Kryeministri, seks me baristen e Parlamentit
» Dėrguar mė: 24/11/2009 - 14:26
Teksa parlamenti miratonte ligjet, ata bėnin seks nė njė dhomė aty ngjitur. Njė skandal erotik sapo ka shpėrthyer nė Australi. Michelle Chantelois, ish-bariste, ka rrėfyer pėr mediat lokale se ka pasur nė vitet e shkuara njė lidhje intime me Mike Rann, i cili qė nga viti 2002 ėshtė kryeministėr i Australisė sė Jugut. Rrėfi mi i gruas 39-vjeēare ėshtė regjistruar gjatė njė emisioni televiziv pėr Sunday Night dhe pritet qė tė transmetohet tė dielėn e ardhshme. Rrėfi mi i ish-baristes sė parlamentit ka shokuar publikun, pėr mė tepėr qė politikani ka pranuar tė bėjė seks pak metra larg sallės sė parlamentit. E pėrditshmja The Australian ka arritur tė publikojė disa tė dhėna tė intervistės dhe e ka etiketuar si
njė skandal, i cili mund ti kushtojė qeverisė qė ndodhet nė mandatin e saj tė tretė tė zgjedhjeve, ndėrsa raundi i radhės pritet qė tė nisė nė muajin mars, por situata ėshtė bėrė e nxehtė qė nė kėtė periudhė.
LIDHJA INTIME
Ngjarja ėshtė kthyer nė njė nga historitė mė tė debatuara pėr momentin, pėr mė tepėr qė vetė gruaja ka rrėfyer historinė pa fshehur asnjė detaj. Sipas rrėfimit tė gruas, e cila pėr disa vite ka punuar nė parlament si bariste, ajo ka pasur njė lidhje intime me njė politikan rreth 56 vjeē, marrėdhėnie e cila ka zgjatur pėr disa vite rresht. Pjesa mė e madhe e raporteve seksuale janė konsumuar nė zyrėn e Rann, e cila ndodhet pak metra larg sallės sė parlamentit. Madje, lidhja mes Michele Chantelois dhe kryeministrit nuk ka qenė aspak pasionante, por njė dashuri me shikim tė parė. Ish-baristja ka pranuar se pėr 10 vite ka pasur njė marrėdhėnie tė ngushtė me politikanin, por mė pas ajo ka kaluar nė rrafshin seksual. Historia ėshtė bėrė akoma mė interesante, kur gruaja ka pohuar se kishte ruajtur rreth 200 mesazhe nė celularin e saj, tė cilat datonin nga marsi i vitit 2004 deri nė tetor tė vitit 2005, aty ku edhe duket qartė se lidhja e tyre ka marrė nota tė theksuar intime, madje nuk mungojnė as frazat e zjarrta mes dy tė dashuruarve. Por, politikani kėtu ka rėnė pa dashje nė grackė, pasi mesazhet janė pikėrisht ato qė e komprometojnė mė shumė jo vetėm lidhjen e tij, por edhe karrierėn politike. Ndėrkaq, shtatorin e shkuar gjatė njė ceremonie, kryeministri ėshtė sulmuar publikisht nga Richard Phillips, i cili ėshtė edhe bashkėshorti i gruas qė kishte lidhje jashtėmartesore me politikanin e njohur. "Nuk ėshtė diēka qė mė pėlqen dhe pėr mė tepėr ta diskutoj nė publik. Mbi tė gjitha ndihem sikur jam liruar nga diēka e pistė qė mė rrėndonte nė trup. Ndihem e lodhur nga gėnjeshtrat e tij", - ka pohuar gjatė intervistės sė saj. Gruaja ka marrė guximin qė t'u kėrkojė falje publike tė afėrmve tė saj dhe ka ftuar kryeministrin qė tė bėjė tė njėjtėn gjė, pėr tė pranuar fajin. "Ai ka mashtruar gruan e tij, duke e plagosur atė nė mėnyrė tė heshtur", - ka thėnė ish-baristja, e cila nė kėtė moment ėshtė duke bėrė apel ndaj grave tė tjera, qė tė mos pėrfshihen nė lidhje tė tilla, tė cilat rrezikojnė tė ardhmen e tyre me kėto marrėdhėnie sentimentale.
Kryeministri
Kryeministri Rann u martua nė vitin 2006, pas njė fejese historike qė pati me Sasha Carruozzo. Gruaja e kryeministrit, ndėrkaq e pyetur pėr marrėdhėniet me znj. Chantelois nuk ka pranuar tė flasė pėr kėtė ngjarje, por burime pranė saj kanė pranuar se Sasha dinte pėr ēdo gjė, edhe pėr miqėsitė e shkuara. Madje, kėtė fakt e pohojnė edhe miq tė kryeministrit, qė kanė pranuar se ai nė konfidencė u ka rrėfyer atyre faktin se gruaja e tij e dinte kėtė histori dashurie, por nuk i kishte rrėfyer pėr premtimet qė i kishte bėrė asaj. Por, historia e zbuluar nė media duket se nuk e ka shqetėsuar aq fort kryeministrin, madje ai ka pohuar se ėshtė kurioz tė ndjekė historinė e ish-mikeshės sė tij nė televizion, para se tė deklarojė versionin e tij mbi kėtė ngjarje. Kjo sipas medias, ėshtė mė shumė njė paralajmėrim pėr tė konfirmuar se realisht kjo histori mund tė ketė kohė pėr t'u pėrgatitur. Do tė jap njė intervistė tė hėnėn, pasi tė shoh nė televizion se cilat janė akuzat", - ka thėnė kryeministri, duke sqaruar se nuk do tė lejojė pėr asnjė shkak qė tė bėhen shpifje nė emėr tė tij lidhur me kėtė ngjarje. Nė kėtė pikė ka reaguar edhe Partia Laburiste. Zėdhėnėsi i saj, Tom Koutsantonis ka deklaruar se Rann ka shprehur ndjesė pėr ngjarjen. "Kryeministri ka qenė njė president pėr shtetin tonė. Ka investuar shifra rekord nė transportin hekurudhor, nė industrinė e mbrojtjes dhe janė shpenzuar shifra astronomike pėr shkollat dhe spitalet tona", - deklaroi Koutsantonis, duke theksuar se ka qenė kryeministri mė i mirė qė ka pasur Australia e Jugut dhe ky ėshtė fakti qė i intereson mė shumė popullit, se sa skandali seksual.
gsh.
Krijoni Kontakt