Start, 2009-11-19
Politika dhe varfėria
Hajro LIMAJ
Tė gjithė njerėzit duan tė jetojnė mė mirė ekonomikisht. Ekonomia pėrcakton tė gjitha elementet e tjera tė njė shoqėrie njerėzore. Kjo dėshirė ėshtė veēanėrisht te njerėzit qė jetojnė nė vendet nė zhvillim dhe nuk kanė pasur mirėqenien e nevojshme.
Tė tillė janė edhe shqiptarėt, por, fatkeqėsisht, me gjithė pėrmirėsimet e pjesshme niveli ekonomik i shumicės sė popullsisė te ne vazhdon tė jetė i ulėt dhe shumė i ulėt. Kėtė realitet e sheh dhe e pranon ēdo njeri i arsyeshėm dhe qė jeton midis tė gjitha niveleve shoqėrore. Ai qė qėndron jashtė influencave partiake dhe qė punėn dhe jetėn e tij nuk e lidh me partitė dhe liderėt e tyre.
Kjo paanshmėri e shoqėruar me arsyen e gjakftohtėsisė sė analizės sė fakteve dhe zhvillimeve atė e bėn pjesė tė atyre njerėzve qė pėrballen me shumė vėshtirėsi jetėsore dhe nuk e bėn krahė tė propagandės zyrtare tė pushteteve qė venė e vijnė. Kėtė realitet, me tė cilin pėrballet shumica e qytetarėve tė thjeshtė tė kėtij vendi, e vėrtetojnė edhe organizmat ndėrkombėtarė qė monitorojnė zhvillimet e vendit tonė. Edhe pse qeveritarėt nė deklarimet e tyre e paraqesin Shqipėrinė me ritmet e zhvillimit mė tė madh nė rajon dhe nė Europė, pėrsėri realiteti e hedh poshtė kėtė propagandė tė pabazuar nė fakte dhe nė shifra.
Pėrsėri ne ngelemi mė tė varfrit nė rajon. Tė ardhurat pėr frymė nė Shqipėri, sipas tė dhėnave tė vitit 2009, janė vetėm 3450 dollarė. Tė gjithė fqinjėt tanė kanė tė ardhura pėr frymė mė tė larta, duke filluar qė nga Bosnjė-Hercegovina me 4080 dollarė, Maqedonia 4410, Serbia 5480 dollarė dhe Sllovenia, qė ka tė ardhura rreth 7 herė mė tė larta se Shqipėria, 24180 dollarė. Natyrisht qė neve na vjen rėndė dhe turp kur nė renditjen e FMN-sė dhe BERZH-it Shqipėria radhitet e fundit nė Ballkanin Perėndimor dhe nė vendin e tretė nga fundi, me tė ardhurat mė tė ulėta nė Europė.
Kur kėtė realitet e lexojmė nė raportet e institucioneve ndėrkombėtare apo nė faqet e shtypit tė huaj, ne na skuqet fytyra dhe ligėshtohemi shpirtėrisht pėr uljen e dinjitet dhe identitetit tė vendit dhe popullit tonė tė dashur. Kėshtu, gazeta The Economist ditėt e fundit shkruante se 20 vjet pas rėnies sė komunizmit vendet e Evropės Lindore kanė pėrmirėsuar jetesėn e qytetarėve tė tyre jo nė mėnyrė tė barabartė, pasi disa vende janė pasuruar mė shpejt, ndėrsa disa tė tjera mbeten ende tė pazhvilluara.
Vendet si Shqipėria i paguajnė kėto kosto pėr shkak tė politikave ekonomike tė gabuara tė qeverisjeve, pėrhapjes sė korrupsionit dhe krimit tė organizuar, tė dobėsisė sė shėrbimeve nga partizimi i institucioneve dhe administratės publike, tė kaosit tė pronave, tė mungesės sė stabilitet politik, tė mungesės sė sigurisė, tė braktisjes reale tė politikave sociale ndaj tė papunėve, tė pensioneve shumė tė ulėta edhe pėr ato qė pretendohet se janė tė larta, tė rritjes sė vazhdueshme tė ēmimeve tė ushqyerjes ditore, tė rritjes sė taksave lokale dhe qendrore, tė mosindeksimit fare tė inflacionit vjetor e shumė tė tjera.
Pra, realiteti dhe shifrat krahasuese flasin se pas 20 vjetėsh tranzicion (1989-2009) akoma ndodhemi larg nė raport me zhvillimet qė kanė vendet e rajonit, pa folur kėtu pėr vendet e Europės Perėndimore. Me pensionin 18000 lekė nė muaj, i cili quhet i lartė, apo tė punėsuarve nė shtet dhe nė institucionet private me rrogėn mė tė ulėt me 18 mijė lekė nė muaj, tė cilėt sė bashku me ata qė kanė pensionin dhe rrogėn mujore mė tė ulėt se ata, pėrbėjnė shumicėn e popullsisė.
Pyetja ėshtė e thjeshtė dhe matematike: a mund ti pėrballojnė shpenzimet mujore pėr pagesėn e dritave, ujit, taksave vendore e qendrore, ilaēet e kurimit, ushqimit dhe veshjes minimale? Nė asnjė mėnyrė jo. Prandaj shumica e tyre jetojnė nė varfėri, pėr tė mos thėnė nė skamje. Dhe kjo shifėr nuk mund tė jetė nė asnjė mėnyrė 90 mijė familje, ndoshta as 900 familje, por mė shumė. Ėshtė e trishtueshme qė nė kėtė zhvillim qė ka marrė bota, nė mes tė kryeqytetit banorėt tė marrin bukėn nė fund tė muajit, duke u shėnuar nė listat e dyqaneve.
Por qeveritarėt dhe politikanėt tanė jetojnė nė qiell dhe jo me kėmbė nė tokė. Ata pothuajse nuk i kushtojnė rėndėsi fare gjendjes sė vėshtirė ekonomike, pasi barkngopuri nuk mendon pėr barkboshin. Kjo duket nė qėndrimet dhe deklaratat qė bėjnė, nė shkėputjen e plotė nga masat e varfra, nė shmangien e kontakteve konstruktive dhe rritjen e dialogut me ta, nė mosangazhimin e tyre real pėr ngritjen reale tė nivelit ekonomik tė shumicės sė popullsisė, tė shmangies sė buxhetit nga nevojat jetėsore tė popullsisė, nė investime dhe shpenzime qė mund tė bėhen kur populli tė dalė nga kjo varfėri, nga korrupsioni dhe krimi i organizuar ekonomik, nga mungesa e transparencės sė nevojshme pėr shpenzimet publike, pėr mosshėrbimin korrekt ndaj qytetarėve pėr ujė, drita, ambiente e shumė tė tjera.
Prandaj Shqipėria nuk radhitet as te vendet me tė ardhura tė larta, as me tė ardhura mė tė larta se mesatarja, por hyn te vendet me tė ardhura mė tė vogla se mesatarja. Me tė ardhura mė tė larta se mesatarja hyjnė fqinjėt tanė, si Maqedonia, Bosnjė-Hercegovina dhe Rumania, tė rajonit tė Ballkanit, ndėrsa me tė ardhura tė larta hyjnė Kroacia me Slloveninė. Kėto krahasime i bėjmė vetėm me vendet e rajonit tė Ballkanit, pasi me ato tė Europės Perėndimore janė tė pakrahasueshme.
Pėr kėtė arsye, pėr vitin 2008 Shqipėria zė vendin e 132-tė pėr tė ardhurat pėr frymė nė botė. Krahasimet qė bėhen me tė kaluarėn nuk mund tia falin politikės shqiptare qė qytetarėt e tyre pas 20 vjetve tė ekonomisė sė tregut tė kenė kėto tregues tė rėndė ekonomikė. Propaganda qė bėhet vetėm pėr integrimin nė Bashkimin Europian dhe liberalizimin e vizave, duke mos folur dhe duke mos u angazhuar plotėsisht me politikat e zhvillimit ekonomik tė qytetarėve dhe familjeve shqiptare, ėshtė e pafalshme. Qytetarėt me tė drejtė pyesin: Ēfarė fituam ne me hyrjen nė NATO pėr mirėjetesėn tonė?
Bile disa qė i kanė mbytur hallet ekonomike shkojnė akoma mė tutje duke u shprehur se hymė nė NATO pėr tė paguar nizamėt qė dėrgojmė nė İrak, Afganistan e gjetkė. Dhe pse mund ti quajmė me nivel tė ulėt kulturor, nė fund tė fundit, politika fillon nga stomaku, nga vendi ku njeriu merr energji ose jo pėr tė jetuar i qetė mendėrisht dhe fizikisht. Unė nuk e kam fare qėllimin apo mendimin qė tė nxijė zhvillimet e vendit tim, pėrkundrazi, e vuaj shumė kur atė e gjejė nė listat e institucione tė vlerėsimit ndėrkombėtar nga fundi, pasi vendi im ėshtė me njė natyrė tė shkėlqyer, qė shumė vende tė zhvilluara e kanė zili.
Fajin nuk e ka vendi im i artė, por e kanė qeveritarėt dhe politikanėt e vendit tim, qė nuk janė aspak idealistė pėr ti shėrbyer me pėrkushtim kėtij vendi, qė nuk mendojnė ēdo ditė e natė se nė ēgjendje ekonomike ėshtė ēdo familje dhe qytetarė i kėtij vendi, qė nuk shqetėsohen dhe nuk nxjerrin konkluzione pėr tė zbatuar njė politikė shumė mė sociale dhe njerėzore pėr tė shmangur varjet nė litar, helmimet, vetėvrasjet me armė nga varfėria apo lidhja me zinxhirė e tė sėmurėve mendore, sepse nuk janė kuruar pėr vite tė tėra.
Kėto ngjarje dhe ndodhi janė alarme tė forta ndaj politikės euforiste dhe tė ndėrtuar jashtė realitetit ekonomik tė vendit. Qeveria misionin kryesor tė saj ka shėrbimin ndaj qytetarit, qė e paguan pėr ta drejtuar dhe jo qėndrimin larg dhe ta injorojė atė me indiferencėn dhe pompozitetin e tij televiziv. Politika tė tilla mospėrfillėse e kthyen ish-kryeministrin Nano nė njė politikan jashtė realiteteve shqiptare dhe tashmė krejtėsisht tė pabesueshėm nga qytetarėt e thjeshtė.
Po kėshtu kryeministri dhe zėvendėskryeministri aktual, zoti Berisha dhe zoti Meta, duhet tė heqin dorė nga propaganda e pabazė e gjendjes ekonomike nė vend. Ata duhet tė flasin mė tė qetė dhe mė realist pėr gjendjen e shumicės sė qytetarėve tė tyre. Atyre, duke u shprehur gjendjen reale u jepet shpresa me argumente pėr njė tė ardhme reale mė tė mirė. Edhe Enver Hoxha i premtoi kėtij populli se do ti ushqente me lugė floriri, por fatkeqėsisht i ēoi te buka me ujė e sheqer nė fshat dhe me tollona ushqimore nė vitet 80. Natyrisht qė Bashkimin Europian e duam tė gjithė, por jo tė shkojmė atje me bark tė zbrazur dhe kėpucė tė grisura.
Pėr kėtė mjafton tė shikojmė Bullgarinė, apo ndonjė vend tjetėr qė u anėtarėsua nė BE dhe pėrsėri pėrballet me probleme jetėsore, edhe pse ajo ėshtė me dhjetėra herė mė mirė sesa ne. Shkaku kryesor i kėsaj gjendjeje ėshtė se qeveritė, Kuvendi, politikanėt, media dhe shoqėria civile nuk merren fare me zhvillimet ekonomike, debatimin e rrugėve pėr hartimin dhe aplikimin e politikave tė rritjes ekonomike tė shtresave tė varfra. Ėshtė e ēuditshme kur pensionet nė qytet ngrihen vetėm 5 % dhe propagandohen si arritje, kur nė fakt kjo shifėr pėrbėn vetėm indeksimin e inflacionit dhe rritjes vjetore tė ēmimeve. Tjetėr gjė ėshtė indeksimi i inflacionit vjetor dhe tjetėr gjė ėshtė rritja e pensioneve dhe pagave.
Ato nuk bėhen nė tė njėjtėn kohė dhe nė tė njėjtin vendim. Indeksimi i inflacionit nė tė gjitha vendet bėhet mė 1 janar tė ēdo viti dhe ėshtė i ndarė nga rritja e pagave dhe pensioneve tė rritjes sė mirėqenies. Kryeministri Berisha u ka dhėnė rėndėsi investimeve publike strategjike, tė cilat janė tė domosdoshme, por nuk i ka vendosur nė raporte tė drejta me rritjen e mirėqenies minimale tė jetės sė qytetarėve.
Shqipėria nuk ėshtė qendra e Tiranės dhe niveli i zhvillimit tė Tiranės nuk mund tė shpreh nivelin e gjithė Shqipėrisė, megjithėse edhe qendra e Tiranės, pėrpara Pallatit tė Kulturės, i alarmon jo vetėm tė huajt qė vijnė nė Shqipėri, por edhe vetė shqiptarėt. Sheshi kryesor nė gjendje tė mjerė, saqė tronditen makinat dhe u prishen disqet. Pavarėsisht justifikimeve pėr projekte, nuk mund ta justifikojnė kryetarin e Bashkisė, zotin Rama, pėr mosshtrimin e kėtij sheshi kryesor dhe kaq tregues.
Deri tani e gjithė politika shqiptare, e djathtė dhe e majtė, janė larg qytetarit nė politikat ekonomike qė kanė zhvilluar dhe zhvillojnė. Ato janė provuar tė gjitha pėrpara jetės reale tė qytetarit. Kjo i detyron qytetarėt tė shprehen se ky vend me kėta politikanė nuk bėhet. Dhe politikanėt, po nuk zbritėn realisht te qytetari dhe tė bėjnė llogaritė se si mund tė jetojė ai me 18 mijė lekė pension apo rrogė mujore, asnjė herė nuk mund tė bėjnė politikė pėr qytetarin, por vetėm pėr veten dhe familjet e tyre. Kėto duhet tė pėrbėjnė temat e diskutimeve e debateve tė tė gjithė politikės dhe medies shqiptare dhe jo tė merren gjithė kohėn se kush do tė fitojė karrigen e kryeministrit.
Debatet e politikave ekonomike dhe sociale tė vendit duhet tė zhvillohen me pjesėmarrjen e ekspertėve tė ekonomisė sė tregut tė lirė, tė atyre qė kanė vizionet bashkėkohore dhe studiojnė tė gjitha zhvillimet ekonomike rajonale e mė tej. Vazhdimi i diskutimeve vetėm me tė ashtuquajturit politikanė tregon shterpėsinė intelektuale, kur ne kapitalin intelektual nuk e kemi tė paktė. Sikur tė mos mjaftonin vėshtirėsitė ekonomikė me tė cilat pėrballemi, nga data 1 janari i 2010-s ne do tė paguajmė mė shtrenjtė ēdo kilovat-orė energjie elektrike. Bėhet fjalė pėr njė shifėr me rritje 20-23 %, shtoi kėsaj shifre edhe 20 % TVSH dhe shtresat e varfra dhe tė mesme tė rikthehen te qiriri.
Paaftėsia e qeverisė pėr tė vjelė paratė e energjisė elektrike tė konsumuar nga tė gjithė konsumatorėt e nxjerr ēmimin e saj mė tė ulėt se shpenzimet. Ėshtė e qartė se kėshtu do tė dalė kur mbi 20 % e konsumatorėve, sipas tė dhėnave zyrtare, nuk paguajnė fare shpenzimet e energjisė elektrike tė konsumuar. Atėherė, nė vend tė ndėshkimit tė atyre qė nuk paguajnė energjinė, ndėshkohen me rritje ēmimi qytetarėt qė janė korrekt me shtetin nė shpenzimet e bėra. Por me kėtė politikė qė bėhet do ti bjerė qė hajdutėt e energjisė tė vazhdojnė tė ndriēohen me energji elektrike, ndėrsa tė disiplinuarit, qė nuk kanė mundėsi financiare, tė kthehen nė epokėn e qiririt dhe llambės me vajguri.
Pėr ata qė kanė mundėsi ekonomike dhe financiare, kjo analizė ndoshta nuk mund tu shkojė pėr shtat, por jam i bindur se u shkon pėr shtat shumicės sė qytetarėve tė vendit tim, pėr tė cilėt ne dėshpėrohemi mė shumė dhe, po tė ishin nė krye tė qeverisjes njerėz tė tillė, nuk do tė bėnim nė asnjė mėnyrė politika tė tilla financiare dhe sociale.
Krijoni Kontakt