Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 40
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Per hart visitoni presheva .com bujanoci ,ternoci lugina me besoj se do te gjeni harte.

  2. #32
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    mos do te jete gje ajo baze perkundruall bondstil-it kendej nga kufiri i Kosoves ...

    nese ndokush ka haber, te na beje me dije ...

    megjithate, edhe Kosova, edhe ne lindje, e kufizuar me veten e vet eshte ...

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    une e kam vetemse kete pjes ne hart...

    Ndryshuar për herë të fundit nga busavata : 23-11-2009 më 20:55

  4. #34
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga liridoni703 Lexo Postimin
    O mos u trembeni oj shqipja e maleve se qka ka me ba serbija si u aferu ne lugin a ata jan kan edhe ne kosove po i ndoqem me lufte..ket eshte ka e din edhe ajo se nje dite do ta len edhe at baze si kur keto ne kosove si i ka rregulluar me heret dhe ato do te jesin kazerma te Ushtris se Koosves kete po e din edhe ata..
    Tokat shqiptare jan deri te Molla e kuqe ,e novipazar,nje pjese e malit te zi,dhe gjysma e shkupit me qytete eshte tok shqiptare ,e kete edhe zoti atyre jav ka shti friken se e din se jan toka tona ,,
    Ne vitin 2020 ato do te behen tokat e Shqipes....vetem mos e harroni kete se ndoshta ju judoket afer koha deri ne kete vite ,po nuk eshte koha e larget...
    Po mor "Liridon" po, ashtu e i ndoqe ti me luftë, se për 24 orë, 600 000 Shqiptar ti nxori këtaj kufirit.

    Kjo është një luftë psikologjike që Serbia i bën Kosovës Lindore, dhe po ashtu dhe vet Kosovës.
    Kjo bazë, presioni psikollogjik, i cili do ti përcjellë me sy dhe Shqiptarët e fundit të mbetur në Kosovën Lindore.
    Serbia nuk ka ndryshuar, populli nuk thotë kot, "Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron" ata ende vazhdojnë të ideojnë skenarë lufte, ndërsa ne vazhdojmë me "i hapim apo nuk i hapim brekët (kutitë)"
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  5. #35
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Ani pse Kosova nuk po i kerkon Shqiperise ta hape nje baze ushtarake ne Mitrovice, se paku me 600 ushtare, do t'i sherbente stabilitetit, po keta politikanet tane ende me zgjedhjet qe jane bere ne qershor po merren dhe me korrupsion. Me kete Forcen e Sigurise se Kosoves jane duke u talle me ne.

    Ushtria Shqiptare...
    http://img473.imageshack.us/img473/2452/10sq.jpg
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 24-11-2009 më 01:52

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325

    Hapet baza ushtarake "Jug" në Komunën e Bujanocit

    Hapet baza ushtarake "Jug" në Komunën e Bujanocit

    Bujanoc, 23 nëntor (Presheva.com) - Baza ushtarake "Jug" e cila vlersohet si ë baza më e madhe në Serbi, sot është hapur solemnisht në Cepotin, në Komunë të
    Bujanocit. Gjatë kësaj hapje soleme, ka marrë pjesë edhe kryetari i Serbisë Boris Tadiq, kryeministri Cvetkoviq, ministri i mbrojtjes
    Dragan Shutanovac si dhe përfaqësuesit më të lartë të ushtrisë së serbisë.

    Sipas krerëve shtetërorë të Serbisë kjo bazë ushtarake është e një rëndësie të veçantë për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e
    Luginës së Preshevës. Kjo bazë ushtarake përfshin një hapësirë të madhe prej dhjetëra hektarësh, e dislokuar vetëm nja 15
    kilometra larg Bujanocit, në drejtimi të kufirit me Kosovën.



    Baza e quajtur "Jug" është ndërtuar në 35 hektarë sipërfaqe, në të cilën janë investuar 1 miliardë e 700 milion dinarë dhe ka
    filluar të ndërtohet që nga viti 2003. Në te janë 66 objekte me një sipërfaqe prej 22 mijë m2, ku do të mund të vendosen 1000
    ushtarë profesional. Në të ardhmen planifikohet që në këtë bazë të ndërtohen anekse në një sipërfaqe prej 60 hektarësh.



    Në lidhje me këtë bazë ushtarake kanë reaguar edhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.



    "Që nga fillimi ne kemi kundërshtuar idenë e krijimit të bazës për forcat speciale të policisë dhe ushtrisë në këtë regjion, prandaj
    mendoj se kjo bazë nuk do të kontriboj për stabilitetin e rajonit, dhe nuk ka qenë e nevojshme që ky rajon të militarizohet me
    hapjen e kësaj baze" tha kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

    Ndërkaq, kryetari komunës së Preshevës theksoi se "Kjo do të thotë okupim i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në shtëpitë e
    tyre. Ne besojmë se ka kaluar koha e përdorimit të armëve prandaj nuk ka qenë e nevojshme ndërtimi i bazës në Luginë të
    Preshevës.

    Deputeti popullor Riza Halimi, ka thënë se partia e tij, PVD që nga fillimi i ndërtimit të kësaj baze në Cepotin e ka shikuar si
    militarizim të rajonit, mirëpo nuk do të ndërhyjë në të drejtën e shtetit se cila bazë ku duhet të ndërtohet.

    "Kundërshtojmë që kjo bazë do ti kundërvehet terrorizimit dhe në të cilën do të vendosen forcat antiterroriste, sepse ky është një
    rajon multietnik dhe nuk është vend i duhur për njësi të tilla. Mirëpo, nga ana tjetër shteti ka të gjitha mundësitë që të ndërtojë
    baza ushtarake ku të vendosë ajo" tha Halimi. Ai theksoi gjithashtu se do të ishte më mirë që shteti në komunën e Bujanocit të jetë prezente me zhvillime ekonomike e jo me baza ushtarake"


    Marre nga Presheva.com

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    KOHA PUNON PER NEVE, PO NA DUHET NXANË HAPIN ME KOHËN!


    Nuk osht asgja frigë të kemi pse ata bajnë baza ushtarake afër kufinit, po e keqja osht se populli shqiptar në servi, osht në gjendje kataklizme, mjerimi, okupimi ndër ma çnjerzor, e nuk mund t'i gzohesh asnji lloj lirie Albani e Kosovë), kur shohim vllaznit tanë në shtypje konstante okupatoriale. Duhet mendua thellë, e gjykua guximshëm, çka mund të bajmë për vllaznit tonë, secili shqiptar në mënyren e vet, sepse kjo që lajmërohet osht çështje tjetër e dimenzioneve të mëdha politike, që Cepotini të kundërvehet Bonstillit, e kjo nuk don shumë gjykim, se edhe po të vijnë krejt bazat ushtarake servo-ruse aty, nuk ka shansë të ligshtohet Bonstilli, përkundrazi ky shqetsim osht vetëm i popullit tonë nën servët e maqedonët e malazezët edhe grekët... edhe shqetsimi politik në Albani e Kosovë (se ende nuk ka Shqipni, pa u bashkua trojet shqiptare), që dikush si në Albani si në Kosovë, po i frynë zjarrit politik ndërshqiptar, sa as vet populli nuk po din kujt me i besua, kush osht ai që ban diç të mirë në votime e balotazhe, që na u banë homazhe politike... Këtu e gjithkund në media elektronike, shprehet uniteti, keqardhja ndaj shtypjes e mjerimit të ma shumë se gjysmes së Shqipnisë ende nën kthetra okupimi edhe në kët shekull gjoja të ri... Armiku ndryshon vetëm me gjuhën e njejtë të veprimit të tij... Çështja osht: çka mundet me ba secili shqiptar në kët rast, a veç me folë fjalë, apo edhe me veprua diçka... e çka mundemi me veprua, nuk mjafton veç shprehja e lirshme, qoftë dhëmbje a droje, a shqetsim - por duhet komunikim i çfarëdo mënyre me vllaznit tanë atje ende nën pushtim... me lidhje të ndryshme ekonomike me ta, se lidhje politike nuk kemi njerëz të zotët të bajnë në forma institucionale, bile as akademitë tona nuk banë as nuk bajnë kurrë gja të mirë, as në aspektin politik as në atë kombëtar, vetëm shtihohen si çerdhe fëmijësh, tue u rrudhë e strukë në lëvozhgë voje - as nuk dinë, as nuk i lanë me veprua me zonin e tyne akademik... ushtri ende nuk kemi në Kosovë, as do të kemi për nji kohë të gjatë kshtu me kët mot të lig politik... veç shikohet seri se çka po bajnë armiqtë e çka mbrojtsit tanë... që mos të vij deri të ndonji shpërthim eventual gjeorgjik... me ndonji sakashvill rasti, që mjaft patëm provokime të çfardo llojit, si në Mitrovicë e gjetiu... Medet, për luftarët e UÇPMB-së që po shkrihen e digjen në veti edhe populli atje, që sa i gzohet lirisë në Kosovë, aq brengodet e digjet për së gjallit që nuk mka çka me ba, në kto situata egërsie... shih, në vend se të kthejnë armiqtë damshpërblime të luftave të tyne ma të ndyeta në histori - ata edhe shpërblehen me ndihma europiane, me viza, me liri uniteti europian, me hapje kufijsh, e tue shtypë shqiptarët edhe sot atje me dhunë konstante, të vazhdueshme... Këndej iu bahet jeta parajsë servëve kosovar, e harrohet mjerimi shqiptar... Nuk mjafton veç shprehja: koha punon për neve, e na rri e vështro me vesh n'krah, çka po bahet atje e atje...e ktu e aty me brekët e hapura (kutitë, si thot ky ktu) - e ku t'i marri edi brekët kur as në plazh nuk i veshë?

    Cepotini po i rrin e ngritet kot përballë Bonstillit, në synimin serv të njohur me shekuj...
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kush na sjell nji harte te kesaj treve e te shohim qarte synimin..

    cka del nga ky lajm..
    qe kosova duhet me e mbajt mire relacionin me usa-n e eu-ne.. si dhe te permirsoje situaten brenda ne kosove..

    shqiptaret e preshev bujanovcit gjithmone duhet ti mbajme ne sy e ne vemendje e te jetojme me shqetsimet e tyre..
    ata jan tonet e ne jemi me to..


    Vallaj ore Brari, pa LEJEN e USA nuk bahet asgja sot ne shtetin Serb, Serbia sot kontrollohet plotesisht nga qendrat nderkombetare

    Nuk ishte RUSI qe futi Serbine ne BE e ma vone edhe ne NATO, por,,,,,,,,,,

    Kjo baze ushtarake ka si qellim te BALLANCOJE FORCAT, me nji fjale te shkurter TE NDALOJE BASHKIMIN E SHQIPTAREVE, ti bahet presion shtetit Kosovar se neqoftese nuk pranon MULTIETNIZMIN do perballesh me lufte ballkanike

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    KOHA PUNON PER NEVE, PO NA DUHET NXANË HAPIN ME KOHËN!


    Nuk osht asgja frigë të kemi pse ata bajnë baza ushtarake afër kufinit, po e keqja osht se populli shqiptar në servi, osht në gjendje kataklizme, mjerimi, okupimi ndër ma çnjerzor, e nuk mund t'i gzohesh asnji lloj lirie Albani e Kosovë), kur shohim vllaznit tanë në shtypje konstante okupatoriale. Duhet mendua thellë, e gjykua guximshëm, çka mund të bajmë për vllaznit tonë, secili shqiptar në mënyren e vet, sepse kjo që lajmërohet osht çështje tjetër e dimenzioneve të mëdha politike, që Cepotini të kundërvehet Bonstillit, e kjo nuk don shumë gjykim, se edhe po të vijnë krejt bazat ushtarake servo-ruse aty, nuk ka shansë të ligshtohet Bonstilli, përkundrazi ky shqetsim osht vetëm i popullit tonë nën servët e maqedonët e malazezët edhe grekët... edhe shqetsimi politik në Albani e Kosovë (se ende nuk ka Shqipni, pa u bashkua trojet shqiptare), që dikush si në Albani si në Kosovë, po i frynë zjarrit politik ndërshqiptar, sa as vet populli nuk po din kujt me i besua, kush osht ai që ban diç të mirë në votime e balotazhe, që na u banë homazhe politike... Këtu e gjithkund në media elektronike, shprehet uniteti, keqardhja ndaj shtypjes e mjerimit të ma shumë se gjysmes së Shqipnisë ende nën kthetra okupimi edhe në kët shekull gjoja të ri... Armiku ndryshon vetëm me gjuhën e njejtë të veprimit të tij... Çështja osht: çka mundet me ba secili shqiptar në kët rast, a veç me folë fjalë, apo edhe me veprua diçka... e çka mundemi me veprua, nuk mjafton veç shprehja e lirshme, qoftë dhëmbje a droje, a shqetsim - por duhet komunikim i çfarëdo mënyre me vllaznit tanë atje ende nën pushtim... me lidhje të ndryshme ekonomike me ta, se lidhje politike nuk kemi njerëz të zotët të bajnë në forma institucionale, bile as akademitë tona nuk banë as nuk bajnë kurrë gja të mirë, as në aspektin politik as në atë kombëtar, vetëm shtihohen si çerdhe fëmijësh, tue u rrudhë e strukë në lëvozhgë voje - as nuk dinë, as nuk i lanë me veprua me zonin e tyne akademik... ushtri ende nuk kemi në Kosovë, as do të kemi për nji kohë të gjatë kshtu me kët mot të lig politik... veç shikohet seri se çka po bajnë armiqtë e çka mbrojtsit tanë... që mos të vij deri të ndonji shpërthim eventual gjeorgjik... me ndonji sakashvill rasti, që mjaft patëm provokime të çfardo llojit, si në Mitrovicë e gjetiu... Medet, për luftarët e UÇPMB-së që po shkrihen e digjen në veti edhe populli atje, që sa i gzohet lirisë në Kosovë, aq brengodet e digjet për së gjallit që nuk mka çka me ba, në kto situata egërsie... shih, në vend se të kthejnë armiqtë damshpërblime të luftave të tyne ma të ndyeta në histori - ata edhe shpërblehen me ndihma europiane, me viza, me liri uniteti europian, me hapje kufijsh, e tue shtypë shqiptarët edhe sot atje me dhunë konstante, të vazhdueshme... Këndej iu bahet jeta parajsë servëve kosovar, e harrohet mjerimi shqiptar... Nuk mjafton veç shprehja: koha punon për neve, e na rri e vështro me vesh n'krah, çka po bahet atje e atje...e ktu e aty me brekët e hapura (kutitë, si thot ky ktu) - e ku t'i marri edi brekët kur as në plazh nuk i veshë?

    Cepotini po i rrin e ngritet kot përballë Bonstillit, në synimin serv të njohur me shekuj...
    Ne Gjeorgji larguan Schewarnatzen,sepse i iku koha ose e mbajne rezerve...
    Kush,ti neser je pro...
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323

    Serbia, në veri, vëzhgon edhe KFOR-in amerikan

    Marr nga KOHA DITORE - 27/02/2010
    (Me falni per formatin por nuk di se si vendoset formati standard .)

    PRISHTINË, MITROVICË, 26 SHKURT
    (KD) – Lëvizjet e forcave të KFORit,
    posaçërisht e paqeruajtësve
    amerikanë që janë vendosur së
    fundi në Leposaviq, do të vëzhgohen
    dhe përcillen nga pjesëtarë të
    Ministrisë së Punëve të Brendshme
    të Serbisë, të pranishëm ilegalisht
    në Kosovë, por në radhët e
    të cilëve përfshihen edhe pjesëtarët
    serbë të Policisë së Kosovës,
    në krye më komandantët e stacioneve
    në Mitrovicë, Zveçan,
    Zubin-Potok dhe Leposaviq. Këto
    dhe detyra të tjera të drejtuara
    kundër Republikës së Kosovës –
    përfshirë përcjellja edhe e
    aktiviteteve dhe lëvizjeve të ekipit
    përgatitor për Komunën e Mitrovicës
    - janë diskutuar dhe urdhëruar
    në një takim të mbajtur në
    pjesën veriore të Mitrovicës, të
    martën, në atë që shërben si zyrë
    e shefit të MPB-së serbe për Mitrovicë,
    ka marrë vesh “Koha Ditore”
    nga burime të sigurta.
    Sipas burimit, takimi është kryesuar
    nga Gjorgje Dragoviq, shef i
    MPB-së serbe për Mitrovicë, dhe
    nga asistenti i tij, Ninoslav
    Mijanoviq, ndërsa në takim kanë
    marrë pjesë edhe pjesëtarët e Policisë
    së Kosovës: Kapiten Milia
    Milosheviq, komandant i Stacionit
    Policor Veri në Mitrovicë, kapiten
    Nenad Gjuriq, komandant i Stacionit
    Policor në Zveçan, kapiten
    Drazho Bozhoviq, komandant i
    Stacionit Policor në Zubin-Potok,
    toger Dragan Stefanoviq, komandant
    i Stacionit Policor në Leposaviq,
    rreshter Xhavit Dervisheviq,
    shef i hetimeve në Stacionin
    Policor Veri në Mitrovicë, kapiten
    Bratislav Kragoviq, komandant i
    pikës kufitare në Gazivodë “Porta
    31”, si dhe rreshter Zoran
    Milkoviq, komandant i pikës
    kufitare në Jarinje, “Porta 1”.
    Njeriu numër një i MPB-së serbe
    për Mitrovicë, Gjorgje Dragoviq,
    thuhet të ketë urdhëruar komandantët
    e stacioneve policore të
    pjesës veriore të Kosovës të ndërmarrin
    një varg veprimesh, mes të
    cilave edhe vëzhgimet e lëvizjeve
    të KFOR-it dhe ekipit përgatitor
    për Komunën e Mitrovicës, si dhe
    mënjanimin e përdorimit të shenjave
    të Republikës së Kosovës në
    dokumentet zyrtare.
    Ndër urdhrat e tjera që burimi i
    gazetës ka thënë se janë dhënë nga
    kreu i MPB-së serbe për veri,
    Dragoviq, janë edhe mosdërgimi i
    pjesëtarëve serbë të Policisë së
    Kosovës në trajnimet në Vushtrri,
    mospranimi i kartelave të reja të
    Policisë së Kosovës të lëshuara nga
    Prishtina, si dhe shpërfillja e zinxhirit
    komandues të Policisë së
    Kosovës, dhe shmangia e kontakteve
    me shefin e Operativës në
    rajonin e Mitrovicës, kapiten Nysret
    Mehmeti, dhe shefin e Administratës
    në rajonin e Mitrovicës,
    kapiten Shkëlzen Xhafa. Po ashtu
    Dragoviq thuhet të ketë urdhëruar
    komandantët e stacioneve që “t‘i
    dinë detyrat me interes të serbëve”,
    të mos ftohen shqiptarët në
    mbledhjet e rregullta në veri, ndërsa
    ka kërcënuar edhe me masa
    disiplinore në rast të shpërfilljes së
    detyrave për policët me “zbritje
    nga paga e MPB-së së Serbisë”.

    Një ndër detyrat që MPB-ja serbe u ka ndarë
    policëve të vet të infiltruar në Policinë e
    Kosovës ishte edhe urdhri që ata t‘u ofrojnë
    asistencë organeve komunale, të strukturave
    paralele serbe, në zbatimin e planeve të tyre,
    përfshirë planin e inspektorëve të Mitrovicës
    për lokalet, parkingjet, objektet ilegale, e të
    tjera.
    Mbledhja e mbajtur të martën është pasuar
    nga mbledhja e së mërkurës e komandantëve
    të stacioneve veriore të Policisë së Kosovës
    dhe nga përfaqësuesit të OKB-së për veri të
    Mitrovicës, Vladimir Anuhin, me inspektorët
    komunalë, në të cilin thuhej se është vendosur
    për ndërmarrjen e masave për zbatimin e
    planeve të inspektorëve komunalë prej 1
    marsit.
    Derisa burime ndërkombëtare në Prishtinë
    këto zhvillime i patën komentuar të enjten
    për gazetën si rezultate të para të presionit
    për të zbatuar strategjinë për veriun, informatat
    e fundit flasin më tepër për një ringjallje
    dhe rigrupim të strukturave paralele të
    sigurisë në veri, që funksionojnë nën
    komandën e Qeverisë së Serbisë, dhe që tashmë
    shihet qartë se kanë nën kontroll të vetin
    edhe uniformat e Policisë së Kosovës në veri
    të Urës mbi Ibër.
    Një prej fakteve të tjera që dëshmojnë se
    Serbia në fakt është duke e kontrolluar veriun
    është edhe “vendimi për orarin e punës”
    për objektet hoteliere në pjesën veriore të
    Kosovës, i marrë nga “Organi i përkohshëm i
    Komunës së Mitrovicës së Kosovës”, organ i
    emëruar nga Qeveria e Serbisë, një kopje të të
    cilit e posedon edhe “Koha Ditore”. Në njoftimin
    për këtë vendim, që u është shpërndarë
    dyqaneve në tërë pjesën veriore të Mitrovicës,
    jepet orari i lejuar i punës për objektet hoteliere,
    objektet tregtare, objektet e zanatlinjve
    dhe lokaleve për lojëra të fatit, ndërsa
    mbështete në “Ligjin për rendin dhe qetësinë
    publike të Republikës së Serbisë”. Gjobat që
    paralajmërohen për ata që nuk i respektojnë
    oraret, sipas këtij vendimi, janë në dinarë të
    Serbisë, ndërsa vetë njoftimi, i lëshuar më 19
    shkurt 2010, bart vulën: “Komuna e
    Mitrovicës, Krahina Autonome e Kosovës dhe
    Metohisë, Republika e Serbisë”.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •