Temen e kam lexuar qe kur kam shkruar. Kur dikush ben vizite tek mjeku shkon per te permiresuar gjendjen shendetsore. Vizite ne te cilen perfshihet qe nga marrja e nje opinioni, tek receta...apo procedura te tjera. Me pak fjale raporti mjek - pacient sido qe ta kthesh eshte sherbim shendetsor dhe jo vizite per te pire kafe
Pikerisht per kete po diskutojme, mungesen e ndihmes nga mjeku kur i eshte kerkuar.
Perzgjedhja se ku pacienti vendos te marr sherbimin mjekesor, nuk eshte nenēmim, eshte e drejte e gjithkujt per te provuar aty ku mendon se eshte me mire, brenda kushteve dhe mundesive qe ka. Profesioni i mjekut, ndryshe nga shume profesione te tjera, eshte i lidhur direkt me ardhjen ne ndihme te pacientit, kjo eshte nje nga arsyet per te cilat vleresohet. Dhe nuk eshte biznes qe mqs ti anashkalove mallrat e mia heren e pare, refuzoj t'i shes tani qe erdhe. Nese dikush jeton ne Shqiperi dhe ka mundesi te vizitohet jashte, sipas kesaj llogjike i bie qe te vdes kur te kthehet, se mjeket do t'i refuzojne sherbimin mjekesor.
Perfundimisht, ndaj mjekeve te tille shpresoj te merren masat me te rrepta, ndersa per ata qe mendojne si me lart ju uroj te mos e gjejne veten ne te tilla situata si hapesi i temes.
Krijoni Kontakt