizaj ka premtuar qė gjatė ditės sė martė do tė konfirmojė nėse Hajriz Zeqiri ka dhėnė deklaratė nė lidhje me kėtė ēėshtje. Zėdhėnėsi rajonal i saj ka premtuar se konfirmimin pėr po ose jo do ta bėjė vetė komandanti i policisė pėr rajonin e Ferizajt. Pėrkundėr insistimit tė gazetės dhe pritjes, ata nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė.

    Veshka
    Hajriz Zeqiri ende nuk e ka shitur veshkėn e tij. Qė nga viti i kaluar kur e ka bėrė publike ofertėn e tij, ai ka pasur disa kėrkesa, por pėr shkak tė mospėrputhjes sė gjakut, ai nuk ka mundur ta shesė atė. Hajrizi thotė se ėshtė nė gjendje shumė tė vėshtirė ekonomike dhe pavarėsisht se ka mbaruar shkollėn e lartė pėr Post-Telegraf nė Sarajevė, askush nuk dėshiron ta marrė nė punė.
    Hajrizin un e njoh mir sepse dajt i kam ne ate fshat ne pojat [pojatisht],dhe esht e vertet se hajrizi e ka gjendjen ekonomike te veshtir dhe nuk esht njeri qe dikush munde te manipolon me te ,dhe sa i perket gjendjes mendore esht ok,mesa me kujtohet mua ai i shte simpatizant i LDK-es pasi qe ne ate fshat gat shumica kan qen simpatizant te LDK-se dhe tan ......jo.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  9. #1439
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    B.RR.RR.

    Si u burgos per here te fundit Ukshin Hoti?
    Si dhe ēka ndodhi ?

    Pikėrisht, nė kohėn kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti po bėhej gati ta merrte nė dorė timonin e kėsaj partie, mė 14 maj 1994 gjatė rrugėtimit nga Prizreni pėr nė Prishtinė arrestohet nga policia serbe, e cila, siē do tė merret vesh mė vonė, kishte qenė nė dijeni tė plotė pėr aktivitetin e tij gjatė atyre ditėve.

    Pas katėr muaj e gjysėm hetimesh, saktėsisht mė 28 shtator 1994, nė Gjyqin e Qarkut nė Prizren - Mr.Ukshin Hoti, nė bazė tė aktgjykimit K.br.28/94 datė 28.IX.1994, dėnohet me 5 vjet burg tė rėndė. Dhe, si pėr ēudi, po tė lexohet me kujdes aktgjykimi, duket qartė, se gjyqtarja Nada Haxhi-Periq kėtė dėnim e ka mbėshtetur kryesisht nė pohimet e fjalės mbrojtėse tė Mr.Ukshin Hotit, se sa nė provat materiale qė i ka pėrdorur trupi gjykues gjatė kėtij procesi tė montuar politik. Prej gjashtė faqesh e gjysėm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetėm nga fjala mbrojtėse.

    ( Lexo tė plotė: Fjalėn e mbrojtjes sė Mr. Ukshin Hotit)

    Ėshtė interesant tė thuhet se, Mr.Ukshin Hoti nė fjalėn e tij tė mbrojtjes, para gjyqit serbė, deklaron hapur se kush e ka arrestuar-burgosur dhe cili ishte shkaku i vėrtet i mbajtjes sė kėtij gjykimi ndaj tij.

    Ai, me kėtė rast ka thėnė: “Mė ka arrestuar policia e Republikės sė Serbisė, ndoshta me kėrkesėn e njė pjese tė ALTERNATIVES SHQIPTARE tė Republikės sė Kosovės. Shkaku i drejtpėrdrejtė i kėtij arrestimi sigurisht ka qenė frika iracionale e kėsaj pjese tė ''alternativės shqiptare'' se me shkuarjen time nė Prishtinė nė krye tė UNIKOMB-it pas 9 vitesh tė ostracizmit dhe tė izolimit, do tė ērregullohej baraspesha e forcave politike dhe do tė krijohej njė gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe ėshtė shkaku i vėrtetė i mbajtjes sė kėtij gjykimi pėr tė cilin personalisht kam besuar se nuk do tė ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndėrsjellė tė dy republikave ose tė organeve tė tyre pėrgjegjėse kompetente, gjersa shkaqet juridike qė i pėrmban aktakuza s'mund tė qėndrojnė absolutisht …" - pėrfundon citati.


    E kreu i asaj pjese tė “alternativeės shqiptare” pėr tė cilėn ka deklaruar Mr. Ukshin Hoti nė mbrojtjen e tij, ishte padyshim Dr. Ibrahim Rugova.


    Dr. Ibrahim Rugova nė kohėn e arrestimit dhe mbajtjes sė procesit gjyqėsor kundėr Mr. Ukshin Hotit, nė Prizren, ishte kryetar i “alternativės shqiptare” gjegjėsisht ishte kryetar i disa “organeve me pėrgjegjėsi politike”, pėrmes tė cilave ka vėnė nėn kontroll gjithė aktivitetin e partive politike shqiptare nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare nė Maqedoni, nė Mal tė Zi e nė Kosovėn Lindore (Luginė tė Preshevės).


    Sa pėr ilustrim, Dr. Ibrahim Rugova ishte:

    - Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės;

    - Kryetar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės;

    - Kryetar i Republikės sė Kosovės;

    - Kryetar i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė Kosovė;

    - Kryetar i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė ish-Jugosllavi dhe

    - Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.


    Prandaj, Dr. Ibrahim Rugova, meqė ishte kryetar i shumėfisht i “organeve pėrgjegjėse tė Republikės sė Kosovės” pa hezitim dhe zėshėm them se, ai ėshtė pėrgjegjėsi kryesor politik “i alternativės shqiptare”, pėr burgosjen e tretė tė Mr.Ukshin Hotit, pėr tė cilin tashmė nėntė vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravės, nuk dihet asgjė pėr fatin dhe vendndodhjen e tij.

  10. #1440
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189

    Pranohet..hehee.

    Citim Postuar mė parė nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Kerkoj falje per qytetaret te tjer ne kete forum sepse me ket (njeri nuk mundesh te shprehesh ndryshe
    Kerkim falja e juaj pranohet ,nuk jem te gjith te njejt dhe e kuptojm rreagimin tuaj,edhe un nganiher ashtu detyrohem me u pergjegj.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •