Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Llogara ’89, njezete vjet me vone

    Peisazhi ne Llogara qe mund te merret edhe per piktoresk, ruan ende nje histori te trishte e cila dhemb forte edhe sot, shume vite me pas.
    Pikerisht ne ato vende joshese per syrin, 20 vite me pare u shenuar nje nga tragjedite ajrore me te medha te ndodhura ne Shqiperi.

    Ishte data 22 nentor i vitit 1989, nje autobus me student nga instituti i larte i Tiranes po kthehej nga praktika mesimore. Nje gabim njerezor, nje defekt ne motor, askush nuk mund te thote per te verteten. Ajo qe dihet eshte se autobusi ngaterroi rruge dhe ra ne humnere.

    Por ky ishte vetem akti i pare i tragjedise, dy helikoptere ne bordin e te cileve ndodheshin nje grup mjekesh u ngrit nga Tirana drejt Qafes se Llogarase. Misioni human ishte shpetimi i jetes se studenteve.

    Por tragjedia kishte dhe aktin e saj te dyte. Nuk dihet se nga cfare mallkimi perndiqte ata njerez qe kishin pesuar ate aksident te rende, por 23 persona qe ndosheshin ne bordin e helikoptereve, studente te plagosur, mjeke, pilote dhe familjare humben jeten tragjikisht.

    Sot Llogaraja eshte ende nje plage e hapur, ajo dite nuk ka qene e lehte per askend. Me veshtire nga te gjithe e kane pasur te afermit. Zalo Hysi humbi ne tragjedi vellain e tij, mjekun Kujtim Hysi.

    “Ka qene nje e merkure e zymte kur u nisen ekuipazhet qe vajten per ndihme mjekesore. Mes mjekeve ishte Agim Qarri, Kujtim Hysi, Zana Floqi dhe Dhurata Bega. Por ata rane ne krye te detyres se bashku me pilotet dhe tekniket. Kjo ishte nje fatkeqesi e madhe per Farken, per familjet e tyre, por ne gjithmone do t’i kujtojme me respekt dhe nderim”, shprehet Kujtimi.

    Kjo ngjarje e kobshme eshte perjetuar rende edhe nga koleget e personave te humbur. Mjekut Mehdi Alimehmeti iu desh te priste ate dite ne morgun e spitalit trupat e shkumbuar te kolegeve me te cilet kishte vetem pak kohe qe ishte ndare.

    “Ajo ishte nje dite e rende per ne aq sa nuk arrinim ta besonim. E dinim qe kishte ndodhur nje aksident me studente dhe qe ishte ngritur nje ekip mjekesh dhe prisnim qe ata te ktheheshin dhe s’kemi pasur asnje informacion tjeter. Te nesermen ne mengjes marrim vesh qe ka ndodhur kjo tragjedi qe ka qene nje traum per te gjithe sepse i kemi pasur shoke. Zana qe kur ka mbaruar fakultetin ka qene animatore, nje grua e persosur. Ndersa doktor Agimi kishte vetem pak vite qe kishte ardhur me doktor Kujtimin ne Tirane”, rrefen Mehdiu.

    Kujtime ruajne edhe koleget e piloteve. Luan Baci ish-komandant skuadrilje ne regjimentin e helikoptereve ne Farke, eshte kthyer ne repart per te kujtuar edhe njehere shoket e humbur pergjithmone.

    “Kjo eshte nje ngjarje e rende ne aviacionin luftarak shqiptar, por pilotet dhe tekniket ne emer te humanizmit, ne emer te jetes se studenteve te rinj qe do ishin kuader te ardhshem te atdheut tone, ne kushte te veshtira meteorologjike e morren kete vendim per te fluturuar. Ata kane ngelur ne altarin e deshmoreve te atdheut si heronj te fluturimit”, thote Luani.

    Koha ka kaluar dhe qe nga ajo dite e zeze nentori, femijet jane rritur, shume prej tyre kane zgjedhur te ndjekin ne jete rrugen e lene ne mes nga prinderit. Nje nga ata eshte edhe Genci Hysi, djali i vogel i mjekut Kujtim Hysi.

    “Une kam qene ne nje moshe te vogel, 4 vjec, mbaj mend qe me babain beja xhiro me biciklete. Kisha shume deshire qe te vazhdoja per mjekesi dhe tani punoj ne mjekesine interne dhe shpresoj qe te pakten kam realizuar dicka”, thote Genci, tashme mjek.

    Ky eshte vetem nje fragment i vogel nga nje tragjedi e madhe. Ato vende nuk do te rreshtin se ndaluari kurre dhembjen e te afermeve dhe njerezve te tyre te dashur.

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •