Pa hy ne detaje se cka eshte dhe sa i duhet nje Kosove te pavarur kjo parti,gjesti i Zotni Emrush Xhemalit duhet pershendetur dhe vleresuar.Zotnia ne fjale,ka nje bindje te vet politike (e mire ose e keqe eshte problem tjeter),qe nuk e fshehe dhe i njejti rrespekton rendin kushtetues dhe nuk therret per revolucion e gjakderdhje.
Z. Xhemali eshte puro LPK-ist, alias socialist i modelit shqiptar (gje qe nuk e fshehe kurr,bile edhe krenohet me te), i importuar me shume sukses ne Kosove nga Shqiperia e E.H., gjate periudhes se okupimit serb dhe eshte pjese e rezistences e cila deri diku ka funksionuar nje kohe te gjate .
Eshte njeri i ndershem me vet faktin se nuk ka pranuar te behet pjese e ingranazheve te LPK-se te transformuar ne PDK,parti kjo e dalur nga LPK-ja ne vitin 1999.
Ne kete rast vlene te vleresohet gjesti i marrjes se pergjegjesise personale te tij per deshtimin katastrofal te PSK ne zgjedhjet e fundit lokale.
Kjo praktike e mire e marrjes se pergjegjesise personale te liderit per deshtim te nje partie politike, nuk eshte shume popullore nder lideret e Kosoves,jo bile deri sot.
---
Hashim Thaci,kryetar i PDK-se pat humbur dy pale zgjedhje lokale e nacionale dhe asnjehere nuk ka marre mundin per pergjegjesi personale per debaklin e pesuar per shtate vite radhazi.
Fatmir Sejdiu,me 2007 LDK-ne e 45 per qind te votave e rrokullisi ne 22.5 per qind dhe as qe i shkoi ndermend te merr pergjegjesi personale per kete katastrofe elektorale.
Nexhat Daci,gjysmen e LDK-se tashti te transformuar ne LDD (46 per qind e 45 perqindeshit te ish LDK-se se bashkuar),me 2007 e solli ne 10 per qind dhe tash se fundi ne 6.5 per qind.
Dhe nje jave pas debaklit, as edhe nje fjale nga ai...sikur ka humbur dikund...
Behxhet Pacolli nga 14.5 per qind ne vitin 2007,kete stine vjeshte korri rreth 9.5 per qind te votave.Edhe ky,sigurisht nga lodhja e madhe,ka ikur per pushime ne Zvicerr....dhe,per pergjegjesi personale,si duket ia ka lene nenkryetareve si kopetence te deleguar...
Kjo liste do shkonte deri ne numra shume te medhej e emra shume te pervecem si

eku i PSDK-se,Deda i PLK-se,Edita e ADK-se.....,...dhe asnjeri nuk levize nga karrika...
Keshtu qe shembulli i Xhemalit eshte per hasret dhe si i tille duhet pershendetur e inkurajuar....me kambe te mare,themi kendej kah Kosova.
Krijoni Kontakt