Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    humble
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Boxi asht sport shum burrnor dhe em pelqen shum, por un kam pasion kick-boxing.
    Te lejon me integru shpirt trup e menje.
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  2. #12
    Une jam dakord 100% me shkrimin e mesiperm dhe eshte e drejt qe te gjithe personat qe ushtrojne sportin dhe sidomos artet marciale si per pasion apo dhe per profesion, ne rradhe te pare jane te dashuruar me sportin ne pergjithesi por natyrishte eshte me e sukseshme qe ata te drejtojne gjithe energjite fizike dhe mendore drejte nje specialiteti te vecante dhe ky mund te jete boksi, kicx-boksi, muay thai, sambo, judo, ose mundje dhe ne kete kategori mund te permendim shume e shume sporte te tjera pasi cdo sport ka te bukuren dhe te vecanten e vete. Zakonishte nje person e fillon lidhjen e tij me sportin ne nje moshe shume te re dhe ketu ndikon shume ambjeti qe e rrethon, kur flasim per ambjentin e kemi fjalen kush nga sportet eshte me i perhapur dhe me i preferuar(me i famshem) ne qytetin ku ai banon. Gjithashtu varet dhe nga shoqeria, familja, prinderit nqs ata ju suportin ne pasionin qe ju keni per sportin apo ju krijojne vetem pengesa. Por me e rendesishmja varet nga struktura fizike e sportistit, eshte i gjate, i shkurter etj.. pasi eshte me mire qe cdo sportist ne hapat e tij te para te drejtohet drejt nje sporti ku aftesite e tij fizike te japin maksimumin ne kete menyre ju krijoni nje sportiste te suksesshem dhe sporti qe ju praktikoni ju jep kenaqesi dhe sodisfacion, ose ne te kunderten pas shume deshtimesh ju do te hiqni dore nga sporti. Por nje rol te pazvendesueshem loz traineri dhe skuadra ne te cilen ju filloni te sterviteni, pasi po te sterviteni me nje kampion sigurishte qe do te beheni kampion dhe nqs skuadra juaj eshte ne nje nivel shume te larte teknik dhe me nje ambjente te kendshem familjar ju sigurishte do te ndiheni shume mire dhe do te jeni te dashuruar me sportin qe frekuentoni dhe rezultatet do tju stimulojne kete pasion per artin qe ju ushtroni.
    Ka shume teori rreth arteve marciale kush eshte me i miri ndermjet tyre, dhe cdo art marcial perpiqet te nenvleftesoi apo te injoroi artet e tjera, por mund te themi me bindje te plote se cdo lloj arti marcial qe ushtrohet ka te mirat dhe anet pozitive te tij pasi eshte i mbeshtetur ne eksperincen e gjate te shume sportisteve dhe te shume trainereve te apasionuar. Vet fjala "ART" do te thote qe eshte dicka e mbeshtetur ne llogjiken dhe inteligjencen njerezore, studiuar, prefeksionuar dhe praktikuar deri ne ate pike sa qe eshte kthyer ne nje sport, ne nje art, ne nje kategori te tille sportive qe meriton vetem te ushtrohet dhe te respektohet. Por mbi te gjitha cdo lloj arti marcial serioz te meson artin e vetmbrojtjes dhe ju jep ju konfidencen dhe sigurin ne forcat tuaja ne cdo situate te papershtatshme qe mund te paraqitet dhe mbi te gjitha ju jep ju nje kondicion te mrekulleshem fizik.
    Pra si perfundim cdo lloj arti marcial qe eshte pranuar si i tille ka bukurine dhe vecantine e tij dhe meriton te studiohet, praktikohet dhe te dashurohet me pasion te vecante.

  3. #13
    Neser kam pak kohe te lire dhe do te ulem per te shkruajtur rreth levizjes se kembeve ne ring(foot work). Une po e quaj termin shqip levizja e kembeve, nuk e di nqs ndonjeri ka ndonje sugjerim ose ndonje qe eshte me afer me palestrat e boksit ne shqiperi te me ndihmoj ne gjetjen e fjales se sakte do te me bej nder.
    Pra tema e ardhshme do te jete
    Foot work (anglisht) = ndihme per te gjetur fjalen e sakte ne shqip ose do ta vendos si mendoj une = levizja e kembeve.
    Kalofshi nje weekend te kendshem bashkeatdhetaret e mi kudo qe jeni.

  4. #14
    Lėvizja e kėmbėve nė boks (foot work)

    Shumė mendojnė se nė boks mjafton tė hedhėsh vetėm disa grushteve me pėrpikmėri dhe ēdo gjė pėrfundoj, pra ju jeni i aftė tė boksoni, por harrojnė ose injorojnė njė komponent shumė tė rėndėsishėm, lėvizjen e kėmbėve nė ring(foot work). Shumė boksier tė rinjė i kushtojnė njė vėmėndje tė veēantė shpejtėsisė sė grushtit ose tė rrisin fuqinė goditėse tė tij, por harrojnė diēka esenciale, qė ėshtė lėvizja e shpejtė e kėmbėve(foot work) qė pėrgatisin forcėn dhe shpejtėsinė e grushtit dhe njėkosishtė e vendos boksierin nė njė pozicion tė volitshėm pėr tu mbrojtur nga ēdo goditje, duke bėrė tė mundur kontrollin nė vazhdimėsi tė ndeshjes deri nė fitoren e saj. Nė fakt tė bėhesh i aftė qė tė lėvizėsh shpejtė nė ring dhe duke mos harxhuar energji, por nė tė njėjtėn kohė duke qėndruar nė ballanc dhe gati tė mbrohesh e tė sulmosh ėshtė jetike.

    Nė boks motua ėshtė: “Qėllo dhe mos lejo kundėrshtarin tė tė qėlloj”, dhe pėr t`ja arritur kėsaj ju gjithmonė duhet tė jeni nė lėvizje tė vazhdueshme pasi ėshtė shumė e vėshtirė tė qėllosh njė objekt qė ėshtė nė lėvizje, gjithashtu kjo do tė bėj pėr kundėrshtarin tuaj shumė tė vėshtirė t`ju qėlloj juve pasi ai nuk mund tė dij me pėrpikmėri pozicionin tuaj tė ardhshėm dhe kjo do t`ju lejoj ju tė vendoseni nė njė pozicion tė volitshėm pėr tė kundėrsulmuar. Pra asnjėherė mos qėndro statik dhe nė tė njėjtin pozicion mė shumė se 2-3 sekonda pėrball kundėrshtarit sidomos kur jeni nė distancėn e goditjes, por gjithmonė tė jeni nė lėvizje tė vazhdueshme, duke u mbrojtur e shmangur goditjeve. Kjo ėshtė shumė e thjeshtė tė thuhet, por nė praktik qė tė zbatohet kėrkon shumė shpejtėsi, rezistencė dhe qėndrushmėri qė janė esenciale nė boks. Qė tė jesh nė lėvizje tė vazhdueshme nė boks ju duhet tė keni njė nivel tė lart atletik, gjithashtu lėvizja e kėmbėve nė ring duhet tė bėhet natyrė e dytė, instinkt pasi kur ju jeni duke u ndeshur, p.sh. gjatė njė sulmi ose mbrojtje, ju duhet tė pėrqėndroheni ē`farė kundėrshtari juaj po bėn dhe ku janė rastet mė tė mira pėr ta qėlluar dhe jo se ku do ti vendosni kėmbėt tuaja.

    Rregulli kryesor nė lėvizjen e kėmbėve(footwork) nė ring ėshtė qė tė mbani nė ēdo moment kėmbėt nė pozicionin e boksit (siē e pėrmėndėm nė artikujt e mėparshėm). Kjo do tė thotė qė duhet tė mbani tė njėjtėn hapsirė(distancė) midis kėmbėve tuaja nė ēdo moment nė ring. Kjo do tė thotė qė nqs ju lėvizni nė ēdo lloj drejtimi para, mbrapa, majtas ose djathtas hapsira midis kėmbėve tuaja duhet tė mbetet e njėjta sikurse ju jeni nė pozicionin fillestar tė boksit. Nė kėtė mėnyrė ju keni mė shumė forcė grushti dhe jeni nė ballancė gati pėr tu mbrojtur e sulmuar.

    “Flot like a butterfly” si Muhammad Ali, sa bukur ai vallėzonte nė ring, tamam ashtu pasi boksi ėshtė njėsoj si vallėzimi dhe ju duhet tė vallėzoni nė ring dhe tė jeni shumė i shpejtė nė lėvizjen e kėmbėve tuaja dhe do tė shikoni se sa pak goditje do tė merrni dhe se sa forcė ju do tė keni nė grushtet tuaja. Besoheni apo jo lėvizja e kėmbėve nė ring(foot work) ėshtė ēelsi i fitores nė boks.
    Boll ju mėrzita me teori dhe le tė kalojmė nė praktikėn e lėvizjes sė kėmbėve(foot work). Nė boks kemi 4 drejtime qė duhet tė lėvizim: Para, mbrapa, majtas-anash dhe djathtas-anash. Natyrishtė boksieri duhet tė lėviz pėrreth kundėrshtarit nė mėnyrė rrethore si nė drejtimin e akrepave tė orės ashtu edhe nė drejtim tė kundėrt tė saj.
    Mos harroni pozicionin e boksit qė mėsuam artikujt e mėsipėrm, po le t`jua rifreskoj memorjen. Nė pozicionin normal(orthodox) kėmba dhe dora e majtė qėndrojnė pėrpara, ndėrsa kėmba dhe dora e djathtė qėndrojnė mbrapa. Dhe ne do tė flasim vetėm pėr kėtė pozicion(orthodox).

    Pra le ti marrim me rradhė tė gjithė drejtimet ku duhet tė lėvizin kėmbėt e boksierit nė ring.
    Pėr tė lėvizur pėrpara dhe anash-majtas, nė fillim lėviz kėmba e majtė dhe menjėherė ndiqet nga kėmba e djathtė. Ndėrsa pėr tė lėvizur mbrapa dhe anash-djathtas mė pėrpara lėviz kėmba e djathtė dhe menjėherė ndiqet nga kėmba e majtė. E kuptuat? Ėshtė shumė e thjeshtė apo jo? Pra kėmba qė ėshtė mė afėr nė drejtimin qė ju doni tė lėvizni hidhet e para dhe menjėherė hapsirėn qė mbetet e mbyll kėmba tjetėr. Le ta thjeshtojmė akoma.
    1) Kur do tė lėvizėsh nė drejtim tė kundėrshtarit(zakonisht kur sulmon) hedh nė fillim kėmbėn e majtė dhe menjėherė e ndjek kėmba e djathtė.
    2) Kur do tė largohesh nga kundėrshtari(zakonisht kur mbrohesh) hedh nė fillim kėmbėn e djathtė dhe menjėherė e ndjek kėmba e majtė.
    3) Kur do tė lėvizėsh majtas(nė tė majtė tė kundėrshtarit zakonisht pėr tė krijuar hapsirė sulmi) nė fillim hedh kėmbėn e majtė e cila ndiqet menjėherė nga kėmba e djathtė.
    4) Kur do tė lėvizėsh djathtas(nė tė djathtė tė kundėrshtarit zakonisht pėr tė krijuar hapsirė sulmi) nė fillim hedh kėmbėn e djathtė e cila ndiqet menjėherė nga kėmba e majtė.
    I gjithė sekreti kėtu ėshtė qė ju nė ēdo moment tė mbani tė paprishur qėndrimin e boksit dhe njėkosishtė ju duhet tė qėndroni tė ballancuar dhe gati pėr tu mbrojtur e sulmuar. Pra pas ēdo lėvizje dhe nė ē`farė do drejtimi ju duhet tė ktheheni nė pozicionin e boksit. Sa mė e shpejt tė jetė kjo lėvizje e kėmbėve aq mė mirė ėshtė pėr ju nė ring. Gjithashtu kur hidhni hapat ato duhen tė jenė tė shkurtėra dhe gati ngjitur me sipėrfaqen e tokės, gati nė rrėshqitje. Sa mė afėr sipėrfaqes sė tokės tė jenė kėmbėt kur ju lėvizni aq mė mirė ėshtė. Pra gjithmonė nė fillim hidh hapin me kėmbėn qė ėshtė mė afėr nė drejtimin qė ju doni tė lėvizni dhe menjėherė e ndjek kėmba tjetėr dhe kjo tė jetė gjithashtu shumė afėr tokės gati nė rrėshqitje. Duke i mbajtur kėmbėt shumė afėr me sipėrfaqen e tokės ju jep ju mundėsi qė tė jeni gati tė mbroheni dhe tė sulmoni menjėherė dhe nė ēdo moment qė situata nė ring e kėrkon. Mos harroni asnjėherė se nė ēdo drejtim qė ju do lėvizni duhet patjetėr ti mbani majat e kėmbėve dhe trupin 45 grad tė kthyer nė drejtim tė kundėrshtarit, nė kėtė mėnyrė ju jeni gati tė qėlloni nė ēdo ēast.

    Si tė praktikoni lėvizjen e kėmbėve(foot work):

    Qėndroni pėrpara pasqyrės nė pozicioni e boksit: duart nė pozicionin lart, mjekrėn tė mbėshtetur tek supi, nė ballancė dhe shikimin drejt. Shiko veten tėnde nė pasqyrė dhe rregullo mirė qėndrimin e boksit, pėrthyej gjunjėt dhe ndjeje veten tė ballancuar, kėmbėt duhet tė jenė tė hapura sa gjerėsia e shpatullave. E ndjeni veten tė ballancuar dhe gati pėr tu ndeshur e pėr tė vepruar? Shumė mirė, atėhere le tė praktikojmė por ki kujdes njė hap nė ēdo kohė, ju akoma jeni nė fillim dhe ēdo gjė duhet, njė hap nė ēdo kohė.
    Ėshtė e kėshillueshme qė nė fillim tė mėsoni tė lėvizni para dhe mbrapa dhe pastaj majtas e djathtas dhe nė mėnyrė rrethore.
    Pra pėr tė lėvizur nė drejtim tė kundėrshtarit kėmba qė ėshtė pėrpara(majtė) lėviz e para dhe ndiqet nga kėmba e mbrapme(djathta), praktiko hidh nė fillim tė majtėn pastaj ndiqe me tė djathtėn dhe gjithmonė qėndro nė ballancė dhe mos i ngre shumė kėmbėt nga toka ose ti hapėsh shumė kėmbėt.
    Tani fillojmė me lėvizjen mbrapa nė fillim hidh kėmbėn e djathtė dhe ndiqe me kėmbėn e majtė. Nė fillim kėmbėn qė ėshtė mbrapa dhe pastaj kėmbėn qė ėshtė para, praktiko, praktiko deri nė prefeksion. Praktika ju bėn perfekt nė boks. Gjithmonė mos i hap shumė kėmbėt ose mos i mbyll shumė ato, por mbaji nė tė njėjtėn hapsirė ndėrmjet tyre, nė tė kundėrtėn ju do tė humbisni ballancėn e trupit tuaj.
    Tė njėjtėn gjė praktikoni pėr lėvizjen majtas dhe djathtas: Pėr majtas, Lėviz kėmbėn e majtė nė fillim dhe pastaj ndiqe me kėmbėn e djathtė. Pėr tė lėvizur djathtas mjafton qė nė fillim tė hedhėsh djathtas kėmbėn e djathtė nė fillim dhe distancėn e mbyll kėmba e majtė. E thjeshtė apo jo kėmba qė ėshtė mė afėr drejtimit tė lėvizjes hidhet e para, ndėrsa kėmba tjetėr e ndjek.

    Ē`farė duhet tė evitoni:

    1- Asnjėherė mos kryqėzo kėmbėt me njėra- tjetrėn.
    2- Mos i mbaj kėmbėt shumė afėr ose shumė larg me njėra tjetrėn.
    3- Nė asnjė moment mos humb balancėn e trupit.
    4- Mos bėj hapa tė mėdha ose tė vogla kur lėviz.
    5- Mos kėrce por mbaji kėmbėt afėr tokės.
    6- Mos e mbėshtet gjithė kėmbėn nė tokė, por qėndro nė majat e gishtave kur lėviz.
    7- Mos ulė duart poshtė kur je nė lėvizje, por gjithmonė mbaji ato lart nė pozicion.

    Nė shkrimin e ardhshėm do tė shpjegojmė me rradhė pse nuk duhet qė tė veproni nė kėtė mėnyrė dhe problemet qė ato i shkaktojnė boksierit nė ring dhe shumė gjėra tė tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ilir 2010 : 13-12-2009 mė 20:45

  5. #15
    humble
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Citim Postuar mė parė nga Ilir 2010 Lexo Postimin
    Une jam dakord 100% me shkrimin e mesiperm dhe eshte e drejt qe te gjithe personat qe ushtrojne sportin dhe sidomos artet marciale si per pasion apo dhe per profesion, ne rradhe te pare jane te dashuruar me sportin ne pergjithesi por natyrishte eshte me e sukseshme qe ata te drejtojne gjithe energjite fizike dhe mendore drejte nje specialiteti te vecante dhe ky mund te jete boksi, kicx-boksi, muay thai, sambo, judo, ose mundje dhe ne kete kategori mund te permendim shume e shume sporte te tjera pasi cdo sport ka te bukuren dhe te vecanten e vete. Zakonishte nje person e fillon lidhjen e tij me sportin ne nje moshe shume te re dhe ketu ndikon shume ambjeti qe e rrethon, kur flasim per ambjentin e kemi fjalen kush nga sportet eshte me i perhapur dhe me i preferuar(me i famshem) ne qytetin ku ai banon. Gjithashtu varet dhe nga shoqeria, familja, prinderit nqs ata ju suportin ne pasionin qe ju keni per sportin apo ju krijojne vetem pengesa. Por me e rendesishmja varet nga struktura fizike e sportistit, eshte i gjate, i shkurter etj.. pasi eshte me mire qe cdo sportist ne hapat e tij te para te drejtohet drejt nje sporti ku aftesite e tij fizike te japin maksimumin ne kete menyre ju krijoni nje sportiste te suksesshem dhe sporti qe ju praktikoni ju jep kenaqesi dhe sodisfacion, ose ne te kunderten pas shume deshtimesh ju do te hiqni dore nga sporti. Por nje rol te pazvendesueshem loz traineri dhe skuadra ne te cilen ju filloni te sterviteni, pasi po te sterviteni me nje kampion sigurishte qe do te beheni kampion dhe nqs skuadra juaj eshte ne nje nivel shume te larte teknik dhe me nje ambjente te kendshem familjar ju sigurishte do te ndiheni shume mire dhe do te jeni te dashuruar me sportin qe frekuentoni dhe rezultatet do tju stimulojne kete pasion per artin qe ju ushtroni.
    Ka shume teori rreth arteve marciale kush eshte me i miri ndermjet tyre, dhe cdo art marcial perpiqet te nenvleftesoi apo te injoroi artet e tjera, por mund te themi me bindje te plote se cdo lloj arti marcial qe ushtrohet ka te mirat dhe anet pozitive te tij pasi eshte i mbeshtetur ne eksperincen e gjate te shume sportisteve dhe te shume trainereve te apasionuar. Vet fjala "ART" do te thote qe eshte dicka e mbeshtetur ne llogjiken dhe inteligjencen njerezore, studiuar, prefeksionuar dhe praktikuar deri ne ate pike sa qe eshte kthyer ne nje sport, ne nje art, ne nje kategori te tille sportive qe meriton vetem te ushtrohet dhe te respektohet. Por mbi te gjitha cdo lloj arti marcial serioz te meson artin e vetmbrojtjes dhe ju jep ju konfidencen dhe sigurin ne forcat tuaja ne cdo situate te papershtatshme qe mund te paraqitet dhe mbi te gjitha ju jep ju nje kondicion te mrekulleshem fizik.
    Pra si perfundim cdo lloj arti marcial qe eshte pranuar si i tille ka bukurine dhe vecantine e tij dhe meriton te studiohet, praktikohet dhe te dashurohet me pasion te vecante.

    hey shok gzohem qe ndan t'njajtat pasione sportive me mua. Me kikbokx jam ken prezantu formalish gjat viteve t'para studentore, masanej u ba pjes permanente e jemja. Nder shum funksioneve tjera en profesion tem, un e gjej efektiv per lehtsimin e ngarkeses e lodhjes se dites. Tu u stervit shlodhem fizikisht edhe psikologjikisht. Psh, nuk e ke te dashtunen ne shpi, gjindesh vetun kajher, so fillon stervitjen man
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  6. #16
    Citim Postuar mė parė nga GANGO of SG Lexo Postimin
    Nder shum funksioneve tjera en profesion tem, un e gjej efektiv per lehtsimin e ngarkeses e lodhjes se dites. Tu u stervit shlodhem fizikisht edhe psikologjikisht.
    Eshte vertetuar shkencerisht qe boksi dhe shume arte marciale qe perdorin tekniken e goditjes,(por une do flas vetem per boksin) kane nje efekt te jashtezakonshem terapeutik, pasi ndihmojne ne heqjen e stresit. Stresi zakonisht vjen si pasoj e grumbullimit te vazhdushem te zemerimit, inateve, merive, prokupimeve te cilat ju i mbani brenda shpirtit tuaj. Por nepermjet boksit (p.sh. duke qelluar thesin e boksit, ose duke u ndeshur me kundershtarin) ju nxirrni komplet dufin nga shpirti juaj dhe pa i shkaktuar dem njeriut. Dhe kjo ben te mundur qetesimin e shpirtit dhe te trupit tuaj.
    Kur ju jeni duke u stervitur apo nen presionin e trainerit, apo ne ring dhe duhet te sulmosh dhe njekosishte te mbrohesh ne cdo moment gjate ores se stervitjes, ju harroni per ato caste cdo gje, problemet ne familje apo ne pune. Dhe njekosishte boksi ju jep ju me shume besim ne vetevete, me shume konfidence dhe ju leteson nga stresi dhe nga presioni i jetes se perditshme.
    Dhe ju ne kete menyre me shpirt, mendje dhe trup te cliruar nga stresi dhe zemerimi qe ju kishit do te filloni te mendoni me qarte dhe te gjeni zgjidhje me te volitshme per problemet tuaja.
    Para disa ditesh isha ne nje palester boksi ne New York (Gleason`s Gym)dhe po bisedoja me bossin e lokalit rreth boksit dhe palestres se tij dhe e dini se si me tha: - Keto kohe qe ka filluar kriza ketu eshte shtuar shume klientela, jo vetem te rrinje qe duan te mesojne boksin, por me shume jane bisnesmen, bankier njerez qe vijne ketu vetem per te hequr streset dhe per tu larguar nga problemet financiare qofte dhe per pake kohe.
    Nga pervoja ime personale sa here qe jame i merzitur ose shume i inatosur, mjafton qe te filloj te gjuaj thesin e boksit per 3-4 rounde dhe qetesia dhe kthellesia ne shpirt dhe ne mendje rikthehet si me magji. Provoni nje eksperiment te vogel p.sh. jeni shume i inatosur me nje person ne pune, por ju nuk mund ta prekni ose te kerkoni te ndesheni fizikishte per shkake te pozites ose per rrethana te tjera. Kur qelloni thesin e boksit perfytyroni kete person dhe vendosni me himagjinaten tuaj fytyren e ketij personi ne vendin ku qellon grushti juaj, ju garantoj qe do te ndjeni nje clirim dhe nje letesim shume te madh. Se pari nxirrni jashte vetes tuaj dufin dhe inatin qe eshte grumbulluar per kete person dhe ajo qe eshte me e rendesishme ju nuk krijoni te tjera komplikime ligjore ne jeten tuaj.

  7. #17
    Si mendoni Pacquiao has chance vs Mayweather apo jo on March 2010 ?

  8. #18
    Pra siē thamė nė artikullin e mėparshėm do tė shpjegojmė ēfarė duhet tė evitojmė nė lėvizjen e kėmbėve (footwork).


    1- Asnjėherė mos kryqėzo kėmbėt me njėra- tjetrėn.

    Kurr nė asnjė rast kur lėviz nė ring mos e bėj kėtė gjė nė tė kundėrt ju do tė humbisni balancėn dhe ju nuk jeni nė gjėndje nė kėtė moment as tė mbroheni dhe as tė sulmoni.

    2- Mos i mbaj kėmbėt shumė afėr ose shumė larg me njėra-tjetrėn.

    Regulli i pėrgjithshėm i lėvizjes nė boks ėshtė qė ju tė mbani nė ēdo moment nė ring pozicionin fillestar tė boksit. Kini kujdes asnjėherė mos i hapni mė shumė seē duhet kėmbėt ose ti mbyllni ato mė shumė seē duhet kur ju lėvizni nė ring, sepse nė tė kundėrt ju jeni i s`ballancuar. Mos harroni qė ju duhet tė qėndroni tė ballancuar pėr ti dhėnė mė shumė fuqi grushteve tuaja pasi kėmbėt janė elementi kryesor pėr tė rritur fuqinė e grushtit dhe njėkosishtė duke qėnė gjithė kohėn nė balanc ju mund tė pėrballoni me mė shumė lehtėsi ēfardo sulmi tė kundėrshtarit, nė tė kundėrt njė goditje sado e vogėl do t`ju rrėzoi nė tokė. Pra ki kujdes, kur lėviz nė ring, kėmbėt tė jenė nė tė njėjtė distancė midis tyre, kjo do tė thotė qė tė mbani tė njėjtėn distanc ndėrmjet shputave tė kėmbės nė ēdo moment nė ring dhe distanca ndėrmjet tyre s`duhet tė jetė as mė e vogėl dhe as mė e madhe se sa distanca qė ju mėsuat nė pozicionin e boksit.

    3- Mos kėrce por mbaji kėmbėt afėr tokės.

    Shumė sportist tė rinjė e konceptojnė gabim lėvizjen nė ring dhe ata fillojnė tė hidhen me tė dyja kėmbėt pėr tė lėvizur. Gabim pasi nė momentin qė ju shkėputni tė dyja kėmbėt nga toka, nė atė moment ju nuk jeni nė gjėndje tė boksoni apo tė mbroheni. Mundou me ēdo mėnyrė qė gjatė lėvizjes nė ring kėmbėt tuaja tė jetė sa mė afėr sipėrfaqes sė tokės dhe ajo tė bėhet nė kėtė mėnyrė: - Nė fillim lėvizet kėmba qė ėshtė mė afėr drejtimit tė lėvizjes dhe ajo tė ndiqet nga kėmba tjetėr qė mbyll hapsirėn ndėrmjet tyre duke ruajtur tė njėjtėn distanc ndėrmjet kėmbėve nė ēdo moment nė ring. Pra mos kėrceni si lepurush nė ring, por lėvizni si balerinė dhe kėmbėt sa mė afėr sipėrfaqes sė tokės, gati nė rrėshqitje gjithmonė gati tė shfrytėzoni nė favorin tuaj ēdo situatė qė ju paraqitet.

    4- Mos e mbėshtet gjithė kėmbėn nė tokė, por qėndro nė majat e gishtave kur lėviz.

    Ki parasysh se nė ring lėvizjet duhet tė jenė tė shpejta si nė sulm dhe nė mbrojtje. Por nqs ju e mbėshtetni komplet shputėn e kėmbės nė tokė kjo do tė ngadalėsoj shumė lėvizjen tuaj dhe njėkosishtė loja juaj nė ring nuk do tė jetė e pėlqyeshme nga publiku, prandaj qėndro nė pjesėn e pėrparme tė shputės dhe kjo do t`ju lejoj tė lėvizni shpejtė nė ēdo drejtim. Nė ring ju duhet tė fluturoni. Kjo do t`ju vendos ju nė shumė situata tė favorshme dhe do t`ju shpėtoj nga shumė goditje. Sa mė tė shpejta tė jenė kėmbėt tuaja nė ring aq mė shumė shanc pėr fitore ju keni. Kjo nuk do tė thotė qė tė eksagjėroni dhe tė qėndroni komplet nė majat e gishtave gjė qė do t`ju bėj tė humbisni forcėn goditėse, por pėrpiquni qė tė qėndroni nė pjesėn e pėrparme tė shputės nė ēdo moment nė ring.

    5- Mos ulė duart poshtė kur je nė lėvizje, por gjithmonė mbaji ato lart nė pozicion.

    Shumė veta i kushtojnė rėndėsi tė madhe lėvizjes sė kėmbėve, por harrojnė pozicionin e duarve gjatė kėsaj lėvizje. Eshtė shumė e rėndėsishme qė gjatė lėvizjes ju tė keni duart lart nė pozicion, pasi nė rast se ju gaboni gjatė lėvizjes ju akoma e keni njė masė mbrojtje dhe njėkosishtė nqs ju paraqitet rast i volitshėm pėr sulm ju nuk humbisni kohė pasi duart janė nė pozicion dhe ju mjafton vetėm tė qėlloni, nė tė kundėrt ju duhet qė tė ngrini duart nė pozicion fillimisht dhe pastaj tė qėlloni duke humbur kohė dhe natyrisht rastin. Prandaj gjithmonė dhe nė ēdo moment duart nė pozicion dhe gati pėr tu mbrojtur dhe pėr tė sulmuar.

    Praktik, praktik ajo dhe vetėm ajo do t`ju bėj ju pėrfekt. Praktikoni nė ēdo moment lėvizjen e kėmbėve para pasqyrės e kudo deri sa ajo tė kthehet nė njė natyrė tė dytė pėr ju. Ashtu siē ju ecni normalisht nė rrugė, ashtu duhet tė bėhet pėr ju edhe lėvizja e kėmbėve nė ring. Kurr praktikoheni mos harroni qė pozicioni ku ju vendosni kėmbėt ka njė rėndėsi jetike nė boks pasi ju lejon ju tė merrni njė pozicion mė superior ndaj kundėrshtarit. Tė shpjegohem mė qartė. Zakonisht kėmba juaj qė qėndron pėrpara ėshtė gati nė linjė tė drejtė me kėmbėn e pėrparshme tė kundėrshtarit gjė e cila bėn tė mundur qė tė dy boksierėt tė kenė tė njėjtat mundėsi sumi dhe mbrojtje. Por ideale ėshtė qė kėmba juaj qė qėndron pėrpara tė jetė e drejtuar ndėrmjet kėmbėve tė tij pasi nė kėtė mėnyrė ju krijoni avantazh pozicioni pėr ju, pasi duke vendosur kėmbėn e pėrparme ndėrmjet kėmbėve tė tij ju i heqni kundėrshtarit tuaj mundėsinė e pėrdorimit tė suksesshėm tė dorės sė djathtė nė sulm dhe mundėsinė e mbrojtjes sė suksesėshme. Por mė e rėndėsishmja ėshtė qė ju nė kėtė pozicion merrni inisiativėn e lojės duke e detyruar kundėrshtarin qė tė hidhet nė mbrojtje. Mos harroni diēka tė rėndėsishme nė boks nqs ju e detyroni kundėrshtarin qė ai tė bėj diēka qė ai nuk dėshiron tė bėj, por ju e detyroni ta bėj, fitorja ėshtė e sigurt sepse jeni ju qė keni ndeshjen nėn kontroll.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ilir 2010 : 17-12-2009 mė 15:38

  9. #19
    Per ta ilustruar si duhet te beni levizjen e kembeve ne ring, une nuk do te perdor fotot e mia ose te bej video, pasi kohen e kam shume te kufizuar, por do te perdor nje video serize qe demostron ne menyre perfekte levizjen e kembeve. Have fun...


  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ilir..


    kur shikojme muhamet aliun.. ndjejm keq ardhje..

    dhe i thrrasim kaplloqes..

    kur qellojme nje nate ne spital e shohim urgjencat.. ku djem te rrahur e gjakosur vijne per te shpetuar jeten.. prap i thrrasim kaplloqes..

    kur mesojme ne libra e tv se sa delikate eshte koka e njeriut.. fytyra syri veshi brinjet fund barku kembet gjioksi.. shpina e truri e hunda e nofullat.. e dhembet e buzet.. e se cfar sakrifica ben shoqeria te arsimoje mjeket e infermiret.. e se sa miljarda harxhohen per mjekesine e kujdesin per njeriun.. prap i thrrasim kaplloqes..

    e kaplloqja na thote perfundimisht..se.. ruajtja e shendetit eshte kryepuna e njeriut e shoqerise se humanizmi eshte ideali me i larte.. pra o ilir djali.. si mundesh ti te mos kuptosh marrine e budallakine e cmendurime e ketij te ashtuquajturit sport.. boksi-t..

    kur te behesh baba.. e te ta rrahin me boksa tend bir e tja thyejn hundet apo tja shkallmojne trurin.. sigurisht qe do te te vijne mentė..por por.. cfar vlere ka athere..

    kur njeriu edhe pa ju rrahur femija e vet duhet te ndjeje dhembshuri kur rrihet komshiu.. por dhe kur rrihet nji x zezak ne usa..

    e ke pare at kandarin qe tregon sa qillo shkon nji goditje boksi e forte..

    deri ne 300 - 400 e me shume kilogram..

    si mundet te adhurosh ti nje marrezi te tille ku mbi koken delikate qe natyra apo zoti ja krijoj njeriut.. te pranosh goditjen me qindra qillo mbi ate koke e fytyre e sy e temtha etj..

    ilir ilir..

    deri ne 18 apo 20 vjec edhe kuptohet cmenduroa e njerzve qe te afhurojne kte shtazerine boks..
    po jo me gjate..

    te mesojne njerzit e mire grushtimin per te mbrojtur vehten familjen enderin e dinjitetin nga lahperet eose gansteret e rruges eshte vertet nje detyre.. por te kenaqemi kur shohim nje x ne ring qe grushton y -nin dhe e plas ne tapet e vrapojne mjeket ta sjellin ne jete se kahumbur ndjenjat e frymemarrjen etjetj.. e x kercen perpjet nga gezimi se fitoj basshk me traneret qe e marrin hopa ndersa tjetri i shtrire sdim se a eshte gjall a jo.. kjo eshte barbari e shkua barbarise..

    jo po dhe amerika e ka boksin thon ca qe eshte shtet demokratik..
    e cfar pastaj..

    njeriu mund te laje pjata ne restaurant per nje cop buke..
    po mund te punoje ne alaske me kamion per nje rrog te mire.. por te synosh miliona duke ja thyer kafken e kokes tjetrit..me duket shum shtazeri..

    nji dit o ilir do ta kuptosh kte qe po them..
    edhe muhamet aliu dicka kupton besoj..

    kemi volejbollin normal po dhe ate ..psh .. ne rėrė..
    aty krejt muskujt i kalit njeriu po te doje.. krejt reflekset.. krejt organizmin..e pse u dashka boksi..

    me ka habitur vjehrri i sali berishes kur u be president i boksit..
    mendova.. si ka mundesi nje burre i bere baba dhe gjysh.. te dashuroje.. kafke thyerjen.. sy-plasjen.. hund-gjakderdhjen.. tru-trullosjen.. e ne tapet palosjen.. kur mir e di nga e bija e tij se sa mund e sakrific behet per a ruajtur gjendjen normale shendetsore te njeriut.. e te shkosh ta demtosh kte gjendje..ne te ashtuquajturin.. sport.. me nickun boks..

    me gishtat e dores numerohen te mirat e ppsh-se..

    psh me qe ke jetuar ne vlore.. qe mbolli portokalle neper jonufer..
    qe beri ca hidrocentrale.. ne veri .. qe shkolloj mijra djem e vajza nga fshati.. por dhe qe e ndaloj boksin..

    e ndaloj si sport zyrtar se neper biruca jan rrahur kleriket me dajak si ne mesjete.. e hekur te skuqur.. si ne koh te lashta..

    demokracia ja hoqi kte "sport" ( pra dhunen ndaj kundershtarit politik) nomenklatures enveriste.. mirpo ju sportistet e vute sportin e ndyre te boksit perseri..

    turp te kene gjith ata qe me aq nostalgji e kishin qare si fatkeqsi heqjen e boksit nga ppsh.ja.. dhe o burra ti japim te drejten te shpertheje prape..

    neper tribuna cfaqet krasniqi si hero.

    apo ky qato..

    sa turp..

    seka rrahur ca ne ring.. ja ka shtypur hunden dikujt apo ja ka shperthyer trunin e temthat dikujt apo ja ka marr frymen nji tjetri..

    thirrini kaplloqes..

    plot me boksiere sigurimsa ka qene vlora e police sambista..po spash kurre qe ti dalin zot nje vajze qe kalonte rruges e qe ebresheronin me fjal te ndyra rrugecet..
    sepse boksat i kishin per petrit velot neper burgje..prandaj nuk i harxhonin per pun te "kota"..

    un at boks qe di.. e kam perdorur o ilir trimi.. dhe shum here bile.. jo me rrah pjeter arbnorat.. neper burrela.. as shokeve tja thyej hund e tja caj vetullat.. e tja plas stomakun per qejf..

    e kam perdorur kur nje lahper apo disa lahpera bashk-- i kan thene nje femre te vetmuar..te pa mbrojtur.. ne rruge.. na moj ti shkerdh.ate.. eja te te ki njihere se ma ke p.ithne si kulet beu.. psh.. e kur vajza ka vrapuar.. e lebetitur ..lahperet ekan mberthyer.. pas muri ..a peme.. e aty kan kaluar boksieret e ppsh apo te demokracise..pra policet e shtetit e kan bere sehir.. e un skam duruar.. me aq sa di.. i kam dhene leksion lahperave.. e skam ndjere meshire kur ja kam thyer dhemballet e ja kam shkelmuar bark e b.ith e turinjte e qelbur..

    ja per kaq duhet boksi.. dhe vetem per kaq..

    ska cfaqje me te nveritshme kur ngazellejne tifozet e boksierit x se u plas ne tok pa ndjenja boksieri y..
    e kulmi.. kulmi fare.. ne radhet e tifozeve sheh dhe femra..qe kuptohet jane kuruvica.. shtazore.. qe ulerijne ngakenaqsia pse x-i e derrmoj me 500 kile ne koke y-in qe.. mbas atij grushti.. nuk di me ku eshte.. e mjeket perpiqen tja nxjerrin llapen nga goja e te marre frym i ngrati..

    ktu ska sport o ilir ..

    cen sharra i ngrati..boksier i madh..po pshurrej dhe nga komisari me i qelbur i partis me dy lek bithe..

    dhe vlora pellemb e oficer .. pellemb e kapterr.. u pshurr vite me radhe..nga ca lahper causher e altiner qelbaniker.. e vazhdon te pshu.rret..

    e jo vec vlora po gjith shqiperia..me kosov bashke..

    thirrini kaplloqes..







    ..

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •