Nxinte ormani si njė brez i gjerė leshi i lidhur mes tokės dhe qiellit. Kėtė brez mbrėmja e zmadhonte pėrherė e mė shumė, siē zmadhonte tė gjitha sendet mbi tokė, kur vjen mugėtira.
Ormani rėnkonte nga oshėtima e lumit dhe nga vėrshėllima e erės. Ky ishte bashkimi i tė gjitha rėnkimeve te drurėve ,qė ngriheshin mbi baltėn dhe mykun qindvjeēar. Nėpėr kėtė rėnkim ktheheshin pesėdhjetė burra me pesėdhjetė sėpata dhe me tridhjetė qerre tė ngarkuara me trarė e shufra. Gojėt e ēizmeve te tyre hanin tė pangopura tokėn, duke futur hundėt e mėdha nė llucėn dhe baltėn e zezė tė ormanit.
Kėto gojė e hundė ēizmash tė burrave tė raskapitur nga lodhja, trazonin ėndrrat dhe tė fshetat e frikshme tė ormanit tė plagosur nga pesėdhjetė sėpata dhe tė bėrė vija-vija nga rrotat e tridhjetė qerreve. Ormani pėr herė tė parė dridhej nga frika se mos e pėrzinin nga bregu i luit, me tė cilin ishte i lidhur ne shekuj nė miqėsi dhe nė shekuj tė grindjes.
Nė kėta shekuj, herė lumi i kafshonte ormanit njė copė tuli, dhe herė ormani ia merrte kėtė copė tuli nga goja, duke lėshuar ushtrinė e tij prej mijėra filizash.... ( D. Agolli, Dėshtaku )
ndihmėn qe e kėrkoj nga ju ėshtė qe ti gjeni emrat the te thoni ē`rasė janė pėrdorur
dmth veq e veq dhe tė mė ndihmoni qė ti gjej mbiemrat ,dhe ti bėni analizen
nėse mė ndihmoni do ju isha shumė falemderues
Krijoni Kontakt