Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ork predatori, mos i ngaterro gjerat e temat. Pastaj ku e pate ju (ti dhe ai) qe ky eshte DONACION, ēfare do me thene kjo fjale, ka mundesi me ma shpjegu me holle. Une lexova INVESTIM, drugu mesele kjo.

    Orku kam pershtypjen s'ke marre kurre avion gjate jetes tate. Pse them keshtu!
    Ngaqe do te te kishte rene ne sy ēmimi shtrenjt i biletave per te shkuar ne Tirane nga kryeqytetet e tjera te botes.
    Pse nje bilete per Tirane, kushton DYFISHIN e ēmimit te nje bilete avioni per te shkuar ne Stamboll, qe eshte me larg nga Tirana DYFISHIN e heres!
    Kush e gjen?

  2. #22
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ornament preja nuk di te te them nese eshte donacion apo investim me detyrime te ndersjellta por sidoqofte investimi eshte nje nga format me klasike te ndihmes vecanerisht kur ne jemi te perthare per to dhe nese zbatohen te gjitha rregullat dhe ligjet e pare kjo dhe ne kontekstin qe nga vendi investues nuk kemi pare kurre keq cdo diskutim i metjeshem me duket humbje kohe.

    Edhe marreveshja e bishtit te palles eshte investim dhe jo donacion biles ka disa klauzola teper te dyshimta po nejse.

    Gjerat edhe mund te mos ngaterrohen por perderisa llogjika jote prodhon perfundime te ndryshme per gjera te ngjashme, krahasimi i te dyjave me duket menyra me e thjeshte per te te ftilluar sadopak sepse argumentat eshte e qarte qe nuk i pertyp.

    Megjithese nuk jemi ne oren e gjeagjezave dhe une eci vetem ne kembe (nuk kam hipur kurre as ne makine) mendoj se dy jane aresyet kryesore:

    1 - fluksi i ulet i pasagjereve

    2 - rrjeti i amortizuar i infrastruktures

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Kur lexoj kete lajm nuk e ndaloj dot vjershen:

    Kuksi i ri ka bere ndryshime
    ka fut avjonin ne rruge makine
    Ka aroport nderkombetar
    ne autostrade ka vec gomar
    Ka pallate me plot kate
    ne cdo kat mbillen domate
    Ka projektin e Faruk Kabes
    Populli jeton me kembet e zhabes
    Blejne buke me fletore
    jane shperngulur ne Bathore
    Shkuan ne Tirane per aroportin
    Ne Bathore mesuan notin
    per ti kthyer qeveria
    u solli aroportin tek shtepia
    Kuksi qyteti me i larte ne Shqiperi
    Ja ka fut rrokut me cifteli
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Postime
    2
    Gjithnje e me teper po tregoni sa e keni per zemer vendlindjen. Flas per ate POETIN e mbaruar. Tu qash hallin kuksianeve. I ke kudo ne bote punojne e ndertojne c'do dite.Te bezdis fakti qe kane arritur ne Bathore?More,po e vini re se sa rracizem kemi mes nesh si shqipetare???? E pastaj ankohemi per rracizem ndaj nesh neper bote.
    Eshte qyteti i vetem qe ka bere hapa te dukshem per mireqenien e tij. E pranoj qe kane shume per te bere per te arritur ne nivelet e larta...por tani per tani Kukesi i ka rruget me te pastra se Tirana,imagjino pak qytetet e tjera.
    Sot rruget,pa neser edhe aeroporti do jete me ne gjendje se ai i Tiranes.
    Diten e mire te gjitheve, nga Hena!
    jeto dhe ler te jetojne :@ff epo sot nuk po e mendon njeri keshtu....

  5. #25
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Aeroporti i Kukėsit brenda 20 muajve hap dyert

    Poēi: “Emiratet e Bashkuara kanė shprehur dėshirėn qė tė financojnė njė pjesė tė rrugės Durrės-Kukės-Morinė”

    Bledjana Beqiri

    Shqiptarėt do tė kenė mė shpejt se sa ishte parashikuar njė aeroport tė ri kombėtar. Aeroporti i Kukėsit pritet tė pėrfundojė brenda 20 muajve, sepse firma ndėrtuese ka pėrshpejtuar punimet. Ndėrtimi i kėtij aeroporti ėshtė financuar nga qeveria e Emirateve tė Bashkuara me njė fond prej 22 milionė euro, ndėrohė qė pritet qė ky shtet tė financojė edhe projekte tė tjera. Kėtė e pohon pėr gazetėn ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poēi, sipas tė cilit aeroporti i qytetit tė Kukėsit do tė pėrfundojė para parashikimeve. “Emiratet e Bashkuara kanė shprehur dėshirėn qė tė financojnė edhe njė pjesė tė rrugės Durrės-Kukės-Morinė”, -shprehet Poēi. Sipas tij, Emiratet e Bashkuara shprehėn interes pėr tė financuar njė pjesė tė rrugės Durrės-Kukės-Morinė, nga aeroporti i Kukėsit deri nė kufi, nė Morinė. Kėshtu, qė nė shenjė respekti pėr Emiratet e Bashkuara, Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve i ka kėrkuar qeverisė shqiptare qė aeroportit tė Kukėsit t’i jepet emri i kryetarit tė shtetit tė Emirateve tė Bashkuara. “Fimra “Al-Karaf” ka punuar jashtėzakonisht mirė dhe ka kapėrcyer fazėn mė tė vėshtirė tė fillimit tė punimeve, e cila duhej tė pėrfundonte nė kohė tė thatė”, -pohon ministri. Sipas Poēit, ndėrtimi i aeroportit tė Kukėsit do tė vazhdojė pandėrprerje, sepse financimi i dhėnė prej Emirateve tė Bashkuara ėshtė i plotė dhe mundėson tė gjithė punimet. Ky aeroport pritet qė tė punėsojė rreth 150 punonjės, por mbi tė gjitha do tė bėhet shkak pėr hapjen e njė biznesi mė tė gjėrė nė qytetin e Kukėsit, nė shtimin e pikave tė karburantit dhe mjaft shėrbimeve tė tjera qė do tė ketė ky aeroport. “Kėtij qyteti kaq tė rėndėsishėm, qė vuajti shumė gjatė periudhės sė krizės sė Kosovės, do t’i shtohen pėrveē rrugės, edhe fasilitete tė tjera tė infrastrukturės, siē ėshtė fluturimi ajror”, -pohon ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Aeroporti i Kukėsit dhe rruga e re Durrės-Kukės-Morine pritet qė nė vitet e ardhshme tė sjellin njė zhvillim tė zonės veriore tė vendit, e cila ka edhe njė nivel mė tė ulėt jetese.
    PAUCA SED MATURA

  6. #26
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Ndertimi i aeroportit te Kukesit do te sjelle dobi edhe per banoret e pjeses jugore te Kosoves per shkak te afersise gjeografike.

    Poashtu, rruga e re Durres-Kukes-Morine do te jete nje nyje e fuqishme qe do t'i nderlidhe ekonomite e Shqiperise dhe Kosoves.

    Cdo projekt i ketille eshte per t'u pershendetur.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  7. #27
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Infrastruktura
    Durrės-Morinė, nisin punimet nė segmentin e parė tė saj

    Kanė nisur dje punimet nė segmentin Milot-Rrėshen, i gjatė 26 kilometra dhe me kosto prej 8 miliardė lekėsh, ku kilometrin e parė e kanė marrė pėrsipėr forcat e xhenios






    Data (28-11-2003)

    Eltion Hoxha


    Ėshtė inauguruar dje fillimi i punimeve tė segmentit Milot-Rrėshen, pjesė e rrugės Durrės-Kukės-Morinė. Shiritin e pėrurimit e kanė prerė sė bashku kryeministri Nano dhe ministri i Mbrojtjes Majko. Nė inaugurim ishte i pranishėm gjithashtu edhe ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve Spartak Poēi. Segmenti Milot-Rrėshen ėshtė i gjatė 26 kilometra dhe pėr ndėrtimin e tij do tė shpenzohen rreth 8 miliardė lekė.
    Studimi i fizibilitetit dhe vlerėsimi i ambientit tė rrugės Durrės-Kukės-Morinė ėshtė financuar nga Banka Botėrore dhe ėshtė miratuar nga organet kompetente tė qeverisė, pėrfshirė kėtu Kėshillin Kombėtar tė Rrugėve. Kilometrin e parė tė kėsaj rruge kanė nisur ta ndėrtojnė dje forcat e xhenios, mė pas akoma nuk dihet se cila do tė jetė kompania qė do ta marrė pėrsipėr ndėrtimin e saj.
    Projekti
    Rruga e re do tė ndėrtohet paralelisht me hekurudhėn Milot-Rrėshen deri nė Rubik dhe mė pas do tė vazhdojė nė krahun ku sot ėshtė rruga ekzistuese Rubik-Rrėshen. Lidhja me superstradėn Fushė-Krujė – Lezhė do tė realizohet nėpėrmjet njė kryqėzimi modern me mbikalime dhe nėnkalime pėr njė lėvizje normale tė automjeteve. Nė fazėn e parė gjerėsia e asfaltit do tė jetė 9.5 metra, pėr t’u zgjeruar mė vonė nė 20 metra.
    Financimi
    Buxheti i shtetit pėr vitin 2004 ka parashikuar vetėm 3 miliardė lekė pėr segmentin Milot-Rėshen, pjesė e rrugės Durrės-Kukės-Morinė. Nė projektbuxhetin e shtetit nuk ėshtė parashikuar as edhe njė zė i veēantė pėr financimin e saj, ashtu siē edhe u propozua nga qeveria me udhėzim tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) para disa kohėsh. Sipas ministrit Poēi, punimet pėr pėrfundimin e plotė tė rrugės do tė zgjasin rreth 2 vjet gjysmė dhe do tė kapin njė vlerė prej rreth 330 milionė dollarėsh. Nė paketėn e re fiskale tė miratuar pėr vitin e ardhshėm ėshtė parashikuar qė taksa speciale e kėsaj rruge, e njohur ndryshe si taksa “Majko”, tė hiqet. Tė ardhurat nga kjo taksė do tė zėvendėsohen nga tė ardhurat qė do tė mblidhen nga taksa e qarkullimit rrugor dhe nga rritja e akcizės sė naftės nga 50 nė 65 pėr qind.
    Sipas parashikimeve, kjo taksė do tė jetė e diferencuar nė varėsi tė kategorive tė automjeteve. Kėshtu, pėr autoveturat kjo taksė ėshtė 7 mijė lekė, ndėrkohė qė mė parė zotėruesi i njė mjeti tė tillė paguante vetėm 3 600 lekė. Kategoritė e tjera, qė pėrfshijnė automjetet me mė shumė se (4+1) vende, mikrobusėt, autobusėt e ēdo lloji dhe kamionė tė ēdo tonazhi, do tė paguajnė njė taksė qarkullimi rrugor prej 15 mijė lekėsh. Efekti financiar, qė mendohet tė ketė nė tė ardhura mbledhja e kėsaj takse, ėshtė rreth 1.45 miliardė lekė, duke kompensuar po nė kėtė masė humbjen e tė ardhurave nga shfuqizimi i taksės sė rrugės Durrės-Kukės. Ndėrkohė qė rritja e tė ardhurave nga mbledhja e kėsaj takse llogaritet tė jetė rreth 3.5 miliardė lekė nė vit. Duke u bazuar nė paketėn fiskale tė propozuar pėr vitin 2004, efektet financiare janė zero, pasi efekti i heqjes sė taksės sė rrugės Durrės-Kukės prej 3.3 miliardė lekėsh kompensohet nga efekti i taksės sė regjistrimit tė automjeteve dhe i akcizės me pėrkatėsisht 1.45 dhe 1.85 miliardė lekė.


    Veprat e artit
    • Vijadukti i Milotit me gjatėsi 330 metra dhe kosto 390 milionė lekė
    • Ura e Skurajt me gjatėsi 120 metra linear dhe kosto totale 220 milionė lekė
    • Ndėrtimi i 52 urave tė vogla dhe tė mesme
    • Ndėrtimi i 25 mijė metėr kub mur pritės dhe mbajtės dhe rreth 6.5 kilometra mbrojtje nga lumenjtė etj.
    PAUCA SED MATURA

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Aeroporti i Kukesit do te perfundoje ne tetor
    Nga [LoTi] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 14:04
  2. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 31-10-2007, 19:55
  3. Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 14:52
  4. KRYQI I BUSHATIT dhe XHAMIA E KUKESIT
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •