
Postuar mė parė nga
Albo
Zoti eshte Ati i krijeses se tij, njeriut. Ne jemi krijese jo te lindur nga Ati, ne jemi krijuar prej Perendise nga "balta" dhe "Fryma e Tij". Ne librin e Zanafilles ne Bibel mesojme se Zoti e krijoi njeriun nga balta sipas "shembelltyres dhe ngjashmerise se Tij". Dhe pastaj i dha jete nga Fryma e Tij.
Dallimin midis "te lindur prej Atit" dhe "te krijuar prej Atit" besoj se e ke te qarte. Por ajo qe besoj se nuk ke te qarte eshte dallimi midis natyres hyjnore dhe asaj njerezore. Zoti Triadik ka nje natyre hyjnore dhe nje esene qe e ndan me Birin dhe Shpirtin e Shenjte. Te tre keto persona jane Zot pasi ndajne te njejten Esence hyjnore qe ne njerezit nuk mundemi as ta perceptojme. Ne njerezit gjithashtu kemi natyren tone, natyren njerezore. Natyra jone eshte e kufizuar kur vjen fjala tek njohja esences hyjnore te Zotit. Ne as ne kete bote, e as ne boten e perjetshme nuk do te mund te njohim esencen e Perendise. Ajo qe ne do te mund te prekim e shohim jane energjite e Perendise Triadik, driten e pakrijuar te Perendise.
Kjo ishte arsyeja qe kur Krishti mori tre dishepujt e tij e u ngjit ne mal ku Krishti u transformua duke u veshur me lavdine e Perendise, trupi i tij vezullonte nje drite te jashtezakonshme, e cila u vrau syte dhe u kalli friken dishepujve te Krishtit, te cilet rane pertoke dhe mbuluan syte. Krishti e beri kete gje per te manifestuar madheshtine e Tij hyjnore, misterin se ai nuk ishte thjeshte profeti i radhes i popullit te Izraelit, por Ai ishte Biri i Vetemlindur i Perendise, Shpetimtari i shumepritur i popullit te Izraelit. Ta solla kete shembull nga Dhiata e Re qe te kuptosh se esencen e Perendise ne nuk mund ta njohim dot kurre si njerez. Por ajo qe ne mund te njohim e prekim, ajo qe na e lejon natyra jone njerezore, jane energjite e Perendise.
Vetem Krishti lindi prej Atit dhe vetem Ai ndan te njejten esence dhe pushtet me Atin se bashku me Shpirtin e Shenjte qe buron prej Atit. Dhe Ati na i ka derguar te dy: Birin e Tij te Vetemlindur, Krishtin, te cilin e sakrifikoi per larjen e mekateve tona; ashtu edhe Shpirtin e Shenjte, te cilin ua dergoi apostujve te Kishes dhe e gjejme brenda Kishes per plot 2000 vjet. Si Krishti si Shpirti i Shenjte na tregojne rrugen dhe na shenjterojne me qellim qe edhe ne te kthehemi ne bij e bija te Atit me hirin e Perendise. Jo te lindur bij e bija, por te bere me hir Perendie.
Albo
Krijoni Kontakt