Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 61
  1. #11
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Shume dakort me Estellen , ne fakt shkruhet kombesia dmth ne rastin konkret Albanian . Pse te mos e maresh , mua deri tani me ka kyrsyer reth 300 dollare nga qe kur udhetoj neper vende te tjera nuk duhet te paguaj leke per vizen .

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    somewhereinEngland
    Postime
    18
    Dyshtetesia te jep mundesine te qendrosh me gjate psh ne amerike,normalisht eshte edhe pak krenari te kesh shtetesi amerikane. Nuk besoj qe shqiptaret jene aq pa dinjitet sa te mohojne Shqiperine,pastaj nuk nderrohet kombesia,dhe ti s'ke pse te heqesh shtetesine shqiptare.
    Nderrimi i shtetesise ka domethenie te keqe ne vendet rrotull Shqiperise, sidomos Greqi, sepse behet pastaj pretekst qe greket te cirren me fort se ka qindra mijera greke ne Shqiperi.
    Proud to be an american Albanian.

  3. #13
    ALB4EVER
    Anëtarësuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    83
    aha, s'dashka te pergjigjet pellazgu jooo. pellazgo, jo per nonji gje, po ja ke fut kot plako
    baby if u give 2 me
    i'll give it 2 u
    i know what u wan

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Ju faleminderit për përgjigjet.
    Demokratikisht unë duhet të hesht. Gjithësesi, nuk mund të ndërrojë mendja nga një tufë përgjigjjesh kundërthënëse, apojo!
    Unë nuk vura në pikëpyetje aspak se ku ndodhet sot Shqipëria dhe se ç'bën njëri apo tjetri politikan. Natyrisht, demokratikisht ata ikin e vijnë, por Shqipëria mbetet. Sa për atë nocionin shtetësi e kombësi, ata që jetojnë në Amerikë (dhe kryesisht për ata e pata fjalën qysh në fillim), e dijnë mirë se nuk egzistojnë të dyja pas marrjes së nënshtetësisë. Fjala "komb" në Amerikë do të thotë populli i asaj federate me nënshtetësi Amerikane, pra, një i lindur atje apo dikush që ka lindur qoftë edhe jasht Amerikës nga të paktën njëri prej prindërve me nënshtetësi Amerikane, apo edhe të natyralizuarit siç janë psh. emigrantët shqiptarë. Mos doni të thoni me fjalën kombësi fjalën etni?
    Ah, ashtu po! Në Amerikë ka mbi 380 grupe etnike, njëra prej të cilave është ajo shqiptare.
    Sa për mbajtjen e dy-shtetësisë, unë as nuk fola për të në fillim, megjithatë, faleminderit për zgjerimin e temës.
    Kur vjen puna tek Amerika, si me magji hiqet ndjenja se ke të bësh me një vend të huaj, si çdo shtet tjetër pos shtetit Shqiptar.
    Unë desha të shtoja diçka këtu mbi këtë.
    Imagjino për një moment kosovarët që ikën nga Kosova dhe vajtën e shkuan nga Shqipëria, por kurrë nuk kërkuan nënshtetësi Shqiptare, ama, kur shkuan në Amerikë, mezi presin atë minimumin 5-vjeçar për t'u bërë amerikanë. Kështu i del që ata më përpara kërkuan të jenë Amerikanë se sa Shqiptarë, apojo. Se para se amerikanë, qenë jugosllavë, apojo. S'ka ndonjë të keqe, edhe pse bëhen amerikanë, ata prapëseprapë mbeten jugosllavë. Tani, dikush këtu tha se mvaret se si ndjehesh. Mos vallë doni të thoni se edhe serb po të quhesh nuk ka ndonjë të keqe, ashtu si edhe grek. Mirë mo, ashtu po i themi. A ju bëhet qejfi juve. Punë e madhe! Kur shumica mendon ashtu, sa para bën se një individ si unë mendon ndryshe.
    Faleminderit edhe një herë për sinqeritetin tuaj!
    Ju lumtë për dyshtetësidashurinë tuaj!
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  5. #15
    @njoftime.com Maska e Benni
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    anes Elbes, anes Sprees
    Postime
    56
    Analiza e dyte e Pellazgut
    mua me duket e drejte ne dy kendveshtrimet e reja.

    Nga ana tjeter Titull i Temes: "Turp!"
    me duket pak i rende per shqiptaret.

    kjo sjell reagime te ashpra!

    E kam vene re kete edhe diku tjeter.

    Edhe dicka:
    Diku lexova se numri i atyre me origjin shqiptare arrin ne 15 Milion!

    Por per statistikat/veton boterore fatkeqsisht nuk luan rrol origjina e gjakut.

    Sa eshte numri i nenshtetasve shqiptare ne Statistikat e OKB sot?

    Sa do te jete ky numer pas 10 vjetesh ?

    (mos te harrojm ju lutem, ritmin galopant te heqjes se nenshtetsis shqiptare,
    per lehtesi ekonomike + viza + levizje e lire + pune+shkollim etj....jo vetem ne USA!)

    Nje popull per OKB (ku ne aderojme qysh nga 1912 cope-cope e mos me keq) ka aq vlere sa tregojne statistikat!

    Spas kesaj radakes time i bie qe pas 10 vjetesh nenshtetasit shqiptare
    ne ato 28.000 Km2 te jene pakic kombetare.

    I njejti skenar dhe ne Trojet tona rreth e qark.
    Greket + Jugosllavet = mazhoranca.

    Ne histori porse do te ngelet se, popullsia qe ka banuar ketu vjen nga pellazget!

    Larg qofte!

    Le te shohim me larg se pjata jone personale!

    Qysh nga Tivari deri n´Preveze
    gjithkund leshon Dielli vape edhe rreze
    asht tok e jona, te paret na e kane lane
    por pa nenshtetsi te tjeret do na e hane......
    Ndryshuar për herë të fundit nga Benni : 04-02-2003 më 08:48

  6. #16
    Anëtar Maska e GRESI30
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    Cfare Turpi o plak. Perkundrazi ta kesh per nder qe nje shtet si ITALIA, AMERIKA ANGLIA te jep nenshtetesine. Pastaj boll me patriotizma e sentimentalizma shqiptare per kombin shtetesine e ku e di une se cfare
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  7. #17
    ALB4EVER
    Anëtarësuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    83
    o pellazg, ti a je shqiptar mer a jo. po si u thu kosovarve se ata kan qen jugosllave. po pse ua ka imponuar serbi atyre ato pashaporta, ca ta jep ty drejten t'ua mohosh atyre dhe kombsin shqiptare. ti paske qen *** krejt mer. pastaj un vet kam njoft plot kosovar qi masi ka maru lufta atje, jan kthy nga amerika n'ven t'vet. dhe ato qi kan nejt ktu, ska bo nonji gje, si ne qi rrim ktu, dhe ata. pse o vlla i bie n'qaf njerezve qi i ke nji gjak
    baby if u give 2 me
    i'll give it 2 u
    i know what u wan

  8. #18
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Turp te te pranojne si qytetar te vendit ku punon???
    Per mua eshte nder. Cilido qofte ai shtet.
    Ja psh..sa bukur tingellon....Mi corazon, Cuban citizen....
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Ka ende vend për ta vazhduar bisedën, apojo.
    Tani, e kam kryesisht me Sakipin. A je Shqiptar ti apo jo. Si mer u thoke shqiptarve amerikan ti. Aty mer pra m'rri. Pse, ça ka noj gjo ma t'mirë Amerika nga Serbia përsa u përket etnive? Bile, Jugosllavia edhe i pati njohtur si kombësi Shqiptarët.
    Kush po të njef ty për shqiptar tashti, me përjashtim se kur kryen ndonjë krim, ë? A i thotë njeri vëllezërve Bellushi shqiptar, ë? Le që ata edhe vetë(siç e kam cekur diku tjetër) babës vet i thonë ka qenë Shqiptar(vëre kohën e shkuar "ka qenë"=was) Whereas now proud to be american!
    A e përmend ndonjëherë George Tenet, drejtori i tanishëm i CIA-s se është Shqiptar? Në asnjë mënyrë! He is proud to be an American, not an albanian, as by your guys definition suposed to be, because he is an Albanian. All he has american on him is he was born in america. That's all!. Hey, you know what, I switched to english now (not american), so that you guys may better understand me. Does anybody know how many "albanians" are born in Albania today by chinese couples?! They, too, are proud to be Albanians, aren't they!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pellazgu : 04-02-2003 më 20:52
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Ua, Corazon!
    Kur qenke përgjigjur edhe ti? Nuk të vura re! Më fal o kubanez se gafa jemi e njerëz bëjmë.
    Turp, për kë the ti për atë shtet që më pranon si qytetar? Unë nuk jam qytetar por punëtor këtu. Mua më mjafton një nënshtetësi, ajo Shqiptare, dhe e kam. Të flasësh shqip nuk është e mjaftueshme të jesh Shqiptar. Po ashtu, të flasësh anglisht nuk është e mjaftueshme të jeshë anglez, ndërsa për vendet e gjora që mundohen të ndërtojnë ngrehina nacionalizmi me lëmishte si puna jote, e them prapë: Të gjorët ata! Në fakt pajtohem me ju deridiku: Po të mos kishte njerëz të tillë vetëmohues, me kuptimin tjetër vetëmohues, ata që mohojnë edhe identitetin e vetvehtes, dhe jo atë të sakrificës fizike, nuk do të kishte as Amerikë as Kanada as Australi. Lum këta vende për njerëz që i kundërvihen këndvështrimit apo idesë sime:
    Turp të pranoni nënshtetësi tjetër!
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  3. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •