Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 61
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Pellazg, qe te punosh per departaminetin e shtetit ne Amerike duhet te kesh nenshtetesi Amerikane apo jo. All Fed. and Gov. jobs you must be a citizen, duke perfshire ketu edhe qytetin.
    E dyta ate nje cope biznes qe keni, mos valle ja u beri te mundur Shteti Shqiptar? Shteti Shqiptar jo me shume por nuk ben dot te mundur as edhe nje vize punesime per Shqiptaret ne cfaredo shtet qofshin. ( nuk e diskutoj qe zoteria dhe puna jote, por ne Shqiperi mbase nuk do te kishit mundur te benit nje gje te tille).

    Dicka tjeter,
    Po te mos ishte per Stergjyshin qe jetoji per 50 vjet ne Amerike as une nuk do te isha sot ketu. Po te mos ishte per te, te pranonte nenshtetesine Amerikane 88 vjet me pare, sot mbase edhe une do te endesha rrugeve dhe do shtyja kohen kafeneve te Shqiperise si mijra te tjere. Sdo te kisha mundur te mbaroja dot as nje cope shkolle, biles biles nuuk do kisha as buke me ate qeveri qe kemi ne. Jo qe e kam pranuar nenshtetesine Amerikane por jam edhe nje shembull per gjithe Amerikanet e tjere, duke i sherbyer komunitetit qe jetoj gjithashtu edhe komunitetit Shqipetar sepse sado qe te dua qe te mos marr pjese me dhemb shpirti nuk degjoj edhe renkimin e nje mize.
    Ti e ke provuar vete sa me larg atdheut te jesh, dhe sa me gjate aq me shume nostalgji ke per dheun.

    Ka marre gjysha nje cope guri dhe pak dhe nga Shqiperia, dhe eshte gjeja me e shtrenjte te kam ne shtepi.

  2. #42
    Perjashtuar Maska e {Princi}
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Buried Alive
    Postime
    266
    ore nje gje skuptoj un....
    pellazg ku rri ti vllai tem???? mu duk sikur ishe knej nga veni qenit
    ore patriot te duken te mira $$$ e amerikes ty??? pse na hiqesh si i isa boletini?? te ishe aq patriot zotrote rrije ne balten shqiptare..edhe nuk vije ne token e premtuar po ti referohesh shum shqiptarve....po me duket te paskan lon pa letra anej nga je ti edhe te vje inot...lol
    o popull mos hapni tema ku ka vetem diskutim trashanik edhe aspak te dobishem...se nuk qisni dot dhjom nga pleshti....shtetsi mund te kemi nga 7 po ama me mor nji got gjak nga venat e cdonjerit nga ne do ket te njejten shije shqiptaari...
    prandaj o pellazg mos perdor litarin te shpia e te varmit(ket shprehje po e morr borxh nga njoni...lol)

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Shiko ti Estella edhe ndonjë që merr mundimin të lexojë këta rrjeshta)
    Unë nënshtetësinë Amerikane nuk e kam. Që të punosh për qeverinë amerikane, mvaret se ku punon. Kur je me kontratë nuk ka nevojë për nënshtetësi-sa për dijeni. Të jesh ushtar, polic dhe punonjës poste- duhet patjetër nënshtetësia. Edhe kur mban zyrë publike si i zgjedhur apo i emëruar nga një organ a person qeveritar, gjithashtu kërkohet nënshtetësia. Para se ta kuptonte amerika se sa e "don" bota, kishte edhe një sërë punësh të qeverisë që nuk kërkojnë nënshtetësi, që tashmë janë hequr si të tilla. (ju siguroj, puna ime vazhdon të mos kërkojë nënshtetësi.)Kur të fillojë të të ngjajë gjithnjë e më tepër Amerika si Jugosllavi ( pasi ajo nuk egziston më e po duket se diçka duhet t'ia zërë kush vendin) Kujto edhe një herë si mundet që ende presidenti amerikan nuk ka bërë asnjë deklaratë publike mbi Millosheviçin në Hagë. As babai i këtij nuk e ka bërë një gjë të këtillë kur u pyet ato ditë të arrestimit të tij, Sllobos "pasi kishte djemtë në politikë e nuk mund të bënte komente mbi atë temë"), kthehu e lexo mesazhet e mija se ndoshta do të kenë kuptim . Mua, ka kohë që më ngjet më keq se sa Serbia! Nëse fakti që unë banoj këtu të duket paksa i pakuptimtë, lexoni mesazhet tuaja edhe të mijat se ndoshta do ta gjesh përgjigjen atje. Kurse, përsa i përket nënshtetësisë amerikane, unë po e përsëris: Nëse kështu nuk ju vjen turp, atëherë më thuaj se kur do t'ju vinte. Merre në daç si ofendim në daç si këshillë vëllazërore.
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  4. #44
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Nqs fshin "halet" ne Dept. e Shtetit, atehere ke te drejte, nuk duhet nenshtetesia. Nqs punon ne zyre, je nenshtetas patjeter.

    Turp te te vije ty qe krahason Ameriken me Serbine. Jane si nata me diten mer çun. Nqs te duket Amerika si Serbia nuk eshte faji i Amerikes dhe nuk je ti i vetmi qe nuk e do.
    .

  5. #45
    @njoftime.com Maska e Benni
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    anes Elbes, anes Sprees
    Postime
    56

    PO ! Mua me vjen Turp!


    Mua me vjen Turp nga vetja sepse:

    - Ndryshe flas dhe ndryshe bej!

    - Ndryshe ndjej dhe ndryshe vendos!

    Sa Turp! Sepse nuk kam akoma aq force, per te bere ate qe me thote shpirti dhe zemra!

    Por bej ate qe me thote mendja dhe perfundimi - bej kerkesen

    Te martohem me ate qe ka dhe jo me ate qe me qan zemra!


    Mendja porse me qetson dhe me thote :

    Mire bere djalooo! Zilin ta kane te gjithe! I nderuar do te jesh,
    dyert bile edhe doganat do te hapen per ty!

    Ne eufori e siper, marr kameran dixhitale. Bej fotografi dhe ja coj farefisit.

    Ata krenohen me mua! Te zgjuar e kemi nipcen! Beri mire qe na iku!
    Bejtexhesha qe eshte thirrur per te tilla zajfete sapo shikon fotografit ja merr kenges:

    Sa i bukur na ka dale dhendri....
    Marsh-aaallah! Marsh-aaallah!
    ......
    dje shqiptar, sot pasoshin alla frenga...
    Marsh-aaallah! Marsh-aaallah!
    .........

    Hani, pini dhe kendoni sa tu dergoj para lala Gjoni!

    Hiqmu tutje o mendje, ja ketu o zemer dhe mos e ler Benin ne mend-dyshjen

    Turp apo Nder !?!?!?!?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Benni : 11-02-2003 më 05:41

  6. #46
    i regjistruar Maska e rezi_Mynihut
    Anëtarësuar
    13-10-2002
    Vendndodhja
    Munich, Germany
    Postime
    367
    Beno,

    ben mire qe na kujton here pas here! Kemi nevoje per qesh e ngjesh!


    Te nderuar lexues dhe diskutues ne temen e hapur nga Pellazgu!

    E kam ndjekur me interes dhe me behet qejfi qe nuk ka patur ashpersi dhe fyerje te mendimeve dhe kendveshtrimeve te njerit apo tjetrit! Edhe pse tema eshte delikate.


    Une vete nuk jam per nje titull provokativ me emrin TURP qe ka zgjedhur Pellazgu!

    Por kjo eshte e drejta e tij!

    Pellazg!

    Ti je deri diku i influencuar nga filmi emocional : Balle per balle!

    Ketu, une te jap te drejte!

    Une e kam pare ate film para disa muajsh dhe e pashe prape.


    Morrnica me behet trupi nga fjalet – qe shkruajten Epoke:

    "Larg duart nga Vlora Zoti Gjeneral!"


    "Ja do mbetet Vlora jone! Ja do behet shkrumb e hi!"


    Bijte e atyre marinareve jemi edhe ne!

    Dhe te gjithe jemi sterniper te Kastriotit

    (qe i beri karshillek edhe sulltaneve me te eger qe ka patur Bizanti),

    Ismail Qemalit, Selam Musa Salaris!


    Te gjithe shqiptaret e vertete jane Mic Sokola dhe Shote Galica!

    Qofshin ne vatrat e tyre, qofshin mijra Milje larg!



    Partizanet e UCK ishin djem dhe vajza qe hic me larg se 5 vjet me pare...

    Kur zerei i atdheut therriti, lane Ameriken dhe Kanadane, Gjermanin dhe Zvicren

    Dhe si zgalema ju turren bishes Serbe! Dhe i treguan gjoksin shkaut pa menduar se plumbi shpon!


    Une kam njohur disa prej tyre qe bota i quajti ne lajme dhe gazeta si Rrebela!


    Mijra te tjere dhane sa munden, Diaspora edhe ca me shume !

    U dhane mbi te gjitha zemer!



    Eshte Fakt!


    Ata nuk kishin pasaporta shqiptare!



    Por si cdo teme dhe ceshtje! Edhe kjo ka dy tre dhe shume ane!


    Me qellim po i largohem debatit Turp apo Nder!


    Ketu historia na ka treguar se anarkia e mendimit eshte akoma midis nesh!


    Heronjte i bejm tradhetare! Dhe anasjelltas!


    Te turperuarit i bejme te nderuar! Dhe prape anasjelltas!


    Nderrojme emrat e Qyteteve dhe rrugeve, shesheve dhe parqeve!


    Shkollave dhe Universiteteve! Ngreme lapidare dhe monumente dhe i rrezojme e i perdhosim prape!

    E keshtu me radhe….e me radhe!



    Llogjika kozmopolite (Uniii) lexova me larte na thote se nuk ka problem heqja e nenshtetesise.



    Cfare humbasim ne ne qofte se heqim nenshtetesine shqiptare?



    Kjo pyetje dhe te ngjashme te tilla, duan jo vetem emocion por edhe fakte-pergjigje!

    Prandaj deshiroj te largoj vemendjen nga rrafshi emocional per te vazhduar me nje fakt,


    te cilin do ta postoj neser!

  7. #47
    i regjistruar Maska e rezi_Mynihut
    Anëtarësuar
    13-10-2002
    Vendndodhja
    Munich, Germany
    Postime
    367


    Cfare humbasim ne ne qofte se heqim nenshtetesine shqiptare?




    Me heqjen e nenshtetsise ne:



    I heqim te drejten vetes per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur!




    Pra i heqim te drejten vetes per te votuar se cilin drejtim duhet te marre kombi yne per aq kohe sa jemi gjalle.



    Ne fakt ne veshtrim te pare shumekush do thoshte ahiiii na ler rehat me votimet!



    Kush po pyet per votime!?



    shoke e miq ne Diaspore:



    Nuk eshte aq e thjeshte sa duket!



    Nese desheroni mund ta shtjellojme me tutje

    ne te kundert e leme ne qetesi kete teme...



    Duke e perfunduar me nje xhevahir ashtu sic e nisi Pellazgu....

    I cili ne postimin e tij te pare tregoji vetem nje ngjarje nga jeta e tij e perditshme dhe tregoji thjesht ate qe ai ndjente.....



    Xhevahirin ja u postoj dite tjeter....

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Rezi meqenese ke sjelle ketu ceshtjen e votimit po e shtjelloj pak ketu.

    Amerika si edhe shume shtete te tjera evropiane te lejojne qe te votosh kur ke nenshtetesine e nje shteti edhe kur je jashte ati shteti. P.sh Kur njerzit votonin per Bushin te gjithe votat erdhen nga jashte kurse une per veten time nuk kam degjuar ndonje shqiptar me perjashtim te ambasadorit qe te votonte per presidentin tone te tanishem? Nuk na eshte dhene as edhe nje mundesi per te votuar, mos valle duhet te paguaja $1500 bileten e avionit qe te shkoja te votoja. Pellazg, mos valle atehere nuk do te ishte turp te pranoja nje nenshtetesi te dyte?

  9. #49
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Turp te kerkoj nenshtetesi ne Usa ?? JO fare...turp eshte ta mohosh qe je shqiptar dhe ta harrosh vendin ku ke lindur...!
    ...

  10. #50
    ..DeXterOusS.. Maska e Abstract`Beauty
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    U.S
    Postime
    29

    LoL

    Hej Zot i modh, sa te trash na ke bo neve albanezve!!!!
    Pse ti Pallazgo nuk e prano me ta dhon amerikoni ty nenshtetsin e?----Nese do thuash jo...i mbeshtetem atij yankee, domethon qe ste japin "letra" . Pastaj amon dhe ju se dallohemi ne qe jemi shqipo po mos u boni merak hic fare .
    Po prap un po ju jap nji example of my experience, Kur ika ne Itali per her te par nga u.s, mami dhe babi kishte pashaport shqipo, edhe ato ne dogan or whatever thats called, rrinin duke pa edhe duke prit ne aty like half an hour. Ndersa kur shkuam per her te dyt kishim pashaportat amerikane edhe ato vetem sa i hapen, edhe hi how are you all doing...Thank you..have a good time!!!
    Kshu qe per turp osht kjo gjo e????

    AbstraKtjA
    I'm tired of all this nonsense about beauty being only skin`deep. That's deep enough!! What do you want...an adorable pancreas???

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  3. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •