Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    kogeil
    Anëtarësuar
    07-09-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1

    Të heshtësh

    pershendetje te gjith juve anetar te forumit shqiptar une jam nje antare e re dhe ky eshte postimi im i pare kam shkruar kete punim vitin e kaluar por kam ngurruar te shkruaj ne kete forum shpresoj qe te ju pelqej dhe ju ftoj te shkruani dhe te komentoni edhe ju




    Të heshtësh…







    Në qiellin e kaltër kishin filluan të depërtonin rrezet e para të diellit.

    Zbardhi edhe një ditë plot me sfida e vështirësi.Vallë sot do ketë më pak të këqija??Mbrëmë qielli ishte I vrejtuar pa hënë.Në vend po ndodhin aq të këqija e të gjithë qëndrojnë të fshehur prapa perdeve të heshur e të frikësuar.Përse nuk merr askush guxim të dal e të thotë,mjaft!Mjaft me kaq !!Se çdo gjë ka një kufij.S’do kemi më durim.Jemi bërë robër të së keqës.Por kjo nuk do të shkoj shumë gjatë,se robërin nuk e durojmë. Përse lejojmë të na sundojnë të tjerët në vend që të bëhemi zot të vetvetës.Kaq shumë njerëz dhe të biem viktim e ca njerëzve që kanë për qëllim të shkatërrojnë botën.E ne vazhdojmë të heshtim.Sa kohë që kjo gjendje të vazhdojë bota do të shkatërrohet.Një melodi mjerim ka kohë që dëgjohet.Mos vallë të gjithë jemi verbuar.Malet kanë filluar të shemben,ujërat kanë filluar të shtjerren,e akulli po shkrihet.Ndonjëherë heshtja cilësohet si flori.Por ç’është në të vërtetë.Flori apo shkatërrim.Të këqinjët vazhdojnë të vrasin.Vallë kështu paguhet heshtja jonë? Pse vazhdojmë të heshtim? Ç’dobi kemi nga kjo? Posa të ndezësh televizionin njoftohesh me krimet që po ndodhin,vrasjet e shumta,masakra,stuhi,vërshime.Kur do të na dal ky gjum I rëndë? Të këqijat nuk po na lënë t’I hapim sytë.Edhe sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje e mjerueshme.Ç’janë këta njerëz që na sundojnë? Çfarë kanë ata më shumë se ne ? Më shumë,asgjë,faktikisht ata janë të cekët,ata nuk kanë zemër e vazhdojnë të shkatërrojnë çdo gjë dhe çdo kënd që u del përpara,ndërsa ne nuk kemi guxim të përballemi me ta,prandaj vazhdojmë heshtim.Me këtë heshtje jemi bërë armik të vetes.Ne vazhojmë të jemi humbës gjersa të këqinjët po fitojnë mijëra beteja.Me një pelerine të zezë sipër mundohemi të fshehim vuajtjet dhe fytyrën tonë të lodhur nga mërzia ,vuajtjet e heshjtjet.Kjo heshtje e mallkuar më duket se nuk do të përfundoj.Dhimbjet tona peshojnë me tonelata…Këto rreze të arta janë aq të forta e magjike.Kur na duket se gjithçka po shkatërrohet,lind një rreze shprese.Ne njerëzit jemi të çuditshëm,ndonjëherë jemi tepër optimist e ndonjëherë shpresat shuhen fare.Një ditë botën e morën vërshimet e të nesërmen çdo gjë ndryshoi,të gjithë punonin për vete, për familje,të gjithë tani shikoni botë me sy tjetër.Ndoshta vërshimet kanë mbytur të këqinjët , njerëzit e lig e të mirët tani sundojnë botën.Ndoshta ky është çmimi i kësaj heshtje të gjatë.Kur ndalem të shikoj qytetin më duket sikur një epok e re ka filluar.Aromën e lirisë e nuhasim kudo.Më nuk do të heshtim,do jemi me drejtësinë.Heshtja ndonjëherë është sakrific. Durimi e heshtja paguhen me fitore herët a vonë por vuajtjet nuk harrohen.Në sytë tanë shihej një shkëlqim sikur kemi fitur një betejë të shumëpritur.Në një kuti ruajmë të fshehura gjithë të këqijat si pjesë e së kaluarës së hidhur,që sa herë e kujtojmë na ngjall tmerr.Dielli që dikur fshihej pas reve pë të mos parë shkatërrim e këtij planeti të mrekullueshëm ,sot po rrëzon,hëna e yjet që kishin humbur shkëlqimin sonte po vezullojnë,tani gjithçka ndryshoi.Etja për pushtet është shuar.Ngjajmë në një farë të re që duhet ta uisim me kujdes që ajo të mbijë e të rritet e shëndosh.Malit iu kthye gjelbërimi,fushave iu kthye blerimi ,zogjëve cicërima,lulëve iu kthye ngjyra,trëndafilav iu kthye aroma,botës bukuria e gjithë njerëzimit buzëqeshja e shëlqimi.Valët e detit janë qetësuar e gjithë kjo torture ka mbaruar,ndoshtja heshtja ka përfunduar.Por çdo të thotë të heshtësh? Të fshehësh fajin apo të vërtetën,të fshehësh të mirën apo të keqën? Vazhoj udhëtimin tim,prap i heshtur,ndoshta kështu qenka fati im,të kaloj në këtë botë si hijen të cilën askush nuk e vëren.E sot jam i moshuar e i tillë kamë mbetur akoma i heshtur.Se kuptoj pse vazhdoj të heshtë ?!Ah kjo heshjte e mallkuar që nuk na shpie gjëkundi,nuk kemi guxim të përballemi me jetën,nuk kemi guxim të përballemi me asgjë.Kështu kalon jeta e ne heshtim,e heshtim.

    Vazhdojmë të jemi robër të heshtjes.U them nipave e mbesave të mi se heshtja nuk është gjithmonë flori po robëri,flori e trofe çenka guximi të cilin kurrë s’arrita ta kem as në ditët e fundit të jetës sime.U them këto fjalë që të mos shkojnë gjurmëve të gjyshit të tyre ndonësa këto gjurmë janë të pashlyeshme.Në rrugen e jetës do jem udhërrëfyesi i tyre.

    Sot me lot në sy,rri i heshtur në kolltukun tim të ri.

    faleminderit nga kogeil

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar kogeil për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Derebardha
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    9
    Nganjeher heshtja eshte e arte ....., por ne dashuri eshte shkatrim ...shume e dhimbshme per njeriun qe e perjeton ....

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Derebardha për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •