“Alfa” ndërhyn në Sllupçan, banorët në protestë
Njësiti policor “Alfa” sonte rreth orës 23.00 ka shkaktuar revoltë dhe pakënaqësi tek banorët e fshatit Sllupçan, pas ndërhyrjes së tyre në shtëpinë e familjes së ish-myftiut të ndjerë të Kumanovës, Jakup Hasipi, njoftoi për agjencinë INA banorë të këtij fshati
Banorët lokal kanë theksuar se pesë automjete private me pjestarë të njësitit Alfa kanë ndërhyrë në familjen e hoxhës së ndjerë, Jakup Hasipi, duke mos sqaruar se për çfarë ka qenë kjo ndërhyrje. “Në momentin e ndërhyrjes është alarmuar fshati për ndërhyrjen dhe menjëherë pjestarët e policisë kanë braktisur vendin e ngjarjes dhe fshatin”, ka theksuar për agjencinë INA një përfaqësues i fshatit. Në vendin ka mbërritur kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku, i cili ka tentuar të qetësojë situatën.
Fshati Sllupçan është një nga fshatrat e rajonit të Kumanovës ku në konfliktin e vitit 2001, ishte zona e parë e lirë e shpallur nga UÇK-ja.(INA)
http://ina-online.net/default.aspx?n...5927280d7&ln=3
Krijoni Kontakt