Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Arkitekti i famshėm shqiptar Sinani

    Arkitekt Sinani


    Nė vulėn e Sinanit shkruante:
    ‘Sinani i vobektė, shėrbėtori modest’


    Sinani ėshtė njė ndėr arkitektėt mė tė famshėm dhe mė tė admiruar botėrisht, dhe pa dyshim arkitekti mė i spikatur i njė periudhe e cila nė historinė evropiane njihet si koha e Renesancės. Sinani jetoi njė jetė bukur tė gjatė, rreth njėqind vjet, prej 1490 deri mė 1588. Ky shekull i jetės sė Sinanit koincidon me periudhėn mė tė begatshme dhe mė tė shkėlqyer tė Perandorisė Osmane, e cila atėherė shtrihej pėrgjatė tri kontinenteve, atij tė Azisė, Evropės dhe Afrikės. Qytetėrimi Osman atėbotė gėzonte pasuri tė pashembullt, energji dhe vetė-besim tė pa parė, ambient ky qė ndikoi nė paraqitjes e njė numri tė madh tė figurave tė shquara nė art e shkencė, sikurse edhe nė politikė dhe administratė, ligj apo teologji.
    Plaēkat e fituara nga luftėrat, si dhe taksat e mbledhura nga myslimanėt e jo myslimanėt, shtonin vazhdimisht bilancin e arkės Osmane. Kėto tė ardhura shfrytėzoheshin pėr ndėrtimin e objekteve tė mėdha publike si hane, spitale, shkolla dhe vendeve pėr adhurim, nė projekte tė infrastrukturės sikurse ura, rrugė e kanale nėpėr territoret e posa ēliruara. Qėllimi i Osmanlinjve nuk ishte konfiskimi i pasurisė sė kėtyre shteteve nė formė materiale ose shfrytėzimi i fuqisė punėtore, siē bėnin fuqitė perėndimore nė tokat e pushtuara. Pėrkundrazi, qėllimi i tyre ishte pėrhapja e Islamit dhe bashkė me tė edhe pėrhapja e qytetėrimit dhe drejtėsisė. Sot eksiton njė numėr i konsiderueshėm i godinave historike, ura, hane, shkolla, etj., nė Evropė, Azi dhe Afrikė, tė cilat datojnė qė nga kjo kohė, disa nga to nė pėrdorim madje edhe sot. Prandaj, mjedisi nė tė cilin Sinani u lind dhe u rrit ndikoi nė zbulimin dhe zhvillimin e kapaciteteve tė tija tė jashtėzakonshme e gjeniale. Sot veprat e Arkitekt Sinanit gjenden dhe admirohen nė tri kontinente.
    Djali i Abdul-Mennan Efendisė, Sinani u lind nė njė fshat tė vogėl tė quajtur Agirnas nė Kajseri mė 1490, ku edhe do tė kalonte fėmijėrinė. Mė 1512 do tė sillet nė Stamboll pėr t’u rekrutuar nė divizionin e Janiēerėve. Si rezultat i shpėrnguljes jeta e tij do tė ndryshoj rrėnjėsisht, duke u hapur para tij horizonte tė reja. Fillimisht do tė merr pjesė nė ekspeditėn e Ēaldiranit mė 1514. Dy vjet mė vonė, bashkė me ushtrinė osmane ai do tė merr pjesė pėrsėri nė njė ekspeditė, kėsaj radhe nė Egjipt nėn udhėheqjen e Javuz Sulltan Selimit gjatė viteve 1516-1520. Gjatė kėtyre ekspeditave, ai do tė ketė rastin tė sheh dhe studioj artet e Anadollit, Persisė dhe Egjiptit. Mė 1520 ai do t’i nėnshtrohet shėrbimit tė Sulltan Sulejmanit tė Mrekullueshėm ku edhe fillon edukimin universitar po tė njėjtin vit. Ai do tė shėrbej si zemberekxhibasi nė betejėn e Rhodes, Beogradit dhe Mohaēit. Mendja e tij edhe kėtu ishte e preokupuar, tani duke mbledhė stilet dhe teknikat tipike tė arkitekturės perėndimore. Ai madje do tė shkojė edhe nė Bagdad e Persi gjatė ekspeditave atje, mė 1529 respektivisht 1536.
    Nė ekspeditėn e fundit ushtria duhej ta merrte Kėshtjellėn Van e ngritur mbi bregun e Liqenit Van, mė e madhja nė Turqi. Sinani ishte ngarkuar qė tė dizajnoj dhe ndėrtoj tri galere tė cilat nevojiteshin pėr ta pushtuar kėshtjellėn. Ai kompletoi punėn e dhėnė me aq sukses sa qė u vu nė komandė tė anijeve. Me tu kthyer nė Stamboll, ai u caktua haseki apo gardė personale e Sulltanit. Mė 1537, ai pėrgatit marinėn pėr njė xhihad nė Itali. Pas dy vitesh, ai do tė emėrohet nė krye tė policisė.
    Siē mund tė ketė kuptuar edhe lexuesi, tanimė nė moshėn 49 vjeēe, Sinani akoma nuk ka filluar karrierėn e cila do ta bėjė atė me famė botėrore. Detyrat me tė cilat ishte i ngarkuar Sinani deri mė tash nuk lidhen aspak direkt me arkitekturėn. Megjithatė, kur mė 1539 u vu nė detyrė tė Ministrisė pėr Punė Publike jeta dhe puna e tij ndryshuan tėrėsisht. Nga viti 1539 deri nė fund tė jetės, ai do tė punoj vazhdimisht pėr tė konstruktuar njė seri po thuajse tė pa fundme tė monumenteve mė tė mrekullueshme dhe mė madhėshtore nga Bosnja deri nė Mekke.
    Nė Perėndim, sipas analeve historike, Sinani pat organizuar dhe mbikėqyrė ndėrtimin e disa godinave publike nė emėr tė Sokullu Mehmet Pashės nė Bosnjė. Vepra mė e rėndėsishme e Sinanit, nė atė qė sot quhet Jugosllavi, ėshtė Ura e Mehmet Pashės e gjatė 180 metėr mbi lumin Drina. Nė Greqi po ashtu ndodhet njė xhami e dizajnuar nga Sinani, e ndėrtuar pėr Osman Pashėn. Nė Budin, kryeqytetit e Hungarisė atėherė, Sinani ndėrtoi njė xhami tjetėr, kjo e financuar nga Mustafė Pasha.
    Nė pjesėn Lindore tė perandorisė, nė Siri gjendet njė xhami e njohur si xhamia e Sulltan Sulejmanit e ndėrtuar nga Sinani. E dyta e kėtyre veprave madhore ėshtė Xhamia e Husrev Pashės nė Halep. Njė xhami tjetėr e tija mund tė shihet nė Krimea, e ndėrtuar nė emėr tė Devlet Giraj Khanit I tė Krimesė. Nė Mekke, Shtėpia e Allahut u zgjerua sipas planit tė Sinanit: sė pari shtyllat qenė vendosur nėpėr vende e mė vonė edhe minaret. Nė qendėr tė qytetit, kishte njė numėr godinash, pėrfshirė edhe njė banjė turke dhe njė universitet, atribuuar Sinanit. Megjithatė, asnjė nga kėto nuk ėshtė ruajtur deri mė sot, pėr shkak tė armiqėsisė sė gabuar Saudite drejt trashėgimisė sė tyre Osmane.
    Natyrisht, kryeqyteti perandorak, Stambolli, gėzonte vėmendje tė veēantė nga Sinani. Ai zgjidhi problemin e ujit tė pijshėm dhe transportit, si dhe dizajnoi sistemin e kanalizimit tė qytetit. Ai konstruktoi rrugė e ura; krijoi flotėn ushtarake detare dhe ndėrtesat e saj; ai restauroi dhe rinovoi kėshtjella; ai ndėrtoi rubinete publike, diga si dhe kanale lumi; ai gjithashtu ndėrtoi hane, shkolla, spitale, konvikte e kėshtu me radhė. Ai restauroi xhaminė e Aja Sofisė dhe e meritoi, nė ēdo aspekt, qė emri i tij tė skalitet nė faqet e arta tė historisė Osmane dhe qytetėrimit Islam. Ishte kontributi i tij qė Kostandinopoja, qendra e Perandorisė Romake tė Lindjes, u shndėrrua nė njė qytet madhėshtor Islamik, Stamboll, si kryeqytet dhe qendėr e Islamit.
    Tri nga veprat e tij madhėshtore, nė pėrgjithėsi paraqesin tri fazat e punės sė tij. E para, Xhamia e Shehzadbasit, konsiderohet si vepra e tij fillestare. E dyta, Xhamia shkėlqyese Sylejmanie tregon mjeshtėrinė e pashoqe tė tij. E fundit, Xhamia Selimije thuhet tė jetė kryevepra e Sinanit, mė madhėshtorja nė mesin e tė arriturave tė tija tė jashtėzakonshme.
    Xhaminė Sylejmanije ka njė stil magjeps; 64 poēe argjile tė gjata 50 cm tė vendosura kokė poshtė, bėjnė qė zėri i imamit tė tingėllon pėr mrekulli. Njė dhomė e vogėl e cila ndodhėt mu mbi hyrjen kryesore tė xhamisė, akumulon tymin i cili buron nga kandilat e mėdhenj dhe llambat vajguri. Tymi largohen me anė tė njė flladi shumė tė lehtė qė qarkullon brenda xhamisė. Kjo xhami me njė hapėsirė prej 700.000 metėr katror, pėrveē tė tjerash strehon edhe katėr shkolla, njė fakultet tė medicinės, njė bibliotekė, hanin, shkollėn fillore, godina private pėr studentėt e hadithit dhe kelamit, njė pazar tė madh, dhe nė fund pajisje akomodimi pėr stafin. Ndėrtimi kishte zgjatur shtatė vjet gjatė sė cilave 164 libra llogarie qenė mbajtėn pėr tė vėrtetuar se ku janė shpenzuar secila nga 996,300 monedha ari tė ndara pėr gjithė projektin.
    Sa i pėrket Xhamisė Selimije, vet ky njeri i madh pat vendosur qė ajo tė ishte kryevepra e tij duke besuar se me ndėrtimin e kėsaj xhamie, arkitektura e shenjtė Islame ka korrur njė fitore tė qartė mbi arkitekturėn e shenjtė Krishtere. Ai pat shkruar pėr Selimijen: ‘Gjithė energjinė time e kam pėrqendruar nė Xhaminė Selimije. Kam menduar tė shfaqi krejt talentin tim (ashtu qė) edhe sikur gjithė arkitektėt dhe inxhinierėt e ndėrtimtarisė tė bashkoheshin, nuk do tė mund tė prodhonin njė kryevepėr tė tillė arti.’
    Dy minaret e xhamisė janė absolutisht magjepse: edhe pse janė tri shkallė gjarpėrore qė ēojnė tek secila dalje (sherife), njė person i cili ngjitet nė njėrėn nga sherifet nuk ka mundėsi, nga asnjė pikė gjatė ngritjes, tė shoh dikė tjetėr qė ėshtė duke u ngjitur nė minaren tjetrėn. Shkallėt janė tė pėrdredhura nė mėnyrė aq delikate sa qė matematikanėt me kompjuterė modern kanė vėshtirėsi tė llogaritin formulat lineare tė nevojshme.
    Sinani ndėrtoi kuben me dimensione marramendėse me qėllim qė t’ia kaloj asaj tė Aja Sofias: ėshtė pėrafėrsish 5 metėr mė e lartė dhe 3.5 metėr mė e thellė. Arseja e thjeshtė pėr kėtė rivalitet ishte se disa arkitekt arrogant nė mesin e tė Krishterėve patėn deklaruar se njė kube nuk mund tė ngrihet nė botėn Islame aq e madhe sa ajo qė ata kishin ngritur mbi Aja Sofinė. Ata ndiheshin krenar nga ēka kishin arritur duke pretenduar madje se njė kube e tillė do tė ishte paraprakisht e pa mundur tė nderohet pėrsėri. Nė fund, Sinani jo vetėm se iu kundėrvu asaj qė ishte arritur para tij por edhe e tejkaloi atė, me njė margjinė shtesė si nė aspektin inxhinierik ashtu edhe nė atė artistik: rrezja e kubes sė xhamisė Selimije ėshtė 31.5 metėr, pėrderisa pesha e saj ėshtė 2.000 tonė.
    Deri nė kompletimin e Selimijes, 400 mjeshtėr dhe 14.000 punėtorė kanė punuar ditė e natė pėr shtatė vjet. Gjithsej, 28.000 qese ari u patėn shpenzuar nė projekt. Arkitekti dhe historiani i njohur gjerman, Prof. Ernest Dier pat thėnė pėr tė: ‘...Selimije qėndron mbi gjithė monumentet arkitekturore nė botė pėr nga pikė vėshtrimi i madhėsisė, lartėsisė, veēorisė dhe shkėlqimit’. Njė komentues tjetėr evropian shpreh admirimin e tij me kėto fjalė: ‘Ky objekt nuk ėshtė nga dora e njeriut por njė vend pėr adhurim hyjnor i zbritur nga qielli’.
    Frank Llojd Wright, njė nga arkitektėt mė tė mirė tė kohės sonė shkroi nė librin e tij: ‘Dy arkitektė kanė ardhur nė tokė. I pari ėshtė arkitekti osmanlinj, Sinani kurse tjetri jam unė vet. Sinani ishte kohanik i italianit Mikelangjelo dhe britanikut Christopher Wren. Pėrderisa plasaritjet e kubes...tė ndėrtuar nga Mikelangjelo vazhdojnė tė riparohen me rrathė hekuri nga farkėtarėt e Romės, tempujt e Sinanit do tė qėndrojnė tė tillė deri nė Ditėn e Fundit’.
    Sinani u shėrbeu katėr Sulltanėve dhe ishte thellėsisht i admiruar dhe ēmuar nga tė gjithė. Ai posedonte 77 prona, 40 nga tė cilat ishin shitore, hane, banjė turke. Para se tė vdiste, ai themeloi dhe financoi njė vakf (trust bamirėsie) duke porositur nė testamentin e tij qė shtėpi nė tė cilėn kishte jetuar tė shndėrrohet nė shkollė, nga gjashtė akqe (monedhė e vjetėr) nė ditė t’i jepen mėsuesve tė shkollės, kurse jetimėve dhe tė vejave t’u jepet veshmbathje, dru dhe qymyr pėr nxehje. Sipas testamentit vetėm njė pėrqindje e vogėl e tė hyrave tė trustit i takonte familjes sė tij. Ai gjithashtu dėshiroi qė njė e tridhjeta e Kuranit tė lexohet pėr nderė tė shpirtit tė tij dhe njė akqe tė jepet pėr tė. Sikurse mund tė mėsojmė nga biografitė e shkruara pėr tė, na del se ai ishte njė njeri tejet bujar. Pėr ēdo ditė, afėr njėzet deri nė tredhjet njerėz ushqeheshin nga ai.
    Na duhet tė pėrmendim gjithsesi se arkitekt Sinani jo vetėm se ishte njė humanist i rrallė, por ishte edhe mėsues i denjė duke pasuar dijen e tij tek qindra arkitekt e mijėra kryemjeshtėr. (Burimi: The Fountain Magazine Jan-Mar. 1993)


    Nga anglishtja:
    Jeton Mehmeti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 23-11-2009 mė 15:10 Arsyeja: gabim ne titull
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Kam pas degjuar se arqitekti ne fjal ka mundesi te jet projektues i Taxh Mahall ne indi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga MARGUS Lexo Postimin
    Kam pas degjuar se arqitekti ne fjal ka mundesi te jet projektues i Taxh Mahall ne indi
    -Sinani, arkitekti i madh shqiptar (1489 - 1588) gjatė gjithė jetės sė tij ndėrtoi jo mė pak se 355 ndėrtesa apo komplekse: 81 xhami tė mėdha 50 dhoma faljeje, 62 medrese, 19 mauzoleume, 17 tregje, 3 spitale dhe 7 ujėsjedhėsa. Kryevepra e tij ėshtė Xhamija Selimije e ndėrtuar nė vitin 1522. Nė baz tė projekteve tė tij ndėrmjet vitit 1609 dhe 1617 u ndėrtua Xhamia Blu.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #4
    Edhe un kam degju per ket arkitekt bile thojn qe ai eshte ideusi i Xhamis Blu.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •