Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 138
  1. #101
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Njerez ka patur plot, e te gjithe jane pasardhes se Abrahamit. Abrahami kish dy djem, Ishmaelin e Isakun. Ishmaeli ishte djali ilegjitim i Abrahamit, me skllaven e tij. Isaku eshte djali legjitim i Abrahamit, me gruan e tij te cilin ua dha Perendia ne moshen e pleqerise. Myslimanet jane pasardhes se Ishmaelit, judenjte jane pasardhes se Jakovit, te birit te Isakut qe u quajt edhe Izrael. Prej tij merr emrin populli i Izraelit.

    Pyetja qe ti ben eshte: Perse Jakovi te jete me i bekuar nga Perendia se pasardhesit e Ishmaelit?

    Bekimi vjen nga Perendia, eshte Ai qe zgjedh te bekoje pasardhesit e nje njeriu qe ben nje jete te kenaqshme per syte e Perendise. Dhe Perendia bekoi Jakovin ashtu sic bekoi edhe Ishmaelin, por bekimet jane te ndryshme. I gjen ne librin e Zanafilles te dy bekimet.

    Albo
    Ckupton ti me fjalen ilegjitim?

    A nuk qe vete Sarah qe e martoi Ibrahimin me Haxhiren(Agarin).A nuk qe engjelli i Zotit qe ia vendosi emrin Ishamel.Si mund te thuash ilegjitim?Edhe cifutet nese do e besonin zanafillen sdo e thonin kete gje .Perderisa Zoti e bekoi Ismailin dhe pasardhesit e tij sipas bibles atehere dhe ky quhet popull.Pra para Izraelit paska qene populli i Ismailit me vajzen e te cilit u martua Esau biri i Isakut.

    Muslimanet se kane prejardhjen prej Ismailit sepse muslimanet nuk jane nje fis.Muhamed a.s profeti i fundit e ka prejardhjen prej Ismailit birit qe Zoti i premtoi Ibrahimit se do ta bej nje popull te madh duke e mbyll keshtu dhe profecine hyjnore duke e derguar profet te fundit Muhamedin a,s

    Ketu ke dhe pemen gjinalogjike

    "Shoku Mjekesise"

  2. #102
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kjo peme gjenealogjke eshte gabim

    Psh Nuh (Noe) kishte 3 djem, jo 2
    Ibrahimi (Abrahami) kishte 2 djem, jo 3

    ndaj thuaji atij hoxhes qe ta ka dhene ta korrigjoje
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #103
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar mė parė nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Dola njehere, Uvejsa, qe te thaj ujerat e tepert qe na kane rene mbi koke keto dite. Thashe te mos e mbaj diellin vetem per vete ...

    Sa per pyetje e per depo, besa s'e ke keq, por puna eshte qe je duke e perseritur shume shpesh pyetjen. Dy gjera jane ketu: ja s'te pelqen pergjigjja, ja s'e kupton dot. Ne e kemi permbushur detyrimin tone shume here me pergjigje. Tani te takon ty ja te ndryshosh pyetjen, ja t'i bluash pergjigjet tona per te mberritur te dija qe deshiron.

    Me t'gjitha t'mirat!
    O Dielli, nuk jam duke e perseritur pyetjen, sepse pyetja tjeter qe kam bere ne lidhje me trinitetin ka qene pse ne Bibel thuhet "bijte" per te gjithe njerezit, kurse vetem Jezusin e konsideroni si bir ne kuptimin jofigurativ.
    Pergjgigjja juaj ka qene se ai eshte i vetemlinduri, e te tjeret jane te thene figurativisht.
    Kurse pyetja qe kam bere ketu, eshte se pse edhe Efraimi, Izraeli dhe Davidi po quhen jo thjeshte "bijte", por "te lindur" nga ai.
    Ky eshte dallimi, shiqoje me vemendje dhe do e kuptosh.

    Asnjara nga ato dy gjerat qe ke thene se si une e kam kuptuar trinitetin nuk qendron

    E verteta eshte se une e kam kuptuar qe as ju vete nuk e keni kuptuar ne ate mase sa te ja shpjegoni dikujt, por vetem e keni kuptuar per veten e juaj.
    Keshtu ka qene perfundimi im ne lidhje me te kuptuarit e trinitetit.
    E di qe nuk e keni lehte ta shpjegon, sepse edhe prifterinjte nuk munden me dhen pergjgjje qe do i mbyllte pyetjet.

    Pershendetje!

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Uvejsa,

    Te lutem mos me keqkupto, se nuk e kam per qellim qe te mos te ta kthej nje pergjigje, por ka aq shume tema mbi keto qe po pyet ti, saqe eshte e kote t'i perserisim. Vetem hyji mbare temave te forumi katolik dhe do te gjesh shume pergjigje. Vec per trinitetin i ke nuk e di se sa tema.

    Kuptimi i trinitetit eshte hir, njesoj sic eshte besimi ne Krishtin. Nuk mund te kesh njerin pa tjetrin.

    Te uroj nje dite plot diell .
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  5. #105
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    A ka ndonje sekt ne krishterizem qe mohon Jezusin si bir te Zotit?

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Citim Postuar mė parė nga uvejsa Lexo Postimin
    A ka ndonje sekt ne krishterizem qe mohon Jezusin si bir te Zotit?
    Uvejsa,

    Po t'lutem qe ne fillim qe te mos ma marresh per ters pergjigjen e meposhtme, por qysh e ke shtruar pyetjen ti, me ngelet me dhene vec 2 pergjigje:

    1. Kush e mohon Jezusin si bir te Zotit vec i krishtere nuk eshte; dhe
    2. Ngelet vec me qene mysliman, por ju s'e pranoni qe jeni sekt i krishterimit .

    Me t'gjitha t'mirat!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  7. #107
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne fakt Islami ka filluar si nje sekt i krishtere, njihej ndryshe si sekti i ismaeliteve
    Kjo shpjegon dhe faktin se pse te krishteret i mbronin muslimanet ne fillimet e islamit, sepse i konsideronin te tyret. Por kur Islami arriti te kishte pushtet nderkombetar, atehere gjerat ndryshuan dhe po keshtu ne Kuran u shfaqen ca vargje qe nuk ishin dhe aq miqesore ndaj te krishtereve...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #108
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Eshte shume e vertet qe Islami dhe Krishterimi, ashtu sikurse edhe Judaizmi e kane Burimin e njejte. Por keto dy te fundit e ndalen misionin e profeteve ne gjysme. Judenjte u ndalen tek Moisiu, kurse ju e vazhduat edhe nje dhe u ndalet tek Jezusi, kurse ne muslimanet vazhduam rrugen deri ne fund dhe e pranuam edhe profetin e fundit te derguar nga Zoti Muhammedin a.s. per te cilin paralajmeruan edhe Musai a.s. edhe Isai a.s.

    Perderisa profetet paraprak ishin te derguar per popuj dhe kohra te caktuara, Muhamedi a.s. eshte per te gjithe popujte dhe per te gjitha kohrat, sepse pas tij me nuk do kete te derguar.

    Matrix, eshte shume e vertet qe ne kohen e Muhammedit a.s. po ashtu edhe ne kohen e halifeve muslimane mardheniet me te krishteret kane qene te mira. Por mardheniet fillimisht i keni prishur ju me kryqezatat, sepse ne Jerusalem ne kohen e muslimaneve kane jetuar te tri fete ne harmoni dhe me te drejta te barabarta.

    Edhe sot te krishteret jane qe po i luftojne vendet muslimane e jo e kunderta. Islami ka trajtim te vecante per ithtaret e librit, por ju vete nuk i keni lene vend veti ne vendet Islame.
    Ju gjithehere keni rene ne grackat e jehudeve dhe ata ju kane bere gjithmone vegel ne duart e tyre, per t'i arritur qellimet e tyre.

    Ndersa punen e sektit harrone, sepse ne dallojme qe ne start dhe gjerat qe mund t'i kemi te perbashketa jane vetem disa nga normat etiko-morale.

    Keshtu qe Dielli kete thenie po ta marre si nje shaka te rastit, e thene pa paramendim

  9. #109
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Nqs se pohojme qe Perendija mund te mari formen njerezore , atehere sipas jush a ka mundesi qe Perendija te marri formen e gjallesave tjera ?!!
    A ka mundesi qe psh nje mize qe ti ke vra ne fakt te te behet fjale per "Perendine" qe ka marre formen e mizes qe te sprovoj veprimet e tua?!!

    Nqs se pohojme se Perendija mund te mari formen e njeriut , atehere llogjikisht mund te vijm ne perfundim se Perendija mund te marri edhe formen e mizes , ashtu ?!!


    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Nqs se pohojme qe Perendija mund te mari formen njerezore , atehere sipas jush a ka mundesi qe Perendija te marri formen e gjallesave tjera ?!!
    A ka mundesi qe psh nje mize qe ti ke vra ne fakt te te behet fjale per "Perendine" qe ka marre formen e mizes qe te sprovoj veprimet e tua?!!

    Nqs se pohojme se Perendija mund te mari formen e njeriut , atehere llogjikisht mund te vijm ne perfundim se Perendija mund te marri edhe formen e mizes , ashtu ?!!


    GV_USA
    Ky eshte nje prej mendimeve te logjikshme para te cilit si logjika ashtu edhe arsyeja ime me mesojne qe eshte me mire te hesht!!!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •