Presidenti amerikan Xhorxh Ė. Bush u ka derguar lidereve te Kongresit nje leter, ne te cilen theksohej se numri i trupave amerikane ne Kosove do te pakesohet, pasi atje eshte rritur niveli i sigurise.
Ne leter, shefi i Shtepise se Bardhe thote nder te tjera se "parashikoj qe forcat ne Kosove, si dhe pjesmarrja e trupave amerikane ne te, do te reduktohen gradualisht ne numer, si rrjedhoje e kushteve te permiresuara te sigurise".
Presidenti Bush, shkruante ne raportin e tij per Kongresin se "rritja e sigurise ne Kosove vjen pasi dhe vet kosovaret kane marre mbi vete pergjegjesi per vetqeverisje".
Ai u drejtohej kongresmeneve, se besonte ne progresin domethenes ushtarak, per te arrire kushtet e sigurise, te cilat do te bejne te mundur nje paqe te bazuar ne Kosove dhe qe do te lejojne terheqjen e prezences ushtarake te Shteteve te Bashkuara atje.
Sipas numrit nje te Shtepise se Bardhe, termi "domethenes ushtarak", ka te beje me detyrat dhe objektivat domethenese per qendrimin ushtarak, qe me t'u perfunduar, do te lejojne largimin e forcave nga Kosova.
Per forcat e Aleances veriore jane identifikuar kater detyra kritike, thote Bush, i cili i rendit ato ne stabilitetin ushtarak, sigurine publike, ceshtjet e kufinjve dhe dorezimi i krimineleve te luftes drejt Gjykates Nderkombetare per Krimet e Luftes ne ish-Jugosllavi.
Ne Kosove gjenden rreth 7 mije trupa amerikane, si pjese e forces paqeruajtese te NATO-s, KFOR. Menjehere pas luftes detyrat e ketyre ushtareve kane qene kthimi i refugjateve kosovare ne shtepite e tyre dhe siguria.
Nderkohe, gjate nderhyrjes ushtarake ne konfliktin e Kosoves, ne mars te vitit 1999, Shtetet e Bashkuara perfshine mbi 31 mije trupa tokesore, detare dhe ajrore.
Korrieri
Krijoni Kontakt