Njerezit nuk i kane dhene forme njerezore Perendise, ishte Perendia qe zgjodhi te misherohet e te behet njeri. Kjo ishte ajo qe profetizuan profetet e Dhiates se Vjeter, dhe kjo ishte ajo qe Krishti beri realitet.
Gjeja tjeter qe duhet te kuptosh eshte se nuk jemi duke folur per Jisu Krishtin "nje figure mitologjike", por flasim per Jisu Krishtin qe lindi nga nje virgjereshe me emrin Mari 2024 vjet me pare. Pra Krishti hyri ne historine e njerezimit si Perendi-Njeri, nje Perendi qe zgjedh te marri mish e te behet njeri. Edhe Perendi edhe Njeri, Perendi-Njeri.
Cili njeri ka lindur nga nje virgjereshe?
Cili njeri ka ngjallur te vdekur nga varri pasi kishin 4 dite qe ishin varrosur?
Cili njeri eshte ringjallur te treten dite dhe eshte ngjitur ne qiell?
Te gjitha keto Krishti i beri qe apostujt e tij dhe populli i Izraelit te kuptonin se ai ishte Mesiah, Shpetimtari i shumepritur qe e kishin paraprire profetet e Zotit. Njerezimi nuk ka per te njohur me theofani (shfaqje te Perendise) me te madhe se kjo. Perendia ecen mbi toke, mes nesh.
Krishti nuk bie ne kundershtim me Dhiaten e Vjeter, ai vetem sa permbushi te gjitha profecite e profeteve te Dhiates se Vjeter, qe parashikuan cdo detaj te jetes se Krishtit mbi toke, qe nga lindja e deri tek vdekja e ringjallja.
E kam shpjeguar njehere kete gje tek nje teme tjeter mbi dy natyrat e Krishtit. Lexoje me poshte:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=108390
Albo
Krijoni Kontakt