Pjese e mini-noveles eksperimentale “Ekuilibri”
Pjesa e pare : "Perballe malit"
Pasi perfundova studimet per juridik ne universitetin e Vienes, fati e deshi te perfundoja ne qytetin e vogel te Kapfenberg diku ne provincen e Styria-s. Me qytetin u ambjentova shpejt duke qene se pershtatej me cfare une kerkoja prej natyres; nje lum i paster dhe i ftohte si Murz, mali Hochschwab qe bardhonte thuajse gjithe vitit mes jeshiles se fushave si dhe ndertesa te pastra e te thjeshta njerezish babaxhan qe nuk linin shume te dyshoje per jeten e qete dhe ne paqe me natyren qe zhvillohej aty. Si fillim u rehatova ne rezidencen e vejushes Hilde e cila me ndihmen e dy vajzave te saj perpiqej ta menaxhonte gjithe trashegimine qe i kishte lene i shoqi. Kjo per rreth tre muaj, derisa gjeta nje shtepi te vogel e te ngrohte diku rreze malit, dhjete minuta ne kembe prej qytetit. Pritja ishte si mos me mire. Hilde, ndryshe prej nenokeve tradicionale austriake, ishte me floke te kuq te mbledhur dhe trup te gjate e te holle, fytyre bore te bardhe dhe sy farfurites. Te jepte idene e nje gjermaneje bavareze, por per nga natyra ishte e ngrohte si nje ballkanase. Afersia dhe kujdesi qe tregoi ndaj meje, me beri te ndihem familjar qe prej takimit te pare me te. Ne pergjithesi njerezit ishin mikprites, per me teper qe ndihmese jo te vogel me dha roli per te cilin kisha shkuar.
Ne qytet me kishte thirrur organizata e “bardhe-jeshileve”, e cila prej disa kohesh ishte ne proces ligjor me nje koorporate te madhe vieneze qe kerkonte te ngrinte aty nje fabrike te madhe per goma makine. Ishte nje pune perfekte per mua padyshim, kjo per disa arsye. Fillimisht sepse perputhej plotesisht me bindjet e mia si njeri por edhe si jurist; pra me duhej te mbroja nje kauze ne te cilen edhe vete besoja, madje per te cilen kisha mbrojtur edhe temen e diplomes ( si duket kjo ndikoi qe me zgjodhen mua ) . Gjithashtu ishte qyteti, qe sikurse e thashe me hyri shpejt ne zemer. Gjithmone kam menduar se vendet e ftohta, ndryshe nga c’mendohet, imponojne zemra te ngrohta familjare si kundervenie ndaj dritherimave borake. Se fundmi ishte pra edhe roli im ne proces qe me afroi me banoret, teksa tek une projektonin gjithe deshiren per tu mbrojtur ndaj percudnimit te mundshem te vendit te tyre, prej gogoleve robotik e te ftohte prej metali dhe gome. Tre here ne jave isha i impenjuar me gjyqin, i cili parashikohej i gjate per nga vete rendesia. Seancat zgjasnin deri ne mesdrek dhe pasditeve organizoja gjithe punen per seancen e radhes. Kjo konsistonte ne bisedat me pjesetaret e organizates, rishikimin e gjithe materialit juridik, mbledhjen e deshmive dhe fjalimet e deshmitareve si dhe pergatitjen e gjithe materialeve proceduriale qe me duhej te dorezoja.
Kohe me mbeste plot per te shijuar natyren si dhe per tu perfshire ne jeten plot ngjyra dhe hare te mbremjeve te qytetit. Megjithese kisha jetuar per vite te tere ne Viene, isha perqendruar ne klubet me muzike jazz dhe fare pak dija per muziken e mirefillte vendase, ndaj isha i prirur te dija me shume rreth kesaj kulture. U prezantova me tingujt e harmonikes styriane ( krenaria e qytetit ), qe shoqeronte ritmet e folkut dhe kercimet plot gjalleri. Aq me teper u mrekullova teksa kercimi tradicional “Der Kinderreigen” ishte ne formen e nje rrethi te madh me duar bashkuar; kjo me solli nostalgjine e valleve shqiptare dhe ndjeva se mund te ishim me te afert se sa kisha menduar gjate kohes se studimeve. Ndoshta sa me shume ti njohesh njerezit, aq me teper kupton sesa te ngjashem jane dhe diversitetin e sheh si nje mori nuancash te se njejtes ngjyre. Thuajse gjithmone me shoqeronin vajzat e Hildes, Gretel dhe Irmgard. E vogla, Gretel, sapo kishte mbushur te gjashtembedhjetat por me trup ishte shume e vogel. Kishte nje fytyre te imet dhe sy te vetmuar te kalter, qe i jepnin nje pamje prej enderrimtareje. Irmgard ishte moshatare me mua dhe i ngjante me shume se emes. Po ato floke te kuq ( por te leshuar ), po ajo fytyre e bardhe gjermanike dhe me trup te gjate thuajse sa une. Vecse ishte e mbushur dhe gjithe forma, me hunden e holle si kalli gruri dhe me nje qafe pafundesisht sensuale qe ja hijeshonte gjithe bustin. Vec mbremjeve festive, vajzat me shoqeronin edhe ne kafenene e qytetit, vizitat tek ish-gjykatesi Werner, kantinen e madhe te veres ne periferi pertej lumit ( e adhuroj veren ), librarine e zotit Clemenz apone marketin e vogel perballe bashkise. Pra ato ishin thuajse kudo me mua ( si fillim prej urdherit te zonjes Hilde, por me kalimin e kohes ju hyra ne zemer ), vec momenteve qe shetisja vetem anes Murz-it per te menduar, ose kur me duhet te punoja per seancen e radhes. Madje per here te pare me mesuan edhe sportin e skive, ku kaluam caste gazmore gjate zvarritjeve te mia qesharake me shkopinjte neper duar, sikurse nje njeri prej bore i ngrire ne oborrin e shtepise. Pese muaj pas mberritjes, procesi vazhdonte ashtu monoton dhe mes qindra veshtiresish, dhe perhere e me shume ndihesha pjese e nje komuniteti qe shume shpejt me afroi nen gjirin e vete te ngrohte, nen kembet e zhveshura te majave Hochschwab.
Vazhdimi mund te gjendet ne blogun tim http://peshperima.wordpress.com/2009/11/15/perballe-malit/
Krijoni Kontakt