Duket specialist.
Ka të ngjarë që
tri martesat e tij
të kenë pasur efekt sa i përket njohjes tërësore rreth femrave. Por jo vetëm. Gjithsesi, Jim Belushi duket specialist. Mjaft ti hedhësh një sy librit të tij “Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal” dhe kupton se ky shqiptar, është vëzhgues i vëmendshëm ndaj seksit tjetër edhe pse thuhet rëndom se nuk është karakteristikë shqiptare kjo. Dhe mjaft duke iu referuar Belushit, vetë gratë mund të njohin më mirë veten. Sado që ngjan paradoksale, femrat mund ta ndiejnë veten si para pasqyrës, të cilën ia vë përballë pikërisht një burrë. Ama është Jim Belushi, burri që është martuar tri herë: Me gruan e tij të parë Sandra Davenport është martuar në maj të vitit 1980 dhe një vit më pas ka lindur djali i tyre Robert. Pas divorcit të parë u martua me Marjorie Bransfield. Një martesë jetëshkurtër që zgjati nga viti 1990 deri në 1992. Në maj të vitit 1998 Belushi u martua me Jennifer Sloan, me të cilën ka një vajzë, Jamison të lindur në vitin 1999 dhe djalin Jared të lindur në vitin 2002.
Sigurisht, jo të gjithë e dinin më parë se ai ishte më shumë sesa një komedian, aktor apo këngëtar… Fundja, para se lexuesit të mund të shihnin emrin e tij në një kopertinë libri, kush mund ta dinte se ai mund të shkruante. Ende pa lexuar mandej përmbajtjen e librit, vetëm, ata që e dinin nga afër aktorin e dinin se sa njohës i thellë i femrës është.
“Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal”, është vërtet një libër pro femëror dhe tregon shumë respekt për fuqinë dhe inteligjencën e grave dhe se sa e vështirë është për një mashkull që të qëndrojë në sintoni me të, në të njëjtën fushë. Kështu ka shumë mjete dhe karakteristika për “mashkullin gatitu”, me qëllim që ai të tregojë forcën e duhur për të qëndruar pranë këtyre krijesave të mrekullueshme, shumë të forta dhe inteligjente. Gratë!”. Kështu do të shprehej vetë Jim Belushi. Dhe kështu është në fakt... Diku, diku, duket sikur e ka me shaka. Por edhe qoftë kështu, brenda shakasë, mund të zbulosh të vërtetën. Dhe burrat ia vlen ti marrin në konsideratë mendimet e Belushit.
Çfarë s’duhet bërë drejt takimit të parë:
...Merrini adresën, thojini me mirësjellje se do të shkoni ta merrni rreth orës shtatë dhe mbyllini telefonin. MOS i thoni që më parë se ku do të shkoni, por jepini një shenjë për veshjen e duhur. MOS e kontaktoni më derisa të shfaqeni në derën e saj, në orën shtatë. MOS e merrni të telefon për ta pyetur nëse qëndron ende plani i takimit. MOS e merrni në telefonon për t’iu orientuar për adresën e saktë të shtëpisë së saj. MOS e merrni në telefon për ti thënë se jeni rrugës. Ajo do të ketë frikë se mos ndoshta ju nuk do ti shkoni. Ju nuk doni ta qetësoni atë frikë. Është pjesë e misterit romantik.
Si t’i paraqitesh një gruaje:
Zoçkat mund të dëshirojnë një djalë të ndyrë. Por nuk e duan të ndryrë në pamje. E duan të pastër. Kujdes me xhelin e flokëve. Por, mos u vishini asnjëherë më mirë se ajo. Së fundi, do tu rekomandoja të lini një kopsë të zbërthyer, në mes të këmishës. Do t’iu bëjë të dukeshit të prekshëm dhe asaj ti ndihet nevoja kur ta mbërthejë.
Si të bësh për vete një grua:
Bëjini komplimente. Bëjini komplimente për flokët e sidomos për këpucët. Femrave u pëlqen kur u vënë re këpucët sepse nga gjuri e poshtë çdo femër mund të duket si Cindy Craëford. Por mos shkoni deri në detaje. Prej gruas së dytë kam mësuar aq shumë rreth rrobave sa mund të njoh këpucët Manolo Blahnik, të dalloj çantat e dorës Prada, të brendshmet La Perla. Pasi u ndamë dola me një zoçkë që kishte veshur të gjitha ato që përmenda më sipër e unë shkujdesshëm ia numërova. Me hodhi një vështrim dhe tha:
-Ditke shumë gjëra ti!
Nuk mu dha kurrë një shans i dytë, pasi ia dija të gjitha sekretet.
Të kuptosh çfarë ajo dëshiron:
Mbani mend: gjëja e parë që thotë femra për veten është “gënjeshtra”. Është ajo çka do të donte vërtet të ishte por që nuk është. Nuk e kupton që gënjen, është thjesht natyra njerëzore që është e tillë. E shohim veten si personin ideal që duam të jemi (edhe meshkujt kështu janë). Pra nëse ajo thonë: “I urrej lojrat”, është e qartë se luan shumë. Nëse thotë: “Është hera e parë që e bëj këtë gjë”, do të thotë se është shumë e zonjë në atë gjë, madje është mjeshtre. Nëse ju thotë se nuk fle me meshkujt që në takimin e parë, thërrisni kamerierin për llogarinë. Çojeni menjëherë në shtëpi
Përballë femrave:
Në përballje me femrat gjithçka kemi është beteja. Duhet të humbasim çdo shpresë se përfundimisht do të fitojmë luftën. Janë shumë të shpejta, shumë të forta, shumë dinake... Mund të bëjnë një mori punësh. Janë në gjendje të lindin, për Zotin. Kjo është një përvojë, jetë a vdekje që i çon në një rrafsh tjetër. Dhe gjëja më mahnitëse është se ato kuptojnë marrëdhëniet. Ato e krijuan lojën, në sjellim vetëm topin...
Të bukurat dhe të zgjuarat...
Quajini të bukurat të zgjuara dhe të zgjuarat të bukura. Më besoni funksionon. Sepse është diçka ndryshe. Femrave të bukura u thuhet gjithnjë sa të bukura janë. Por s’e dëgjojnë mjaftueshëm fjalën “e zgjuar”. Dhe të zgjuarave s’para u bëhen komplimente për pamjen.
Çfarë duan femrat
Femrat thonë se e duan mashkullin të jetë i sjellshëm, i ëmbël, i kujdesshëm dhe përkëdhelës. Gjepura! Këto janë karakteristika që i kanë zoçkat. Në të vërtetë femrat kanë nevojë për një mashkull misterioz, të fuqishëm, të zjarrtë, me vetëbesim, paparashikueshmëri, e pak të rrezikshëm. Me një mashkull të tillë do të flinin...
» Panorama »
Krijoni Kontakt