
Postuar më parë nga
leci
Berisha shkel Kushtetutën dhe Kartën e Autonomisë Vendore,
Shoqërisë “Taivan” i është shitur një sipërfaqe toke, për efekt legalizimi, nga ana e Këshillit Bashkiak, me vendim Nr. 2, dt. 17 Shkurt 2005. Madje, në bazë të ligjit, shitblerja e trojeve kërkon shumicë të cilësuar dhe ky vendim është miratuar me 71% të votave, duke marrë dhe votat pro, të një pjese të mirë të anëtarëve të koalicionit të Partisë Demokratike.
Berisha: ligji nuk lejonte shitjen e tokës dhe Bashkia e ka bërë në shkelje të tij.
Ligji Nr. 9209, neni 2, pika 11 e të cilit përcakton, se në rastin e trojeve publike, per efekt legalizimi, toka shitet nga Këshilli Bashkiak apo i Komunës.
Berisha Bashkia ka shkaktuar dëm miliona euro, pasi çmimi është në kundërshtim me ligjin.
Relacion i administratës, përcjellë nga Kryetari i Bashkisë, Këshillit Bashkiak, ku i propozohet që çmimi të përzgjidhet në një nga dy mënyrat; sipas përcaktimit të ligjit, apo me ngritjen e një komisioni nga Këshilli, për përcaktimin e çmimit të tregut.
Këshilli, me insistimin edhe të këshilltarëve demokratë, vendosi sipas përcaktimit të ligjit. Nga ana tjetër, vlera e paguar për legalizimin, sikur të ishte bërë me ligjin që zbaton sot qeveria, do të bënte që subjekti të paguante 5 herë më pak, nga çka është derdhur në arkën e Bashkisë në vitin 2005.
Me nderhyrjet e pd-istave te flakte ka ndodhur mrekullia.
Edhe ata qe nuk duan tja dine per politike e jetojne mijera km larg Shqiperise,po shnderrohen ne kundershtare te Berishes,fale fanatizmit dhe mbrojtjes se çmendur te PD dhe Sali Berishes nga pd-istat
Krijoni Kontakt