Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Letersi spartane

    LETERSI SPARTANE 3

    Kur Padareti nuk u zgjodh ndėr treqind qytetarėt mė tė shquar tė SPARTĖS, u largua duke thėnė se ishte fort i kėnaqur e i gėzuar qė qyteti kishte treqind qytetarė mė tė mirė se ai...

    …Nga “Jetėt Paralele”

    - I besoni atij? – pyeta unė
    - Ai ėshtė shqipėtar – u pėrgjigj peshkopi bullgar

    Nga libri “Pėr Maqedoninė” i HENRI N. BREILSFORD

    …UA KUSHTOJ TĖ GJITHĖ ATYRE QĖ S’U PĖRKULĖN…

    …I kishte patur kėmbėt e lidhura, jetonte nė njė vend tė rrethuar me tela, apo aty kishte vetėm njė vrimė nė ato mure tė gurtė e plot lagėshtirė…nuk i kujtohej mirė,… vetėm pėr njė gjė ishte i sigurtė; aty nuk mungonte litari dhe telat me gjemba,kurse ai kishte hedhur vėshtrimin tej nė horizont. Ajo ishte shfaqur papritur midis syve tė tij dhe horizontit, nuk arrinte tė sillte nė mendje asnjė detaj tė vogėl; e vetmja gjė qė e mbante mend mirė, ishte dėshira e amėshueshme pėr tė qenė pjesė e saj. Chdo gjė ishte nė pėrfeksion, lumturia ishte ulur kėmbėkryq e ia bėnte me sy,…gjithnjė do t’ia dinte pėr nder pamundėsisė, pse kishte mundur ta shijonte kaq gjatė. Dėshira e kishte shtyrė, dėshira e pengonte ta shijonte pa qenė pjesė,…dhe si chdo gjė e bukur, edhe ajo kishte patur njė fund.
    …E kishte kėrkuar tėrė jetėn, por vetėm sa ishte kacafytur me hije, pa mundur dot as t’i afrohej;… njė herė kishte dalė nė atė anė tė malit, ku kishte ndėrkryer vėshtrimin me pėrdėllimin e horizontit muzg-rėnė,…aty lulėzonin vetėm gėrmadha. Ndoshta ai kishte patur fatin e rrallė, tė ishte aty kur akrepat e kohės ishin ndalur; ndoshta ai kishte parė atė qė s’duhej tė shihte,…me siguri Prometeu kishte dashur t’i dhuronte dichka, dhe pėr kėtė Zeusi e kishte lidhur sėrish mbi shkėmb…

    PJESA E PARĖ

    KOHA PĖR TĖ HESHTUR

    Me shume se jetėn dua njeriun

    Ajo ditė i binte tė ishte nė pranverė, ora tregonte shtatė e mėngjesit,… duhet te kishte zbardhur. Kishte bėrė mė shumė se gjysmėn e rrugės, ndėrsa truri i ishte pushtuar nga makthi - pjellė e brengės:” pse s’po dinte tė mbaronte ky zgjatim i natės”…Jo vetėm qė nuk e ndjente pranverėn, jo vetėm qė s’po prekte dritėn por pėr mė tepėr, njė mendim i vagullt i trazonte kujtesėn.
    Tė gjithė i thanė tė mos nisej, sytė e nėnės mbarsnin frikė, njė gjėmim i kobshėm i kishte prishur gjumin e mėngjesit, ndėrsa ai dukej sikur s’qe zgjuar akoma nga ėndrra e njė nate mė parė; ishte i bindur se ishte thirrur te asistonte ne dichka…dicka qė erenitė s’kishin guxuar t’ia shpalosnin qartė. Kishte ndjesine se realiteti dhe iluzioni po kėmbenin vendet; kjo ditė si bisht nate, ky agim mė i errėt se njė muzg, apo ngjarjet qė kishin ndodhur kėto mote…
    Solli ne mendje ditėn e fundit te seminarit, dhimbja e ngjizur me deshirėn ia mbushte orėt teksa priste tė dėgjonte qytetin ku do tė vazhdonte studimet. Zemra i kėrkonte Romėn, ndėrsa mendja ndihej e trullosur nga lajmet qė ofronte Italia e kėtij fillim viti tridjetė e tetė tė shekullit te njėzetė. Te gjitha i kishte pritur, po qė tė mos ishte nė listė jo. Nė fillim nuk u kishte besuar veshėve, por ishte habia e shprehur e shokėve qė i kishte shuar chdo shpresė; kishte hedhur nje vėshtrim te dėshpėruar nga profesori; fytyra e tij nuk shprehte asgjė gjė me shumė se guri.
    -I nderuar atė…
    -Ch’kėrkon- mor bir; pse nuk po feston me shokėt?-1
    -…Po puna ime?
    -Chfarė puna jote;… nuk do tė shkonin tė gjithe me studime.
    -Po ju me kishit premtuar.
    E bardha e kufomes iu ngjit profilit monumental tė fytyrės sė tij, kur foli pa lėvizur as buzėt
    -Kėshtu vendosi komisioni.
    -Po…
    -Shko biri im, shko e jeto nė ato fusha tė bekuara qė zoti ua dhuroi stėgjyshėrve tuaj.
    -Ku shkuan ato qė na thoje pėr dijen e pėrparimin, ku…?
    -Dija ėshtė pėr ata kombe qė dinė ta vlersojnė.
    -A janė malesoret komb?
    -Pse pyet?
    -Ata do te studiojnė nė Romė e Vjenė.
    -Jo - qesh pakėz me mustakun e majtė - …por ata dinė tė durojnė.
    Duke gelltitur lotėt i kishte thėnė:
    -Mos vallė nuk jam treguar i duruar sa duhet, mos nuk jam unė ai qė…
    -Po vijne kohė tė vėshtira bir, mos e thashtė zoti provosh se sa duron njeriu.
    -Une jam gati per chdo gje.
    -Shko biri im shko.
    -Ku tė shkoj?
    -…Shko e ruaj delet.
    ………………………………………………………………………………………..
    1-ch=ē – sprovė e shkrimit tė shqipes.
    Atė chast e urreu mė shumė se chdo gjė tjetėr nė botė; gjithė admirimi qė kishte pėr tė u
    mrrol nė zdrugun e zhgėnjimit, ndėrsa ciku kufijtė e mosqenies. Do t’ia kishte falur drurin, do kishte qarė bashkė me tė dobėsinė, por ky cinizėm i ishte dukur i patolerueshem. Edhe tani pas tetė vjetėsh, sikur kishte ngelur akoma njė njollė e zezė nė kujtimet pėr tė .
    Muaj mė pas ai erdhi tė pushonte nė fshat, fshatin ku kishin lindur te dy. Babai u habit qė nuk po shkonte ta takonte, por nuk tha gjė. Edhe tė tjerėt ndiheshin tė zhgėnjyer pėr mos-shkollimin e fėmijėve tė tyre, kėshtu njė ditė prindėrit shkuan ta vizitojnė... Disa herė tentoi ta pyeste pėr takimin, por sa herė ndeshte nė vėshtrimin e tij, fjalėt i ngecnin nė grykė; ndėrsa i ati thoshte vetėm: “zot na ruaj”

    * * *

    Ndėrsa po i afrohej Shkodrės, nėn mjegullnajėn e kėtyre kujtimeve, ish-nxėnėsi ndjeu qartėsinė t’i afrohej bashkė me terrin e ditės. Fjalėt e tij i kumbonin tė gjalla nė vesh;… e tmerroi ballafaqimi tyre me realitetin post-gjerman,megjithatė vazhdoi rrugėn.
    Kur u afrua zemra nuk i ndillte asgjė tė mirė, por sapo sosi para gropės sė hapur iu prenė gjunjėt; nėn dritėn e rrufesė shqoi fundin e saj e ndėrsa filluan pikat e para tė shiut ai ndjeu shpirtin t’i zhytej nė njė tunel tė errėt qė zinte fill nė dheun e pėrbaltur tė fundgropės. Para tre vjetėsh kėtu kishte vensdosur njė tufė me lule; jo se ishte ndjerė i paqtuar me tė, akoma s’ishte chliruar nga inati i gangrenizuar, por kėmbėt e kishin pas sjellė vetė. Kurse sot…nė pellgun me ujė tė baltosur nė mes tė gropės, shpirti iu ndje i pastėr; mė nė fund mendja e kishte charė terrin. Tani inatin e kishte me vehten, me vehten dhe me kohėn.
    -Po tani o atė, ku ta gjej forcėn pėr tė duruar - padashur kishte nxjerrė zė.
    -…
    -Ja edhe nje dobich i trishtuar - ndoshta foli vetė djalli, vechse silueta e njė njeriu mbiu pėrmbi syrin e majtė. Njė tjetėr rrufe i dhuroi pamjen e zėrit; nuk u zhgėnjye nga pamja e sė keqes.
    -Ku ia keni chuar eshtrat?
    -Mendo me mirė se ku do tė pėrfundojnė tuajat.
    Silueta lėvizi drejt tij me dorė tė shtrirė pėrpara e ndėrsa priste ti kapte zverkun, djalli rrėshqiti nė gropė. La tė kalonin disa sekonta tė chmuara, pastaj mallkimet e tjetrit i zgjuan instiktin e arratisė. E mbajti frymėn nė sheshin e pazarit ku sapo kishin zbarkuar fshatarėt e parė. Njė plakė me leshėra tė lėshuara vinte vėrdallė si e zalisur ndėrsa drita kishte filluar tė merrte territor.
    -I shoftė mortja i shoftė – plaka dukej sikur i fliste qiellit – edhe i vdekur ua fuste frikėn.
    -Kush ėshtė kjo grua?
    -Hajde misėr…
    -Pėr kė fliste ajo grua?
    -Pėr dikė qė ia hodhėn eshtrat ne Bunė – ia ktheu plaka nga ana tjetėr e rrugės. Fjalėt e fundit i buchitėn nė vesh gjatė gjithė rrugės sė kthimit... Pa lot gezimi nė sytė e nėnės, teksa kaperceu pragun e derės.
    -Erdhe tė pastė nana.
    -Mos ki frikė moj nėnė…e keqja tashmė ka zėnė qoshen e vendit – kėtė tė fundit vetėm e mendoi.

    * * *
    Per ditė me rradhė nuk doli nga shtėpia. I dukej sikur errėsira mbretėronte kudo, biles drita i ngjadhte frikė, ndaj i kishte zėne dritaret me batanije. Njė fėshkėllimė e njohur e zgjoi nga ferri, si ta kishte pickuar drita.
    -Po del bir.
    -Ja, tė marr pak ajėr.
    -Shyqyr zotit nuk qenke i sėmurė, u tremba se mos tė kishin bėrė ndonjė magji nė Shkodėr.
    -Mė trullosi magjia e sė vėrtetės – belbėzoi.
    -Si the bir?
    -Ku ėshtė baba?
    -Doli tė punonte nė arė.
    -Pse nuk mė thirri dhe mu?
    -Biro tė jesh mirė, pa aty janė punėt.
    Kaloi portėn e madhe duke ndjerė gjakun t’i rizgjohej ndėr deje, gjarpėroi me vrap midis hardhive tė sapogjelbėruara dhe u ngjit sipėr nė ullishte. Nė shezlogun qė lėkundej shqoi tė parat, vithet e hajthshme tė Dalinės. Nė zenitin parabolic tė lavjerrėsit e mbėrtheu pėr beli, ndėrsa era e djersės, pėrzier me yndyrėn e fkokėve i zgjoi plot energji njerzore,… e puthi lehtė nėn gushė.
    -Mos Nikė.
    -Mė kishte marrė malli.
    -Tė ishte ashtu nuk rrije njė javė pa mė takuar.
    -Mė fal po,… nuk kam qenė mirė.
    -Gėnjen –Dalina zbriti nga litari e u ul pranė tij, duke ia mberthyer kėmbėn e majtė mes gjinjėve tė trazuar nga pranvera – ch’bėre nė Shkodėr.
    -U takova me veten.
    -Nuk ėshtė koha pėr filozofi Nikė – ajo u shkėput prej tij e u mbeshtet nė trungun e ullirit – kėtu do ta ngrysim jetėn ne?
    -E ch’duhet tė bėj sipas teje?
    -Atė qė do tė bėnte njė djalė i zgjuar, tė chajė pėrpėra.
    -E si ta bėj kėtė?
    -Si ta kerkojė koha.
    -Mos po mė kėrkon tė lidhem me komunistat?...
    -E pse jo…-Dalina ishte afruar sėrish duke i mbeshtetur mjekrėn mbi gjunjė, por njė lėmsh qė iu mbloll nė fund tė barkut ia neutralizoi pėrkohsisht instiktet jugore.
    -Deri ku mund tė shkosh?
    -Chfarė?
    -A ka ndonjė kufi qė nuk dota kaloje… – Nika u ngrit dhe ia nguli sytė fshatit – dua tė di a tė kanė ngelur skrupuj, apo ambicja ta ka errėsuar plotėsisht mendjen?
    -Akoma ti me ato budallallėqet e atij fratit, koha e tij ka pėrėnduar.
    -Nė qoftė ashtu, ka pėrėnduar dhe koha jonė.
    -Po pse Nikė, do tė mbytesh nė tė shkuarėn?...
    -…Sepse nuk shoh tė ardhme – ai u leshua turrevrap teposhtė shpatit pa i kthyer pėrgjigje Dalinės qė e thėrriste nga lart. Vėrtet e kishte dashur kėtė vajzė, nuk qe nė gjendje tė kishte njė mendim tė qartė, por qė ishte ftohur, kėtė e ndjente me trup e me mendje.
    -Kur do tė shihemi sėrish?
    -Mirupafshim Dalinė – jehona e kėtyre fjalėve i pėrlasej nė kokė sė bashku me kujtimin e asaj nate kur kishte zbuluar pėr tė parėn herė parajsėn e mishit. Kur ndjeu t’i zihej fryma, e ndaloi pak hapin por jo zellin. Nga larg shqoi siluetėn e tė atit dhe menjėherė e pushtoi dėshira qė tė humbtte nė punėt e fushės.

    * * *

    Tetė ditė mė vonė, nė fshat erdhi kapiteni. Askush nuk ia dinte emrin, por bėmat ia kishin dėgjuar dhe fėmijėt. Thuhej se gjermanėt i kishin djegur shtėpinė, nga ku askush nuk kishte dalė gjallė; thuhej se vetėm ai nuk paska qenė nė shtėpi atė natė. Ujku i vetmuar, sich e quanin shokėt e tij, nuk arrinte tė numėronte dot jetėt e atyre qė kishte chuar nė atė botė. Shumė herė kishte takuar vdekjen, por ajo e kishte toleruar kolegun. Vrasės i pashėrushem dhe pus i errėt gjakpaprishur, ai ishte bėrė krahu i djathtė i partisė, qė kėrkonte tė vendoste autoritetin nė zonė. Brenda dy javėve kishte pushkatuar mbi njėzet veta. Nuk kishte llafe me tė, edhe shokėt ia kishin frikėn;… nėse ai mund tė kishte shokė.
    Thuhej se nė njė fshat kishte urdhėruar tė pushkatoheshin dhjetė burra, njerėzit e tij kishin gjetur vetėm nėntė. Nėn britmat e grave qė po bėheshin gati pėr vejusha, kapi njė nėntėvjechar dhe e shtyu tek tė nėntėt. Djaloshi i trembur u hodh te kėmbėt e sė ėmės.
    -Nėnė, ku po mė chojnė?
    -Mos qaj biro, po shkon nė kuvend me burrat...
    Pikėrisht njė njeri i tillė kishte mbledhur gjithė kryefamiljarėt e fshatit, nėn kurorėn hijerėntė tė chinarit, atė muzg tė ėmbėl pranvere. Veshur si ushtarak por pa kapele, me automatikun tė hedhur kraheqafė kapiteni po vėshtronte burrat njė nga njė, ndėrsa ndukte lehtė cepin e mustakut tė djathtė.
    -Nesėr dua tė mė dorėzoni armėt –ketu zėri i tij u bė si jehonė – tė gjithė nga njė.
    -…
    -U kuptuam?...Ka kush ndonjė paqartėsi?..
    -…Unė nuk kam armė – ishte zėri i tė atit tė Nikės.
    -Ti…mund tė mos e sjellesh, nuk prish punė – kapiteni bėri t’i kthente shpinėn por, befas u kthye e me njė lėvizje tė shpejtė ia preu gurmazin me thikėn e gjatė, qė sikur i mbiu nė dorė. Ndėrsa koka e burrit guximtar u pėrplas nė kalldrėm, asnjė kokė tjetėr nuk e dinte se kishte gojė; gjaku i tė pafatit qė po skuqte gurėt, ishte i vetmi qė qarkullonte.
    … Tė nesėrmen nė mėngjes ata ishin tė gjithė aty, sė bashku me pushkėt e nxjerra nga hatllat, nėse s’ishin tė blera apo tė marra borxh. As ndonjė nga pleqtė e vjetėr nuk mbante mend t’i kishte treguar i gjyshi pėr ndonjė mizori tė tillė, tė dėgjuar ndėr breza. Njerėzit prekėn fundin e tė gjithė skrupujve, ndaj shpejtuan tė blejnė jetėn, pa u merakosur shumė se ch’duhet tė jepnin nė kėmbim. Vetėm Nika mendonte ndryshe…
    Si varrosi tė atin e percolli miqtė, la tė ėmėn tė shteronte lotėt dhe u nis t’i zinte pritė kapitenit. E dinte se ku do tė darkonte atė natė, ndaj zuri pritė mbi ullishtė, aty ku zinte fill njė rrugicė e ngushtė e pa dritė. Iu desh tė priste ndonjė gjysėm ore, derisa pa sė largu kapitenin me njė lango tė tijin. Gishtat iu mbushėn me djersė, sytė i digjnin dhe pse pa lotė, … e shtėna e parė i shkoi bosh. Ndėrsa bėnte zhurmė duke u pėrpjekur tė mbushte pushkėn me duart qe i dridheshin, nuk pati kohė a nuk deshi…tė mos pėrfundonte nė duart e tyre. “Nuk u bėra dot vrasės”qe mendimi i parė qė i erdhi nė mendje, ndėrsa u pregatit tė priste vdekjen.
    -Guxove tė ngresh dorė kundėr meje –kapiteni i kishte vėnė gjurin nė gurmaz e koburen nė tėmtha – per kėtė nuk meriton tė vdesėsh kaq shpejt. I lidhi duart nga pas me litar e iu drejtua vartėsit:
    -Merre e choje nė kėshill, pas mesnate do tė fillojė festa e tij - i qeshi mustaku kapitenit – a e ke provuar kapter kėnaqėsinė e tė qėnit nė festė me armikun tėnd tė pashpresė.
    -Unė kam njė ide mė tė mirė kapiten – njė zot e di se nga mbiu Dalina nė atė vend –... njė ide mė tė mirė pėr festėn.
    Kapiteni iu afrua si hiena gjahut tė saj dhe i foli drejt e nė frymė:
    -Pse mos t’i kemė tė dyja festat?
    -Nė do tė dish se ch’mund tė tė ofrojė njė femėr, lėre djalin tė shkojė.
    -Kush je ti qė mė vė kushte, unė mund tė marr ch’tė dua prej teje.
    -Po por kjo s’ka tė krahasuar me atė qė mund tė tė jap.
    Ndėrsa kapiteni bėnte llogaritė e tij , apo ndoshta i kishte ngelur ndonjė syth jetėsor i patharė; Nika filloi tė ndiente mallė pėr mosqenien, vetėm disa hapa larg vendit ku Dalina e kishte bėrė tė provonte tė kundėrtėn. Njė rrufe u shpėrflak nė qiellin sipėr tyre dhe…o zot, fytyra e kapitenit iu duk e njohur…pa tė hapej para tij njė gropė si varri i plachkitur i fratit nė Shkodėr.
    -Hajde bukuroshe, shpresoj tė mos mė zhgėnjesh – kapiteni hapi njė faqore raki – kurse ti trimosh provo e largohu nga fshati,… sapo fitove 24 orė jetė.

    * * *

    Porsa ndjeu gjakun t’i rrillte sėrish ndėr deje, kuptoi se urrejtja ishte mė e fortė se dėshira pėr tė mos qenė; kuptoi se kishte provuar mė tė keqen, ndaj vendosi tė jetonte, tė jetonte si njė dėshmi apo si sprovė e vyrtytit. Fati e kishte ndihmuar qė tė mos behej si ata, tani donte tė prekte kufijtė e durimit. Nga gryka e shpellės ku po jetonte tash dy ditė, dalloi njė mikun e tij.
    -Tė paskan humbur delet.
    -Ti je delja e humbur.
    -Mos tė ka dėrguar kapiteni?
    -Kapiteni vdiq.
    -Kush e vrau?
    -Tė vetėt,…me sa duket nuk kishte mė lėng limoni.
    -Vdiq apo jo terrori?
    -Vetėm terroristi. I bėnė njė gjygj pėr pėrdhunim, denoncuese ishte… Dalina.
    -Jo ore – vuri lehtė buzėn nė gaz – pėr besė e fortė ajo vajzė.
    -Nuk do tė dish se ku ėshtė ajo tani?
    -Me siguri me kryetarin e gjygjit.
    -Po ti ke bėrė pakt me djallin apo chfarė?
    -Jo, jam bėrė psikolog.
    -Psikolog, e ch’ėshtė kjo?
    -Lėre fare; mė mirė mė thuaj sa vetė e dinė historinė time?
    -Unė dhe Dalina.
    -Po kapteri?
    -Me pushkatim dhe ai…Nika sech ndjeu njė clirim, i cili menjėherė ia la vendin trishtimit, trishtim tė cilin ai ishte gati ta hante me dhėmbė.

    * * *
    Gjashtė muaj mė pas Dalina u martua. Njeriu qė pranoi tė bėhej burri i saj, jo se ishte komplet i lėnė, por tė pakten ishte i pashpresė, si vella komitit tė maleve, vrarė njė muaj mė parė nga forcat qeveritare. Barku i fryrė i dukej njė orė larg, por askush nuk guxoi tė tallet me komunisten e parė tė fshatit tė tyre. Nika mori pjesė nė tė dy dasmat, ndėrsa tė nesėrmen iu desh tė varroste nėnėn. Motra, bashkė me tė shoqin e lutėn tė jetonte me ta, njė mendje i tha tė vendosej nė Shkodėr;… kaluan disa ditė gjersa kuptoi se ai s’mund tė shkonte asgjėkundi, jeta e tij ishte gozhdė e ngulur nė ato prroska.
    ...Si pa kuptuar kaluan pesė vjetė, ndėrsa ai dashurohej me punėt e fshatit apo rindėrtonte kujtimet si balsam i vetmisė. Dalina shpesh mundohej tė afrohej, por ai pėrvillej si gjarpri nė strofullėn e tij. Pesėmotaku i saj ishte bėrė njė birbo i zhdėrvjellėt ndonėse i ngrysur; … asnjė nga moshatarėt e tij nuk pranonte tė luante me tė; asnjė prind s’mund tė ishte i qetė, ndėrsa i biri rrinte me kopilin e kapitenit. E ėma nuk linte gurė palėvizur pėr ta ndryshuar kėtė situatė, ndonėse nė fund gjente prehje te fodullėku e vrazhdėsia me tė cilėn i qeraste bashkėfshatarėt e vet.
    -Si po ia kalon Nikė?
    -Jo keq Dalinė.
    -…Sivjet do nxjerrėsh goxha verė.
    -Ashtu duket.
    -Ke kohe qė nuk vjen nė mbledhjet e kėshillit.
    -Ashtu…se paskam vėnė re.
    -Nuk e meritoj kėtė trajtim prej teje.
    -Unė nuk po tė bėj asnjė trajtim Dalinė, ti vetė e zgjolle rrugėn tėnde.
    -Rrugė e cila ty tė shpėtoi jetėn.
    -Do tė mė besh tė ndihem fajtor pse jetoj?
    -Jo…pse s’ia hedh sytė tim biri, ėshtė djalė i bukur, apo jo?
    -Gjallė i ati.
    -…Ec para se erdhi nana –Dalina ia nguli sytė e pėrlotur Nikės – jam nė merak pėr tė, askush nė fshat s’ka pėr ta dashur e dashuria ime s’ka pėr t’i mjaftuar.
    -E ch’kėrkon prej meje?
    -Ti mund tė ndikosh qė fshati ta shohė me sy tjetėr.
    -Nuk mė duket se kam dėshirė pėr njė gjė tė tillė.
    -Bėje pėr hir tė dashurisė qė ke patur pėr mua.
    -Nuk ekziston mė ajo botė, ku unė tė kujtoj dashurinė tėnde.

    * * *

    Damiani, kėshtu quhej djali i Dalinės, i kalonte pushimet nė pyll duke gjuajtur fole zojzsh; kishte njė palė llastiqe me tė cilat ishte shpallur kryenishanxhi i lagjes sė sipėrme. Thonė se njė herė kishte vrarė njė skifter... Nika as qė ia hidhte sytė djaloshit, por njė natė dimri iu desh ta shihte me tepri teksa shpėrvillej nėpėr dėborė, pasi i kishte thyer xhamat e dritares lindore. Ndėrsa vėshtronte arratinė e atij djalli tė vogel, befas ndjeu dėshirėn t’i thyente tė gjithė xhamat.
    Emrin sikur ia kishin vėnė pėr tė kujtuar djallin, por atij befas i kujtoi Dalinėn, Dalinėn e tij. E dinte se duhej t’i largonte mendime tė tilla, megjithatė s’i rrihej pa ia hedhur sytė.
    -Pse m’i theve xhamat?
    -Nuk t’i theva unė.
    -Do tė flas me nėnėn tėnde.
    -Mos e zėr nė gojė nėnėn time ti reaksionar.
    -Si, si mė thatė…ku e ke dėgjuar atė fjalė?
    Kjo fjalė i ishte sjellė rrotull mendjes si korbat gjatė betejės, por u gjet njė fėmijė t’ia pėrplaste ballit... Dy muaj mė vonė, nė njė shtėpi tė braktisur nė cep tė fshatit, u vendos njė familje nga Tirana. Njė mesogrua e zymtė me njė djalė tė trullosur pėr dore, do t’i kishin ngjallur gjithsesi trishtim, por pamja e Anės e groposi. Nė sytė e saj njohu zhgėnjimin e vet, trishtimi i saj i ngjalli ndjenja tė varrosura;… qė nga ai moment e kuptoi se s’do mund tė zvarrisej mė si deri tani. Kryetari i familjes ishte dėnuar me 15 vjet burg politik, ndaj partia kėrkonte qė t’u rrinin larg, por Nika ndjeu dėshirėn tė rebelohej.
    -Si po ju duket fshati?
    Njėzetvjecharja ktheu kryet me pėrtesė drejt tij.
    -Unė kam lindur nė Tiranė.
    -Por tekat e jetės tė sollėn kėtu.
    -Jeta ime ka mbaruar.
    -Edhe kėtu jetohet.
    -Mos mė thuaj...
    -Dhe unė e preka vdekjen, por e gjeta motivin e jetės.
    - E kush na qenka?
    -Pak rėndėsi ka tani qė tė gjeta ty.
    -...
    -Do tė shihemi.
    Ndėrsa hidhte hapat drejt shtėpisė, kurrizi iu mpak nėn peshen e vėshtrimit tė Anės. Pėr njė chast dyshoi t’i besonte instiktit, por dy muaj mė pas , gruaja e tij filloi tė gjente kuptimin e jetės. Dasma e Nikut me Anėn tronditi subkoshiencėn e fshatarėve, pakkush mori guximin tė shkonte nė gosti. Shpresa qė po i ushqente vehtes mund ta chonte drejt ferrit, por tani ishte vonė pėr t’u tėrhequr.

    * * *

    Retė e para u shfaqėn kur gjysma e fshatit hyri nė kooperativė. Hyrja nė tė do tė sillte pėr Nikun, fundin e atij oazi tė qetė qė kishte krijuar. Akoma flitej pėr vullnet tė lirė, ndaj vendosi tė ishte aktiv; tė paktėn do ta vononte kėtė hidėr kolektiviste. Nisi t’u fliste bashkėfshatarėve, shkoi tė kėshillohej me priftin, por nė fakt ai kishte zgjuar kuchedrėn… Njė ditė e thirrėn nė lokalitet.
    -Ch’mendim ke pėr kooperativėn?
    -Nuk kam ndonjė mendim.
    -Mos do tė tė marrė dikush tjetėr nė pyetje?
    -Nė fakt nuk mė pėlqejnė fare pyetjet.
    -More po ku jeton ti?...
    -Nė fshatin…
    -Tani tė kthej unė nė realitet.
    Shpejt do tė kuptonte ch’do tė thotė tė tė marrė nė pyetje dikush tjetėr, nuk e kishte menduar se ekzistonte njė realitet kaq spiritualist, ku njė skuadėr e tėrė sforcohej tė tė shpėtonte nga tė kėqijat e mishit…nė fakt, pas dy ditėsh nuk arrinte tė mendonte fare. Pastaj i thanė se dikush kish ardhė ta takonte. Mendja i kishte fluturuar nė njė realitet tė ri, kishte kohė pa tretur gjė nė stomak, por prap ia doli t’i vinte pėr tė vjellė nga propozimi qė iu bė. Nuk ishte larg nga arratia e shpirtit, kur pranoi lirinė nė kėmbim tė heshtjes.
    -Si, tė paskan liruar?...
    -Nuk po tė vjen mirė kushėri?
    -Po dje arresestuan priftin dhe dy nipat e komitit.
    -Mos po dyshon tek unė?
    -Jo, por…ti ch’ke pėr tė thėnė?
    -Asgjė.
    -Si asgjė?
    -Ditėn e mirė kushėri.
    U ngazellye kur pa Anėn tė punonte nė arė bashkė me tė ėmėn, ndėrsa i vėllai hidhte gurichka nė pėrrua. Mė nė fund ata kishin gjetur dėshirėn, pikėrisht tani kur do t’u duhej tė hiqnin dorė dhe nga ajo jetė.
    -U ktheve shpirt – ajo i hodhi duart nė qafė dhe teksa mbėshteti mjekrėn nė supin e tij, ndjeu lotėt t’i digjnin faqen.
    -Nuk na lanė tė dilnim nga fshati – e vjehrra dukej si e zėnė nė faj – ti gjithmonė ke dashur qė ne tė mėsohemi me fshatin, ndaj mendova…
    -Nuk do tė ekzitojė mė ai lloj fshati.
    -Vetėm ty mos tė tė marrin – puthjet e Anės kishin afshin e pėrhumbėsisė sė askundit – pa tė gjitha jam gati t’i pranoj.

    * * *

    Kolektivizimi u solli dhe izolimin, ca nga lufta e klasave, po aq dhe nga dyshimet pėr bashkėpunim. Pėr Nikėn kjo e dyta qe mė e rėndė, pse kishte tė bėnte me miqtė e tij mė tė mirė.
    -Nikė.
    -Po shpirt.
    -Ti nuk mund tė jesh ashtu sich thonė.
    -Jo, nuk jam.
    -Po atėherė pse nuk flet?
    -E chfarė tė them?
    -T’i ch’lirosh njerėzit nga paragjykimet.
    -Njeriu i lirė e bėn vetė veten tė lirė.
    -Nikė, njerėzit presin prej teje.
    -…Ndoshta ėshtė mė mirė kėshtu, s’duhet tė marr shumė jetė nė qerren time.
    -Ti dichka fsheh.
    -Dichka qė s’meritojnė ta dinė.
    -As unė?
    -Sa mė pak tė dish aq mė tė qetė do ta kesh shpirtin…
    …Nėntė muaj mė pas Dalina lindi njė vajzė sakate, kėmbėn e djathtė e kishte mė tė shkurtėr. I shoqi po punonte qetėsisht nė arė, nėrsa Damiani vėshtronte i hutuar, herė tė motren e herė tė ėmėn, e cila me zor e fshihte turbullimin…Ndėrsa vajza
    rritej, shtoheshin dhe fjalėt e fshatarėve pėr atėsinė e saj, bashkė me inatet e akumuluara tė Damianit.

    * * *

    Funddimri i gjashtėdhjetėeshtatės normalisht duhej tė sillte pranverėn. Ftesa pėr darkė e njė komshiu, iu duk Nikės si udhėtim nė makinėn e kohės. Ftuesi kishte qenė dėshmitar nė dasmėn e tyre
    -Koha na ndau nga njėri-tjetri.
    -Sidoqoftė, njeriu i bėn vetė zgjedhjet e tij.
    -Ke tė drejtė…jemi treguar tė dobėt.
    -…
    -Tani u ka dalė punė dhe me kishat.
    -Nga zoti e gjetshin.
    Tė nesėrmen e kėsaj darke u pėrdhosėn kishat. Damiani ishte mė i marrosuri i demonit tė shkatėrrimit derisa nxori syrin e djathtė,…teksa po pėrpiqej tė shkulte kryqin sipėr altarit. Priftin e nxorėn me forcė, pak para se tė shembej chatia…
    …Ndėrsa Damiani pregaditej tė dilte nga spitali, ishte Dalina qė u shėmb nė dysheme; mjekėt konfirmuan prezencėn e kancerit nė gjirin e majtė. Gjatė atij muaji qė ajo ndenji nė spital, Nikėn do ta gėzonte lindja e djalit, pak orė para se ta arrestonin…
    Saherė i hidhnin kovėn e ujit pėr ta pėrmendur, pėrpiqej tė rikujtonte portretin e tė birit, si i mbyturi qė donte tė kapej diku. Dichka u thye pėrfundimisht nė shpirtin e tij, kur dėgjoi oficerin t’i thoshte:
    -Hė de pse s’po na ndėshkon ai zoti yt.
    Sapo Dalina e mori pak vehten, kėrkoi tė dinte dhe tė rejat e fundit. Ndėrsa topallja i fėrkonte ballin, mblodhi frymėn e iu drejtua Damianit:
    - Ti e bėre?
    - Mjaft e mbrojte atė maskara.
    - Kush je ti qė do tė mė gjykosh ?...
    - Ai njeri tė ka sjellė vetėm vuajtje.
    - Ai,…ai nuk e meritonte.
    - Sidoqoftė, atij i doli njė dėshmitar tjetėr.
    - Patjetėr i nxitur prej teje…m’u hiq sysh.
    Pėrditė e mė tepėr ajo do tė shihte,me tė dy sytė sesi do tė kapėrceheshin kufijtė e ligėsisė; nuk kishte qenė kjo ajo qė kishte dashur. Ndėrsa pėr Dalinėn ishte vonė tė pendohej, Nika mbėrriti nė dyert e Burrelit.

    * * *

    Tė parėt qė takoi aty nuk iu dukėn si njerėz; ca kishin humbur shpirtin, por pėrshtypje mė tė thellė i bėnė ata qė me thonjė nėpėr dhėmbė kėrkonin tė mbanin lidhjet e shpirtit me trupin.
    -I sheh kėta, kėshtu ėshtė e ardhmja jote – ai qė fliste gėzonte shėndet tė plotė – mos mė thėnchin nė emėr po s’tė bėra tė zvarrisesh, brenda gjashtė muajsh.
    -Uroj tė mos jesh njeri i fjalės.
    -Tė shohim a do tė kesh dėshirė pėr fjalė… – njė kamxhik e fshikulloi nė shpinė – kur tė mos njohėsh mė veten nė pasqyrė.
    Ditėt e para me zor i kthenin pėrgjigje, ai nuk kishte tė njohur aty dhe sich e kuptoi mė vonė, atė e kishin marrė pėr spiun. Tė burgosurit aty mendoheshin shumė para se sa tė tė falnin besimin, mė tepėr se cdo gjė i ndrydhte frika e zhgėnjimit; tė zbulosh tradhėtinė e mikut ishte mė e rėndė se cdo torturė. Askush nuk i tha qė ia njihte tė vjehrrin,.. vetėm pas njė jave e pa tė dilte nga dhomat e izolimit.
    -Ne po prinsim qė ti tė dilje.
    -Kush je ti?
    -S’po mė njeh, vjet erdha tė tė takoja bashkė me Anėn.
    -Anėn…-lėvizi pak mė lart kapakėt e mavijosur tė syve – po ti ch’bėn kėtu?...O zemra e babit, s’po tė ndahen fatkeqėsitė …Si ėshtė?
    -Tė gjithė janė mirė – Nika u gėlltit para se tė vazhdonte – edhe yt nip.
    Njė zot e di ch’zhvillohej nė trurin e skeletfishkurit qė sapo kishte dalė nga njė dialog me vdekjen, ndėrsa merrte vesh se ishte bėrė gjysh.
    -A nuk duhej tė ishe i lirė tani? – u mundua Nika ta sillte nė realitet.
    -Spaske dėgjuar gjė pėr ridėnimet?...
    -Po ku ta gjetėn akuzėn?
    -Njė mik mė pak.
    -Edhe kėtu – zgurdulloi sytė Nika – spiunė kėtu?...
    -Nuk janė tė pregaditur tė gjithė pėr Golgotėn.
    -Ju keni qenė komunist, apo jo?
    -Tė ghithė idealistėt janė vėllezėr tė trishtimit…Po ty pse tė sollėn kėtu? Duhej tė ishe treguar mė i kujdesshėm djalli ta hajė.
    -Kush po mė flet pėr kujdes.
    -…
    Qė nga kjo ditė ai fitoi besimin e ishkomunistėve; tė tjerėt e shihnin akoma me dyshim; ndoshta ata i shihnin tė gjithė me dyshim.

    * * *

    Ishte viti i dytė kur u bė protagonist nė njė ngjarje tė pazakontė. Po punonin prej dy orėsh nė faqen e njė shkėmbi, kur pa njė thikė tė vogėl me bisht tė improvizuar, tė rrėshqiste nga nga kėmba e njė bashkėvuajtėsi. Edhe tjetri e pa qė ky e pa; kurse mbikqyrėsi pa vetėm thikėn…Pranoi tė bėnte njė muaj izolim, por emėr nuk nxori nga goja. Ditėn e dytė, nga cepi i verior i birucės, pa i chuditur tė pėrparonte njė tel i bardhė me dichka tė mbėshtjellė nė majė. Hėngri me njė frymė copėn e bukės qė gjeti nė tė, pastaj ia nguli sytė letrės ku shkruhej “Nuk je vetėm”
    Kur doli prej atij ferri gjeometrik nuk i ndjente fare kėmbėt, kokėn e kishte nė prush, kurse sytė s’i hapte dot tė shikonte dritėn. Nė dyshek e chuditi prania e charchafėve tė larė, njė malėsor dymetrosh iu afrua dhe i zgjati dorėn:
    -Na fal se nuk tė besuam.
    -Faliminderit,... mė mbajtėt gjallė.
    -Tash ti je njė nga ne.
    Atė natė gjumin e bėri me ėndrra, nuk dėgjoi as klithmat e policit, e zgjuan vetėm shqelmat e tij. Pėrherė tė parė po punonte nėn vėshtrime kaq dashamirėse, tani dhe ngjitja e shpatit s’i dukej aq e vėshtirė; kishte gjetur forcėn pėr tė mbijetuar:“ nuk ishte mė vetėm”. Miqtė e tij tė rinj, mund tė kuvendonin dhe me miza, mund tė ishin pak tė ashpėr, por kishin zemėr tė madhe. Njė prift i pėrvujtur, nuk pėrtonte tė ulej me orė tė tėra pranė tij, qė t’i hapte dyert e gjermanishtes; dhe e gjitha kjo pas njė dite vėrtet tė lodhshme.

    * * *

    Ndėrsa Nika po pėrjetonte eksperienca tė tilla subnjerėzore, Anės i ranė barrė tė rėnda; pa mbushur akoma vitin Albani i vogėl, iu cmend e ėma. Punonte nga mėngjesi nė darkė me djalin nė shpinė ose nė krye tė parcelės duke luajtur me buburreca. Sa e sa net tė flamosura qe ngritur e tromaksur,nė kėrkim tė sė ėmės, e cila bridhte nėpėr fshat duke kėrkuar stacionin e autobuzit.
    -Po ku shkon kėshtu moj nėnė?
    -Vajti mesi i natės dhe yt atė s’ėshtė kthyer akoma.
    -Po babi nuk vjen sonte, mori nė telefon.
    -Asgjė nuk mė tregoni mua, mė trajtoni si tė kisha vdekur.
    -Po jo moj nėnė jo, si tė shkojnė nė mendje tė tilla gjėra.
    -Pastaj ky telefoni, ia dėgjoj fare qartė zhaurimėn, por asnjėherė se kam gjetur nė shtėpi.
    -As unė se gjej dot, vetėm Beni e di ku ėshtė,… tė kam thėnė.
    -Beni, e ku ėshtė djali im i vogėl?
    - Te shtėpia e nuses pra.
    -Ch’nuse mė thua, Beni sa ka mbaruar klasėn e parė….
    …Nė fakt i vėllai jetonte vėrtet me njerėzit e tė shoqes; i kujtohej si tani dita kur i tha se donte tė martohej.
    -Mė nė fund njė gėzim tek ne – ndėrsa pėrqafonte tė vėllanė njė lot i nxehtė i rrėshqiti nė faqe -…po kush qenka ajo vajzė qė pranon tė jetojė tek ne?
    -Nuk do tė jetojė tek ne.
    -Si?
    -Do tė shkoj unė tė jetoj me ta.
    -…E si do ta lėsh motrėn tėnde, qyqe tė vetme…
    -Ti je e fortė motėr, po unė s’jam si ti…tė lutem mė thuaj njė fjalė tė mirė se do tė chmendem dhe unė si unė si mamaja.
    -…Sa larg do tė shkosh?
    -Oh, do tė jemi fare afėr, kėtu mė ke pėrditė.
    Njė muaj pas ikjes sė Benit, Ana kuptoi se nuk ishte e dėshiruar nė shtepinė e kėtyre miqve tė rinj…dhe i vėllai gjithnjė e mė pak po i vinte pėr vizitė. Kur nxori lejen pėr tė takuar tė atin dhe burrin, Beni i tha se do tė shkonte me tė; por nė autobus sosi vetėm me djalin e saj tė vogėl…Si bėri gjithė atė rrugė, nė Burrel i thanė se nuk i takonte dot. Rrugės sė kthimit ndjeu mė shumė se kurrė peshėn e vetmisė; sikur tė mos ishte Albani do tė shpėrthente nė lot…Brenda dy vjetėsh ishte plakur.

    * * *

    Nė fshat kishin ardhur plot tė internuar tė tjerė, por pėr ta ishte ndėrtuar njė lagje e vechantė. Jo vetėm qė ata duhet tė merrnin leje pėr tė dalė qė andej, por dhe kush u afrohej, nuk shihej me sy tė mirė. Ku pyeste Ana pėr gjėra tė tilla, shpejt ajo zuri shumė mikesha nė mes tė atyre fatkeqeve, duke u bėrė nė tė njėjtėn kohė dhe ngushėllimi i tyre. Ndėrsa kthehej nga lagjja e tė dėnuarve, nė ullishten sipėr shtėpisė i kishte zėnė pritė Damiani.
    -Ku ishe?
    -Nuk ėshtė punė pėr ty.
    -Eshtė punė pėr mua, nėse ti takohesh me armiqtė e popullit.
    -Unė vetė jam bija dhe gruaja e njė armiku tė popullit, apo ke harruar?
    -Po ti i ke harruar tė mirat qė tė vijnė si anėtare e kooperativės, apo pėlqen tė jesh njėra nga ato?...
    -I diferencoke mirė shkallėt e ferrit.
    -Mendo pėr djalin – ndėrsa i rrėshqiti lehtė dorėn mes shalėve, tentoi ta puthte – unė mund t’ia zbardh ose t’ia nxij tė ardhmen.
    -Ti ta shpif mė shumė se kushdo- si e pėshtyu nė fytyrė, rrėshqiti me vrap drejt shtėpisė.
    Damiani ia bėri benė, megjithėse e dinte mirė qė s’i bėnte dot gjė pa vdekur e ėma; pastaj ato rrudha qė zbuloi nė kofshėt e saj ia larguan epshin. Ai kishte njė vit qė ishte martuar dhe sapo i kishte lindur njė djalė, ndaj tani pėlqente tė “lėronte tokat e huaja”
    Gruaja e Benit e ndizte mė shumė se asnjė. Njė ditė ai nisi gjysmėn e fshatit pėr dru, nga shtėpia e tyre nuk nisi vetėm Mozėn, kėshtu quhej nusja e re qė s’e kishte provuar akoma shtatzaninė. Nuk e pati tė vėshtirė tė luante me frikėn e saj, pėr dy orė u zhgėrrye me tė mu nė krevatin bashkshortor. Kur erdhėn tė tjerėt nė darkė, Moza nuk guxonte t’i shihte nė sy, por e shpėtoi i ati;... dėrgoi Benin tė ftonte Damianin pėr darkė. Ndėrsa hante darkė, aty ku kishte ngrėnė drekė me mish tė pjekur e tė gjallė,”kopili i kapitenit” lavdėronte cilėsitė e guzhinieres, pa harruar tė vlerėsonte hapat e mėdhenj pėrpara qė kishte bėrė gruaja nėn udhėheqjen e partisė. Syri qė i mungonte i kishte lėnė njė vragė, sa tė neverishme aq edhe tė frikshme; mjafton tė shikoje damkėn e tij, ndėrsa syri i shėndoshė ishte ngulur te ti, qė tė mos harroje se kėtu udhėhiqte partia.

    * * *

    Kishin kaluar pesė vjet pa e parė Anėn, sikėr tė mos kishte Albanin e vogėl pėr dore, pati frikė se s’do ta kishte njohur.
    -Ana shpirt, ch’tė kanė bėre?
    -Chdo brengė mė ėshtė skalitur nė ballė.
    -Si na vajti kjo jetė kėshtu?...
    -Tė lutem bėj kujdes, po nuk dole verėn tjetėr, do tė chmendem dhe unė…po im atė ku ėshtė?
    -Ėshtė i sėmurė e s’vinte dot…
    -Thuaj se e shoqja u nis.
    -…Nuk besoj se do ta pėrballojė njė lajm tė tillė.
    -Mė thuaj si ėshtė?
    -Mbahet.
    -Ch’ėshtė ajo sėmundje qė se lėnka tė shohė tė bijėn?- nuk iu ndenj pa shfryrė.
    -Mezi lėviz…buzėt.
    Nė fakt ai sapo kishte dalė nga izolimi njėjavor, trupi i tij nuk do tė kishte duruar qoftė dhe njė ditė mė tepėr. Imazhi i djalit iu gdhend nė tru; aty do ta gjente forcėn Nika, pėr tė heshtur deri nė ditėn e lirimit.
    Mirpo, i kishin ngelur vetėm dy javė, kur ndjenjat do ta tradhėtonin. Atė natė dikush kishte tentuar tė arratisej, rojet e kishin qėlluar por jo vrarė. Rėnkimet e tij, me iu dhimbė gurit e drurit, shponin lemerishėm terrin deri te qelia e tyre. Nika nuk duroi mė, u zvarrit nėpėr tunelin e arratisė gjersa sosi te i shituari; si i njomi buzėt me ujė dhe i lidhi plagėn me kėmishėn e grisur, e tėrhoqi ngadalė deri nė qeli. Nė tė gdhirė i plagosuri dha shpirt; njė chast mė vonė erdhėn dhe rojet.
    -Tregoni kush e solli, ose tė gjithė do bėni nga njė muaj nė birucė.
    Nika u bė gati tė hidhte njė hap pėrpara, kur njė e pickuar e fortė e stopoi nė vend. Nuk pati kohė tė kuptonte se ch’po ndodhte, ndėrsa i vjehrri ndaloi para hundėve tė oficerit, dy duar tė fuqishme e shtrėnguan nė bel.
    -Unė e solla.
    -Ti…kush tė ndihmoi?
    -Urrejtja pėr ju.
    -Marrsh nė birucė qen.
    Dy ditė mė pas, nxorėn kufomėn e tij qė andej…Dy javė mė pas Nika doli. Njė dorė e fuqishme shtėngoi tė tijėn nė lamtumirėn e fundit.
    -Vallė e meritoj kėtė liri.
    -Askush nga ne se meriton kėtė qė po heqim.
    -…
    -Shko dhe meritoje sakrificėn e tij.
    Imazhi i tė birit iu rikthye sėrish t’i forconte dėshirėn pėr tė jetuar,megjithėse dichka e pengonte ta ndjente tamam aromėn e lirisė; i dukej sikur kishte kaluar vetėm njė gardh telash…plot tė tjerė ia mernin frymėn.

    * * *

    Ditėn qė Nika erdhi nė fshat, policia po arrestonte tė atin e Mozės dhe Benin... Megjithė plagėt qė kishte marrė, Damiani kishte mundur tė zvarrisej deri nė shtėpi; djalli s’kishte qenė gati ta merrte pjellėn e tij atė ditė. Policia kishte ardhur mė shpejt se ambulanca... Pas nė jave, Damiani i udhėhiqte vetė kėrkimet pėr vėllain e Mozės; mezi ch’priste t’ia kėpuste gurmazin,…atij qė pėr pak e nisi nė botėn tjetėr.
    … Atė ditė ishte nisur si zakonisht tė bėnte ritualin me Mozėn, megjithėse ishte tetė-muajshe shtatėzanė. Ajo e varfra iu lut e iu pėrgjėrua:
    -Mė vjen ndot prej fėmijės.
    -Po tė jetė femėr ka rast tė bėjė njė gojore.
    -Tė lutem, ėshtė fėmija yt.
    -Nga e di ti?
    -Ka njė vit qė s’fle me tim shoq.
    Fjalėt e saj e kishin bindur, por pa ia shuar epshin e as pėrversitetin. I vėllai i kishte gjetur nė atė pozicion tė pėshtirė; para se tė mendonte ndonjė gjė, kishte ndjerė thikėn t’i ngulej nė mish…si duket djaloshit i ishin errur sytė aq shumė, sa nuk shihte se ku qėllonte,… pėrndryshe ai nuk do tė ishte gjallė sot.
    Ditėn qė sollėn kufomėn e tė vėllait, Moza lindi vajzė. Dy burrat i liruan vetėm pas varrimit; askush vech tė ėmės nuk hynte nė dhomėn e lehonės…Ditėn e fundit tė qershorit, Benin e gjetėn tė mbytur nė lumė. Vetėm Nika mė Anėn iu gjendėn kesaj shtėpie nė dėshpėrimin ku kishin rėnė, pikėrisht ata qė i kishin larguar pėr tė shpėtuar tė ardhmen…e bukur e ardhme; djali dhe dhėndri nė varr, kurse vajza e tyre e pėrdhosur, dergjej nė dėshpėrimin e saj ndėrsa i jepte gji kopiles sė vogėl.
    Njė natė plaku kishte pirė mjaft raki; doli nga shtėpia duke iu marrė kėmbėt dhe e mbajti frymėn te shtėpia e Damianit; nuk la mallkim e libėr shtėpie pa zėnė me gojė…pas njė jave erdhi makina qė do t’i chonte nė Lushnjė. Ndėrsa po ngarkoheshin plachkat, Nika sikur u katapultua nė shtėpinė e Damianit.
    -Si je Dalinė?- topallja ishte ulur nė njė karrige te koka e krevatit dhe po i lexonte dichka.
    -Nikė…-zėri i ngeci nė fut.
    -Erdha tė tė shoh si je.
    -Ch’kėrkon kėtu ti –Damiani kishte dalė si hije nga kuzhina – pėrjashta more horr.
    -Mos bir, mos se…ėshtė turp.
    -Turp ėshtė tė jesh si ky.
    -Mos u mėrzit se do iki, erdha vetėm t’iu kėrkoj dichka…kthejeni atė makinė mbrapsht.
    -Kush je ti more qė jep urdhėra nė shtėpinė time?
    -Dalinė, vėrtet keni shkuar kaq larg, nuk ju ka ngelur pikė njerzillėku –Nika u ktheu shpinėn e doli - po syrgjynosni njė tė porsalindur.
    Kur makina u bė gati tė nisej, befas Damiani u pa tė fliste me oficerin. Pėr mrekulli Moza me Sarėn e vogėl ngelėn nė tokė, ndėrsa kamioni po degdiste larg chiftin e vjetėr, pėr tė cilėt askush nuk dėgjoi mė tė flitej… Ditė mė pas, ndėrsa Sara e vogėl po qeshte nė prehrin e Anės, Moza u ngjit sipėr nė ullishtė. Pas dy orėsh e gjetėm tė varur…As kolera nuk ka njė densitet tė tillė viktimash. Askush nuk choi meshė pėr shpirtrat e tyre, njė gur i thjeshtė te koka kishte zhvendosur kryqin.

    * * *

    Gėzimi qė i sillte jetės Sara sikur ua fashiti kujtimet e hidhura, Albani hyri nė shkollė tė mesme, kurse Nika filloi punė te stallat e kooperativės. Shpej u mėsua me aromėn dhe huqet e deleve, saqė filloi tė ndjente kėnaqėsi nga puna. Mė shumė se ch’do gjė, mes kafshėve e ngrohte aroma e lirisė qė ndiente. Rrinte me orė tė tėra duke shijuar shprehjen e fytyrės sė tyre, teksa u hillte njė dorė bar, ose zhytej nė kuvendim me veten, pa patur frikė ndokush do t’ia lexonte mendimet. Njė mbrėmje, teksa po kthehej nga puna, u ndesh ballė pėr ballė me ata tė dy qė e patėn ftuar pėr darkė.
    -Mirmbrėma ore kumar.
    -Mirmbrėma,…gėzohem qė jeni mirė.
    -Edhe unė gėzohem, po na urdhėroni ndonjė natė pėr darkė.
    -Po…-burrit i ngeci fjala nė grykė, kurse gruaja u bė lulėkuq.
    -Po erdhėt do ther njė pulė tė njomė, qė tė mos na dhembė barku…- iku duke qeshur me vete pėr tronditjen e tyre. Kishte dėgjuar se Damiani mė shumė darkonte te kėta, se nė shtėpinė e tij; tė shkretėt, fėmijėt e tyre, kishin kohė pa e ngopur barkun me bukė. Sa mė poshtė shkonte ekonomia, aq mė poshtė binte personaliteti, kurse e ardhmja po lindte e ngrysur…
    Damiani sikur nuk po i ngacmonte mė, njė ditė biles e ndali nė rrugė ta pyeste pėr shėndetin e Sarės, atė natė pa nė ėndėrr ujq qė ushqeheshin me bar… u zgjua i tmerruar nga ideja se njė ditė do tė ngeleshin edhe pa bar, me pagat qė merrnin, njė gjė e tillė merrte kuptim…Pėr ca vite jeta rrolli e qetė, por kur Albani kėrkoi tė shkonte nė shkollė tė lartė, kuptoi ch’do tė thoshte tė ishe i deklasuar.
    -Po unė isha mė i miri mor babė – djali sa mezi i mbante lotėt, ndėrsa Nikės iu kujtua frati i madh qė kishte dashur ta shpėtonte duke mos i prirė tė dilte mbi tė tjerėt.
    -Jeta ėshtė e bukur gjithsesi mor bir, mos u dėshpėro po pėrballju fatit si tė vijė.
    -Po kjo nuk ėshtė e drejtė.
    -Kjo ėshtė njė botė e padrejtė.
    -Botėn e bėjnė njerėzit e njerėzit mund ta nryshojnė atė.
    -…Fjalėt e tua bien aromė burgu.
    -E ch’tė mirė patėm nga kokėulja e brezit tuaj.
    -Mbetėm gjallė dhe u rritėm ju.
    -Pėr tė jetuar njė jetė shpresė-vrarė.
    -…Tė lutem bir, nuk besoj se do tė duroj, po tė ndodhi gjė ty.
    Kishte zbuluar heshtjen, por nuk ndalte dot rritjen, Nika e pa veten para njė tallazi tė ri. Mendjen e kishte te i biri por e tradhėtoi Ana; ndėrsa po ngjitej mbi shtėpi iu prenė gjunjėt dhe ra. Hemoragjia celebrale ishte tepėr e fortė pėr trurin e saj tė lodhur,… ra pėr tė mos u ngritur mė. Nika kishte njė cherek shekulli pa derdhur lot, po mbi varrin e saj nuk u durua.
    -Mė le tė vetėm o jeta ime, si do tė mund ta choj pėrpara pa ty, kėtė qerre qė po i kėrcasin dėrrasat…
    ...Tjetėrkund ishin kalbur dėrrasat mė keq; nė shtator Albanit iu dha e drejta e studimit, njė shpresė e re po lindte gėrmallash. Nė rrugė ndeshi Damianin.
    -Mos kujto se kemi vdekur.
    -Nga e di ti se ch’kujtoj unė?
    -Ta lexoj gėzimin nė sy.
    -Mė gėzojnė sukseset e partisė – ndjeu kėnaqėsinė tė tallej Nika. Bėri pėrpara pa e kthyer kokėn pas, njė ndjesi e re e mbushi me frymė…atyre po u dridheshin kėmbėt. A thua mori fund apokalipsi, a thua kishte shpresė pėr Albanin dhe Sarėn?...Tashmė e kishte vrarė frikėn, pėr herė tė parė pas kaq vitesh ndjeu tė ngopej me frymė; retė po merrnin arratinė, kurse dielli iu duk se po i buzėqeshte.


    PJESA E DYTĖ

    KOHA PĖR TĖ MOS IU BESUAR FJALĖVE

    Atė natė Albani vendosi tė flinte herėt; ishte lodhur duke pritur chdo natė nga tre orė nė errėsirė, pėr tė shijuar mė nė fund njė ose dy orė drita. Nuk e kishte idenė se sa kohė kishte kaluar duke u pėrpushė nė krevat pa ia dalė dot tė flinte, kur papritur ushtoi thirrja ‘Liri Demokraci’. Veshi trikon e leshit mbi kanotiere e me njė frymė brofi nė fund tė shkallėve. Turma prej tre-katėrqind vetėsh kishte prirje tė shtohej, shpejt ajo gllabėroi Albanin e shokun e tij tė dhomės si tė ishin hije dhe u nis drejt godinės sė vajzave.
    -Jeni motrat tona – ushtoi turma – bashkohuni me ne, o sot o kurrė. Filluan tė happen dritaret e para, diku me frikė e diku mė me guxim. Dikush hipi mbi mermer tė tregonte se pse kishin dalė nė protestė, Albani kujtonte tė kishte thėnė se ishte gati tė vdiste pėr liri; kjo i kishte ngjallė simpati dhe guxim. Befas njė dyzinė me vajza doli nga godina, turma i priti me brohoritje-Erdhėn motrat tona, ja vdekje ja liri. Turma zuri tė marshonte nė gjithė Qytetin Studenti, po bisha dukej e fjetur…. Kometės sė lirisė i takoj koka nė bisht, atėherė dikush thirri:
    -Nė Tiranė.
    Albani ishte ndėr tė parėt kur koka e re e kometės ndeshi me bishėn. Ndėrsa luftonin pėr centimetra, ra ora njėmbėdhjetė e natės. Trashėgimtari ishte gati tė priste dymbėdhetė rebelė. Ndėrsa chante tė dilte pėrpara, dikush po e mbante Albanin pėr krahu.
    -Ku shkon ore budallė, mos dil nė krye.
    -Lėshomė ore tė them – Albani e pa vetėn mes policėve, tė cilėt numėruan katėrmbėdhetė vetė.
    -E ch’punė prishin dy mė shumė, se mos do u presin dashin.
    Qė nga ai moment Albanit iu duk se e kishin rrėmbyer orėt, rrugėt ishin plot me zagarė por pa dhėmbė, emisarėt e kuq mundoheshin t’i pėrpunonin por mė kot, ata e kishin pirė tashmė kupėn e lirisė. Trashėgimtari e kishte zėrin tė kadifejtė:
    -Duhet ta dini se Shqipėria ka plot halle – thua se ata nuk kishin shkuar pėr atė punė po pėr groshėt e Selimit. Shumė vite mė vonė Albani do tė kishte njė dilemė: ‘Kur na e kishte caktuar trashėgimtari udhėheqjen e re, para apo pas asaj nate.
    -Ne jemi vetėm rreshti i parė, nuk kemi mandat pėr tė pėrfaqėsuar kėnd – kaq u desh tė caktohej njė takim i ri, bashkė me premtimin pėr qetėsi. Pritėsit nuk qėlluan nė njė mendje me delegatėt, ndaj patėn kėnaqėsinė tė provojmė drurin e fundit tė bishės para metamorfozės.

    * * *

    Tė nesėrmėn nė mėngjes, zhurma e ujit qė po vinte nėpėr tuba, dukej sikur transmetonte sllogane. Albani u ngrit e doli nė dritare, e tmerroi qetėsia e rrugėve,... vetėm kur pa oratorin qė ishte gati tė vdiste pėr liri, tė flinte nė krevatin sipėr tij; vetėm atėherė e besoi se ajo e mbrėmshmja nuk ishte ėndėrr.
    Pas njė ore sheshi ishte sėrish plot, ca donin tė krijonin komisione, tė tjerė kishin dichka pėr tė thėnė, shumė kishin ardhė pėr tė pėrshėndetur…profesorėt s’kishin patur ndonjėherė auditor mė entuziast e tė vėmėndshėm nė tė njėjtėn kohė. Kometa mori sėrish rrugėn pėr nė sheshin Skėndėrbej, bisha kėsaj here u la pak mė shumė territor, por nė fund ariu i ngordhur goditi dhe njė herė. U kthyen nė bazė pak tė chorientuar, por kurrsesi tė trembur. Hap pas hapi, minutė pas minute aty zbarkoi e gjithė Tirana, pėr tre ditė e netė me rrallė, Qyteti Studenti ishte komuniteti i tė arratisurėve tė lirisė; shkrimtarė, artistė, profesorė, inxhinierė, politikanė tė ardhshėm gjetėn aty Mekėn e tyre. Pastaj vėrshuan prindėrit, kishin ardhė tė merrnin fėmijėt e tyre, por i dehu dhe ata aroma e lirisė. Minatorė, puntorė, qytetarė, kishin mllefin e tyre pėr tė shfryrė, tė gjithė flisnin tė gjithė dėgjonin, veshin e kishte marrė madhi pėr tė vėrtetėn, gjuha kishte kėputur litarėt, Albanit e shumė tė tjerėve u iku zėri e u gjėmonin veshėt; askush se kishte idenė e kohės, terri i natės ishte sfumuar nga drita e lirisė.
    Tashmė njerėzit e kishin vrarė frikėn e donin tė dilnin nė pah,… Albanit iu desh tė tėrhiqej nga delegacioni i ri; autobusin e pėrcollėn si tė ishin dasmorė, dasmorėt e lirisė. Teksa po lexonim Kartėn e Helsinkit, mbėrriti lajmi se partia ishte mėrzitur vetėm; shpėrthyen britmat e fitores…njė zė i vetmuar kėrkonte tė mos ulnin tempin, po binin nė grackėn e kriptokomunistėve, por tashmė do tė fillonte vechimi i udhėheqėsve… Dy ditė mė pas Albanin e ndaluan, ndėrsa po hynte nė takimin festiv tė legalizimit tė partisė sė re.
    -Lėre lėre, ėshtė i yni – ktheu kokėn nga erdhi zėri dhe njohu njė shokun e tij, pikėrisht atė qė e tėrhiqte nga krahu natėn e tetė dhjetorit.
    Vite mė pas njė shok tjetėr do t’i thoshte:
    -Kėrkuam tė ndryshonim botėn, dhe ia arritėm tė ndryshonim…vetėn tonė.

    * * *

    Nika dėgjonte tregimet e tė birit me zemėr tė mbushur e shpirt nė fluturim; tjetėr gjė do tė ishte jeta e Albanit.
    -Po tani ch’do tė bėsh?
    -Do tė vazhdoj studimet.
    -Nuk ndihesh i shpėrqėndruar?
    -Jo, tashmė beteja ėshtė politike…
    -Beson se s’do tė na i rrėmbejnė dot ato qė fituam?
    -Asnjėherė nė botė…aq sa kemi fituar – kėto tė fundit vetėm i mendoi.
    Ditėn qė u shperthyen depot e ushqimeve, Nika merrte pjesė nė varrimin e Dalinės; dhe aq sa kishte jetuar ajo ishte njė chudi pėr mjekėt. Nuk kishte shumė njerėz e tė gjithė u habitėn me praninė e tij. Nika lėviste nė atė kortezh i ngėrthyer nga lloj-lloj kujtimesh e dėshirash, por liria s’e kishte bėrė mė pak tė pėrgjegjshėm.
    -Faliminderit qė erdhe – po i fliste topallja e heshtur – fjalėt e fundit qė tha ishin pėr ty.
    -Zoti e ndjeftė.
    -Nuk do tė dish se ch’tha…
    -…E gjetėn sytė e Damianit, ndaj topallja humbi si anije nė mes tė dallgėve; kurse Nika u harrua nė dalldinė e kohės. Nuk i pėlqente shumė entuziazmi i bashkfshatarėve, as veprimet e tyre, por nuk ishte koha pėr tė bėrė vėrejtje, ndaj u zhyt pak nė plogėshti. Zhvillimet politike i ndiqte me interes herė emocional e herė tė ftohtė, por gjithsesi priste ch’komunistizimin, ndonėse filloi tė kuptonte se do tė priste gjatė. Njė ditė e vizitoi dikush nga miqtė e vjetėr.
    -Ch’ndodhi kur tė arrestuan herėn e parė?
    -Pse do tė m’i kujtosh ato ditė?
    -Javėn e kaluar pashė arkivat sekrete, …asnjė dėshmi e jotja nuk figuronte.
    -Dyshoje pėr kėtė?
    -Tė gjithė kemi dyshuar.
    -Ndaj s’keni qenė tė denjė pėr miqėsinė time.
    -Mos ji kaq i ashpėr, ti nuk bėre asgjė pėr t’i daravitur ato dyshime, bile as tani nuk po denjon tė mė pėrgjigjesh.
    -Epo..- Nika ndėrroi pozicion – duhet tė mė japėsh fjalėn qė do tė ngelet midis nesh.
    Tjetri tundi kokėn, ndėrsa ai vazhdoi;
    -Gati e kisha humbur nga torturat, kur mė vizitoi…Dalina. Ajo donte t’i jepte njė fėmijė tė shoqit, i dhimbsej qyqari, ishte bėrė loloja i fshatit.
    -E ch’lidhje kishte kjo me ty?
    -I shoqi ishte impotent, mua ajo mė kishte dashur ndaj…
    -Topallja ėshtė vajza jote?...
    -Jo, e njė oficeri sigutimi qė dėgjoi bisedėn tonė.
    -Po ti pse heshte?
    -S’mund tė bėja ndryshe.
    -Ti nuk je pėr kėtė botė.
    -Kam dhe unė mėkatet e mija, po nuk mund tė gjymtoja mė tepėr njė topalle tė vogėl.
    -…Tani ka ardhė dita jonė.
    -Sot ėshtė dita e tė gjithėve.
    -Nuk ndjen urrejtje?
    -Po mė bren si teja…

    * * *

    Damianin e kishin rrethuar tė gjithė e po e dėgjonin, Nika porositi njė gotė raki dhe ul nė njė qoshe. Sa me shume qė tjetri fliste aq mė shumė porosiste pije, ajri i freskėt i mbrėmjes i solli djersė tė ftohta, por shpirti i ishte bėrė litar e mendja chengel.
    Ndėrsa priste qė tjetri tė dilte nga klubi, ndezi njė cigare nėn hijen e ullirit; shumė kishte parė e dėgjuar ky ulli…Sapo shqoi siluetėn e Damianit tė afrohej,truri iu shpi e gjaku iu ndez...I vuri thikėn nė zverk, duke i zbrazur ndėrkohė firomėn nė turinj.
    -Bėje ch’pret, tregohu trim njė herė tė vetme.
    -Ti nuk meriton njė vdekje kaq tė lehtė – i lidhi duart nga pas e zuri ta tėrhiqte me litar nė qafė si kėrrichin e pamėsuar. Damiani, gjithė rrugėn s’pushoi sė foluri, nė fillim zuri ta kėrcėnonte, pastaj ta mallkonte dhe nė fund…iu hodh te kėmbėt duke iu lutur ta falte.
    -Ti je i mirė Nikė, ti s’mund tė mė vrasėsh…
    -Pusho gjarpėr.
    -Mos e rėndo shpirtin me kėtė mėkat
    -O kush mė flet pėr kėto gjėra, po shpirti yt ėshtė sofra e mėkatit.
    -Pash kujtimin e nėnės sime mos …
    -Mė mirė tė kish bėrė njė kėrcu…
    -…Ta dish, kancer iu bėre ti.
    -Kjo gojė duhet tė heshtė njė herė e pėrgjithmonė…chohu derr.
    Te shkėmbi i qyqes, lidhi litarin pėr njė trung lisi e drolli sėrish njė cigare. Tjetri nuk ndihej, ndoshta lodhja ia kishte drobitur shpresėn.
    -Ch’ke pėr tė thėnė?
    -Kam gjithė ditėn qė po flas.
    -Po s’ke thėnė asgjė se,..pse i bėtė tė gjitha ato?...
    -Ashtu ishte koha.
    -Ajo kohė ishte dhe pėr mua.
    -Ti bėre zgjedhjen tėnde.
    -Zgjedhja jote tė solli kėtu.
    -Ti do ishe kalbur nė burg, po ch’ti bėja sime mėje.
    -Domethėnė, kjo ėshtė pendesa jote…pėr pak po mė ndryshonte mendja.
    -Oh tė lutem mė fal, po mė zien koka e nuk e di se ch’flas.
    -Ndoshta nuk e di vėrtet, po helmi s’tė ka shteruar, bėhu gati pėr aktin e fundit – shkeli me kėmbė bishtin e cigares e u ngrit ngadalė, i kaloi litarin poshtė sqetullave, para se ta shtynte nė greminė. Klithma e tjetrit qe e shkurtėr, pasi u zvordh rrėzė njė zabeli. Nika rrėshqiti teposhtė deri te koka e tė dėnuarit, nėn dritėn e chakmakut ia pa dhe nje herė fytyrėn; vraga qė i kishte bėrė kryqi i kishės iu duk pjesa mė e qetė e pamjes sė tij tė lemerisur.
    -Jepi fund i poshtėr.
    -Akoma nuk e dėshiron fundin me gjithė shpirt,…ndaj do tė vuash akoma.
    I grisi kėmishėn nė supin e majtė, vend nė tė cilin e chau lehtė me majėn e thikės.
    -Do tė ndjellėsh shqiponjėn.
    -Jo ajo nuk ushqehet me kėrma, ndoshta korbat…Iu duk se priste qė gjaku tė mos dilte i kuq…
    …Nė kthim, u pėrpoq shumė ta largonte mendjen nga ai, kishte plot gjėra pėr tė bėrė. Drita i zbardhi te dera e shtėpisė, ku e priste Sara.
    -Ku ishe babi gjithė natėn, che ke kėtė chehėr nė fytyrė?...
    -Mė fal moj bijė, po bėj gati plachkat se do tė ikim.
    -Ku?
    -Larg qė kėtej – mori me vete gjithė dėmshpėrblimin e pėrsekutimit qė i kishin dhėnė, rrobat e trupit, Sarėn me plachkat e saj dhe u nis pėr Tiranė. Atje zuri njė shtėpi me qera, e pagoi pėr njė vit, i la lekėt e fundit Albanit dhe mes lotėve tė tyre u nis pėr nė Greqi.
    -Kujdes Sarėn.
    -O babi kur do tė kthehesh?
    -Do tė kthehem…

    * * *

    Pas gjashtė muajsh dikush u tha se e kishin parė nė Korchė; Albani shkoi ta kėrkonte, por mė kot. Sara e ndjente nė shpirt mungesėn e Nikės, Tirana e kishte trullosur me larminė e saj, saqė nuk po e gjente dot veten nė tė…Nė krye tė vitit dikush u trokiti nė derė.
    -Albani?
    -Po.
    -Vij nga ana e Nikė Shkamit, kam njė porosi pėr ju.
    -Si ėshtė babi?
    -Unė nuk e njoh, njė miku im mė dha kėtė zarf.
    -Urdhėroni Brenda.
    -Jo faliminderit, po jam me ngut.
    Njė letėr e larė me lot dhe shumė para, Sara e lexoi letrėn para se tė flinte, pėr njė muaj rresht. Ajo i shkroi gjerė e gjatė pėr jetėn e saj, por nuk e takuan mė korrierin dhe askush nuk dinte se ku ndodhej Nika…Hyrja nė gjimnaz solli pak mė tepėr gjallėri pėr Sarėn, dalngadalė atė filloi ta pėrpinte metropoli. Shoqet qė zuri, ditėn t’ia zbulojnė cilėsitė mė tė mira, ndaj nuk do tė zhgėnjeheshin kurrė prej miqėsisė sė saj.
    Kur erdhi zarfi tjetėr, Albani arriti t’i kthente pėrgjigje. Ai sapo ishte dipllomuar dhe priste tė fillonte punė ndaj, i shkruante tė atit, tė mos dėrgonte mė para. I kishte marrė malli pėr tė, sidomos Sarėn; ajo tashmė ishte bėrė njė femėr e bukur, gjithė Tirana e hante me sy.

    * * *

    Nika, ndėrkohė kishte kakuar plot peripeci, nė fillim iu duk se gjeti veten, ndėrsa punonte si bari nė mallet e Pindit por kur kėrkoi tė merrte pagėn, i sollėn policinė. Fjeti njė natė nė Korchė dhe tė nesėrmen u nis sėrish, kėtė rrallė ishte vetėm, vetėm ai dhe kujtesa e tij. Ndonjėherė bashkohej me grupe emigrantėsh, por nuk e mbante dot ritmin e tyre. Shumicėn e netėve e kaloi e kaloi nė ecje, frikėn e kishte vrarė me kohė,por tani nuk jetonte mė pėr vete.
    Punoi pėr tre javė nė vjeljen e duhanit, sa pėr tė provuar fatin nė autobusin e linjės dhe vėrtet, sosi nė Athinė pa problemin mė tė vogėl. Ditėt qė kalonte pa punė e mėrzisnin shumė, ndaj filloi tė pinte…Kur u mbush viti mendoi fėmijėt, ata duhet tė kishin ngelur pa para;… nuk ishte i dehur atė ditė qė pranoi tė shiste njėrėn veshkė. Historia e tij bėri bujė, ndaj tani nisi t’i ecte.
    Filloi tė lidhej nė telefon mė tė dashurit e tij dhe kur Albani filloi punė, zuri t’i fuste paret nė bankė. Nuk e dinte sa do tė kishte vazhduar kėshtu, sikur tė mos ishte ajo telefonatė.
    -Babi eja tė lutem.
    -Ch’ka ndodhur Sara.
    -Kanė arrestuar Albanin…
    …Nga dritarja e autobuzit shikonte ato shtigje tė ashpra tė arratisė sė tij, ku tė tjerė fatkeqė do tė kacavireshin nė to. Tiranėn e gjeti tė ndryshuar, chdo njėri kishte derdhur talentin e vet rrugėve tė saj…

    * * *

    Kush mund ta ndihmonte?..Kjo pyetje i vinte vėrdallė gjithė kohėn, ndėrsa takonte mik pas miku.
    -Pse s’takon deputetin tonė?
    -Kė kemi ?
    -Si ore nuk e di, po Damianin e Dalinės ore.
    -Kė more, Damianin – Nikės dichka iu bė nyje nė fyt - po ai sikur kishte ngelur te shkėmbi i qyqes…vėrtet ia kishte prerė litarin duke i lėnė lidhur vetėm duart, vėrtet ai mund ta kishte gjetur thikėn e hedhur nė ferra…por tė arrinte tė bėhej deputet nė demokra…
    -Mos u habit, s’ka kala qė se marrin komunistat.
    -Gjarprin e vret vetėm mėshira…pse ai nuk e di, qė ajo ekziston.
    Mė nė fund mundi tė takonte Albanin, dukej i lodhur por jo i dorėzuar; njė buzėqeshje e lehtė i pėrshkoi fytyrėn kur njohu tė atin, ndonėse ndjenja e fajit ia turbullonte kėnaqėsinė.
    -Mė fal.
    -Ch’ke bėrė mor bir?
    -Nuk hoqa dorė sė qeni vetvetja.
    -Ky nuk ėshtė faj.
    -Po unė duhej tė kujdesesha pėr Sarėn,…po ja qė s’mėsova dot tė heshtja.
    -Liria e fjales sikur ėshtė e garantuar.
    -E garantuar ėshtė liria e lehjes.
    -…Pa ma shkoqit mė hollė kėte punėn tėnde.
    Albani kishte shkuar tė kėrkonte punė tek tatimet, aty rastėsisht kishte takuar njė ish tė burgosur politik, ai njihte Nikėn dhe kaq ishte dashur qė tė fillonte punė. I hyri punės me zell, por shpejt kuptoi se nuk pėrshtatej dot me metodat e atij stani. Kulmi arriti me tė ashtėquajturat ‘firma tė mėdha’, ato ishin piramida tė gjalla; kur ia tha kėtė shefit, ai e kėshilloi tė heshtte. Gaboi qė dha atė intervistėn, tė nesėrmen dikush i hodhi njė tufė kartmonedhash nė tavolinė. Pa arritur tė merrte vesh si ishte puna, plasėn brenda njė tufė policėsh e i vunė hekurat.
    -Ch’mund tė bėjmė?
    -Asgjė, as pėr mua as pėr paratė qė do tė humben nė ato piramida.
    -Askush s’mund tė na ndihmojė?
    - Tė gjithė janė nė delir, apo nuk ėshtė dhe fushata e zgjedhjeve.
    Albani pėr njė vit nuk doli as nė gjygj, ai arriti tė dilte vetėm nė marsin e mbrapshtė tė nėntėdhjetėeshtatės.

    * * *

    Ditėn qė u shpėrthye burgu, Nika po pinte njė gotė raki nė njė pėrpjekje tė dėshpėruar pėr tė vrarė vetminė, po e pinte nė kėmbė pėrballė banakierit qė ishte dhe pronar i lokalit. Banakieri-pronar kishte filluar tė mbante njė kallashnikov poshtė banakut. Nė tavolinėn e parė katėr djelmosha tė rinj po rrėkėllenin arkėn e tretė tė birrės, veshjet e tyre tė lėkurta u nxinin jo mė shumė se fytyrat. Nika e kishte dėgjuar kėshillėn e Albanit, shtėpia dhe njė lokal i paareduar ishin tashmė nė emėr tė tij, kurse lekėt e mbetura i kishte kthyer nė dollarė. Njė parandjenjė e keqe nuk po e linte rehat, kjo shfaqje lakuriqe e natyrės njerėzore mund tė ishte e frikshme nė paturpėsinė e saj.
    Njėri nga djemtė nxori pistoletėn dhe e vuri nė tavolinė.
    -Kush ėshtė ai pusht qė guxon tė mė kundėrshtojė?
    -Qetėsohu, kemi kohė ta ndreqim atė punė.
    -Unė nuk jam mėsuar tė pres, po mė hanė duart.
    Fytyra e tij dich i kujtonte Nikės, dy tavolina mė tutjė, njė burrė tejet i shkuar nė moshė, po pinte kafen e tij tė pasheqer.
    -Ju kujtoni se nuk ma mban?
    -Askush s’po e thotė dichka tė tillė.
    -…Oh sa tė mėrzitshėm qė jeni, doni pak variacion…dakort, kush mė thotė tani, po t’i qėlloj atij plakut, do t’i bjerė koka mbi tavolinė apo do tė rrėzohet me gjithė karrike?
    -Mos bėj marrėzira, do tė na hapėsh punė kot?...
    -Ch’ia mbyt kot edhe ti, po tė isha i biri i atij do tė tė blija njė shishe uiski nė shenjė falenderimi, pse ma hoqe qafe.
    -Vė bast njė arkė me birrė, se do i bjerė koka mbi tavolinė.
    Pa e mbaruar mirė fjalėn ky i fundit, u dėgjua krisma qė ia vari kokėn plakut jashtė karrikes, por pa ia dalė qė ta rrėzonte.
    -Remi, asnjėri nuk fiton.
    -Ch’farė bėre more idiot?..
    Tjetri qėlloi edhe tre herė derisa e rrėzoi plakun me gjithė karrike.
    -Po tani more pushta, fitova apo jo?
    Pėr disa sekonta mbizotėroi heshtja, pistoleri kryqėzoi sytė me Nikėn; pikėrisht ai vėshtrim ia kthjelloi kujtėsėn plakut, ata ishin sytė e djallit…
    -Po ti horr ch’ke qė mė vėshtron?
    Nika nuk ia hoqi sytė pėr asnjė chast, as kur tjetri i drejtoi pistoletėn. Krismat erdhėn me breshėri…por gjaku plasi nė tavolinėn e birrave, kishte qėlluar kallashi i banakierit. Mbi dysheme dergjeshin tre tė vdekur, pistoleri i plagosur po vraponte jashtė lokalit.
    -Do tė kthehem mos ki merak.
    -Mė shpėtove kėsaj here more maskara.
    -Tė futa nė bela – Nika akoma i kishte sytė te gjaku i pėrzier me birrė.
    -Ka ditė qė ua kam bėrė benė.
    -Kush ishte ai qė iku?
    -Tė atin e ka patur deputet, Damian…varja, tani ata kontrollojnė njė rrjet tė tėrė trafiqesh.
    -Nuk ua ke frikėn?
    -Tani unė do tė zhdukem…tė njėjtėn gjė tė kėshilloj edhe ty.

    * * *

    Kur mbėrriti nė shtėpi, pa i kėnaqur se aty ishte Albani.
    -Si dole ti?
    -Kur iku dhe polici i fundit, s’kisha chfarė tė bėja mė aty.
    -Shumė mirė…atėherė duhet tė nisemi
    -Pėr ku?
    -Nė fshat, atje nuk besoj se janė rrėzuar tė gjitha ligjet.
    -Tė robit apo tė zotit?
    -Ato tė mbijetesės.
    Nika fshehu nė njė vend tė sigurt, pjesėn mė tė mirė tė dollarėve; ndėrkaq ata tė dy i kishin bėrė gati plachkat dhe pas njė ore ishin nė fugonin e veriut. Aty ku para tre cherek shekujsh kishin vrarė dy amerikanė, i ndaluan maskat. Para, florinj, ora e chdo gjė me vlerė ranė duart e tyre.
    -Ti do tė vish me ne – gishti kishte rėnė mbi Sarėn.
    -E mirė ė?...
    -Vlen njė qese me para budalla;… shefi do tė ngelet i kėnaqur.
    -Jo jo – Albani tentoi ta tėrhiqte Sarėn drejt vetes, por njė qytė automatiku e la thes nė vend. Nika ngeli mbi kokėn e tė birit, derisa vendngjarja u zbraz plotėsisht; mė nė fund Albani hapi sytė.
    -Ku ėshtė Sara?
    -…
    -Do ta gjej, ta di se vdes – ai brofi nė kėmbė me gjakun qė i vlonte si vullkan ndėr deje,… para se tė nisej ktheu kokėn nga i ati.
    -Do tė vish?
    -Ku do tė shkosh?
    -Nė Durrės, atje njoh ca trafikantė.
    -…Pach fat, unė do ndjek njė linjė tjetėr.

    * * *

    Nika kapėrceu murin rrethues duke grisur pak pantallonat tek kangjellat, sapo kishte rėnė nata ndaj desh ra nė njė gropė. Sapo bėri dy hapa drejt portės, njė bulldog i zi iu hodh sipėr, dhe pa marrė veten nga pėrleshja me qenin, njė goditje pas kokės e la pa ndjenja. U pėrmend kur i hodhėn kovėn me ujė; thellė nė mish ndjeu litarin qė e kishte mbėrthyer pėr njė karrike, ndėrsa Damiani po i qeshte sipėr kokės.
    -Ja ku mė erdhe si cjapi te kasapi.
    -Mė kishte marrė malli.
    -Nuk kam pėr tė zhgėnjyer jo, pa mė thuaj, pėr ch’arsye mė nderuat me vizitėn tuaj?
    -Kanė rrėmbyer Sarėn,…mendova mos ishte kėtu te ti.
    -E pse duhet tė ishte kėtu?
    -Dikush nga grabitėsit pėrmendi emrin e tėt biri.
    -Gėnjen maskara.
    - Mendon se mė mori malli pėr mustaqet e tua?...
    -…Mirė zgjidheni…po ta dish, nė ke gėnjyer do ta paguash dyfish.
    -Nuk besoj se do kishe ruajtur rezerva gjithsesi – mėrmėriti Nika nėpėr dhėmbė.
    Rrugės pėr nė Durrės Damiani ishte i heshtur, flokėt e gjatė e tė lėshuar ia kishin mbuluar paksa vrajėn mbi vetull, por vėshtrimi ishte po ai. Dy kafazėt ishin mė tė heshtur se ai dhe as Nika nuk ndjente dėshirė pėr tė folur. Ndaluan nė njė rrugicė, hapėn njė portė tė drunjtė, e cila zbuloi hyrjen e dy tuneleve-bunker. Te porta e tė parit i priti njė mustaqepadirsur me kallash nė dorė.
    -Aty ėshtė im bir?
    -Sapo erdhi.
    -Ma thirr shpejt idiotin.
    Ndėrsa prisnin ardhjen e tė birit, Damiani vėshtronte robin e tij; as vetė se kuptonte, ch’ pengonte t’ia hidhte trutė nė erė.
    -Oh e paske kapur plakushin, njė idiot mė pengoi ta choja nė dreq, sot paradite.
    -Ky ėshtė gjahu im tashmė, por ti mė thuaj nė keni kapur ndonjė femėr sot?
    -Po, njė biondinė tė lezetshme, chfarėdo chmimi do tė ishte pak pėr tė.
    -Mė cho tek ajo idiot.
    -…Kėtej – nuk ishte mėsuar ta trajtonin kėshtu, i ati po luante me zjarrin. Sapo hapėn atė derė, Sara iu hodh Nikės nė qafė pa i mbajtur dot lotėt.
    -Po ti nuk e njohe?
    -E ch’tė ha meraku pėr bijėn e kurvės.
    -Ėshtė jot motėr more hajvan – Damiani ia rrasi tė birit me pėllėmbė.
    -Mos e pėrsėrit mė njė gjė tė tillė.
    -Qepe.
    -Bėn mirė ta varėsh vath nė vesh, kėtė qė tė thashė – i biri doli duke pėrplasur derėn.
    -Babi chfarė thotė ky njeri?
    -…Po Sara, ky ėshtė yt atė.
    -Jo, nuk ėshtė e vėrtetė, babi im je ti – Sara e shtrėngoi fort, sikur tė kishte frikė se po ia merrnin, kurse Nika heshtte.
    -Mos ki frikė, s’guxon kush qė tė tė bėjė keq – Damiani tentoi t’i afrohej, por Sara u kthye nga tjetri.
    -Po mė mohon kėshtu?
    -Edhe sikur tė ma bėnin mishin copa-copa, s’do tė pranoja tė ndahesha nga ti, bija ime.
    -Eja tė ikim atėherė.
    Nika pa nga tjetri,...nuk pristte ndonjė tė mirė prej tij...
    ...Atė natė Nika nuk vuri dot gjumė nė sy, ndonėse meraku pėr Sarėn e kishte mbėrthyer tė tėrin dichka tjetėr ia kishte bjerrur mendjen. Nuk ndihej as nė qiell as nė tokė; ch’besonte pak mė parė, tashmė i dukej e dyshimtė...
    -Mirmėngjes babush – ndėrsa Sara e puthi lehtė nė faqe, tjetrit i vėrshyen lotėt; Nikės iu desh tė shpjegonte ca gjėra, gjersa u bėnė ujė tė dy.

    * * *

    Udhėtimi tjetėr pėr nė fshat kaloi pa ndonjė tė papritur, dhe atje u ndjenė ngrohtė nėn dashamirėsinė e tė njohurve. Si kaloi periudha e kureshtjes, bisedat me njerėzit u bėnė gjithnjė e mė tė vakėta, fshatarėt zunė t’u largoheshin sich do t’u ruheshin rrezeve tė forta tė diellit. Nė faqen e parė tė njė gazette lajmėrohej vrasja e djalit tė Damianit, ditė mė pas morėn vesh pėr vrasjen e vrasėsve…Nė shtator nuk duruan mė, por u nisėn pėr Tiranė.
    Nė darkė dėgjuan thirrjen e qeverisė pėr kthimin e tė burgosurve nė burgje, tė nesėrmen Albani u gjend para musteqeve tė kapterit, i cili dich po kėrkonte nė njė listė.
    -A ma ke ruajtur dyshekun.
    -Erdhe professor…si po vete puna e gjygjit?
    -As qė jam dukur nė gjykatė.
    -Si… po ch’mė vjen kėtu more idiot, ik e bjeri mrapa vetes…
    Ndėrsa Albani kishte ngelur si peshku pa ujė, tjetri i foli sėrish:
    -Mė jep adresėn, tė lajmėroj unė po u bė problem…shko ore tė thonė, mos ki frikė se nuk je nė listat e tė kėrkuarve.
    Nė gjykatė i thanė se dosjen e tij e kishte njė vlonjat. E gjeti nėn avujt e rakisė e tė qofteve; para se tė fillonte t’ia marrte ndonjė kėnge, Albani prezantohet.
    -Ch’ke bėrė more djalė?
    -Paralajmėrova pėr piramidat.
    -Po ky nuk ėshtė krim.
    -Qė tė mė mbyllnin gojėn mė akuzuan pėr korrupsion.
    -Sa séanca ke bėrė?
    -Asnjė.
    -Sa kohė ndenje nė burg?
    -Gati njė vit.
    -…Shiko more djalė, ke rėnė nė njeri tė mirė, ne vlonjatėt jemi burra…ama nė mė ke gėnjyer…Hajde nesėr pa nisur ora e rakisė.
    Tė nesėrmen kishte nė dorė ndryshimin e masės sė sigurisė, nė detyrim paraqitjeje;... pas dy muajsh mori dhe pafajsinė. Ndėrsa po pėrshėndetej me vlonjatin e besės, ky i fundit i foli lehtė:
    -Tani mos bėj mė gabime, maloku i dreqit.
    -Po mė thua tė pėrshtatem?
    -E pse jo.
    -…Ku do tė ishit sot ju vlonjatėt, po tė kishte vetėm malokė tė bindur.
    -…Je i zgjuar, i zgjuar dhe i mirė…atėherė ch’dreqin bėn akoma nė kėtė vend?
    -…
    Pothuaj tė njėjtėn pyetje i bėri dhe Nika, po pėr tė e kishte gati kundėrpėrgjigjen:
    -Po ti... gjithato vite, si nuk tentove njė herė tė vetme tė arratiseshe?
    -Ndryshe puna ime.
    -Bėmė baba tė tė ngjaj.
    -…Zhgėnjimi ėshtė i madh more bir.
    -Ku do tė vdesėsh?
    -Kėtu, e ku tjetėr.
    -…Nuk ėshtė pak tė dimė fundin, kundėr fatit nuk dilet.
    -Fati kėrkohet.
    -Kėrkohet, po kur tė ka humbur…

    * * *

    Muajt nė vazhdim, Albani do tė kuptonte se nuk entuziasmonte njeri pafajsia e tij, aq mė pak historia e tij.
    -Ligjėrisht ti ke tė drejtė, por rekrutimi nuk ėshtė kopetencė e imja.
    -Rasti im quhet rikthim nė punė.
    -Kuptoj, kuptoj…gjithsesi duhet tė merrni pjesė nė testim
    -Mirė, kur janė datat?
    -Nuk e di, pyesni nė ministri.
    Datat dolėn nė shtyp, po kur shkoi tė merrte pjesė nė testim, i thanė se kishte ardhur vonė.
    -Si vonė, tani ėshtė ora tetė e datės sė shpallur…emri im ėshtė nė listė, u regjitrova para njė jave.
    -Atė nuk e di, di qė mbrėmė janė caktuar dhe fituesit.
    Kjo e fundit e ktheu nė realitet, ndėrsa zbriste shkallėt i trishtuar, njė biznesmen e pėrshėndeti.
    -Si je more xhan i vėllait?
    -Mirė, po ti?
    -Chne kėtej?
    -Shpresoja tė rifilloja punė.
    -Mos u lodh kot se nuk tė qasin ty kėta, janė edhe mė tė kėqij se tė parėt..
    -…
    -Ke ndonjė local?
    -Kam njė gjysmė tė shkatėrruar.
    -Ku?
    -Te pallatet e reja.
    -Rregulloje e futju tregėtisė, mallin e parė ta jap unė pa para nė dorė…ja kartvizita, mendohu e mė thuaj.
    Albanit i ngeli karta nė dorė, aty e kishte dhe kur hyri nė shtėpi. I ati hoqi vėshtrimin nga gazeta:
    -Si shkoi sot?
    -Ndoshta ti ke tė drejtė.
    -Pėr ch’farė?
    -Ky vend nuk bėhet.
    -…Paske pirė kafe tė hidhur…dėgjo, Sara do tė shkojė nė Kanada.
    -E si?
    -Ka fituar njė tė drejtė studimi, paratė qė kemi mjaftojnė pėr vitin e parė…pastaj mendon se do tė gjejė punė.
    Albani dich deshi tė thoshte, por vetėm heshti. Doli tė takonte ndonjė shok, kishte nevojė pėr njė ngushėllim, por askush nuk merrte mundimin ta dėgjonte gjer nė fund. As sakrifica, as sfida qė i kishte bėrė drejtėsisė, nuk ngrohte koshiencėn e ndokujt; tė gjithė e kėshillonin tė gjente mėnyrėn e tė bėnte para, ato tė zgjidhnin chdo punė.

    * * *

    Ndėrsa avioni i Sarės nisi fluturimin e tij, ata tė dy u ndjenė bosh.
    -Ch’do tė bėjmė tani?
    -Na duhen ca lekė pėr lokalin.
    -…Do t’i gjej.
    -Do t’i gjejmė…
    Morėn nga njė gazetė e u ulėn tė pinin kafe; nė faqe tė parė ishte fotografia e Damianit, mbrėmė nė darkė e kishin ekzekutuar… Te dera e shtėpisė gjetėn topallen.
    -Nuk dija ku tė shkoja tjetėr.
    -…
    -Kam njė amanet tė mamasė pa ta dhėnė.
    -Hajde brenda – Nika hapi derėn –hajde.
    -Trupi i tij ka ngelur nė morg,…duhet ta varrosim.
    -Ch’punė kemi ne me kėtė punė, kjo ėshtė e tepėrt…
    …Topallja nxori njė letėr tė vjetėr e tė zhubrosur, Nika u ul ta lexonte nė shkallė. Pėr disa sekonta ngeli me letrėn shuk nė dorė; kur ngriti kokėn, pikė gjaku s’i kishte ngelur nė fytyrė. Deshi tė fliste po nuk i dilte zėri, edhe lotėt i ishin tharė.
    -Baba, nuk je mirė,…tė sjell njė gotė ujė?
    -Duhet tė shkojmė nė morg.
    -Ch’thua baba, pak tė kėqija kemi parė prej tij…tani u dashka dhe ta nderojmė.
    -Ishte…yt vėlla.
    -Mos je chmendur.
    -Akoma jo, po shpėtova dhe kėsaj rralle, nuk chmendem mė.
    -Po si ėshtė e mundur e gjitha kjo?
    -E kam patur para sysh tė vėrtetėn, por s’kam dashur ta shoh.
    -Atė ditė qė e mora vesh, mamaja m’u lut tė heshtja. Nika mjaft kishte vuajtur, thosh e pafata, kurse Damiani ishte i paparashikueshėm…Ndėrsa po vdiste mė shkėputi premtimin se do tė ta jepja letrėn njė ditė.
    Shumė njerėz iu bashkuan atij funerali, kur panė Nikėn e Albanin tė mbanin arkivolin. Njė bashkvuajtės i Burrelit iu afrua plakut dhe e pyeti.
    -Kė po mban mbi supe?
    -Njė tjetėr viktimė tė komunizmit – Albanit iu drodhėn gjunjėt e desh i ra arkivoli nga dora.
    -Mbahu bir.
    -Zoti ia marrtė hakun – ish i burgosuri; vuri dhe ai supin tė mbante.
    -Ec mė pėrpara e ndihmoi babait – Albani e kishte marrė vehten, kurse pas tij dėneste topallja; dukej sikur po derdhte gjithė lotėt e akumuluar nė vite.

    * * *

    Topallja zuri tė jetonte me ta, dhoma e Sarės s’qe e thėnė tė ngeltte bosh. Ajo u dha gjithė kursimet e veta pėr tė ndrequr lokalin.
    -Merrini, ju jeni familja ime tashmė…
    -Nuk ėshtė puna aty, po…
    -Nuk janė paret e tij jo, ėshtė djersa e njė jetimeje…gjithė kėto vite kam punuar, as unė s’ua duroja erėn atyre parave.
    …Biznesmeni e mbajti fjalėn dhe puna filloi t’u ecte, pas gjashtė muajsh Albani punėsoi njė vajzė tė re. E kishte gjetur mbi urė, gati pėr t’u hedhur. Kishte qenė perėndim dielli dhe profili i saj i ishte dukur madhėshtor…
    -Jeni tepėr e re.
    -Shpirtin ma plakėn zhgėnjiimet.
    -…E re dhe e bukur.
    -Tė dyja i fal tė mė kthehet jeta.
    -Kush ta ka marrė jetėn?
    -Nderi i humbur.
    -Ju doni tė vdisni pėr tė tjerėt; nuk ka lindur akoma ai njeri qė do tė meritonte vdekjen tuaj.
    -Po kush do tė donte tė rrinte me mua?
    -Unė…
    -Po mė mėshiron?
    -Ki mėshirė pėr mua dhe zbrit qė aty.
    Nata kishte rėnė me kohė, kur ajo vendosi tė zbriste; zbriti qė aty pėr tė marrė nė dorė biznesin e Albanit. Njė jetė e re po lulėzonte gėrmallash; Sara iu shkruante se kishte fituar tė drejtėn t’i vazhdonte studimet falas. Njė ditė, ndėrsa topallja po merrte pluhrat, nuk iu ndenj Nikės:
    -Do ta dish kush ishte yt atė?
    -E kam njohur – asaj nuk i lėvizi qerpiku – nuk mė bėri zemra t’i flas,… dje isha te varri i tij.
    Asgjė nuk mund ta trembte qetėsinė nė perandorinė e saj, e bija e Dalinės ishte plakur para kohe, kurse Nika ndihej i rilindur nga hiri, megjithėse kishte jetur trecherek shekuj…jetuar e chfarė tė jetuari.
    …Nė tė hyrė tė viteve dymijė, Albani u fejua me…punėtoren e tij; nė shtator bėnė dasmėn, dhe Sara nuk mund tė mungonte.
    -Pėr ty do ngrihesha nga varri, lemė tė tė puth bijė e babait.
    -Oh sa mė ka marrė malli.
    -Mos ik mė.
    -Nuk mundem, kam ndėrtuar tė ardhmen atje…Pse s’vjen ti tė jetosh me mua?
    -Do vi tė tė shoh, por jeta ime ėshtė e lidhur me k’ta gurė…
    -…Nuk ta lemė ne babushin jo – Albani kishte gjetur shoqe tė mirė, Nikės iu kujtua sėrish frati i madh.
    ‘Kush e di, si moti sillet,
    Sot a vrant’ e nesėr kthillet’


    FJALA E FUNDIT
    Nuk kam nevojė pėr idhuj, qė tė kemė skrupuj.

    Gjithė jetėn i kishte munguar, mė shpesh e takonte nė muzg; ishte i biri i muzgut, ai qė po shijonte tani,… nė muzg tė jetės.
    Asnjėherė s’kishte patur kohė t’i kushtohej peshkimit; tani me tė ia arrinte tė mos ndjente peshėn e kohės,…por nuk qe kjo.
    Tani mund tė bisedonte me vehten, duke e lėnė mendjen tė flinte; nuk e ndjente mė chekanin mbi kokė,…por nuk qe kjo.
    E kishte humbur hijen, ashtu si edhe cdo lloj pasqyrimi; ndonėse prap vazhdonte tė shijonte dritėn, ishte bėrė trup absolutisht i zi,…por nuk qe as kjo.
    E kishte pastruar shpirtin, i kishte hedhur peshat e rėnda, kishte fikur motorat dhe kishte ngritur velat e bardha…por dhe kjo si tė tjerat nuk mjaftonte, ndoshta ishte dichka tjetėr, ndoshta ishte pikėrisht kjo…por nė njė formė tjetėr.
    I kishte dhėnė fjalėn Sarės, verėn tjetėr do tė shkonte ta vizitonte, por dimrat nuk keshillohet tė kalohen nė Kanada,… dimri i fundit jo e jo. Kur do tė vinte vallė ky dimėr; apo ai kishte ardhur dhe pyetja e saktė do tė ishte:” sa do tė zgjasė”... Ndoshta dhe shtatė pranvera.
    Tė paktėn tre herė nė javė do tė vinte pėr peshk, ose mė mirė do t’a kalonte ditėn me peshqit... E ndiente praninė praninė e njeriut njė mijė hapa larg; i pėlqente vetmia por nuk ishmangej dot rastit, pas prishjes sė magjisė.
    -Ti nuk gjuan pasionin, mė duket se kėrkon tė harrohesh.
    Tjetri ia nguli sytė fuqishėm bashkėbiseduesit tė paftuar.
    -Bravo, notėn dhjetė nė psikologji.
    -Mė ka ikur me kohė kėnaqėsia e notave.
    -Duhet tė tė kishte ardhur dhe dėshira pėr heshtje.
    -Atė ma prishe ti kur hyre nė teritorin tim.
    -Nuk pashė gjėkundi tabelėn “pronė private”
    -S’do tė kishte pasur nevojė pėr tabelė po tė mos kaloje ti.
    -…As ti nuk paske zėnė gjė?
    -Kjo ėshtė pėrshtypja juaj.
    Ndėrkohė kallami i tjetrit filloi tė dridhej, njė chafėrr njė kilogramėshe pėrfundoi nė kovėn mė ujė.
    - Nė tė vėrtetė dua tė fshihem; unė jam mjek…ose mė mirė i tillė isha.
    - Paske humbur dhe sigurinė e gjėrave.
    - Kam humbur qetėsinė,…njė njeri vdiq pėr fajin tim.
    - Po ju ndjek njeri?
    - Po,…ndėrgjegja ime.
    - …Tė paska zėnė rob.
    - Ajo mė ka vrarė.
    - Jo doctor, kjo nuk ju lejohet,…shkoni e meritojeni kėtė emėr.
    - Kush jeni ju qė mendoni se keni fuqinė pėr tė falur?
    - Ajo qė di me siguri ėshtė se:”nuk kam tė drejtė t’iu gjykoj”.
    - E si mund tė vazhdoj jetėn time sikur asgjė nuk ka ndodhur?
    - Nė tė vėrtetė dichka ka ndodhur, jeni bėrė mė i pėrgjegjshėm.
    - …Kaq lehtė i zgjidhni problemet ju?
    - Ti mendon se ndėrgjegja jote tė do tė keqen?...
    - …Kush jeni ju?
    - Doktor ikni qė kėtej, kjo ėshtė prona ime.
    - …
    - Ju kėshilloj ta blini peshkun,…nė keni ndėrmend tė mė falenderoni, ma falni mua kėtė levrek tė vogėl.
    - Po ua jap me gjithė kovė – tjetri po mblidhte filispanjėn –...ju nuk keni kovė.
    - Nuk mė duhet kova – Nika mori peshkun dhe e fluturoi nė lumė.
    - …Ch’farė bėni ju kėtu,... ekzaktėsisht?
    - Unė ndeshem me peshqit, mė pelqen t’i mund.
    - Dhe i mėshironi viktimat?
    - …Mėshira ėshtė ndjenjė aristokrate.
    - Ch’keni bėrė nė jetė?
    - Kam kėrkuar mbinjeriun.
    - Dhe e keni takuar?
    - Ch’kuptim do tė kishte?...
    - …Ju ka shkuar ndonjėherė nė mendje se mund tė jeni i chmendur?
    - Po.
    - Domethėnė mendoni,... pra nuk e keni humbur mendjen…
    - …
    Kur hapat e tjetrit nuk dėgjoheshin mė nė kallamishtė, ai e fitoi sėrish atė qė kishte humbur; po binte muzgu, muzgu i pastėr i njė dite plot diell…nuk ka shumė raste tė tilla, tė paktėn ai nuk e kishte luksin t’ i hillte tej…

    …Gjithė puna ishte tė vazhdoje tė besoje nė atė dichka qė e dije vetėm ti, tė besoje dhe kur gjithė tė tjerėt tė thonė:”hiq dorė budalla”…vetėm atėherė ke shpresėn ta njohėsh atė,… gjithsesi po durove gjer nė muzg.

    FUND
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-11-2009 mė 00:55

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    2
    mire, me keto ē qe mungojne se si me duket. sidoqofte, perpjekja eshte e mire. kohe te veshtira, ke te besojme, cka te kujtojme?
    dhe kujdes me keto gabimet si malesor dh-ll

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    i falem nderit tuaj.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    dicka per t'u vene ne pyetje:

    damiani dhe albani nuk mund te kene qene vellezer pa dijenine e nikes. e vetmja mundesi do ishte te kishin patur te njejtin baba biologjik, nderkohe qe albani lindi te pakten pese vjet pas vdekjes se kapitenit. duhet rishikuar ky detaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uj me gaz : 25-11-2009 mė 10:04
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •