
Postuar mė parė nga
Kosovelli
SALIHAJ I FRIKĖSOHET DĖSHMITARIT TĖ BUKOSHIT, NUK MERR PJESĖ NĖ GJYKIM?
Prishtinė, 2 shkurt - Dėshmitarit okular tė kryetarit tė Partisė sė re tė Kosovės (PReK), Bujar Bukoshi (pėr shkaqe tė sigurisė emri i dėshmitarit pėr momentin nuk publikohet), i ka mbetur merak qė nuk i ėshtė dhėnė rasti tė enjten pėr tė dėshmuar nė Gjykatėn Komunale tė Prishtinės, se si e ka parė zv/kryeministrin e Qeverisė sė Kosovės, Adem Salihajn, duke i numėruar 180 mijė euro, nė njė vend tė caktuar nė Prishtinė, pėr blerjen e karriges qė tash ėshtė i ulur nė tė. Me kėrkesė tė paditėsit Salihaj, gjykatėsi Osman Havolli e ka shtyrė gjykimin pėr njė kohė tė pacaktuar, sado qė avokati i Bukoshit, Fazli Balaj, ka kėrkuar vazhdimin e tij.
Zv/ kryeministri Salihaj e as pėrfaqėsuesi i tij (avokat), Zef Prenaj, nuk kanė marrė pjesė nė seancėn e sė enjtes, duke marrė pretekst vdekjen e kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, dhe angazhimin e tyre nė punė tė tjera.
Bujar Bukoshi, duke e marrė si punė tė kryer gjykimin, ka thėnė se unė mė nuk kam ēka kėrkoj kėtu. Ai po ashtu i ka thėnė Epokės sė re se dėshmitari i cili e ka parė zv/kryeministrin Salihaj duke i numėruar paratė, ėshtė njė njeri me kredit... Kam besim tė plotė nė tė..., ėshtė shprehur shkurt e qartė Bukoshi.
Me Adem Salihajn kurrė nuk kam pasur konflikt e as hasmėri personale dhe as qė kam pasur ndonjė qėllim pėr tė shpifur, fyer apo denigruar personalitetin e tij, ka theksuar Bukoshi, nė fjalėn e tij gjatė seancės gjyqėsore nė Gjykatėn Komunale tė Prishtinės.
I veshur si gjithherė me shije tė veēantė, Bukoshi i shoqėruar nga avokati i tij ka hyrė nė objektin e gjykatės rreth orės 10:50 minuta. Prezencėn edhe nė seancėn e dytė gjyqėsore ai e ka arsyetuar me faktin se i respekton institucionet, nė kėtė rast autoritetin e Gjykatės Komunale tė Prishtinės. Duke folur pėr intervistėn qė ia kishte dhėnė KTV-sė mė 26 janar tė vitit tė kaluar, e mė pas edhe Kohės ditore, Epokės sė re dhe Express, ai ka thėnė se aty ka kritikuar klasėn politike tė Kosovės pėr politikė tė gabuar, korrupsion dhe fenomene tjera negative. Ndėr tė tjera ai tha se ka folur edhe pėr blerjen e posteve, nė theks tė veēantė nga Adem Salihaj. Kam kritikuar i vetėdijshėm pėr peshėn e fjalės. Si kryetar i PReK-ut dhe ish-kryeministėr, bėj politikė dhe zhvilloj aktivitet politik. Unė i kam denoncuar dhe do ti denoncoj edhe nė tė ardhmen fenomenet e dėmshme qė bėjnė bartėsit e institucioneve nė dėm tė shtetit tė Kosovės, ėshtė shprehur Bukoshi, pėr tė shtuar se tė gjitha denoncimet i bėn nė bazė tė informatave qė ka.
Balaj: Salihaj nuk ka ardhur, me gjasė i ka ra nė erė qė ka ardhur dėshmitari
Edhe avokati i Bukoshit, Fazli Balaj, duke u bazuar nė nenin 474 paragrafi, 5 tė Kodit tė Pėrkohshėm tė Procedurės Penale tė Kosovės(KPPK), mungesėn e Salihajt nė seancė e ka konsideruar si tėrheqje nga padia private, kurse Salihajn e avokatin e tij i ka akuzuar se po luajnė me gjykatėn. Ai ka shtuar se Salihaj nuk ka nevojė tė marrė pjesė nė gjykim, por ka thėnė se ėshtė dashur qė ta angazhojė ndonjė pėrfaqėsues tjetėr, kur e ka ditur qė avokati Prenaj ėshtė i zėnė. Avokati Balaj, pas ndėrprerjes sė seancės sė dytė gjyqėsore ka deklaruar pėr media se zv/ kryeministri dhe avokati i tij, Zef Prenaj, nuk janė duke e respektuar ligjin, e as gjyqin, kurse arsyetimin e numrit dy tė qeverisė pėr mungesė nė gjyq pėr shkak tė zisė pėr vdekjen e ish-kryetarit Rugova, e ka quajtur dėshmi qė tregon se ai nuk e respekton vetė presidentin e ndjerė. Sipas kėsaj logjike, duhet ne krejt tė pushojmė, as gjyqi, as policia, askush tė mos punojė, hajnat ti thyejnė bankat, kriminelėt tė veprojnė... se ata smbajnė zi pėr kryetarin... gjyqet vazhdimisht punojnė dhe pėr shkak tė zisė nuk mund tė shtyhet gjyqi, ėshtė shprehur Balaj, i befasuar pėr tė keq se si Salihaj mundohet qė ta diktojė edhe orarin e gjykimit. Kjo, ka shtuar ai, tregon se Salihaj ka dėshirė tė jetė mbi ligjin dhe se ėshtė njė personalitet qė nuk e respekton as ligjin, as gjyqin, as kushtetutėn as demokracinė.
Salihaj nuk ka ardhur nė gjykim, sepse me gjasė i ka ra nė erė qė ka ardhur dėshmitari..., ka theksuar avokati Balaj, pėr tė shprehur mė pas bindjen se zv/kryeministri kurrė nuk do tė marrė pjesė nė kėtė lėndė gjyqėsore.
Bazuar nė nenin 188, pika 1 tė Kodit Penal tė Kosovės, zv/ kryeministri Adem Salihaj, mė herėt ka ngritur padi private pėr shpifje kundėr ish-partiakut tė tij- Bukoshit, pas akuzave publike qė ky i fundit ia kishte bėrė nė KTV mė datėn 26 janar 2005, nė gazetėn Koha ditore tė datės 28 janar 2005, nė gazetėn Epoka e re tė datės 31 janar 2005, 05 shkurt 2005, 07 shkurt 2005, si dhe nė gazetėn tjetėr Express, pėr blerjen e postit nė vlerė 180 mijė euro.
Ėshtė njė dėshmitar qė e ka parė Salihajn duke i numėruar paret... kur i ka pru dhe ku i ka pru
Edhe avokati i Bujar Bukoshit, Fazli Balaj, ka thėnė se sė bashku me klientin e tij ka ardhur tė paktėn njė dėshmitar, emrin e tė cilit nuk e ka bėrė publik pėr shkak tė kėrcėnimeve tė mundshme, duke kėrkuar nga organet e sigurisė qė ta mbrojnė dėshmitarin, nė rast se Salihaj me njerėzit e tij i kėrcėnohen.
Bėhet fjalė pėr dėshmitarė okular qė e ka pa Salihajn bash duke i numėruar paret, dhe sa pare dhe sa herė kanė ardhur, kush i ka pru, e kur i ka pru dhe ku i ka pru. Bukoshi nuk merret me shpifje. Tė merremi vesh. As unė smerrem me shpifje. Unė nuk kisha pranuar ta mbroja Bukoshin nė njė rast tė tillė, i kisha thanė hajt shko qatje kėrkoi falje Salihajt, ėshtė shprehur Balaj.
BOX 2:
Mungesėn e Salihajt nė seancė, ligji e konsideron tėrheqje nga padia ndaj Bukoshit
Duke u bazuar nė nenin 474, paragrafi 5 tė Kodit tė Pėrkohshėm tė Procedurės Penale tė Kosovės(KPPK), mungesa e zv/kryeministrit Adem Salihaj nė seancė, konsiderohet tėrheqje nga padia ndaj Bukoshit.
Neni 474, paragrafi 5 i Kodit tė Pėrkohshėm tė Procedurės Penale tė Kosovės (KPPK), saktėsisht thotė se kur paditėsi privat nuk i pėrgjigjet thirrjes nga paragrafi i kėtij neni, zbatohen dispozitat e nenit 60 tė KPPPK-sė. Nė qoftė se paditėsi privat nuk paraqitet nė shqyrtimin gjyqėsor pavarėsisht thirrjes me rregull ose thirrja nuk ka mundur ti dorėzohet pėr shkak se nuk e ka njoftuar gjykatėn pėr ndėrrimin e adresės ose tė vendqėndrimit, konsiderohet se ėshtė tėrhequr nga padia poqė se me kėtė kod nuk ėshtė paraparė ndryshe, thuhet nė nenin 60, pika 1 tė KPPPK-sė.
Krijoni Kontakt