Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Per ndjenja ,emocione dhe karakterin

    --------------------------------------------------------------------------------

    - Femije te dashur dua t'ju tregoj per gjendje te ndryshme shpirtrore mes ngjarjeve te nje klase qe njohe dhe nxenese poashtu. Ngjarje te ndryshme permes te cilave do dalin ne shesh keto gjendje shpirtrore. Deri tani i kam te shkruara diku njezete tregime por rruges do gjej ende .Shpresoj ti lexoni ti kuptoni dhe ti zbatoni ne jete.



    Gezimi

    Sot nga ora njembedhjete, deri ne ora dymbedhjete e tridhjete minuta ,lexova tregimin per Skenderbeun.
    Ne fillim lexova per ti shqiptuar fjalet si duhet,ne vazhdim u kujdesa te ndalesha pakez tek presja, nje qik me shume tek pika.
    Pikepyetja dhe pikecuditesja me ngatrroheshin shpesh.
    Here pyetesha ne vend se te cuditem dhe anasjedhtas.Por ushtrimi doli i frytshem ,sepse kur lexova per here te fundit, mami ishte e kenaqur me leximin tim.
    Mua me gezoi ky fakt.
    Kur mesuesja tha; - Bora ke lexuar shume mire ,me ndjenja , tregon se ke ushtruar, sepse dje ishe e dobet.
    Vertete mesuese kam ushtruar me mamin, dhe mami poashtu mbeti e kenaqur - ja ketheva.
    E pergezoj mamin, dhe ty, te ve pese me yll - tha mesuesja duke qeshur.
    Faleminderit mesuese! - nga gezimi me shpetoi.
    Mesuesja qeshi duke thene; - e meritoje zemer.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Genjeshtra


    Nje dite nuk e mesova vjershen qe kishim per detyre.Jo se nuk kisha kohe ,por thjeshte mu mbush mendja kot ,te mos e mesoja.
    Kur nisi ora e mesimit fillova te ndihem keq, dhe fillova te mendoj dicka qe te shpetoja nga kjo situate.
    Derisa shoqet dhe shoket e mi recitonin, kush mire e kush jo, une trilloja ngjarje ne koken time .Deri sa me erdhi rradha mua ngjarja ishte gati.
    - Toni do te na e recitosh vjershen, se eshte rradha jote ? - ndegjova mesuesen te me drejtohej .
    - Me fal mesuese, por nuk munda te mesoj! - u pergjegja si i pergjumur.
    Babi ishte i semur, keshtu qe gjithe familja u tronditem pa mase .
    U frikesova shume dhe nuk kam menduar per vjershen fare .
    - A eshte babi, me mire tani? - pyeti mesuesja.
    - Po, po , eshte me mire ! - dhe nga fjalet e mira te mesueses ndjeva siklet.
    - Shpresoj neser do ta mesosh vjershen, Toni ? - vazhdoi mesuesja.
    - Patjeter mesuese . Thash duke qeshur ,se me pelqeu fakti se mesuesja me dha mundesi ta permiresoi gabimin.
    Te nesermen e bera uje vjershen ,dhe i premtova vetes se s'do te genjej me kurr.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Deshperimi

    Dje pasi mbaruam mesimin eca rruges me Boren se do shkoja tek daja pasi nena ime ishte atje.Kur u ndam i thash;
    - Bora neser do vije te te marre, dhe shkojme bashk ne shkolle.
    - Mire, Era! - te pres.
    U pershendetem me tung.
    Te nesermen kur shkova tek shtepia e Bores mamaja e saj me tha me keqarrdhje;
    - Bora ka shkuar ne shkolle me vellain, si duket e paska harruar!
    U deshperova shume, se Bora nuk ka qene e kujdeshme.
    Kur mberrita ne shkolle,pa u pershendetur i thash;
    - Bora perse nuk me prite, si u morrem vesh?
    - Era ,me fal te lutem ! - se e kisha harruar fare.
    Me deshprove shume, se prisja kete nga ti Bora .
    - Po mire te kerkova falje! - q' kerkon tjeter ja nisi Bora, gati per te qare.
    Une u clirova nga deshprimi pasi pash vertete se Bora kish harruarr.
    Por heren tjeter duhet te jesh me e kujdeshme ,ose kur ke nje detyre per te mose harruar shkruaje diku .
    Mire u pajtuam, dhe u perqafuam, pasi une dhe Bora jemi dy shoqe te verteta.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Empati
    (mirekuptim per ndjenjat e tjetrit)

    Klasa jone ka pese grupe me nga gjashte nxenes .Per ta kuptuar ju them se nga dy banka jane te bashkuara dhe une jam ne grupin e pare ngjitur me tavolinen e mesueses.
    Ne grup jemi ;une Bora ,Era, Zana ,Hana,Rina dhe Armina.
    Ne duhemi ,grindemi,ndihmohemi,llastohemi te gjithat i bejme bashke ne rrethe te ngusht kuptohet.Sepse gjate pushimit te gjate rrethi zgjerohet.
    Mbasi eshte afer viti i ri tema per te cilen flisnim tani ishin dhuratat.
    - Sot bleva dy dhurata nga pese euro per mua dhe vellain - thash.
    - Edhe une bleva te njejten Bora ! - tha Armina dhe do ta ndaj me motren pasi ajo eshte e vogel dhe si kupton mire keto gjera.
    Por mua me bleu babi nje pale vath dhe mi vuri ne qesen e dhuratave dhe nuk me ka treguar fare.Kur e hapa duke shikuar se cfare embelsirash ka me erdhen ne dore vathet.Ishin shume te bukur te vegjel ne gure ne forme zemre .E pranoj se babi im ka shije andaj ju gjuajta sa qe e rrezova duke e perqafuar me force - plote emocione tregoi Era.
    Vetem Rina nuk kishte se q' te tregonte sepse nuk kishte mundesi te blente dhurate.
    Rina ti ende s'ka blere asgje? - e pyeti Hana pasi mbaroi tregimin e saj.
    - Jo s'do blej fare se nuk kemi mundesi, ne jemi tre veta dhe babi s'ka para se nuk punon............. dhe biseda u nderpre.
    Por ne shoqet vendosem qe te organizojme klasen cdo kush te jap nga pak qe te blejme nje dhurate dhe ti japim Rines.
    Te nesermen Rina kishte dhurate dhe ishte shume e gezuar .
    Kurse mesuesja kur degjoi per kete gjest na pergezoi dhe tha; - me vjen mire qe e kuptoni dhe ndieni per tjetrin dhe keni deshire ti ndihmoni.
    Tere shoqeria e klases ishin te lumtur sepse beme nje pune te mire.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Xhelozia

    Sot Era erdhi ne shkolle me nje fustan shume te bukur,me do lule pranvere ngjyre te celura ,dhe dukej per mrekulli.
    Ajo menjehere tregoi se fustanin ja bleu mami ne Prishtine si zakonisht,eshte nga firma Calliope .
    Ja lexoni vete! - tregonte prapa jakes.
    Te gjitha shoqet u afruan perpos Armines e cila si duket ishte xheloze dhe bente plane qe ta prishte kete atmosfere te hareshme te krijuar nga Era dhe ne perkrahje te shoqeve te tjera.
    - Cka po vraponi menjehere ke Era kur blene dicka? , a se shihni si po lavderohet se nuk kemi.
    - Nuk eshte e vertete kjo qe thua? - tha Bora.
    Tek e fundit ajo se ka fajin se ne nuk kemi si ajo.
    - Nuk eshte fajtore ,por po me shkon nerva me ato fustane, edhe nuk eshte i bukur fare! - vazhdoi Armina.
    -Se pse nuk e ke ti? , e pyeti Bora.
    - Shiko, sikur Era te mos shoqerohej me ne, per arsye se ka me shume ,apo te na fyente dhe nenqmonte ,do ishte nje shoqe arrogante dhe mendjemadhe ,atehere as une nuk do shoqerohesha me te.
    - Por e kunderta ajo eshte normale ,dhe reale ,dhe une e konsideroj shoqe te mire.
    Kuptohet edhe une do doja te vishja nje fustan si ai qe ka Era por per kete arsye nuk e xhelozoj dhe urrej - perfundoi Bora.
    Shoqet tjera e perkrahen Boren ,Era ishe e lumtur shume, kurse Armina iku mos tja shohin pika loti ne sy.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •