Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 61
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    "Jeni Nje Shpifes I Ulet Zoti Berisha"

    "Jeni njė shpifės i ulėt, zoti Berisha"

    "Une jam i hapur tė pres ēdo lloj kontrolli apo komisioni hetimor, qoftė edhe me deputetė tė opozitės"



    Agron DUKA DEPUTET I SHIJAKUT DHE MINISTER I BUJQESISE,

    Qėnkeni vėrtet shpifės zoti Berisha! Po ju drejtohem me kėto fjalė, i detyruar pas sulmeve dhe shpifjeve tė pėrsėritura qė ju bėni nė adresė tė personit tim jo vetėm si ministėr i kėsaj qeverie, por edhe si qytetar e deputet i Parlamentit shqiptar.
    Ju jeni fatkeqėsisht bashkėkombasi im shpifės!
    Sepse nuk ėshtė hera e parė qė ndyni mikrofonat publikė dhe privatė me qėllim denigrimin jo vetėm tė figurės sime si deputet, por edhe tė shumė biznesmenėve tė tjerė nė kėtė vend. Ju mė detyruat t'ju rikujtoj se unė sė bashku me tim vėlla, kemi nisur tė merremi me tregėti qė nė vitin 1990, atėherė kur emri juaj ishte i njohur vetėm si infermier i Oborrit. Ju mė akuzuat sėrish dy ditė mė parė si hajdut dhe kontrabandist duke iu referuar edhe njėherė magazinave doganore. Tymnaja qė ju lėshoni do tė ishte e vlefshme vetėm pėr njė pakicė njerėzish qė ju ndjekin ende pėr inerci dhe nė mėnyrė tė verbėr por jo pėr pjesėn mė tė madhe tė qytetarėve tė kėtij vendi, tė cilėt e dinė, po ashtu si unė, se ju pėrfaqėsoni tashmė vetėm njė mashtrues tė rėndomtė nė kapitullim e sipėr...
    ...Mendoj se ėshtė e nevojshme tė informohen anėtarėt e parlamentit si dhe opinioni publik se si qėndron e vėrteta. Kam filluar tė merrem me tregėti qė nė vitin 1990. Nė vitin 1993 unė dhe im vėlla Armando Duka kemi themeluar firmėn "Aiba". Aktiviteti i saj ka qenė kryesisht tregėti me mallra ushqimore e elektroshtėpiake. Por mė vonė duke parė pėrparėsinė e prodhimit dhe avantazhet qė tė sjell ai, e kthyem objektin e aktivitetit tė saj, duke i dhėnė mė shumė pėrparėsi prodhimit. Kėshtu ajo prodhon ushqime pėr blegtori, pula pėr vezė dhe vezė tė arta, zoti Berisha.
    Mund t'ju informoj se xhiro mesatare vjetore e "Aiba-s" ėshtė rreth 515.216.160 lekė (tė reja). Shteti ėshtė debitor me firmėn "Aiba" pėr TVSH me 56.591.900 lekė. Firma jonė ėshtė njė nga 200 tatimpaguesit mė tė mėdhenj nė Shqipėri. E tillė ka qenė edhe nė kohėn kur nė pushtet ishit ju zoti Berisha. Vėllimi i tregėtisė sė mallrave ushqimore pėr tė cilėn ju akuzoni pėr kontrabandė, zė vetėm 15 pėrqind tė xhiros totale tė firmės "Aiba".
    E bėra kėtė rezyme tė shkurtėr shifrash pėr t'ju rikujtuar zoti Shpifės se unė jam njė nga tė rallėt deputetė dhe ministra qė kam deklaruar nė Kuvend pasurinė time personale qė arrin nė disa milionė dollarė.
    Ju keni bėrė tė njėjtėn akuza edhe nė fushatėn elektorale tė dy viteve mė parė. Pėrdorėt fjalorin mė tė ndyrė pėr mua dhe familjen time si: hajdutė, kontrabandistė, vrasės, familja mė e degjeneruar e Shijakut, Durrėsit e mė tej, nė njė kohė qė prindėrit e mi ishin mėsues tashmė nė pension. Ju morėt pėrgjigjen qė merituat dhe atė ua dhanė banorėt e Shijakut, tė cilėt e braktisėn sheshin e mitingut. Nė Shijak humbėt ju, jo Osman Metalla. Pėr rastin konkret ku unė akuzohem si kontrabandist nėpėrmjet politikes, dua t'ju rikujtoj se magazinėn doganore, "Aiba" e ka hapur nė vitin 2000 ndėrsa unė jam bėrė deputet nė 2001. Edhe ju e dini zoti Shpifės se objekt i mundshėm i kontrabandės nuk janė ushqimoret por mallrat e akcizės tė cilat "Aiba" nuk i ka tregėtuar asnjėherė. Megjithate une nuk jam duke mbrojtur magazinėn doganore tė "Aiba-s". Unė jam i hapur tė pres ēdo lloj kontrolli apo komisioni hetimor qoftė edhe me deputetė tė opozitės. Unė do tė votoj pėr mosmbylljen e magazinave doganore pasi jam i bindur se kjo gjė do tė ishte njė regres jo vetėm pėr biznesin shqiptar por pėr gjithė ekonominė tonė. Dua t'ju rikujtoj gjithashtu se dizinformimi dhe akuzat pa fakte pėrbėjnė tė njėjtin krim si ai ekonomik. Ju mė akuzoni si kontrabandist, unė do t'ju padis nė gjykatė dhe do t'i shkoj ēėshtjes deri nė fund. Do tė kėrkoj qė ju tė provoni akuzat tuaja, ose nė tė kundėrt, do tė paguani dėmin moral qė po mė shkaktoni mua, familjes time dhe biznesit tė firmės "Aiba".
    Dhe e fundit, emrin nuk e kam as Arben as Petro e as Duks, por zoti Duka, o zoti Shpifės.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zoti Duka, deputeti socialist i Shijakut, i partise ish te Punes pra thote:

    " Ju mė detyruat t'ju rikujtoj se unė sė bashku me tim vėlla, kemi nisur tė merremi me tregėti qė nė vitin 1990, atėherė kur emri juaj ishte i njohur vetėm si infermier i Oborrit. "

    Pra Punisti Duka qe ne Kohe te Regjimit Socialist eshte marre me "tregeti".
    Ne 1990 nuk ishte ligjeruar privatizimi ..pra tregetia ligjerisht zhvillohej nga Shteti socialist dhe njerzit ishin puntore dhe konsumatore.
    Cfare tregetie ka bere punisti Duka ne kohen kur Vendi ishte monopartiak dhe ku Malli ishte i SHTETIT?

    Pra DUKA ka filluar te vjedhe SHtetin qe ne kohe te RAMIZIT.
    Kjo nuk e ka penguar ate te jete Hajdut i Shtetit Punist dhe njekohesisht militant i Partise Punes.
    Shume interesante kjo lloj Monstre.

    Duka thote me mburrje se kur ai bente Tregeti doktor profesor Sali Berisha ishte infermier i Oborrit.
    Kush eshte "OBORRI" ?

    Oborri eshte BLLOKU ku jetonin lideret Byroiste te PPSH-se dhe qe Duka familjarisht ka qene vegel e operativave te ures Shijakut e vazhdon te jete dhe sot "fanatik" i tyre.
    Por DUKA a nuk thote pak se ato postet ministrore a po i merr nga NANO i cili ishte jo infermier por Shkrues ne Institutin marksist te Nexhmijes..mbretereshes se Oborrit te athershem.

    Pra Duka eshte dhe Hipokrit i madh.



    Me poshte ai thote:

    "Nė vitin 1993 unė dhe im vėlla Armando Duka kemi themeluar firmėn "Aiba". Aktiviteti i saj ka qenė kryesisht tregėti me mallra ushqimore e elektroshtėpiake. Por mė vonė duke parė pėrparėsinė e prodhimit dhe avantazhet qė tė sjell ai, e kthyem objektin e aktivitetit tė saj, duke i dhėnė mė shumė pėrparėsi prodhimit. Kėshtu ajo prodhon ushqime pėr blegtori, pula pėr vezė dhe vezė tė arta, zoti Berisha. ""

    Pra Zoti Duka pohon se ne Kohen e Saliut (1993) behej biznes ne Shqiperi ...pra kishte ligje e kishte hapsire per biznes dhe per militantet Socialiste si tipi Duk-Angjelit me shoke....

    Mirpo Partia Dukes ka thene se gjate "Regjimit gjakatar te Berishes" u bene vetem regrese e barbarizma..e per cudi ne kte regjim hajduti i kohes Ramizit dhe militanti hipokrit "anti-Oborr" e njekohesisht deputet i Partise trashegimtare te Oborrit paskan pasur mundesine e demokracine e nevojshme te behen me Kompani e biznese e te fitojne miliona.

    Jepi Duk jepi..me te lumte sqepi.



    Me poshte Duka thote:

    "Mund t'ju informoj se xhiro mesatare vjetore e "Aiba-s" ėshtė rreth 515.216.160 lekė (tė reja). Shteti ėshtė debitor me firmėn "Aiba" pėr TVSH me 56.591.900 lekė. Firma jonė ėshtė njė nga 200 tatimpaguesit mė tė mėdhenj nė Shqipėri. E tillė ka qenė edhe nė kohėn kur nė pushtet ishit ju zoti Berisha. "

    Pra Shteti debitor ndaj DUKES..
    Si eshte mundur o Duka qe Shteti eshte debitor?
    Pra ti ke paguar me shume Shtetit se te takon pra ke blere ne Shtet Zyrat e patentat ministrore dhe me to ke dhene 10 e ke fitu 1000 si minister e tregetar njekohesisht.

    Ky eshte KORRUPSIONI o DUKA e ska brire.
    Keto dite DUK Socialisti e minister i Bujqesise bleu televizionin e Nikoll Lesit , nji militant tjeter ky i PS-se.
    Armando, vllai Dukes , eshte Kryetar i federates Futbollit.

    Pra Duk Deputeti ka ne dore Futbollin, Pulat, Buken, Vezet , Zyrat e Shtetit, kolltukun e deputetit e Milardat dhe Populli i mjere ka vetem FOTOKSINEN.

    Bravo DUK socialisti.



    Ja pra se cbem ne , populli budalla me 1992 kur votuam ndryshimin e Sistemit..
    Ligjeruam hajdutet e Partise Punes qe nga Vjedhsa Magazinash u bene Pronar Magazinash..nga Hajduta pulash u bene Pronar pularish..

    he me na lumte neve..


    Duka thote se:

    ""Pėr rastin konkret ku unė akuzohem si kontrabandist nėpėrmjet politikes, dua t'ju rikujtoj se magazinėn doganore, "Aiba" e ka hapur nė vitin 2000 ndėrsa unė jam bėrė deputet nė 2001. """

    Pra DUKA na verteton se te jesh deputet Socialist duhet te jesh me pare Pronar i madh e miliarder..
    Bravo Duka per sqarimet..


    E ne fund Duka thote:

    """ Dhe e fundit, emrin nuk e kam as Arben as Petro e as Duks, por zoti Duka, o zoti Shpifės.""

    Jo o Duka jo as Lej fen nuk e ke emrin..as Pal Vate..as Hekuran e hajredin celik Partie por e ke FEUDALI I SHQIPERISE MESME.


    Dhe mire ja bere Berishes sepse hallin tuaj kishte me 1992-1993..kur thosh...te krijojme eliten biznesmene..

    Po Po berisha po ..e krijove Eliten dhe ata as vote kurre nuk te dhane e te groposen ty e vendin ..
    Mjer Votuesit e tu qe kane peshqesh vetem barin e miut se Pulat, Miellin e Vezet i KA Mafia e Dukes me shoke..qe gezon demokracine perendimore duke votuar totalisht familjarisht per Pol Potizmin.

    Rrofte demofotoksina per popullin..

    Rrofte Zyrihy Per miliardat e Dukes,Rucit,Angjelit e Metes.


    Sa gjera te bukura na meson artikulli i Depo -Hajdutit Shijakas Arben DUKA.


    Ti shijaksi i Ps-se thx per artikullin qe solle..dhe meso mire atje ne londer teknikat Mediative se ka nevoje per ty PADRONI DUKA.


    tung..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    13
    faleminderit brari do doja ti shkruaja vete keto dhe ti tregoja qe duka fitoji ne shijak me ane te gjykates kushtetuese .besoj se shijaksi -london harron qe ndryshimi i vetem ndermjet leskajt dhe dukes eshte qe duka shprendau neper familje makarona te prishme dhe pula te vjetra te pularise se tij qe nuk kushtojne me shume se 50-lek por edhe nje here faleminderit sepse nuk perfaqson ai shijakun
    Eagle

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Thx Shijaku..

  5. #5
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Brari ju po beni te njejtin gabim duke hedhur balte mbi z Duka nje nder biznesmenet me te respektuar te shqiperise, ju e beni ate njesoj sikurse beri idhulli juaj i semure, i cili din vetem te lefi si qen ne parlament, dhe te akuzoje.

    Z Duka eshte i pari politikan ne shqiperi qe ka deklaruar pasurine e tij, para se te ulej ne karriken e deputetit. Gje qe nuk e ka bere ende akuzuesi i tij i cili tani duhet ta ket vendin ne muzeumin kombetar te antivlerave kombetare, dhe jo ne parlament.

    "Shijakso" nese je vrete nga shijaku duhet ti dish gjerat me mire. E para duhet te kesh respekt per nje bashkeqytetarin tuaj, per nje njeri qe po i jep shijakut nje faqe tjeter.

    Ti e din fare mire pse z Duka fitoi ne shijak, fitoi sepse te gjithe shijaksit votuan per te si nje artelative e se ardhmems.

    Nese ndalesh nje moment dhe hedh syte nga e kaluara qeverisese e PD per te cilen shijaku ka votuar gjithmone do te veresh vetem zhgenjim per ata qe votuan per PD. Asnje investim, asnje rruge e shtruar dhe asnje premtim i mbajtur nga Deputetet Blu.
    Nese ti apo te tjeret nuk jua ka qejfi ta quani z Duka perfaqesuesin e Shijakut, ai eshte sepse ka marre voten e atij populli, dhe per kete ne shijakasit duhet te jemi krenar se kemi nje deputet i cili po punon per ate qytet, dhe po ndryshon shume.

    Per sa i perket krahasimeve me Z Leskaj, beni perseri gabim se flisni pa asnje fakt. Flisni njesoj si ai i cili vinte ne shijak dhe vec bertisete dhe akuzonte. Nese ke qene ne Shijak ne mitingun e fundit ku Doktor Rrumpalla filloi te shai z Duka ai qe ate monent mori voten kundra te shijakasve, sepse ne tradicionalisht ne shtepine tone nuk lejojme bajraktare te na shajne djemte e qytetit tone. ai e beri dhe mori voten kundra te shijakasve.

    Verberija juaj politike nuk ju lejon te shikoni ndryshimet i nderuar patriot, nese je i tille. Shijaku nuk ka votuar per patine socialiste, ai ka votuar per birin e vet, i cili po e perfaqeson denjesisht ate ne parlament, madje dhe ne rang qeveritar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shijaksi-London : 02-02-2003 mė 12:16

  6. #6
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Nga 90-ta miliona dollare s'ka fituar FIAT -ti, ka fituar Duka duke punuar "ndershmerisht". Kujt po i flet ky teveqel.

    Problemi eshte se ai i drejtohet nje tjeter TEVEQELI, qe duhej te perfaqesonte ne fakt partine e se djathtes borgjeze. I cili ne vend qe te largohet nga skena politike (me kete do i beje nderin me te madh shqiperise) vazhdon te beje politike.

    Ajo qe shkon mbrapsht ne Shqiperi eshte pikerisht kjo, socialistet jane bere borgjeze, ndersa demokratet kane ngele proletare. Kur duhet te ishte e kunderta.
    Si me ja ba, ketu eshte halli.

    Zgjidhja eshte ndryshim rrenjesor politik, duke filluar nga instancat me te larta, Sali Berisha duhej te ikte me KOHE (97), sot pozitat e liderit te ri do te ishin njefaresoj te konsoliduara.
    PD duhet te perpiqet, nepermjet programeve e aleancave te ndryshme te mundshme, te afroje ne rangjet e saj NJEREZIT E ZGJUAR, ambicioze, te pajisur me ide te reja drejtimi, si Rama me shoke.
    Mos ta lere PS ta monopolizoje rrafshin politik shqiptar.
    E jo te vazhdoje te LEHE me gjuhe te vjeter bolshevike. Dihet qe nje BORGJEZ eshte nje HAJDUT, ndryshe ai s'ka si pasurohet.
    Problemi ne shqiperi eshte kritik, shqiperia s'ka te DJATHTE politike.

  7. #7
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Orgament ne shqiperi ka te djathte, por derim sa te jete ne kryje te kesaj te djathe Doktor-Rrumpalla ai vecse do ta bej kete te djathte inegzistence sepse perdor menyra komuniste ne derejtimin e saj te cilat i ka trasheguar nga, koha kur ishte sekretar partije i PPSH ne spital.

    Fatekeqesi per te djathten te kete nje doktor te kuq ne kryje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    13
    persa i perket investimeve qe behen ne shijak e di qe i solli zoti duka por di edhe qe varferine dhe mafien e solli duka me ps. bsoj se e kujton ti shijaksine londer se para zgjedhjeve ishte duka qe bllokoji te gjithe tregetine e makinave ne shijak dhe i bllokoji makinat shijakasve duke i bere presion te votojne per te nqs i donin makinat .po ta them kete fakt qe ta dine te gjithje cbehet . me vjen keq qe ato fjale ne miting dolen nga goja e nje jo shijakasi si sali berisha por deri diku ishin te verteta .i vetmi gabim ishte se ishte berisha ai qe e la duken te fillonte kontrabanden qe ne kohen e tij .kthehu ne shijak dhe jeto aty o gazetar dhe mos flit nga londra .me duket se ne shqiperi eshte koha per ju ben gabim qe rrin ne azil(politik)
    Eagle

  9. #9
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Me duket se ata qe ti i quan, mafioze te shijakut filluan te lulezonin ne kohen e ish deputetit Hajdari, me bekimin e tij.
    Nuk dua te flas per njerez te vdekur, por ti e din fare mire se kur Azemi vinte ne shijak kush e shoqeronte.
    E shoqeronin ata qe merreshin me kurva, dhe droge ne Zvicer.
    Ka ardhur koha per ti thene ndal cdo lloj krimi, edhe ne rastin e tregetise se makinave ti e din se me ca lidhje kane punuar ata qeu kane marre me ate lloj tregetije. Ti fare mire mund ti kujtosh Italianet mafioza qe vinin ne shijak, dhe shoqeroheshin me tregtaret e makinave. Vidhnin ne europe dhe shisnin ne Shijak.
    Nese ti je dakort qe ky krim te vazhdoje te kryhet nga bashkeqytetaret tane, ska problem. Kjo do te thote qe ti je pro krimit dhe bertet fort kur krimi merr goditje.

    Varferija eshte efekt i mos qeverisjes lokale dhe qendrore ne vitet qe kane shkuar. shko ne bashkine e Shijakut dhe shiko shifrat sa u kane investuar per qytetin tone ne kohen kur deputetet blu vinin dhe premtonin dhe asgje, dhe bej krahasimet sa u ka investuar per periudhen qe Duka eshte deputet ne shijak.

    Per sa i perket fjaleve te Berishes ato ishin nje fyerje per te gjithe, sepse ato fjale ju drejtoheshin nje shijakasi nje sportisti, nje biznesmeni i cili ka dhene per qytetin e tij qe kur ishte i ri.
    Ma don mendja se edhe ti duhesh te kesh qene nje nder ata mijera shijakas te cilet keni brohoritur per Gon Duken kur ai luante volejboll. Berisha e mori pergjigjen, megjithese ti si idhetar i tij vazhdon ta mbrosh ate.

    Berisha dhe ti jeni te lire te hetoni veprimtarine e Dukes, kontrabanda duhet te vertetohet me fake jo me pallavra . Megjithate ti dhe Berisha vazhdoni te flisni pallavra, sepse nuk keni fakte. dhe kjo ju ben te bajatshem.

    Per sa i perket te ardhmes time si gazetar, mos u bej merak sepse une do te shkoj ne shijak te punoj,sapo te mbaroj studimet me nje dipllome nga Londra, ndersa ti do te vazhdosh te punosh ne lokalet e Londres si kamarier apo ndonje pune tjeter ku ta di une.Dhe kur te kthehesh ne Shijak do te trumpetosh thashethemet
    qe bohen ke Kafja e Cirit, apo e Ben Kecit, me idhullin tat Bisha.

    Meqenese flet nga Londra, ne i nderuar patriot ndajme te njejtin fat ate te emigrantit politik,apo ti ke ardhe ne Londer me pashaporte dipllopatike?????????????

    Zoti i ndihmofte dhe dhente mbaresi te gjithe SHIJAKSVE ku jane ne Bote, perfshi dhe ty i nderuar patriot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shijaksi-London : 02-02-2003 mė 18:32

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Redi cfare ke me sali berishen ti ore se e kam patrijot un.hihihi
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •