Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Financusi mirëbërës i Spitalit të Gjirokastrës

    Pak dite me pare ne librin "Babai yne Medari" shkruar nga Ylli Medar
    Shtylla mesoj nje fakt interesant:

    "Qe ne vitin e pare kur Dr. Medar Shtylla u emerua minister i Shendetesise,
    merr nje leter nga nje gjirokastrit me banim te hershem ne Amerike me anen
    e se ciles, ai, shqiptaro-amerikani deshironte te jepte nje ndihme per
    Shqiperine. Une, thote ai, desheroj qe te ndertoj ne qytetin tim te lindjes,
    ne Gjirokaster, nje spital per te semuret, qe te sherohen e te jene ne jete.
    C'do shpenzim qe do te nevojitet do te mbulohet nga une.

    Ministri njoftoj kryeministrin Hoxha qe e pranoj ndihmen e ofruar. Spitali
    sipas projektit amerikan nisi te ndertohet me vitin 1948 dhe perfundoj ne
    vitin 1954. Nuk dihet as emri se kush ishte ky investitor zemerbardhe dhe sa
    kushtoj ndertimi i tij..."


    Ka qene ne traditen e vendit tone qe shqiptare te larguar nga vendlindja
    kur "ziheshin" mire nga gjendja ekonomike aty ku mergonin, investonin ne
    vepra publike ne vendin e tyre (ne ndertimin e urave, krojeve, puseve,
    kishave, xhamive, shkollave, spitaleve, etj.) dhe zakonisht ato mbanin emrin
    e mireberesit. Por kjo gje nuk ndothte gjate kohes se komunizmit ne Shqiperi
    edhe pse investime te tilla nuk kane munguar.

    Per spitalin e Gjirokastres ne popull eshte thene fillimisht se ndertohet
    nga jugosllavet, megjithse ai ne asnje rast te shkruar nuk hyn ne listen
    "veprave" qe ndihmuan jugosllavet (qe fillon me "fabriken" e litarit ne
    Rogozhine per te cilen kishte shume nevoje Partia).

    Do te ishte me shume vlere qe te gjendej emri i ketij mireberesi dhe shuma
    qe ai ka shpenzuar. Me siguri ne arshivat e Ministrise se Shendetesise apo
    ato qendrore duhet te keta dokumentacion te kohes per kete rast, ndofta dhe
    ne shtypin shqiptar te kohes ketu ne Amerike. Kushdo qe di diçka rreth ketij
    fakti apo mund te gjej ndonje materjal le ta bej publik.

    Nje pllake perkujtimore falnderuese ne hyrje te Spitalit "Omer Nishani" ku
    te permendet investitori i tij do qe gjeja me e mire qe mund te behej ne
    kete rast.

    Me posht po vendos te skanuar librin dhe faqet qe bejne fjale per kete rast.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum teme interesante o gjirfab..

    patjeter qe ne arkivat e shtetit duhet te jene informacionet e sakta.. per kte ceshtje.

    mire eshte te hapim nje teme per filantropet tane te shquar..

    ti harrosh ata eshte nje faqezeze per nje popull..

    mirnjohja eshte virtyti me i larte i njeriut por dhe i nje populli..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •