Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 61
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    A nuk ju vjen turp të pranoni nënshtetësi tjetër?!

    Shpesh më ka ndodhur që kur kam patur ndonjë gëzim dua t'i bëj të tjerët t'a gjejnë.
    Gjëja e parë që u shkon ndërmend është:
    -Ke marrë nënshtetësinë Amerikane!
    -Jo mer ti, pres djalë pas tre vajzave. Apo, jo mer jahu, kam ble 5 bileta për në Shqipëri që tani për të shkuar të gjithë në Shqipëri apo kam blerë një kamër pesë mijë dollarëshe për filmime profesionale të gazmendeve familjare, etj....Meqë ra fjala tek filmimet, më sjell njëri një videokasetë familjare për ta transferuar në sistemin shqiptar. Kur, ç'të shoh! Fëmijës së porsalindur në maternitet, pa u peshuar ende për herë të parë, e pyet baba:
    -Hau ju du?
    "Natyrisht", si "amerikan" që ishte bebi, i duhej drejtuar në anglisht, paçka se me një anglishte që nuk ia merr vesh as i madhi e le pastaj një bebe që sapo ka dalë nga vendi.
    Pastaj, marr vesh se babi, edhe ai ishte bërë nënshtetas, ndaj s'e mbante më gëzimi në vend.
    A ju kujtohet ajo kënga e Nertila Kokës: Dy gëzime në një ditë?
    **********
    E kështu, unë nuk e kuptoj pse më dalin përpara fytyra të tilla që nuk i honeps dot. Është për të ardhur keq që Shqipëria s' na përballon dot me punë atje, jo se jemi shumë por i dijmë arësyet pse, dhe pse duhet të tjetërsohemi me nënshtetësi vallë. Mos vallë të nderojnë më shumë sot në botë po të mohosh vetvehten? Dhe aq më keq të bëhesh Amerikan. Sot, Amerikan vetëm para Xhorxh Bushit ke vlerë.
    Se po dal pak nga tema:
    Kur mbajti atë fjalimin e gjendjes së Amerikës idioti, përmendi edhe fjalën "aleat". Thash me vehte: -Ku i ka aleatët ky i shkreti?
    Kur, ç'të shoh! Po atë natë, shoh lajmet e Shqipërisë.Nano i kishte dërguar letër përkrahjeje trapit. Aha, thashë me vehte. Kot nuk paska thënë ai që ka aleatë.
    E kështu kaloj ditët e shkëlqyera si Shqiptaro-Amerikan i vërtetë unë.
    Po ju? A nuk do ndanit me mua ndonjë xhevahire si këto të mijat që shkruajta këtu sipër?
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  2. #2
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Po mer jahu po mire po e kie ti...
    Ne radhe te pare te kesh 2 nenshtetesi sdo te thote gje, nuk do te thote te mohosh vetveten: ka dhe shume amerikane qe vetem per prestigjin shkojne e rine ne vende te tjera per te fituar nje nenshtetesi tjeter.
    Ahh! edhe nje gje, me duket se ke rene keq duke quajtur Shqiperine "aleaten" e Amerikes; eshte njelloj si te thuash qe nje bakteri jo-demberese te jete aleatja e nje elefanti; me nje llaf, kujt i plasi me nder b... se cthote Albania, se eshte pro apo kunder apo abstenim!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #3
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Ti , Pellazgu, ngaterron shtetesine me kombesine. Ne nuk ndrojme kombesine. Cfaredo shtetesie te marrim, ne ngelemi me kombesi shqiptare.

    Tani, a na vjen ne turp te ndrojme shtetesine? Jo. Hic fare. Perderisa ne Shqiperi, kemi nje shtet qe nuk mbron dot interesat e individit, perderisa kemi nje shtet qe lejon shtetet e tjera ta bejne pacavure, sipas qefit te tyre, qytetarin shqiptar, perderisa une shkoj te kaloj kufirin grek dhe trajtohem si kafshe atje nga dognieret qe jane fshatare te fshatit fqinje, dhe shteti Shqiptar as qe do tia dije per kete, eshte normale qe une te kerkoj te jem qytetar i nje shteti qe te mbroje te drejtat dhe dinjitetin tim.

    Sa per qenien shqiptar, ate nuk ma ben mua pasaporta qe mbaj ne xhep, por gjuha, zakonet dhe gjaku qe rrjedh ne dejet e mija.
    Ji Vetvetja!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-12-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    8
    Degjo ti pellazg dhe shembull shume te mire por e mendove vetem per veten tende. Nuk e di a je familjar vete por per te ardhmen e femijes nje prinder i mire sakrifikon ghithcka. E dyta sdo te thote gje nje cope dokument qe thote je nenshtetas amerikan, grek, apo gjerman, nqs se ti ndihesh shqiptar letra ska vlere.

  5. #5
    i regjistruar Maska e rezi_Mynihut
    Anëtarësuar
    13-10-2002
    Vendndodhja
    Munich, Germany
    Postime
    367
    Shpirti i fshehur,

    Argumentat qe ju paraqitet, me duken bindese.


    Nuk e di se cfare do te thote Pellazgu kunder tyre?

  6. #6
    Perjashtuar Maska e {Princi}
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Buried Alive
    Postime
    266
    jo un kuptoj shqetsimin e pellazgut po kam nji verejtje....
    pse duhet tna vij turp per 2 shtetsin???
    kjo sdo te thote qe tradhtuam shqiperin...

  7. #7
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Jo nuk me vjen turp, per derisa shteti jon Shqiptare nuk na trajton dhe nuk na lene lirine te shkojme kudo!!!
    Dihet qe ne zemer jam krenare qe jam shqiptare por si goce aventuriere qe jam me pelqen te kem liri te udhetoj kudo te ma kete qejfi, pra mire se te vij nenshtetesia tjeter!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    belgie
    Postime
    5
    nje shtet e bejne institucionet!kur ky shtet(shqiperia) nuk na pergjigjet ne minimumin e kerkesave tona,ca duhet te bejme?pse te n'a vije turp te marrim tjeter nenshtetesi?!turp t'ju vije institucioneve shqiptare qe na deturyan te marrim rruget e botes.

  9. #9
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Pellazgu! Hajde ne Shqiperi i nderuar, se ketu je edhe shqiptar edhe i respektuar dhe nuk ke nevoje te degjosh fjalimet e Bushit sepse ke Nanon dhe Berishen qe ja kalojne ku e ku atij. Hajde se ketu ke cfare te duash plus qe nuk "shkelesh" me kembe si ne Amerike bile edhe nuk ke perse mendon se ndonje dite mund te maresh shtetesine Amerikane.
    Te presim me krahe hapur.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Edhe sikur te nderosh nenshtetesine perseri ne pashaporten Amerikane shkruhet vendlindja. Pastaj dikush me lart e ka shprehuar fare mire, nderojme nenshtetesine dhe jo kombesine. Ka nga ata qe kane 2 nenshtetesi. Nenshtetesia eshte per pune "Convience"! Lehtesie!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Estella : 03-02-2003 më 13:15

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  3. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •