Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1

    Boksi - keshilla per fillestaret.

    Une qe po hap kete teme, kam qene dhe jam shume i apasionur per sportin dhe per boksin ne vecanti.
    Kur kam qene ne moshen 14- vjecare (viti 1978) me nisen per ne shkollen ushtarake "Skenderbej" ne Tirane dhe aty filloj aventura e bukur dhe lidhja ime e pandashme me sportin.
    Por fillimishte kam qene pjestare i skudres se mundjes se lire te shkolles "Skenderbej" dhe kjo vazhdoi per 6 vjete dhe te them te drejten ishte nje eksperince shume e bukur dhe futi ne venat e mija dashurine e perjetshme per sportin. Gjate kasaj kohe kam qene dhe i aktivizuar ne te gjitha aktivitet sportive te shkolles dhe ushtroja rregullisht aktivitetin sportiv 3-4 ore ne dite me skudren e mundjes se lire dhe individualishte sepse shkolla kishte te gjitha kushtet per te ushtruar sportin vetem deshire te kishe.
    Pra pas leksioneve dhe ne kohen e lire pas studimeve ushtroja sportin dhe te them te drejten gjithmone me ka pelqyer te ushtohesha dhe te mesoja gjera te reja, teknike te re dhe kjo me shtyu te futesha per 1 vite ne skuadren e mundjes klasike te shkolles ku aty mesova shume teknika te reja, por lidhja ime me mundjen e lire ishte me e forte dhe kjo me drejtoj drejte "Sampos" ku morra pjese rregullishte per shume kohe ne skudren e shkolles me profesorin e talentuar Mark Mici, per te cilin gezoj nje respekte dhe admirim te vecante.
    Lidhja me sampon (defense personale) vazhdoi dhe gjate karieres sime ushtarake ku gjate kesaj kohe per 5 vjete me rradhe studjoja dhe praktikoja cdo dite sportin e bukur te Sampos,nga librat dhe duke praktikuar me ushtaret qe kisha nen komande. Une isha komandante ne nje bateri kunderajrore, por bateria kunderajrore e "Majes se flamuruit" ne Karaburun te Vlores per 2 vjet me radhe fitoi vende nderi ne demostrimet e sampos qe regjimenti dhe divizioni i Vlores organizonte....
    Lidhja ime me sampon do te vazhdonte deri ne vitet 1992 ku ne nje palester te qytetit te Ternit ne Itali (emigrante si te gjithe shqiptaret) ku une ushtrohesha u takova me profesorin e famshem te boksit italian Sabattini i cili duke pare performancen time te shkelqyer me ftoi te filloja e ushtrohesha ne palestren e tij te boksit dhe te me jepte vete personalishte leksionet e boksit dhe te filloja karierren e boksierit dhe qe nga ky moment kjo lidhje eshte aq e forte dhe e pandashme.
    Nejse, per 4 vjete u ushtrova si bokser ne skudren e boksit te qytetit te Ternit, Italy duke mar leksione direkt nga 2 profesoret me te mire te boksit Sabattini dhe nga Francesko Moschadeli (ma do mendja keshtu shkruhet emri i tyre).
    Ne keto vite per cdo mbasdite kam qene rregullishte ne palestren e boksit dhe kam qene nen stervitjen dhe nen mbikqyrjen e te dy profesoreve qe dhe sot e kesaj dite i kujtoj me respekt te jashtezakonshem.....
    Nuk dua qe te zgjatem tani rreth karierres sime si boksier qe ka qene shume e larmishme dhe me plote fitore gjate 4 vjeteve, por desha te theksoja qe kam qene shume nxenes i zedhshem dhe shume sportiste i mire dhe cdo gje qe me mesonin e pervetsoja dhe e perserisja me kujdes deri ne pervetsim dhe njekosishte Zoti me dha shancin e mrekudhueshem te stervitesha nga dy profesoret me me fame te boksit Italiane.
    Tani ndodhem ne New York dhe te them te drejten asnje minute nuk i kam nderprere lidhjet e mija me sportin dhe me boksin ne vecanti eshe pse nuk marr me pjese ne kompetishen ose te ndeshem me ne ring, gjithe kohen jam stervitur ne palestrat me te mira dhe me moderne dhe gjithe keto vite kam ushtruar dhe kam studjuar rreth shkences se bukur te boksit.
    1 vite me pare palestra ku ushtrohem me afroi oportunitin qe te ushtroja profesionin e profesorit te boksit dhe te them te drejten jam shume i kenaqur, dhe njekosishte te ve ne praktike gjithe ate eksperince qe morra nga dy profesoret e mi italiane dhe gjithe ate eksperince personale te grumbulluara gjithe keto vite si ne ring ashtu dhe nga studimet e shumta qe kam bere rreth "sweet" boksit....
    Kete eksperince deshiroj ta ndaj edhe me ju anetare te ketij forumi te nderuar nepermjet komenteve, keshillave dhe nqs deshironi edhe nepermjet pyetjeve dhe pergjigjeve.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ilir 2010 pėr postimin:

    reni15 (21-04-2015)

  3. #2
    Si fillim per te gjithe te apasionuarit e boksit qe deshirojne te shikojne disa nga ndeshjet e boksit for free mund te perdorni websatin
    www.mininova.org
    Eshte websat shume i mire dhe pa probleme vetem se duhet te vendosesh ne faqen qe do te hapet fjalen boxing ne serch dhe duhet te Download this torrent.
    Pa problem eshte webside shume i paster dhe pa viruse, Une p.sh. se kisha mundesi te shikoja ndeshjen shume interesante ndermjet Pacquiao.vs.Cotto dhe e pashe te gjithe qe nga fillimi deri ne fund nepermjet kesaj faqe.
    Gjithashtu aty do te gjeni shume ndeshje te tjera shume interesante te boksit. Have fun.......

  4. #3
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Pershendetje Ilir,

    Urime per temen, pasi vete jam nje apasionant i sporteve dhe sigurisht i boksit. Megjithese nuk jam i brezit tuaj ose babait tim ku boksi ishte nje nga sportet me te sukseshme, une perseri a admiroj. Gjithashtu pashe qe theksove edhe per sportin e mundjes(te cilin e kam praktitkuar ne shkolle te mesme per pak ketu ne USA) si edhe per kete sampon e cila besoj qe ketu ose ne anglisht quhet self defense. U kam pas marre kuptohet per hobi me artet marciale pak kohe me pare dhe qe atehere jam terhequr shume pas ketij sporti. Megjithese nuk ka popullaritetin e boksit eshte duke ja marre avash avash ate fame, si edhe me ca kam pare boksi eshte drejt falimentimit. Shume te rinj tashme preferojne te luftojne ne octagon ose te bjene Ultimate Fighters, e cila perfshin shume disiplina si psh, striking( i cili eshte boksi), kickboxing, muay thai, jiu jitsu, greco-roman wrestling etj. Meqe jemi tek tema e boksit dhe duke bere kete analizen midis ketyre dy sporteve tashme rivale, kisha nje pyetje per ju meqe jeni me ne brendesi pasi trajnoni. A besoni se boksi do rikthehet edhe njehere fuqishem ashtu sic ishte me Muhamad Ali, George Foreman, Mike Tyson, Hollifield, Lenox Lewis, etj, apo do vazhdoje akoma ne kete krize qe e ka kapur ku vetem 2 boksier shoh si te denje une tashme Klitschko, dhe Mayweather? Do jete bokis ne gjendje te thyeje MMA?
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

  5. #4
    Pershendetje Der Kaiser5.

    Ne radhe te pare uroj qe Shqiperia te bashkohet si dikur kurr Zoti e krijoj dhe te mallkuarit ne Berlin shkaterruan ate pasuri qe Zoti na dhuroj Shqiperine e Madhe.

    Persa i perket MMA, si sport i ri dhe me shume elemente te rinje spektakolar natyrishte qe do te korrte sukses dhe do te terheqite shume spektator sepse eshte vetem per show dhe njekosishte lejon me shume gjake, me shume violence, me pak rregulla, me shume brutalitet te cilat e afrojne me ndeshjen reale e cila preferohet nga spektatori

    Ndersa persa i perket boksit eshte e vertet qe eshte ne krize si nga ana financiare ashtu dhe nga ana e boksireve teknike, te cilet jane shume te rradhe. Dhe njekosishte ne boks jane vendosur shume rregulla dhe shume kushte te cilat e kane bere boksin pak te “bute” duke humbur agressivitetin e tij dhe kjo ka sjedh si rezultat humbjen e spektatorit i cili eshte i etur per agresivitet dhe per violence ne ring jo per boksier qe perpiqen te fshihen pas referit pasi marrin nje grushte, apo boksier qe ne raundin e 6 duken si dy gjynaqar qe meritojne vetem meshire dhe jo admirim. Njekosishte ndarja ne shume kategori te ndryshme peshash ka bere qe te kete shume kampion dhe mos te dallohen kampionet e vertet me kampionet medioker.

    Eshte shume e veshtire qe boksi ti rikthehet viteve te stuishme te Muhamet Aliut persa i perket publikut dhe tifozllekut, por njekosishte rregullat dhe butesia ne ring po afrojne me shume sportiste te rinje te cilet kerkojne dicka reale sic eshte boksi, dicka qe do ti qendroj kohes ne perjetesi dhe qe do ti duhet cdo njeriut per difens personale dhe mos harrojme nje dicka te vecante per boksin, i cili te jep njė nga format mė tė mira tė stėrvitjes, njė stėrvitje tė plotė pėr sistemin tuaj kardiovaskular. Do te flasim rreth gjerave te mira qe te afron stervitja e boksit dhe njekosishte per teknikat e boksit ne shkrimet e ardhshme, dhe kjo eshte edhe objektivi i kesaj teme qe dikush qe eshte i interesuar rreth teknikes se boksit te filloj te hedh hapat e para rreth sportit te bukur te boksit....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ilir 2010 : 27-11-2009 mė 14:03

  6. #5
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    oh well, kam nje boksier ne shpi. eshte vetem 3 vjec e gjysem. Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    oh well, kam nje boksier ne shpi. eshte vetem 3 vjec e gjysem. Lol
    kujdes pinko se ka mundesi te behet me vertet boksier dhe do i lutesh si Adrian, not to fight

    babi im eshte i apasionuar me kete sport,biles kur ishte i rri e praktikonte , jam e sigurt po te kisha lindur mashkull, do behesha boksiere lol
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Citim Postuar mė parė nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    kujdes pinko se ka mundesi te behet me vertet boksier dhe do i lutesh si Adrian, not to fight

    babi im eshte i apasionuar me kete sport,biles kur ishte i rri e praktikonte , jam e sigurt po te kisha lindur mashkull, do behesha boksiere lol
    Me siguri qe e trasheguar pasionin e boksit nga i ati vetem se besoj qe e shpreh ne forma tjetra ... LOL

  9. #8
    Nė kėtė shkrim do tė flasim rreth BOKSIT dhe tė mirave tė tija.

    Shumė persona mendojnė se sporti i boksit ėshtė i lidhur vetėm me agresivitetin duke injoruar tė mirat qė mund tė sjedh boksi pėr organizmin e njeriut. Nė rradhė tė parė desha tė theksoja faktin qė boksi ka fituar simpati dhe po pėrdoret kudo nė njė formė tė re, jo vetėm pėr biznes, por mė shumė po pėrdoret pėr fitness, pėr stėrvitje. Shumė tė rrinjė dhe tė reja po e pėrdorin “sweet science” pėr tė qėnė nė njė formė tė mirė sportive dhe gjithashtu pėr tė hequr stresin e pėrditshėm dhe pėr tė rritur mė shumė konfidencėn me botėn qė i rrethon.

    Lindė pyetja pse boksi? Dhe pėrgjigjja ėshtė shumė e thjeshtė:

    - Sepse vetėm boksi mund tė tė afroj njė stėvitje komplekse dhe tė gjithė anėshme e cila do tė sjedh si rezultat rezistencė, qėndrushmėri, forcė, kordinacion, aerobic fitnes dhe njė formė tė shkėlqyer sportive. Tė gjithė personat qė kanė ushtruar sportin e boksit si nė shkallė profesionale ashtu edhe nė shkallė amatore ose edhe thjeshtė pėr tu mbajtur nė formė kanė parė rezultatet pozitive dhe njė ndryshim tė pėrgjithshėm si nė pamjen e jashtėme fizike por gjithashtu edhe nė shėndetin e tyre brenda njė kohe tė shkurtėr. Boksi ndihmon shumė nė humbjen e peshės trupore dhe mund tė bėj tė mundur qė tė djeg rreth 500-1000 kalori nė njė orė, qė asnjė lloj sporti tjetėr nuk mund ta jap kėtė rezultat. E di qė dikush nuk mund ta besoj, por mos harroni faktin qė ju jeni nė lėvizje gjithė kohėn dhe tė gjithė muskujt dhe shqisat tuaja janė nė aktivitet tė vazhdueshėm dhe nėn presion gjė qė ndihmon nė njė stėrvitje intensive gjė qė i jep mundėsi zemrės tė punoj 75-80 % nėn ngarkesė dhe kjo pėrmirėson metabolizmin dhe njėkosishtė kapaciteti juaj kardiovaskular do tė rritet jashtėzakonisht. Vetėm boksi lejon stimulimin e tė gjithė grupeve tė muskujve duke kombinuar stėrvitjen aerobike(me oksigjen) dhe atė anaerobike(pa oksigjen). Ju do tė mbeteni shumė tė mahnitur se si stėrvitja e boksit do tė bėj tė mundur perfeksionin e muskujve tė barkut, tė shpinės dhe tė tė gjithė trupit duke i dhėnė muskujve tuaj formėn e pėrkryer. Njėkosishtė stėrvitja e boksit pėrmirėson nė mėnyrė tė dukshme kujtesėn, aftėsinė e tė menduarit pėr vetė faktin se nė trurin e sportistit rritet qarkullimi i gjakut. Janė kėto tė mira fizike dhe mendore qė sporti i bukur i boksit ėshtė pranuar gjerėsishtė nga shoqėria e sotme modern.
    Pra tė mirat qė sjedh boksi nė drejtimin e formės fizike janė:

    1) Bėn rritjen e qėndrushmėrisė sė sistemit muscular tė trupit.
    2) Rrit nė mėnyrė tė ndjeshme shpejtėsinė dhe elasticitetin fizik.
    3) I jep muskujve tonifikimin e duhur.
    4) Bėn tė mundur humbjen e peshės trupore nė njė kohė tė shkurtėr.
    5) Rrit rezistencėn e organizmit.
    6) Rrit fleksibilitetin dhe reflekset e muskujve.
    7) Rrit dhe pėrmirson sistemin kardioviskolar.
    8) Pėrmirson sistemin kordinativ dhe ekuilibrin e trupit.

    Le tė kalojmė nė disa tė mira tė tjera qė boksi sjedh tek ne.

    Pėrveē pėrfitimeve fizike dhe mjekėsore qė boksi i sjedh organizmit tonė, boksi ėshtė njė art i vetė mbrojtjes dhe mund tė themi pa frikė se boksi ėshtė mėnyra mė perfekte pėr tė mbrojtur veten tuaj(cdo lloj arti marshall pėrdor boksin) dhe si i tillė ai i duhet cdo njeriu pėr difens personale. Arti i boksit ju mėson juve teknikėn e nevojshme dhe ju bėn ju tė aftė tė pėrballoni cdo situatė tė padėshirueshme pasi tė mėson teknikėn e goditjes me precizon dhe goditjen me grushta nė kombinime nė pikat mė vitale tė organizmit tė njeriut. Vetė stėrvitja e boksit ėshtė e tillė qė e pėrgatit boksierin tė kaloj cdo kufij njerėzor tė rezistencės fizike, kjo ėshtė dhe arsyeja qė shkenca e sportit e njeh boksierin si atletin mė tė fortė nė botė, pasi pėr tu pėrgatitur dhe tė rezistuar nė ring ai duhet tė bėj njė stėrvitje tepėr tė fort dhe intensive.
    Boksi ka shumė te mira tė tjera qė unė nuk do tė ndal pėr arsye tė kohės dhe nuk dua qė ta bezdis lexuesin me mė shumė informacion, por desha vetėm tė theksoja se mua personalisht boksi mė ka dhėnė shumė pėrparėsi si fizike, mendore dhe teknike. Nė drejtim tė anės fizike stėrvitja e boksit mė ka mbajtur gjithmonė nė formė tė shkėlqyer sportive. Gjithashtu nė drejtim tė ansės mendore boksi mė ka ndihmuar tė heq stresin dhe tensionin e pėrditshėm, provoheni njėherė se sa do tė letėsoheni duke qėlluar thesin e boksit kur je shumė i stresuar apo pėr tė nxjerr zemėrimin nga trupi juaj, ėshtė njė metodė e shkėlqyer.Nė drejtim tė difenses personale mund ta them pa asnjė pikė dyshimi se boksi mė ka pėrgatitur tė sfidoj cdo situatė pa asnjė lloj problem pasi stėrvitja e boksit jo vetėm mė ka dhėnė njė bagazh tė gjerė teknikė dhe njė rezistencė fizike tė manitshme, por njėkosishtė boksi tė jep sigurin dhe vetė kontrollin nė cdo moment.
    Nė shkrimet e ardhshme do tė ndalemi nė anėt teknike tė boksit duke filluar me qėndrimin pėr boks dhe deri nė teknika mė tė pėrparuara tė boksit…….

    P.S. Mos harroni dicka tepėr tė rėndėsishme se stėrvitja e boksit ėshtė edhe fun…..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ilir 2010 : 29-11-2009 mė 05:49

  10. #9
    Nė kėtė shkrim do tė fillojmė tė japim disa kėshilla teknike pėrsa i pėrket pozicionit qė boksieri duhet tė mbaj nė ring. E dimė qė ēdo person qė fillon tė ushtroj boksin pėr herė tė parė kėrkon tė vesh dorezat dhe tė filloj tė qėlloj thesin e boksit ose tė ndeshet me kundėrshtarin, por para se tė bėni kėtė ju patjetėr duhet tė mėsoni pozicionin e qėndrimit tė boksierit qė ėshtė njė nga elementet kryesore pėr tė lėvizur nė ring nė mėnyrė tė balancuar e nė tė gjitha drejtimet dhe duke ju lejuar nė tė njėjtėn kohė tė mbroheni e tė sulmoni me efektivitet nė ēdo moment dhe nė ēdo situatė.
    Njė pozicion i mirė boksi ju jep ju mundėsinė qė tė keni mė shumė forcė goditje nė grushtet tuaja pasi forca e grushtit fillon qė nga kėmbėt kalon tek mesi(hips), nėpėr shpatulla pėr tu lėshuar nga grushti juaj. Sa mė i mirė tė jetė pozicioni juaj i boksit aq mė i fuqishėm ėshtė grushti juaj, njėkosishtė ju jeni nė gjėndje qė tė pėrballoni pa shumė problem dhe goditjet mė tė fuqishme tė kundėrshtarit.

    Nė boksin modern njihen dy lloj pozicionesh boksi:

    1) Pozicioni normal (pozicioni orthodox), tė cilin e pėrdorin boksierėt qė pėrdorin dorėn e djathtė si dorėn qė godet mė fort. Nė pozicionin normal(orthodox) kėmba dhe dora e majtė qėndrojnė pėrpara.

    2) Pozicioni pėr mėngjarashėt (southpaw), tė cilin e pėrdorin boksierėt qė pėrdorin dorėn e majtė si dorėn qė godet mė fort. Nė pozicionin mėngjarash (sowthpaw) kėmba dhe dora e djathtė qėndrojnė pėrpara.

    Nė kėtė shkrim dhe nė shkrimet e ardhshme ne do ti referohemi vetėm pozicionit normal(orthodoks) pasi ėshtė pozicioni qė pėrdoret nga pjesa dėrmuese e boksierėve, por pėr boksierėt mėngjarash(southpaw) mjafton qė ata tė revarsin kėtė instruksion pasi teknika dhe mekanizmat janė tė njėjta.

    Pėr tė marr qėndrimin e boksit si fillim duhet:

    1) Hapni kėmbėt sa gjerėsia e shpatullave.
    Kjo bėn tė mundur qė ju tė qėndroni nė balancė. Bėj njė hap prapa vetėm me kėmbėn e djathtė,(duke mos lėvizur kėmbėn e majtė). Nga ky qėndrim rrotullo majat e kėmbėve djathtas por vetėm paksa duke i dhėnė njė kėnd rreth 45 gradė afėrsishtė. Qė ta keni mė tė qartė gishtat e kėmbės sė majtė duhet tė jenė tė drejtuara ndėrmjet 12 dhe 2 tė fushės sė orės, po ashtu edhe gishtat e kėmbės sė djathtė duhet tė jenė tė drejtuara ndėrmjet 12 dhe 2 tė fushės sė orės. Pra duke i dhėnė kėndin 45 gradė kėmbėve tuaja, i gjithė trupi juaj do tė mari kėtė kėnd nė drejtim tė kundėrshtarit duke ju dhėnė ju mundėsinė qė tė lėvizni me shumė lirshmėri nė ring dhe njėkosishtė duke i dhėnė kundėrshtarit njė sipėrfaqe sa mė tė vogėl goditje.

    2) Mbahe tė shkėputur pak nga toka thėmbrėn e kėmbės sė djathtė.
    Kjo bėn tė mundur rritjen e shpejtėsisė sė lėvizjes dhe njėkosishtė pėr ti dhėnė fuqi grushtit tė djathtė.

    3) Pėrthyej dhe mbaji pak tė pėrthyera kupat e gjunjėve.
    Nė kėtė mėnyrė ju krijoni mė shumė stabilitet dhe qėndrim mė tė ballancuar, po ashtu ju krijoni mundėsi pėr lėvizje mė tė shpejta para, mbrapa ose majtas e djathtas duke bėrė tė mundur ndryshimin e drejtimit tė lėvizjes, njėkosishtė pėrthyerja e gjunjėve tė ndihmonė shumė nė mbrojtjen nga goditjet anėsore, kroset (hook).

    4) Pėrkul pak sa mesin(hips) duke mbajtur shpinėn tė drejtuar.
    Ki parasysh qė tė mbash gjithmonė mesin(hips) direkt poshtė shpatullave dhe njėkosishtė kjo tė pėrputhet me pikėn e mesit ndėrmjet kėmbėve tuaja. Gjithmonė kėrko qė trupi juaj tė lėviz si njė mekanizėm i vetėm gjatė gjithė kohės nė ring.

    5) Mundohu qė tė qėndrosh nė majat e gishtave dhe nė pjesėn e pėrparme tė shputės sė kėmbės.
    Kjo gjė do t`ju ndihmoj qė tė lėvizni shumė shpejtė nė ring duke e forcuar njėkosishtė mbrojtjen dhe sulmin tuaj.Kur themi nė majat e gishtave kjo do tė kuptoj qė pesha juaj trupore duhet tė mbėshtetet nė majat dhe nė pjesėn ballore tė shputės sė kėmbės dhe jo nė pjesėn e thembrės, por pa ekzagjiruar.

    6) Supin e majtė drejtohe drejtė kundėrshtarit.
    Nė tė njėjtin kohė grushti i majtė ėshtė i mbledhur dhe qėndron vertikalishtė rreth 20-25 cm pėrpara faqes sė majtė nė nivelin e syrit tė majtė dhe pėllėmba e dorės duhet tė jetė paralel me faqen e majtė.

    7) Supi i djathtė qėndron mbrapa.
    Ndėrsa grushti i djathtė ėshtė i mbledhur dhe qėndron i mbėshtetur nė anėn e djathtė tė nofullės, pėllėmba e dorės duhet tė jetė paralel me faqen e djathtė. Ky pozicion i dorės bėn tė mundur qė tė bėsh mbrojtjen nga krahu i djathtė dhe njėkosishtė e bėn grushtin e djathtė shumė tė fuqishėm pasi pėr tė qėlluar kundėrshtarin ju duhet tė rrotulloni trupin duke i dhėnė grushtit tė djathtė peshėn trupore.

    8) Mbaji parakrahėt lart drejtė paralel me trupin dhe bėrrylat futi brenda duke i takuar me brinjėt.
    Kjo bėhet me qėllim qė tė mbrosh trupin sidomos pjesėn e brinjėve nga goditjet duke i bllokuar goditjet me parakrahėt e cila ėshtė mėnyra mė perfecto. Ki parasysh qė pėr tė mbajtur parakrahėt drejt nė pozicionin e mbrojtjes nuk duhet qė tė harxhosh shumė energji, por duhet tė jesh i lirshėm dhe jo i tensionuar, njėkosishtė mundohu qė tė rregullosh pozicionin e parakrahve me qėllim qė tė mbrosh dhe pjesėn ballore tė gjoksit dhe tė stomakut qė ėshtė pėrball kundėrshtarit.

    9) Pėrkul letėsishtė kokėn nė drejtim tė kundėrshtarit.
    Mundou qė ta shikosh kundėrshtarin nėpėrmjet vetullave.

    10) Mjekrėn mbėshtete nė krahun e majtė tė supit.
    Dhe pikėrisht ndėrmjet supit dhe kraharorit. Pjesėn e majtė tė mjekrės duhet ta mbėshtetėsh nė (ku ndodhet ai si boshllėk ndėrmjet tyre). Kjo bėhet me qėllim pėr tė mbrojtur mjekrėn nga goditjet dhe qė nė mė tė shumtėn e rasteve shkaktojnė nokautin(KO).

    Pak a shumė ky ėshtė pozicioni qė boksieri duhet tė mbaj nė ring. Nė kėtė pozicion ju jeni balanct dhe gati pėr tu ndeshur dhe nė asnjė mėnyrė asnjė lloj shtytje nga ēdo drejtim nuk duhet t`ju sballancoj. Ju jeni gati tė lėvizni nė tė gjitha drejtimet me letėhsi. Nė kėtė pozicion ju jeni i lirshėm dhe asnjėherė i shtrėnguar apo tens.
    Njė metodė shumė e mirė pėr tė praktikuar pozicionin e boksit ėshtė pėrpara pasqyrės. Qėndro pėrpara pasqyrės dhe mundohu qė tė marrėsh pozicionin e duhur duke bėrė korigjimet e nevojshme.

    Disa kėshilla qė duhet ti mbani mend gjithė kohės.

    1 – Nė ēdo moment duhet tė jesh i balancuar sikur lėviz, mbrohesh apo sulmon.
    2 – Mbėshtete peshėn trupore nė pjesėn ballore tė shputėve tė kėmbėve dhe nė majat e gishtave.
    3 - Shpėrnda peshėn e trupit ndėrmjet dy kėmbėve gati nė mėnyrė tė barabartė.
    4 - Gjithmonė mbaje thembrėn e djathtė pak tė shkėputur nga toka.
    5 - Mbaj bėrrylet brenda dhe tė takuara me trupin.
    6 - Merr frymė me hundė nė mėnyrė tė thellė nga diafragma.
    7 - Kur mbyll dorėn pėr tė bėrė grushtin, pjesa e brendshme e gishtave duhet tė mbėshtetet
    nė pjesėn e brendshme tė pėllėmbės dhe njėkosishtė mbėshtete gishtin e madhe tė dorės tek nyja e gishtit tuaj tė mesėm.

    Ēfarė duhet tė eleminoni:

    1 – Asnjėherė mos e lė mjekrėn(chin) tė pa mbrojtur.
    Gjithmonė mbaje mjekrėn tė mbėshtetur tek trupi dhe gjithmonė kėrko ta mbrosh me ēdo mėnyrė pasi kundėrshtari atje do tė kėrkoj tė tė qėlloj pėr K.O. E dimė qė qė pas ēdo goditje ju do tė kėrkoni qė tė ngrini mjekrėn, ėshtė instikt, por nė asnjė rast mos e lė mjekrėn e pambrojtur nė tė kundėrt ju kėrkoni tė bini K.O. Prandaj nė ēdo seksion stėrvitje kėrko qė tė mbash tė mbėshtetur mjekrėn tek trupi dhe tė mbrojtur deri sa tė bėhet diēka normale.
    2 – Asnjėherė mos e hiq shikimin nga kundėrshtari.
    Kur dhe nė asnjė mėnyrė qoftė edhe nėn kundėrsulmin mė tė fuqishėm mos e shkėput shikimin nga kundėrshtari ose tė mbyllėsh sytė. Nqs nuk shikon nuk mund tė mbrohesh apo tė sulmosh. Goditja qė tė shkakton mė shumė dėm fizik ėshtė ajo qė nuk shikon. Gjithashtu ti kėrkon qė tė ndalosh sulmin e kundėrshtarit apo tė ndėrtosh sulmin tėnd, por ti nuk mund ta bėsh kėtė nqs ti mbyll sytė apo heq shikimin nga kundėrshtari, pasi ti nuk shikon goditjet dhe njėkosisht nuk shikon ku tė godasėsh.
    3 – Asnjėherė mos i mbaj duart(parakrahėt) poshtė.
    Mbaji nė ēdo moment duart(parakrahėt) lart nė pozicionin e tyre tė boksit dhe asnjėherė mos i ulė ato qoftė edhe se ju jeni i lodhur. Nė kėtė mėnyrė ju jeni gjithmonė nė pozicion pėr tu mbrojtur dhe pėr tė sulmuar, gjithashtu nuk humbni kohė, enrgji dhe rastet e volitshme kur tė paraqiten. E themi kėtė se nqs kundėrshtari tė qėllon ti nuk harxhon energji pėr tė ngritur duart pėr tu mbrojtur, gjithashtu nqs kundėrshtari bėn diēka tė gabuar apo tė krijohet hapsirė pėr ta qėlluar nqs duart nuk janė lart asht siē duhet tė jenė gjithė kohėn ti duhet tė ngresh dorėn nė pozicion dhe pastaj tė qėllosh duke humbur kohė dhe rastin e volitshėm. Kur qėllon me dorėn e majtė, dora e djathtė qėndron nė mbrojtje(mbėshtetur tek nofulla e djathtė) dhe kur qėllon me dorėn e djathtė, dora e majtė qėndron nė mbrojtje(mbėshtetur tek nofulla e majtė).
    4 – Mos e mbaj shumė peshėn e trupit pėpėrpara.
    Njė gjė e tillė do tė shkaktoj humbjen e fuqisė goditjes sė grushtit. Njė gabim qė zakonishtė bėjnė boksierėt e rinjė ėshtė qė ata sballancohen shumė pėrpara duke kaluar gjithė peshėn e trupit nė kėmbėn e majtė gjė qė sjell si pasoj humbjen e fuqisė sė grushtit pasi koka ka kaluar mė pėrpara se kėmba e majtė dhe si pasoj goditja nuk ka forcėn e duhur sepse ėshtė vetėm me krahė duke mos patur forcėn qė prodhohet nga rrotullimi i belit dhe sidomos nuk ka peshėn e trupit qė ėshtė faktori kryesor nė forcėn e grushtit, pra injorohet pjesa e poshtėme e trupit nė forcėn goditėse. Mos harrojmė se forca goditėse e grushtit prodhohet duke filluar qė nga shputat e kėmbėve kalon nė mesin tuaj, shpatullave, nė parakrahun dhe mė nė fund pėr tu lėshuar nga grushti juaj. Pra gjithmonė dhe nė ēdo rast kėmba e majtė qėndron pėrpara kokės.
    5 – Mos harroni tė ktheheni pas ēdo sulmi nė pozicionin fillestar.
    Ky kthim duhet tė jetė i menjėhershėm pasi boksi ėshtė aksion dhe kundėraksion. Kur ju qėlloni me grushtė ju lini pėrkosishtė veten tuaj pa mbrojtje nė atė pjesė tė trupit qė mbronte ky grushtė, prandaj ju duhet tė mėsoheni qė tė ktheheni nė pozicionin e mbrojtjes para se kundėrshari ta shikoj hapsirėn e pambrojtur. Kur jeni duke u ndeshur dhe jeni shumė i koncentruar nė sulm ėshtė e pamundur qė tė mos lėsh tė paekspozuara pjesė tė trupit qoftė edhe pėr njė kohė tė shkurtėr, prandaj kthimi i menjėhershėm nė pozicionin e boksit ėshtė jetikė pėr boksierin. Nė ēdo kohė duart tuaja mbrojnė fytyrėn, parakrahėt mbrojnė brinjėt dhe stomakun, shpatulla e majtė mbron mjekrėn dhe ju jeni gati nė pozicion boksimi nė ēdo moment.
    6 - Nė kėtė pozicion ju jeni i lirshėm dhe asnjėherė i tendosur(muskuj tens).
    Tension do tė thotė lodhje dhe humbje tė rezistencės e tė qėndrushmėrisė. Prandaj nė pozicinin e boksit ju duhet tė jeni i qetė dhe i lirshėm pasi duhet tė kuptoni qė tė jeni tė shpejtė dhe tė zhdėrvjelltė nė ring nuk varet vetėm nga lėvizja e muskujve, por njė rėndėsi tė veēantė ka sistemi nervorė. Kur muskujt janė tė lirshėm, sistemi nervor funksionon shumė mirė dhe mesaget qė truri dėrgon tek muskujt zbatohen menjėherė. Njė gjė e tillė nuk ndodhė kur muskujt janė tė tendosur gjė e cila sjell si pasoj qė ju tė lėvizni shumė ngadalė dhe muskujt fillojnė tė lodhen mė shpejtė. Gjithashtu kur ju jeni shumė i tensionuar llogjika juaj nuk ėshtė e shpejt dhe e qartė dhe ju nuk keni kontrollin 100% tė muskujve tuaj. Prandaj qėndro i qetė dhe relax gjė qė do tė sjell rritjen e shpejtėsisė dhe tė qėndrushmėrisė gjithashtu instiktet dhe kundėrveprimi juaj do tė jetė i menjėhershėm dhe mendimet tuaja do tė jenė mė tė qarta. I vetmi moment qė ju duhet tė jeni i tendosur(shtrėnguar muskujt) ėshtė kur kundėrshtari qėllon me grusht trupin tuaj…..

    P.S. Success in boxing....depends on dedication, physical conditioning, and long hours spent in workouts and sparring sessions.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ilir 2010 : 04-12-2009 mė 04:27

  11. #10
    Okej pas tre ditesh te ngarkuara me pune dhe me shkolle me ne fund gjeta pak kohe te ulem dhe te shkruaj. Nuk e di se sa ju intereson kjo teme dhe a eshte e vlefshme per ju? Jam kurioze te di pershtypjet dhe se ja vlen qe ti kushtoj kohen time apo jo? Mos harroni se ketu ne New York kohen nuk e kemi aq te lire sa mund te jete ne Europe. Natyrisht tema sa ka filluar dhe ne jemi ne hapat e para te saj dhe une do te mundohem t`ju jap sa me shume informacion dhe sidomos rreth anes teknike te boksit. Une kam qene dhe jam shume i apasionuar pas sportit dhe ne vecanti boksit dhe jo vetem stervitem vete intensivishte, por njekosishte ne kohen e lire me pelqen te studjoj sweet boksin. Natyrishte qe kjo gje mua me jep kenaqesi te jashtezakonshme. T`ju them te verteten shkrimet per forumin nuk jane te pergatitura apo te gatshme, ato jane ne trurin tim dhe kane ardhur si rrjedhoj e nje eksperince te gjate dhe te studimeve te vazhdueshme te sweet science te boksit, por qe une duhet te ulem, ti pergatis dhe ti hedh ne note book, por njekosishte me vjen dhe per te qeshur (dhe tani qe po shkruaj po qesh me veten time), pasi ne shume raste duhet te vras trurin te gjej fjalen e duhur teknike. Kjo eshte e vertete edhe pse kam arsim te larte, une sportin e bukur te boksit e ushtrova ne Itali dhe ne Amerike, pra cdo shpjegim teorik eshte bere ne keto dy gjuhe dhe kjo me ngadalson pak ne gjetjen e fjaleve teknike te boksit ne shqip. Si mund t`jua qartesoi me mire p.sh. nqs me thua hook (anglisht) ose gancio (italisht) no problem, por per te gjetur fjalen ne shqip, harrohe duhet te mendo e te mendoj….

    Shume te apasionuar pas boksit ndoshta presin qe une te filloj direkt me anet godise te boksit dhe me kombinacionet por mos harroni nje dicka qe femija i vogel para se te filloj te vrapoj duhet te mesoj te eci dhe cdo gje vjen gradualishte, eshte njesoj si ndertimi i nje ndertese te re, nqs ti deshiron nje ndertes qe ti qendroj kohes dhe cdo te papriture duhet ti ndertosh themele te forta, sa me te forta themelet aq me e fort eshte ndertesa. Te njejten gje mund te themi edhe per boksin, sa me mire qe ju te mesoni fondamenntals (bazat themelore) aq me te kompletuar ju do te jeni si boksier. Shume harrojne kete gje duke injoruar themeloret, bazat e boksit gje qe te cojne ne fund te fundit ne deshtim te plote ose ju do te beheni nje boksier medioker. Prandaj asnjehere mos kerko qe te injoroni fondamentals, ato jane jetike ne rrugen tuaj te boksit.

    Natyrishte shtrohet pyetja per c`fare do t`ju sherbej ky tutorial rreth boksit? Kjo do te varet se c`fare objektivash keni ju ne drejtim te boksit? Nqs ju deshironi te mesoni boksin vetem per difense personale dhe njekosishte ju nuk keni kushtet, kohe dhe mundesite qe te shkoni ne palester, atehere ky tutorial rreth boksit eshte i mjaftueshem per ju (natyrishte duke u praktikuar vete ne shtepi dhe pa ndihmen e nje instruktori). Nqs ju deshironi qe te vazhdoni karrieren ne ring si boksier ky tutorial gjithashtu do tju ndihmoj ju ne hedhjen e bazave te boksit dhe te kuptoni fondamentals por natyrishte ju duhet gjithashtu te frekuentoni nje palester te vertet boksi ku te sterviteni nen mbikqyrjen e nje instruktori te kualifikuar. Njekosishte ky tutorial eshte shume i rendesishem per traineret e boksit apo per ata qe deshirojne te hedhin hapat e tyre ne drejtim te karrieres se profesorit te boksit, pasi do tju japi ju mundesine te kuptoni me me themel dhe anen teorike te boksit dhe do tju bej ju te afte te shpjegoni me shume detaje te gjitha veprimet e boksit. Jo te gjithe boksieret e mire, jane dhe trainer te mire. Ka shume sportiste qe kane ushtruar aktivitetin e boksit dhe kane dhene dhe rezultate shume te mira ne ring, por kur kalojne ne rolin e trainerit ata gjejne shume veshtiresi ne shpjegimin e gjerave dhe te veprimeve. Ata mund te bejne ne prefeksion nje ushtrim, por nuk jane ne gjendje te japin nje shpjegim te qarte dhe te plote te tij, prandaj ky tutorial do tju ndihmoj ne kete drejtim. Une kam pasur fatin e mire te marr leksionet e boksit dhe te trainohem nga dy maestrot me te mire te Italise dhe ata nuk ishin vetem te afte ne demostrimin e gjerave, por edhe ne shpjegimin teorik te tyre gje qe me beri mua komplet si boksier dhe me dha rezultate te shkelqyera ne veprimtarin time te boksit dhe njekosishte e ndjej kete influence edhe ne veprimtarine time si trainer ku jo vetem ju demostroj nxenesve te mi nje ushtrim, por njekosishte u jap edhe shpjegime perse duhet ky, ne kete menyre ata behen me te afte dhe me te kompletuar si boksier.
    Te mesosh si te boksosh do kohe dhe safrifica, duhet te kuptoni qe Roma nuk eshte ndertuar per nje dite dhe qe boksieri nuk eshte i lindur i tille, por qe me stervitje te vazhdueshme dhe hap pas hapi ju do te beheni te tille dhe do te beheni te afte te mbroni veten tuaj ne cdo moment e ne cdo situate dhe ne te njejten kohe ju do te persosni sistemin tuaj fizik dhe mendor.
    Ne kete video qe une e gjeta ne youtube ku nje nga profesoret e boksit Russ Anber's (qe per mendimin time eshte me te vertet i pergatitur) demonstron ne menyre praktike pozicionin e boksit. Shpresoj qe t`ju ndihmoj. Kini parasysh qe ne youtube ka shume gjera rreth kesaj teme, por jo te gjitha videot jane ne nivel te larte teknik, prandaj beni kujdes ne zgjedhjen e materialit duke pasur parasysh qe ju po sterviteni pa instruktor dhe eshte nje gje shume negative nqs ju mesoni gjerat ne menyre te gabuar.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •