Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    hajde teme

    Ndriçimi:
    Nuk do mendje qe te kuptosh se njerezit jame mekatare. Por ka nje ndryshim te madhe midis mekatareve te penduar edhe ata qe nuk jane pernduar. Mekataret e pernduar jane edhe ata qe kane shkruar Biblen.ose me mire quhen mekatare te falur.

    Ruud:
    Mos me thuaj edhe kete gje e ke lexuar apo ta kane thene?

    Per te gjithe:

    qellimi i kater ungjijve eshte ky:

    1- Ungjilli i Mateut eshte shkruar per hebrenjte. Ketu Autori do te sjelle Jezusin si mesia qe duhet te vinte ne Izrael edhe eshte ungjilli i pershtatshem i Hebrenjve(çifuteve). Eshte quajtur Ungjilli i Birit te Davidit(sepse hebrenjte e dine shume mire se kush eshte Biri i Davidit). kete mund ta shikojme se si fillon Ungjilli i Mateut (me gjenealogjine e Jezusit).Kjo per te bere te ditur Hebrenjve se Jezusi eshte "Mesia"!

    2- Ungjilli i Markut eshte shkruar per ata qe nuk jane hebrenje si: paganet apo edhe myslymanet. Ky eshte quajtur ungjili i sherbetorit te Perendise. Ne fakt ky ungjill gjerat i thote shume shkurt edhe sakt, sepse eshte e llogjikeshme qe nje person qe nuk njeh Jezusin Personalisht si mund te kuptoj gjera qe thuhen tek mateu(mund ti kuptoj por nuk mund ti besoj sepse nuk eshte per ate).Ky Ungjill hyne direkt pa bere shume gjenealogji, por i thote gjrat ne menyre qe ti kuptojne me mire njerezit pagane(por edhe myslymanet hyjne ketu).

    3- Ungjilli i Llukes eshte shkruajtur per persona te nje liveli te lart kulturor(sepse Lluka vet ishte nje mjek,doktor).Ketu e sjelle Jezusin si Birin e njeriut sepse ky ungjill eshte me teper per ata qe perdorin mendjen ne gjerat(qe llogjikojne ne gjerat edhe perdorin natyren njerezore edhe jo ate shpirterore).
    Te tre ungjijt e pare(Mateu, Marku, Lluka) Flasin per te njejtat gjera edhe pse ndonje e tregon me te zgjeruar diçka apo tjetri e tregon me te permbledhur, por te njejtat gjera.

    4- Ungjilli i Gjonit eshte quajtur ungjilli i Birit te Perendise. Ky eshte shkrua per te gjithe Bijte e Perendise(ata qe kane pranuar Jezusin ne jeten e tyre), sepse nese shikojme mire, qe ne fillim hap me keto fjale qe nje njeri i zakonshem nuk mund ti kuptoj:
    Gjoni 1:1
    Ne fillim ishte Fjala(Jezusi) dhe Fjala(Jezusi) ishte prane Perendise, dhe Fjala(Jezusi) ishte Perendi.
    Asnje nuk mund te kuptoj keto fjale nese nuk ka pranuar Jezusin ne fillim.
    __________________________________

    Nese doni te kutponi Bible, ne fillim shikoni ç'fare niveli apo personaliteti keni edhe lexoni ne fillim Ungjillin qe ju perket juve. Do te Njihni te verteten nese beni kete gje. Dhe do te kutoni ato gjera qe tani ju duken abstrakte(te habitshme). Prandaj nese doni vertet te kuptoni Biblen atehere beni siç j'u them edhe do te shikoni rezultatin.
    ____________________________________

    Ka vetem nje ungjill i Jezusit, por i perbere ne kater pjese(per 4 lloji njerezish..siç e permenda me larte). Nese shikojme mire Te gjitha Flasin per te njejten gje por ne te njejten kohe mund ta kuptojne te gjithe edhe jo vetem hebrenjte(sepse nuk eshte vetem per hebrenjte), jo vetem paganet(sepse nuk eshte vetem per paganet), jo vetem ata qe kane nje nivel kulturor te larte si Profesor, Doktor, Inxhinjer etj. por per te gjithe, dhe ne fund te mund te harrihen te kuptojne ungjillin e Gjoni qe eshte ungjilli i bijve te Perendise(neve nuk lindemi bij te Perendise por behemi nepermjet jezusit Gjoni 1:12)!!!

    Me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  2. #12
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    me shume per Q source

    Nuk eshte e qarte ne theniet ne Q-surce jane te Jezuesit apo jo. Nje indikim qe ky dokument eshte shkruajtur shume vone, eshte fakti qe permend nje vrasje ne tempull(luke 11.51=mathew 23;36). kjo mund te jete vrasja e pershkruar nga historiani cifut Flavius Josephus (Jewish War 4.335-343),, qe sugjeron se perfundimisht shruajtja e Q-source mund te jete bere pas kesaj ngjarje, qe ndodhi ne dimrin e 67/68

  3. #13
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    dekumenti i humbur Q-nga Burton Mark

    dy fjale per autorin fillimisht
    burton MARK eshte professor i dhjates se re ne shkollen e teologjise, ne claremont, california. Ka shkruar disa libra per historine e kristjanizmit perfshire " nje legjende e pafajshme: mark dhe origjinat kristiane" dhe "kush e ka shkruar testamentin e ri? krijimi i legjendes kristiane"

    Burton Mark e ndan "Q" source ne tre pjese ai i quan Q1, Q2 dhe Q3.

    Q1-eshte cka shkollaret e bibles mendojne se jane shkirmet me te hershme te atyre qe ndjekin Jezuesin e nazaretit. Pjesetaret e ketij grupi nuk e shohin jezuesin si krishti ose mesia, dhe absolutisht jo si bir i zotit. keto persona e shohin jezuesin si nje mjeshter. Mr. Mark shprehet qe Q1 eshte shkruajtur ne mesin e viteve 50 por te pakten disa nga theniet jane trasmetuar direkt nga jezuesi.

    Q2-eshte me shume se gjysma e dokumentit "Q". ketu kemi nje evolucion ne procesin e mendimeve te ketyre njerezve (qe kane shkruar Q source). ato kane pasur perballuar kundershtime dhe kane bere disa ndryshime . kundershtme te ardhura nga pharisees dhe ligjvenesit. shohim pjesmarrjen e john baptistit ne Q2. John baptisti kishte ndjekesit e vet ne ate kohe dhe ka pasur nje fare bashkepunimi midis ketyre dy grupeve. gjithashtu shohim perfshirjen e nje viszioni akopalistic qe nuk eshte ne Q1.
    flitet shume per diten e gjykimit. Q2 mendohet te jete shkruar ne vitet e vonshme te 60's ose vitet e hershme te 70's


    Q3-eshte pjese me e vogel e dokumentit Q. jerusalemi ka rene dhe toni eshte i nje afersimi me ato qe refuzuan te degjonin. ketu jezuesi ka evoluar nje bir te zotit. ky eshte visioni mbi jezuesin qe do mbijetonte dhe do kishte infulence te madhe ne mark, mateo dhe luka. kjo ehste e gjitha pushtuar nga mitoligjija dhe shume pak nga cka jezuesi ishte ne te vertete ka ngelur. medohet te jete shkruar ne mesin e viteve 80's

  4. #14
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    ruud

    hajde hajde ti po i ben nje lemsh kokes tende..!
    fakti qe ti nuk kupton Biblen eshte ky qe ti lexon ne fillim disa qe shkruajne per biblen edhe pastaj lexon Biblen..(si gjithmone e ke me te thene..te kane thene apo e ke lexuar diku)
    Une te keshillova qe ta beje kete gje sepse pastaj do te me kuptoje por jo vetem do te kuptoje ate qe eshte baza(Bibla). ne kete menyre po shmang shpetimin tend edhe nuk eshte se po me ben dem mua. Une ate qe kisha ta thashe sepse e kisha per detyre. te lutem mos fol budallalleqe(qe thua se nuk eshte e vertete ajo qe them) para se ta provosh ate qe te thashe.

    nejse jo vetem ti por asnje nga ata si puna jote nuk kane kuptuar se Bibla eshte e Frymezuar nga Fryma e Shenjte edhe nese do qe ta kutposh duhet qe t'i hapesh mendjen edhe zemren Frymes se Shenjte edhe mos te flasesh pakutim.

    Po si ka mundesi qe Bibla ka ndryshuar jeten e njerezve edhe ka shpetuar nga vdekja, ka sheruar te semure, ka dhene gezim neper familje, ka dhene dashuri ne personat edhe ti me thua se nuk eshte e vertete. a mund te ve nje teori tenden perpara te gjitha ketyre eksperiencave, vetem nje injorant mund ta bente kete gje(une nuk mund ta beje sepe Bibla ka ndryshuar Jeten time edhe jam nje deshmi e gjalle..prandaj po ngul kembe edhe po shpalle).

    nejse siç e ke nisur ti..do te perfundosh atje ku nuk ta pret mendja nese nuk hap zemren edhe pranon qe duhet ta lexosh ne kete menyre!!!

    Une mbarova se foluri..ti bej ç'te duash.

    me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  5. #15
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    faleminderit per keshillat i krishtere ,i vleresoj shume por une kam vendosur te shpetoj nepermjet Allahut....

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2003
    Postime
    3
    Edhe ne te ardhmen do te fshije cdo shkrim ne gjuhe te huaj qe se ka edhe perkthimin ne shqip.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 30-03-2003 më 15:36

  7. #17
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    ruud

    hej po shikoj nje gje ne ty.."fanatizmin tend si myslyman" qe nuk te lejohet te shikosh gjera te tjera siç duhen por vetem nepermjet gjykimit myslyman. te lutem shikoji sepse nuk po flase per nje fanatizem apo per nje pjese te vertete por po flas per te verteten qe Perendia solli per njerezimin.

    Nese ke mundesi beje ate keshille qe te dhashe dhe do te shikosh shume gjera dhe do te kuptosh shume gjera.

    me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Gjykimi i dhunes sipas Bibles dhe Islamit
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 11:21
  2. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •