Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rusheku: Komuniteti Musliman, lidhje me mafien e ndërtimit »

    Rusheku: Komuniteti Musliman, lidhje me mafien e ndërtimit

    » Dërguar më: 27/10/2009 - 12:06


    Saimir Rusheku, nënkryetari i sa poshkarkuar nga detyra në Komunitetin Mysliman Shqiptar, shpërthen në një valë akuzat ndaj drejtuesve të këtij institucioni. Më një intervistë për “G.Shqiptare”, Rusheku flet për krizat e fuqishme brenda Komunitetit, përplasjet e fuqishme me kreun e tij, Selim Muça, aferat korruptive me administrimin e pronave të komunitetit.
    “Mafia e ndërtimit influencon fuqishëm në menaxhimin e pronave të komunitetit mysliman. Mund t’ju kujtoj replikën e ashpër me Mihal Delijorgjin në zyrën e kryetarit të Komunitetit, Selim Muça. Mihal Delijorgji është negociatori për tjetërsimin e pronave të Komunitetit”, - tha Rusheku. Ai paralajmëroj se të gjitha faktet dhe provat do t’i depozitojë në Prokurori dhe pret nga organet e Drejtësisë zbardhjen e aferave të mëdha korruptive…


    Z.Rusheku, si kanë nisur përplasjet mes jush dhe kryetarit të Komunitetit Mysliman, Selim Muça?

    Këto përplasje kanë nisur si rrjedhojë e shkeljeve të vazhdueshme statutore nga ana e kryetarit dhe përqendrimit të kompetencave në funksion të interesave personale. Kryetari, me këto qëndrime, e ka shndërruar institucionin në një pronë të tijën dhe nëpërmjet përqendrimit të kompetencave, nëpërmjet tejkalimit të tyre, e ka shndërruar Komitetin në një institucion të varur ndaj influencave të huaja, donatorëve të huaj, por gjëja më e rrezikshme me të cilën mund të përballet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është pikërisht kriza e keqadministrimit të pronave. Doja të ndalesha në këtë pikë, sepse zanafillat kryesore të mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve kanë nisur pikërisht për këtë shkak; keqadministrimin e pronave. Mund të përmend këtu debatin që kemi zhvilluar në vitin 2007, ku në zyrën e kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë kam replikuar ashpër me Mihal Delijorgjin. Që në atë moment i kam bërë të qartë kryetarit të Komunitetit se strategjia, qoftë fetare, por edhe ekonomike e Komunitetit Mysliman është që t’i zhvillojë projektet e administrimit dhe menaxhimit të pronave përmes një plani afatgjatë. Kështu mund të bëhej transparencë dhe do t’u shërbente brezave. Në këndvështrimin fetar, tjetërsimi i pronës nuk mund të lejohet, siç u pretenduar dhe më pas realizua një skenar nga ana e kryetarit të Komunitetit, nëpërmjet shitjes.

    Na flisni për ndonjë rast konkret të tjetërsimit të pronave të Komunitetit?

    Rasti konkret, 1500 metra katrorë të truallit në qendër të Tiranës (bëhet fjalë për godinën e biznesit ngritur shumë pranë selisë së Partisë Demokratike), i dispononte Komuniteti Mysliman. U shit kjo pronë me një çmim tejet qesharak, 824 euro për metër katror. Referencat që paraqiteshin nga ana e kryetarit nuk përkonin me referencat e çmimit të tregut. Debatet lindën për mënyrën sesi ekzistonte tendenca nga ana e tij për të uzurpuar administrimin dhe të drejtën për tjetërsimin e pronave. Natyrisht, unë kam mbajtur qëndrimin tim statutor, kam kundërshtuar me votë këtë qëndrim, duke e konsideruar si një dëm ekonomik me pasojë humbjen e disa milionë eurove, gjë që do të mundësonte pavarësinë e Komunitetit Mysliman. Ky rast u shoqërua në atë kohë me një debat të hapur dhe në Këshillin e Përgjithshëm. Në përfundim të debatit, Këshilli nuk e miratoi, e përsëris, nuk e miratoi vendimmarrjen e kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Përkundrazi, e ka hedhur poshtë. Por, kryetari aktual në mënyrë flagrante ka shkelur përsëri vendimin e organit më të lartë vendimmarrës të Komunitetit, që është Këshilli i Përgjithshëm, duke e bërë fakt të kryer shpërndarjen e fondeve, përdorimin e tyre, edhe mbi këtë proces dhe keqpërdorimin e fondeve, qoftë dhe të përfituara nga kjo shumë e vogël. Unë disponoj dokumente për këtë. Në momentin më të parë është duke u përgatitur një proces, do të kërkohet në mënyrë institucionale një proces i transparencën për mënyrën sesi janë keqmenaxhuar këto fonde. Edhe në këtë rast, kryetari ka vënë duart e tij keqmenaxhuese duke tentuar të manipulojë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, njëkohësisht duke u bërë presion personave të veçantë për mënyrën sesi duhet të administroheshin në të ardhmen këto prona.
    Ky nuk është rasti i vetëm, e përmenda për faktin se ishte në qendër të Tiranës. Kjo është një aferë monumentale në Tiranë, aty ku ka ekzistuar kompleksi i parë fetar. Pranë varrit monumental është ngritur një aferë monumentale nga ana e kryetarit të Komunitetit Mysliman. Por, e përsëris, nuk është rasti i vetëm, por është pasuar me raste të tjera të keqpërdorimit dhe keqadministrimit të marrëveshjeve dhe kontratave. Komuniteti Mysliman, nëpërmjet kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm nuk ka mundur të bëjë një transparencë për mënyrën sesi po administrohen pronat në mbarë vendin. Nuk ekziston një hartë e vlerësimit dhe administrimit të tyre. Dhe, për pasojë rezulton që kontratat që janë nënshkruar prej disa vitesh, në kundërshtim me çmimet e referencës së tregut dhe në përfitim në mënyrë të drejtpërdrejtë nga segmente të interesave të ndërtimit, ku në mënyrë të hapur mund ta shprehim, ka dhe segmente të papërgjegjshëm që i përkasin mafies së ndërtimit. Ata kanë interferuar me influencën e tyre në këtë proces, duke përfituar nga dhënia me përqindje e pronave me një interes qesharak, duke i shkaktuar një dëm ekonomik komunitetit në miliona euro.

    Përmendët pak më parë z.Delijorgji. Çfarë roli ka pasur ai në atë që ju e quani aferë dhe keqmenaxhim të pronave të Komunitetit?

    Natyrisht, unë në këtë rast nuk do të vijoj prononcimit për të dhënë detaje. Organi i Drejtësisë (ky proces duhet të jetë i pandalshëm) duhet të zbardhë të vërtetën e të gjitha aferave. Vetëm një fakt do të përmend. Zoti Delijorgji ka qenë në atë periudhë i kontraktuar nga ana e një personi, që është aktualisht nëpunës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për të administruar pronat e tij. Pra, rezulton që nëpërmjet një personi të tretë, ai ka krijuar linjën e drejtpërdrejtë, ka realizuar linjën e marrëdhënies me Komunitetit. Për pasojë, ka realizuar qëllimet e tyre dashakeqe ndaj komunitetit.

    Nuk na thatë rolin konkret të Delijorgjit?

    Ai nuk ka administruar në mënyrë të drejtpërdrejtë pronat e Komunitetit Mysliman, por ai ishte interlokutori dhe negociatori për marrëveshjet e kryera. Unë këtë e kam denoncuar. Pra, skema ishte tejet e sofistikuar.

    De fakto jeni i shkarkuar, po de juro?

    De fakto dhe de juro unë ushtroj detyrën e nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipëri. Këtë nuk mund ta kundërshtoj asnjë nga anëtarët, qoftë të kryesisë së Komunitetit apo kryetari. Ne kemi një dokument themeltar, që është statusi, ku çdo anëtar është betuar se do ta respektojë me besnikëri këtë status, parimet fetare dhe të vërtetën. Në statutin e Komunitetit Mysliman, në mënyrë të qartë përcaktohet mënyra e emërimit dhe shkarkimit të nënkryetarit. Duke iu referuar kompetencave të Këshillit të Përgjithshëm, është neni 23, paragrafi 2, ku thuhet se: “Këshilli i Përgjithshëm emëron dhe shkarkon me votim të fshehtë nënkryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë”. Çfarë na rezulton, kryetari në mënyrë flagrante ka ndërmarrë një mbledhje kryesie, duke shkelur dhe procedurat për zhvillimin e mbledhjes dhe e ka bërë fakt të kryer, pa prezencën time lirimin nga detyra, duke e motivuar si një lëvizje rutinë për të qarkulluar kuadrin.

    Ka pasur raste të tjera të ngjashme?

    Absolutisht, ka pasur raste te tjera, në mënyrë të vazhdueshme. Nuk janë respektuar procedurat për të drejtën e ankimit të personave të shkarkuar. Mund të përmendim raste flagrante të shkarkimit të myftijve. Komuniteti Mysliman duhet të ishte një institucion i besimit, vlerave morale dhe t’i rrezatonte kësaj shoqërie modelin dhe shembullin e një institucioni që ndërtohet mbi bazën e parametrave bashkëkohore dhe morale. Është pikërisht ajo iniciativë, që ambasadori amerikan e ka shprehur përmes një projekti; vlerësimi dhe konsiderimi i integritetit moral në të gjithë shoqërinë. Kësaj nisme duhet t’i paraprijnë komunitetet fetare. Komuniteti Mysliman duhet të ishte avangardë e të gjitha nismave që i shërbejnë shoqërisë dhe modelit të ndërtimit të shtetit. Por, fatkeqësisht, ai është shndërruar në një institucion i cili dita-ditës shkon drejt dekadencës dhe shpërdorimit të besimit.

    Çfarë influencash ka ajo që ju quajtët “mafia e ndërtimit” në Komunitetin Mysliman?

    Në Komunitetin Mysliman ka persona që kanë probleme me ligjin. Punojnë në komunitet dhe janë nën hetim si pasojë e aferave dhe falsifikimeve që kanë bërë. Këta persona përdorin si trampolinë një institucion (komunitetin), që nuk ka qenë i imunizuar nga të tillë elementë. Pra, qëllimisht janë rekrutuar elementë të papërgjegjshëm me këto precedentë me qëllim që të shfrytëzohen pronat e komunitetit, të grabiten nga segmente të ndërtimit që penetrojnë në mënyrë të jashtëligjshme, në kundërshtim me parimet dhe kur bashkëvepron me elementë të dyshuar për falsifikime, në mënyrë të drejtpërdrejtë nënkuptohet pikërisht mafia.

    Përplasjet në Komunitetin Mysliman kanë qenë të vazhdueshme dhe deri në ekstremitet. Mendoni se do marrin fund të tilla situata?

    Për sa kohë do qëndrojnë në krye të Komunitetit Mysliman persona të papërgjegjshëm për misionin që kanë, për rolin që duan të luajnë, si dhe me qëndrimet e tyre të papërgjegjshme madje dhe të qëllimshme, kanë precipituar në të gjitha këto zhvillime, ngjarje që Komuniteti Mysliman do t’i ketë si një makth të vazhdueshëm, çlirimin nga kjo situatë dhe kjo krizë aktuale. Unë e konfirmoj qëndrimin tim, do të vazhdoj betejën time ligjore e institucionale, në përballje me gjithë këtë krizë të krijuar, këtë kaos, duke u përpjekur të kryej misionin që i shërben kombit shqiptar, shoqërisë dhe të gjithë besimtarëve dhe harmonisë ndërfetare. Duke i përmendur të gjithë këta faktorë, Shqipëria është një vend që krenohet me harmoninë ndërfetare, ku dhe institucionet fetare mbajnë peshën kryesore në këtë proces. Në këtë mënyrë, Komuniteti Mysliman, duke vazhduar me përshkallëzimin e krizave të brendshme, me keqadministrimin, ka krijuar një precedent të rrezikshëm, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Realisht, institucioni ynë është zhveshur nga misioni për të cilin është themeluar në vitin 1923. Në atë kohë, reforma kryesore që u ndërmor ishte të shpallte mëvetësinë e tij nga çdo influencë e huaj. Atëherë ishte Porta e Lartë, pra Kalifati osman, ai që administronte në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën fetare në vend. Duke qenë të pavarur, edhe nga ana ekonomike, ky institucion i shërbeu edukimit të shoqërisë. Kështu u hodhën bazat për një tolerancë ndërfetare. Pas viteve ’90-të, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kaloi sfida të vështira, si pasojë e mungesës së fondeve apo burimeve financiare, si pasojë e kapaciteteve njerëzore, si dhe infrastrukturës fetare. Ish-medresitët, ata që i mbijetuan sistemit komunist, ndërmorën hapa për të vendosur bazat e këtij institucioni. Por, fatkeqësisht, i gjithë procesi hasi vështirësi për shkak të pronave. Brenda institucionit tonë ka ndodhur dhe një vrasje. Këto të gjitha kanë ardhur si pasojë e mosfunksionimit të tij, interferencave të influencave të huaja, donatorëve të huaj, por edhe qëllimeve dashakeqe të segmenteve të mafies së ndërtimit, që ka dashur gjithnjë ta uzurpojë dhe kontrollojë procesin e administrimit të pronave. Fatkeqësisht, opinioni i besimtarëve është i zhgënjyer, nuk e gjen më veten në atë institucion. Pra, aktualisht në ndiejmë thellë një krizë përfaqësimi, ku besimtarët nuk mund të pretendojnë imazhin e një drejtimi të jetës fetare nga persona të papërgjegjshëm, madje me precedentë të rrezikshëm penalë.

    Vrasja e Salih Tivarit, sipas jush ka ardhur si pasojë e këtyre përplasjeve brenda komunitetit?

    Le të jetë Drejtësia ajo që të thotë fjalën e saj, që do zbardhë të vërtetën. Jam prononcuar mbi të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në atë periudhë dhe më pas. Një pikë është tejet e rëndësishme, gjenerimi i krizave të brendshme me pasoja nga më të ndryshmet, si në dimensionin fetar, pra një keqpërdorim i institucionit humb besueshmërinë te besimtarët dhe për rrjedhojë, humb autoritetin për ta kontrolluar dhe orientuar atë administrim të moderuar. Çdo krizë gjeneron dhe ekstremitetet e reagimeve të tjera. Nga njëra anë, duke humbur pavarësinë ekonomike apo duke mos e fituar atë gjithnjë gjejnë hapësirë influenca të huaja, por njëkohësisht problemi më kryesor është se institucioni ynë mbyllet brenda guaskës, duke humbur përfaqësimin dhe duke mos kryer misionin që ka. Nëse ky komunitet do funksiononte në mënyrë transparente, mbi baza ligjore, atëherë detyrimisht asnjë faktor nuk do të zhvillonte aktivitetin e tij në informalitet. Një ndër krizat aktuale që ka Komuniteti është informaliteti i tij, si në aspektin e aktivitetit financiar, administrativ, por edhe fetar. Në këto kushte, të këtij informaliteti, lulëzojnë faktorë të ndryshëm që dëmtojnë pikërisht fuqizimin e këtij institucioni. Nëpërmjet tij mund të lulëzojnë individë, segmente të caktuara që dëshirojnë që Komuniteti të mos gjejë misionin dhe dinjitetit e tij.

    Çfarë hapash do të ndërmerrni për të gjitha këto fakte që pretendoni se dispononi?

    Unë e ndërmarr këtë proces në shërbim të interesave të vendit, të Komunitetit Mysliman, ndaj me shumë faktorë të njëjtin qëndrim, pra me shumë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, me myftinjë të nderuar, që të gjithë janë të shqetësuar për këtë situatë politike. Rruga me e drejtë për të arritur tek e transparenca e këtij institucioni, është trajtimi i çështjes nëpërmjet organeve të Drejtësisë. Komuniteti Mysliman nuk mund të jetë i imunizuar nga detyrimet ligjore, dhe për rrjedhojë duhet t’i nënshtrohet çdo efekti të hetimit dhe zbardhjes së të vërtetës së të gjitha krizave. Në këtë mënyrë, ky Komunitet do të çlirohej nga ajo e kaluar e hidhur dhe do të shihte përpara, drejt një vizioni dhe në traditën e tij reale. Doja ta përmbyllja këtë intervistë: Misioni i këtij Komuniteti është të ruajë, zhvillojë dhe të pasurojë traditën e vyer dhe të çmuar të kombit, harmoninë, paqen dhe tolerancën. Nëpërmjet rikthimit në identitetin e traditës fetare, ne do të shmangim gjithnjë fenomenet negative.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    O...xhumaku,

    ..fol per ato lidhje mafioze qe i shisnin nafte Serbise kur bota i bente bllokazh..
    ..fol per ato lidhje mafioze qe dergonin arme ne Afganistan..ose..
    ..fol per ato lidhje mafioze qe shet kufijte Shteterore..fol per ato lidhje ku nderlidhesi eshte minister..nuk jane lidhje misterioze keto..jane lidhje qe po qelbin nje komb te tere..

    ..per keto lidhje hap tema o xhuxh..dhe mos na habit per lidhjen e ca njerezve qe instikti i mashtrimit i ka shtyre te behen hoxhallare..qe cdo gje mund te jene keta njerez..por vetem hoxhallare nuk jane..

    ..dhe nuk na ben aspak pershtypje lidhja e ketyre hoxhallareve me mafian ne kete vend ku per Kryeminister kemi..oh Zot kam frike ta them...

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po keta sa shkarkohen dalin te ndershem dhe akuzojne per veprimtari mafioze?Pse nuk doli me pare ky i ndershmi?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Postime
    6
    megjithse gjdo komunitete fetar ka ato te metat e veta dhe ato nteresat personale individuale dhe me gjdo kusht ka deshir me arrit qellimin e tij megjithate ne komunitetin musliman gjdogjë pothuaj pas viteve 90 po shkon keq e ma keq per arsyeseparaja e ati qe jep per ket komunitet ta imponon edhe sjelljen ,,kjo i bjen se tjeterkush e bon muziken e kta tonet vetem kan mi lujt komt ,,po megjithate nuk asht dasht me hap ket tem se asht e ndishme klm

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo eshte nje teme "bombë"..
    do na duhet te debatojme shume per kte muhabet..

    ketu fle nje "lepur i madh".

    ketu perzihen te gjithe mafiozet me e pa callma.. me armani e mercedesa.. me pasosha diplomatik e pa to.. me portofole ministrash e me kolltuqe selish partish..
    qe nga altin orik shytet e der te klos edvinet..
    edhe vrasja e atij kryetarit ..qe e vran mu ne zyre.. qe ja harrova emrin tash ka lidhje me kte muhabet..

    xhu .. thx qe e solle kte artikull..



    ..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "Ju rrëfej abuzimet me pronat nga Selim Muça"

    "Ju rrëfej abuzimet me pronat nga Selim Muça"

    » Dërguar më: 23/11/2009 - 15:03

    Ilir Hoxholli

    Duke lexuar me vëmendje dje deklaratën e Kryetarit të KMSH-së Selim Muça, nuk kam si mos ndihem i shqetësuar pë mashtrimin që bëhet me opinionin publik. Deklaratat e tij të alternuara në kohë, sa herë që kërkohet transparencë për pronat, janë aq sa bajate, po ashtu edhe keqadashëse. Dua t'i kujtoj se këto akuza të cilat ky i quan ekstremiste, janë ngritur nga figura publike të nderuara si Shyqyri Rreli, e që më pas dha dorëheqjen nga Këshilli i Përgjithshëm, në të cilin ju i shkarkoni dhe emëroni anëtarët pa zgjedhje nga baza, duke shkelur hapur statutin dhe njëkohësisht përfaqësimin e besimtarëve. Njerëzit të cilët fshihen pas jush e ju nxisin në deklarata të tilla, nuk ia duan të mirën muslimanëve por as edhe shqiptarëve dhe vendit tonë në prag të liberalizimit të vizave dhe pranimit si vend kandidat për në BE. Deklaratë të tillë, ju Kryesi e "nderuar" bëtë ngjashëm kur ju është kërkuar transparencë për pronat dhe të respektonit statutin në rizgjedhjen e Kryetarit. Ngjashëm këto akuza vinin para se Shqipëria të pranohej në NATO. Duket qartë se karrigia juaj ju dhimbset më shumë se vendi ynë, por ju duhet ta kuptoni se të drejtoni KMSH-në, e cila u përket të gjithë shqiptarëve, nuk është njëlloj si të drejtoni një shoqatë maqedonase. Ne nuk kemi nevojë për arabë apo turq, ne kemi nevojë për shqiptarë që u dhimbset vendi, që drejtojnë me ndershmëri, që respektojnë statutin dhe janë të gatshëm të bëjnë transparencën. Sot muslimanët e Durrësit ju kanë akuzuar ju dhe sekretarin Betim Truçi për abuzim me pronat dhe ju i përgjigjeni se vendi është në rrezik. Zotërinj, mos mashtroni opinionin me deklarata të tilla, por gjeni kurajën dhe bëni transparencën dhe mos vazhdoni ta privatizoni institucionin me qëllimin e vetëm të keqmenaxhimit të pronave. Akuzat e n\kryetarit aktual, Sajmir Rusheku, me të cilin do të përballeni në gjykatën e Tiranës, janë për pazare të pista, ku është përmendur edhe Delijorgji, ju nuk i jeni përgjigjur. Ju shitët pronën tek Busti i Azem Hajdarit me 825 euro metri me leje ndërtimi, ku sot lulëzon një pallat 25-katësh. Qeveria nxjerr në shitje lulishte pa leje ndërtimi në ankand me startin 2000 euro për metër. A nuk është ky abuzim? Ju dhatë me qira një Disko "Albanian" dhe nga kontrata që u paguante paraardhësve tuaj me 1200 dollarë, ju i merrnit vetëm 40.000 lekë, baraz me një dyqan këpucësh. Ku shkoi diferenca? Profesionalizmin tuaj të munguar për t'iu përgjigjur pyetjeve, {pasi askush nuk mund t'i përgjigjet}, ju zgjidhni alternativën ta shisni veten si "garanci kombëtare". Kjo është sa komike aq edhe mendësi dashakeqëse, pasi opinioni duhet ta kuptojë se si mund të jetë kjo kryesi uzurpatore, që besimtarët i kanë parë vetëm nëpërmjet televizorit në pritje bajramesh, garanci kombëtare. Para katër viteve ish- n\kryetari i KMSH-së, Bledar Myftari ju ka akuzuar si një çerdhe intrigash dhe për abuzim të pastër me pronat, e më pas me një gjest qytetarie dha dorëheqjen. Funksionarë të lartë tek ju, kohët e fundit kanë blerë shtëpi; unë i uroj për shtëpitë e reja, por do të ishte në nderin tuaj të kishim një transparencë se ku është fondi nga shitja e 1600 metrave tek Busti i Azem Hajdarit, jo pak por 1.280.000 euro. Ato para janë vakuf dhe premtimi juaj dhe rregulli fetar ju lejon të shfrytëzohen vetëm për investime vakuf në shërbim të besimtarëve. Për ju është e lehtë të shfrytëzoni mjekrat e besimtarëve, që tek e fundit përpiqen t'i përngjajnë Profetit si rrezik kombëtar dhe ju, si e vetmja garanci e tolerancës. Për një moment po ju jap të drejtë, por a do ta justifikonte kjo që një prijës fetar të abuzojë me pronat dhe të mos bëjë transparencën? Sot ju përballeni me akuza nga të gjithë njerëzit në shtrirje kohore, ngjarja dhe akuzat e Durrësit për shpërdorim me pronat presin një përgjigje mbi pronën që u shit tani në qytetin e Durrësit me një çmim qesharak. Ju do të merrni nga shteti një ndihmë prej 46.500.000 lekësh dhe kjo shumë do të nxirret nga taksapaguesit e varfër shqiptarë. A duhet që taksapaguesit të rimbursojnë abuzimet në shitje që ju bëni? A nuk e kuptoni që tashmë transparenca është detyrim për të gjithë shqiptarët? Dëmi juaj moral në shoqëri është mjaft serioz, pasi detyra juaj ishte në përhapjen e vlerave, por ju dështuat në luftën ndaj korrupsionit, imoralitetit, drogës, krimit në familje dhe jashtë saj. Ktheni kokën pas dhe shikoni si kanë drejtuar themeluesit e institucionit tonë, traditën që ju e përmendni kaq shumë, ku është? Çfarë të përbashkëte keni me ata burra, të cilët sakrifikuan gjithçka në shërbim të kombit? Sot të gjitha forumet nuk funksionojnë, sot të gjitha vendimet vijnë nga ju dhe sekretari juaj, a mundet që një institucion i tillë, më i madhi në vend, të drejtohet vetëm nga dy persona? Aq më tepër që kanë humbur besimin për gjithçka tek besimtarët. Shteti sot ju akuzon se prona te "Dhoma e Tregtisë" nuk është e juaja, ju nuk e mbroni dot. Në rast se shteti ka të drejtë, kjo pronë e zhyt këtë institucion në abuzime dhe falsifikime të turpshme. Duke pasur parasysh moshën tuaj, do t'u lutesha "këshilltarëve" tuaj të jenë më të kujdesshëm, sepse të drejtosh një institucion si KMSH-ja kërkon përgjegjësi dhe ndershmëri. Shembujt drejtues të fesë islame, të atyre që u janë frikësuar Zotit, nuk kanë asgjë të përbashkët me ju dhe tani, ne besimtarëve nuk na ngelet vetëm të lutemi që Zoti ta pastrojë këtë fe nga ju, të bekojë vendin tonë në sfidat e ardhshme europiane.
    *Ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Musliman të Shqipërisë

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mendoj se ka nje mafie ne komunitetin musliman.. e lidhur me mafien e ndertimit e se vrasja e sali tivarit eshte ceshtje mafioze qe ka te beje me allishverishe trojesh .. e jo me ceshtje grindje per parime mes klerikve te vjeter musliman e atyre te rinjve te shkolluar ne universitetet arabe..

    ai ustai qe desh me fut spica te mitingu te kryeministria para ca ditesh.. duhet te kete dijeni per kto muhabete..


    ka ardhur koha qe shteti te krijoj nje komision me parlamentare.. e klerike te paster e historiane e urbaniste..e juriste.. e popull.. qe ti shkoje ne vërrë te gjylpërës.. kto muhabete..


    ..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •