Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Grabitja e sllovenëve, pranga policëve të rremë

    KRUJE- Kanë përfunduar në pranga të dyshuarit si autorë të grabitjes së 4 shtetasve sllovenë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në vendin e quajtur Kthesa e Thumanës, në aksin Fushë Krujë- Lac.

    Policia informon se janë arrestuar sot dy prej grabitësve, ndërsa bashkëpunëtori i tyre i tretë ishte prangosur gjatë pasdites së të shtunës. Emrat e të arrestuarve të sotëm janë Gazmend Kulla dhe Ymer Hila.

    Sllovenët të cilët punonin për një projekt në Shqipëri po udhëtonin ng Apollonia drejt qytetit të Shkodrës.

    Tre grabitësit ishin shtirur si oficerë të antidrogës dhe pasi i kishin ndjekur pas me makinën e tyre, rreth orës 04.00 të së premtes i kishin bërë me shenjë të ndalonin te Kthesa e Thumanës.

    Më pas i kanë urdhëruar të dilnin jashtë duke i grabitur makinën dhe të gjitha sendet personale, bizhuteritë, dhe paratë që ndodheshin në mjet. Gjatë marrjes në pyetje të shtetasve sllovenë është deklaruar se grabitësit nuk kanë ushtruar dhunë dhe nuk kanë pasur armë me vete.

    Pak kohë më vonë policia kishte arritur të gjente në flakë mjetin me të cilën grabitësit kishin ndjekur nga pas shtetasit sllovenë. Nga verifikimet hetimore kishte rezultuar se mjeti ishte vjedhur në kryeqytet.
    (s.g/BalkanWeb)

    PS
    Keto ndodhin ne vende si Shqiperia, Somalia, Iraku dhe disa tjera te Afrikes. Kjo eshet e turpshme per krejt shqiptaret. Jeta dhe sistemi i korrptuar i lejon ose i shtyne njerzit ne keso veprash.

    Ky lajm hapet ne gjith boten, dhe pastaj, kush ka deshire te vizitoje Shqiperine?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Te shpresojme se kjo me kurre te mos perseritet askund ne tokat shqiptare.
    BOLL MA........

  3. #3
    HoneY-BunnY √
    Anëtarësuar
    10-10-2009
    Vendndodhja
    Mbi re...
    Postime
    2,710
    Jemi vet ne qe i hapim namin e keq Shqiperise. Dhe themi;pse te huajt nuk duan te investojne ketu?!
    U come 2 love not by finding the perfect person,
    but by seeing an imperfect person perfectly.

  4. #4
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Raste te tilla duhet te behen mesim per ruajtesit e rendit ne Shqiperi, per t'i afruar te huajt dhe jo per t'i frikesuar. Dereklamime te tilla jane diametralisht te kunderta me karakterin e shqiptarit, po permend vetem mikpritjen.... .
    Selam!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 22-11-2009 më 20:35 Arsyeja: Mund ta leme besimin jashte kesaj teme te lutem
    Bese dhe hakmarrje.

  5. #5
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ky eshte nje turp i madhe per ne shqiptaret ,dhe per instutucionet e shtetit, qe nuk ia tregojn vendin ketyre hajduta!...
    Urojm qe te tilla raste ,te mos persriten me, ne te ardhmen!...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •