Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 61
  1. #21
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    dyshtetesi = dyfytyresi

    mjere ata shqiptare qe marrin nenshtetesi tjera! Vetem te mjeret marrin nenshtetesi tjera! Kuptohet nenshtetesi te dhunshme, kur eshte rasti i roberise - por te marresh nenshtetesi tjeter me deshire, si shqiptar eshte mjerimi dhe zhdukja shqiptare e atij personi me gjak e gjuhe shqiptare! Ju mund te thurni dokrra sa te doni se s'ka gje pse nderron nenshtetesine, por dijeni se jeni te humbur perjete, te zhdukur perjete!

    Ai qe nuk e kupton kete, nuk kupton asgje!

  2. #22
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Pellazgu...."kaaaaaaaaamm daun" . Edhe mos permend turpin kur flet me mua, se jam nje çike fràxhile.
    A na thirre te flasim? Na degjo pra.
    Edhe nje gje...Ne kohen e pellazgeve nuk shoqeroheshin bisedat me humor? Ne qofte se jo....po kthej majat nga themrat.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Ashtu de, Mi Carazon!
    Unë nuk kam qëllim të fyej njeri. Ama të kapësh një njeri duke vjedhur dhe të druhesh se mos e turpëron me thirrjen: Hajdut!? Ndoshta, edhe ai ka të drejtë se, ai është njeri në radhë të parë, ndaj i duhet drejtuar me : O njeri! Jo me: Hajdut! Kështu?
    Më falni se e kam titulluar me fjalën turp. A mos duhet ta ndërroj me: Sa nder i madh për ata që pranojnë nënshtetësinë e huaj duke e patur atë Shqiptare! Jam me Ilirianin kur përjashton nënshtetësinë me dhunë, ama me dëshirë?! Jo, jo!
    Unë me humor të bëj të dh**** brekët atje ke rubrika e humorit, ndërsa, nuk është aspak për humor kur flasim për një çështje kaq jetike si kjo. Prapëseprapë, mua më duket se po t'i lexosh postimet e mija, mund të vësh re edhe notat e sarkazmës që hyn pak ashumë tek komikja, siç është vërtetë fenomeni në fjalë!
    Faleminderit!
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Po ju jap nje shembull fare fare konkret.

    Si mund te veproje nje student Shqipetar kur vjen ne Amerike per studime dhe i jepet viza 1 vjecare ne pashaporte kur te gjithe studentet e tjere nga e gjithe bota, marrin vize 5 vjecare per te studjuar ne Amerike.
    C'fare tjeter mund te mendoje nje student Shqipetar ne Amerike, qe ka frike te kethehet ne Sjhqiperi per arsye se mund te mos ja japin vizen qe ti rikethehet studimeve ketu? Per fatin e mire nuk kam qene vete ne ate pozite, por shume shume miq dhe te njohur e hedhin kokrren e lotit sa nji koker qershie kur nuk mund te kethehen te shohin prinderit ne Shqiperi. E di cdo te thote per nje 18 vjecar te mos shohi nenen, motren, baben, njerzit e zemres per vite te tera me radhe?

    Nderohet nenshtetesia per te nxjerre buken e gojes dhe per te mbijetuar. Greqi, Itali, Gjermani, Amerike kudo.
    Po te udhetoje me nje pashaporte shqiptare ne Kakavije (Kufirin greko-shqiptar) kishte mundesi qe pashaporta te behej ne 100 copa, dhe te ketheheshe serish ne Shqiperi per te nxjerre nje tjeter.

    Jam shqiptare pamvarsisht se kam nje cope leter qe thote se jam Natyralizuar dhe jam bere nenshtetase i nje shteti tjeter.

    Shkon te Itali me pashaporte Shqiptare dhe te fusin ne 100 dyer dhe te kontrollojne me qindra here kertat qe ke me vete. E marrin vesh qe je shqiptar edhe te shoqerojne deri tek dera e avionit per te bere te siguruar se u larguat nga vendi i tyre.

    I ben telefon Ambasades Greke ne Amerike dhe te thote se do leter nga puna, leter me te ardhurat bankare dhe nje leter shpjegimi pse ju duhet viza per ne greqi. Nuk mjafton kjo por i duhet edhe leter nga njerzit qe keni ne Greqi dhe kopje te letrave te tyre, leter punesimi nga puna ku ata punojne per te marre nje cope vize greke te qelbur.
    E nga tja mbajne me Shqiptaret e Shkrete. Mjere ata qe e heqin mbi kuriz Pellazg. ( Une thashe skam pasur fatin te ndodhem ne nje gjendje te tille, shyqyr zotit, por ata qe e kane provuar mallkoje jo vetem qeveritaret dhe politikanet por edhe shithe shtetin shqiptar.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Stella, dukesh e rrëmbyer, dhe ke të drejtë. Pa dashje, ti pohon në një farë mënyre atë që po mundohem të theksoj unë. Pra, ti natyrshëm shpreh mllefin që ndjen tek të paragjykojnë kur shohin se je shqiptar. Po me çfarë i kundërvihesh ti atij që të përbuz, me puthadorje?! Aman, më lër të bëhem edhe unë si ti?!
    Dua që ta marr më shtruar dhe më konkretisht:
    Të themi se ty të përbuzin në Gjermani apo Amerikë a Greqi. Si e parandalon ti një përbuzje të tillë? Deri dje ti (nuk e kam me ty Stella, personalisht, por në përgjithësi) nuk e kishe nënshtetësinë a njërit nga vendet e lartpërmendura. Tani, sot ti e paske marrë një pasaportë ku thotë se je gjerman a ku di unë. Unë nuk e kam të qartë se përmendet vendlindja aty por, po themi se e thotë, pra ti nuk je imunizuar nga shqiptarofobia e atyre njerëzve. Nëse nuk shënohet në pasaportë se çfarë origjine je, atëherë nuk ndodh asgjë pos asaj që po mundohem unë rrak e dak këtu në forum hyrë e dil- Nuk ju vjen turp që pranoni nënshtetësinë e huaj duke e patur njërën-atë Shqiptare.
    Për hir të mosdashjes për të ofendur askënd këtu, unë nuk mund të pajtohem me nocionin se është normale të thirresh, ta themi grek apo edhe amerikan a çfarëdoqoftë shtetësie tjetër sepse qenka më e lehtë për të lëvizur poshtë elart nëpër botë.
    Në fund të fundit, kur i troket dikujt në derë dhe s'ta hap derën, turp nuk është edhe aq shumë për ty që troket se sa për atë që nuk të qas brenda. Puna jote në këtë mes nuk është as t'i puthësh dorën (se mjaft puthadorje është edhe vetëm sa të trokasësh) më tej as t'i tregosh se sa i ulët është ai që s'të qas se je shqiptar. Duke mohuar identitetin e vetvetes ti tregon edhe një herë se sa i pavlerë je që ndërron atypëraty.
    Kur vlerat tuaja shndërrohen në të mirë të Shqipërisë unë të kërkoj pardon por vetëm e vetëm për rehatinë e b***** tënde mohon kombësinë, për mua nuk ke vlera dhe kot që vjen e futesh në forume shqiptare si ky.
    Unë qëndroj fort në këto që them e argumentoj. Përndryshe, kësaj i thonë: Për inat të sime vjerre, shkoj e fle me mullixhiun.
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  6. #26
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Pellazgu,

    Ti perseri ngaterron shtetesine me kombesine, qe jane dy nocione te ndryshme. Hape pasaporten tende shqiptare dhe do shohesh qe ke aty te dyja nocionet. Pra aty shkruhet shtetesia vec dhe kombesia vec.

    Pervec kesaj dua te te bej nje pyetje. Pse, ajo cope leter qe te kane dhene nga nje fare institucioni diku, te ben ty te jesh apo te mos jesh shqiptar???

    Asnje lloj dokumenti nuk ta legalizon apo heq dot, gjuhen e nenes qe flet, zakonet dhe gjakun shqiptar. Ato do mbeten tek ty dhe tek cilido, deshiron apo jo ai.

    Sa per ate "turpin" e ndrimit te shtetesise, nese e konsideron ashtu, mos e kerko tek ata qe ndrojne shtetesi. Kerkoje diku tjeter. Tek shkaqet dhe shkaktaret qe i detyrojne ata ta bejne kete gje.

    Vetem ata qe e kane ne shpine te tyre emigracionin e kane provuar dhe vleresojne "kenaqesine" e te qenit larg vendit te tyre dhe ate qe ti e quan rehatine e .........

    Qytetar i cilit shtet u dashka te jem une patjeter???? I atij shteti qe nuk donte tia dinte dhe qe akoma nuk do tia dije fare per ekzistencen time si person??? Te atij shteti qe neperkemb njeqind here ne dite te drejtat dhe lirite e mija??? Dhe mos i ngaterro gjerat perseri. Po flas per SHTET, qeveri, qe iken e vjen dhe jo per atdheun.

    Nese do i dallosh mire keto nocione do gjykosh ndryshe, besoj.
    Ji Vetvetja!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Asnjë pasaportë tashmë nuk njeh etnicitet, pra as ajo shqiptare.
    Unë nuk e marr vesh ku i lexon ti ato kombësitë. Kombësi=Nationality, Komb=Nation
    Citizizenship=Nënshtetësi.
    Nuk e kupton ti se nocioni për të cilin flasim unë e ti i shurdhon e i tërbon shtete si Amerika, Kanadaja e Australia ndaj ata duan të fshijnë etnitë. Shiko se çfarë nacionalizmi të pështirë ndërtojnë ata me njerëz që tradhtojnë vetveten për t'u bërë dikushi tjetër.
    Shiko pakëz deklaratat e Ibrahim Rugovës: "Përderisa Amerika quhet komb, edhe ne, kombi Kosovar duhet të kemi simbolet kombtare". Pra, përkufizimi i kombit do të ishte pak ashumë kështu: Një grumbull njerëzish që jetojnë e punojnë në një njësi tokësore të quajtur shtet a grupshtetesh në formë federate, nënshtetësia e të cilëve rregullohet sipas modelit Amerikano-Kanadezo-Australian. Shumë shpesh po e përmend këtë treshe e s'dua të bëhem monoton me të, por janë pikërisht norma të reja të nxitura nga to, pa të cilat do të thoshte shkatërrim i vetë atyre.
    Ne nuk kemi pse të mburremi e krenohem se ziejmë në një kazan me njerëz që për ideal kanë paranë e asgjë tjetër. Më falni, se unë nuk jam në gjendje, dhe as kurrë nuk dua të mund të jem, të spjegoj se si mund të ndërtohet një nacionalizëm pa etni. Ja, shi këtë ka ndërtuar treshja e lartpërmendur. Mesazh pas mesazhi po theksoj absurditetin e përqafimit të diçkaje absurde. Tani jam dorëzuar! Më spjegoni ju tifozat e marrjes së shtetësisë tjetër se si është i mundur ky tifozllëk. Vetëm, ju lutem, mos më përmendni qeverinë Shqiptare që nuk qenka e zonja, atë e kam dëgjuar me miliona herë dhe nuk më duket bindëse aspak.
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  8. #28
    @njoftime.com Maska e Benni
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    anes Elbes, anes Sprees
    Postime
    56
    Ka 101 arsye dhe shkaqe „pro“ heqjes se nenshtetsis. S´ka llafe!
    Parafjale:
    Sado qe Presidenti i „ri“ Z.Mojsiu,
    po ja u ben jeten verem Emigranteve (sorollatje deri ne deshperim).
    Prap se prap, kjo nuk e ka mposhtur deshiren e flakte te shqiptarit per tu bere i huaj
    (te pakten me dokumenta).
    Thuhet se nje depo e madhe ne presidenc eshte plot me dosje sh-nen-shtetsimi,
    si nje here moti depoja e Xhaferrit me pare.
    Fakt eshte se shuma per para-dorzim dokumentash(dosje) arriti 1000 $ ne “treg”.
    Parrulla e njohur eshte:
    A e do “shpejt” dhe “siguro”?!
    Bej gjilponen!
    Pyes veten:- O Beno po pse o qerrata nuk u bere “sekser” per heqje nenshtetsie?
    Kur u ndane, kaq me rane!
    Prapafjale:
    Nuk do ndonje zgjuarsi te madhe gjetja e shkaqeve qe ka sjelle kete “mode” te mocme qe na ka ndjekur nder shekuj.
    Kujtoj lexuesin per :
    Nderrimin e fese (besimit) sipas pushtuesve “shpetimtareve” (ne fillim jo pe verteti por pastaj...).
    Nderrimin e ideologjive dhe sistemeve sipas tekave te njeshit.
    Nderrimin e emrave/identitetit
    Nderrimin bile dhe te Nick-nejmave ne Forum / s´na pelqejn emrat qe na dhane prinderit!
    (gati 90 % kane Nicka me taban „thellesisht kombetar“-respekt!).
    E keshtu me radhe….
    Nejse……
    Sfida e kesaj teme porse me duket mua se eshte:

    te gjejme arsyet dhe shkaqet qe e mbeshtesin mbajtjen e nenshtetesis Shqiptare.

    (besoj se nuk e shtremberoj temen kur them se nuk ja vlen te diskutohet per rastet fatlume te 2 nenshtetesive)

    Por arsye per mos-nderrimin e Dokumentit ngjyre vishnje/kuqe!
    (Me 2 kokat e shqiponjes, qe i kall daten edhe doganierit te Zimbabves)
    Pra perse nuk duhet nderruar ky dokument me nje tjeter bie fjala me ngjyre Blu e erret, e gjelber, etj.etj.
    Le te vrasim mendjen (edhe pse nuk eshte teme e kollajt) per te gjetur fakte „PRO“
    dhe jo ato kundra.
    Ne jetojm ne kohra moderne dhe mbajm gjysllyk alla “UNIIIII”,
    ku dhe mendohet vetem per vete dhe sot per sot,
    pa, ci....**... t´emen se c´behet neser!
    Sygjerim:
    Eshte e kote te vrasin mendjen ata lexues qe kane thene dhe thone:
    amaneee re, si nuk na morri taliani te na bente koloni ereee.....!
    E sa mire do e kishim me Viktor Emanuelin ne ereee!
    Ose ata qe shfryjne:- mallkuar dita qe linda ne ate vend! Etj..etj...

    Ne aeroplan me ra rasti te kisha ngjitur nje arxheshke nga ato te radhave tek mapo-ja e Fierit (me dhembe floriri).
    Kur po uleshim ne Rinas, i mbushi syte me lot nga mallengjimi (Bule e quanin) dhe tha:

    Ma ka marre malli shumeeee fare! S´ka si atdheu ere, ketu dua te mi sjellin eshtrat!
    Dhe puthi ne menyre demonstrative shqiponjen e Pasoshit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Benni : 05-02-2003 më 14:05

  9. #29
    ALB4EVER
    Anëtarësuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    83
    o pellazgo meqe dashke te replikosh, po e vazhdojme muhabetin. po te pse merr 2-3 koka njerzish si shefi i cia-s etj. po per lobin shqiptar ne kongres harrove. mos valle ata s'kan shtetesi amerikane. mos harro, kushti numer 1 per te qen antar i aaacp( alb-american council)duhet t'jesh citizen, dhe esht ky lob shqiptar qi ka t'pakten 20 vjet qi munohet per ceshtjen shqiptare.
    e mos harro, lobi shqiptar perbehet prej jo senatoresh, po prej dhjetra bisnesmene shqiptare nga dallas deri ne new-york qe paguajne senatore si puna e joe di guardi per arsyen e vetme qe te degjohet dhe zeri shqiptar ne kongres. un menjen tande sta ndrroj dot, po s'mund te themi asnjiher qi kur robi e ndrron nenshtetsine, ai s'ka ndjenja kombetare, po perkundrazi, ka raste kur me nenshtetsi tjeter, mundesh te besh shum per at vet ku t'ka ra koka.
    baby if u give 2 me
    i'll give it 2 u
    i know what u wan

  10. #30
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    "Mesazh pas mesazhi po theksoj absurditetin e përqafimit të diçkaje absurde", "të spjegoj se si mund të ndërtohet një nacionalizëm pa etni"- thua.

    Dua te te kujtoj dicka nga Marksi (qe ca gjera i ka thene tamam), i cili qe i pari qe tha se njeriu para se te merret me dicka tjeter, me politike, te punoje ose aktivitete te tjera, ne radhe te pare ka nevoje te ushqehet. C'do me thene kjo? Kjo dmth se kerkesa baze e njeriut eshte qe te ushqeje veteveten dhe familjen. Dhe ben c'eshte e mundur qe ta realizoje ate.
    Por koha sot nuk kerkon vetem plotesimin e kerkesave minimale, megjithese ka ne atdheun tone akoma njerez qe perpiqen te bejne pikerisht kete. Kerkon kushte me te mira, aq me teper kur shikon se te tjeret i kane arritur dhe se edhe ti (apo une) ke mundesi fizike dhe intelektuale per t'i arritur keto kushte. Dhe cfare ben? Iken atje ku njerezit i kane realizuar keto kushte. Shkon ne Amerike. Punon si kale, por ama, dalengadale permireson ushqimin (nuk ha me vetem fasule dhe makarona)blen makinen, shtepine, mobilimin e shtepise etj. dhe pastaj ulesh ne kompjuter dhe shkruan per patriotizmin, nacionalizmin, atdhedashurine, turpin, nocionet, etnite etj.
    Kjo qe po ndodh me shqiptaret tani, ka ndodhur me italianet, greket, irlandezet, suedezet etj, shume me perpara. Dhe sic e kemi pare ata jane me shume nacionaliste se ne, por cdo gje eshte e lidhur me interesin personal.
    Marrja e nenshtetesise amerikane, australiane etj, nuk do te thote ne asnje menyre mohimi i vendit tend, por shpreh mirenjohjen per vendin e ri qe te priti, qe te dha mundesine te punosh e te jetosh si njeri. Gje qe vendi yt, tani per tani, nuk ta jep.
    Sa me gjate te jetosh ne emigracion aq me shume te rritet dashuria per atdheun, per vendin. Kjo kthehet ne nostalgji. Kush eshte i dobet/i forte kthehet. Te tjeret shkruajne dhe japin keshilla ne internet, gazeta dhe libra se si te rregullohet Shqiperia. Gje qe e kane bere me perpara edhe te tjeret, qe nga rilindasit.
    .

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  3. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •