Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Ushtria Shqiptare ne Gjirin Persik

    Ambasadori amerikan Xhejms Xhefri falenderon Shqipėrinė pėr mbėshtetjen e dhėnė

    Xhefri: Ushtarė shqiptarė nė Gjirin Persik

    “Kėto njėsi shumė shpejt mund tė dislokohen nė Gjirin Persik ku do t’i zbatojnė kėto stėrvitje nė realitet”

    TIRANE-Njėsi ushtarake shqiptare sė shpejti mund tė udhėtojnė drejt Gjirik Persik sė bashku me forca ushtarake amerikane nė kuadėr tė pėrgatitjeve qė SHBA po bėjnė nė rast tė njė konfliti tė armatosur me Irakun. Dje ambasadori amerikan nė Shqipėri, Xhejms Xhefri deklaroi nė konferencėn e tetė tė Shoqatės sė Atlantikut Verior se “SHBA i janė shumė mirėnjohėse Shqipėrisė pėr bashkėpunimin ushtarak” . Ai tha se “Pikėrisht tani forcat amerikane po stėrvisin ushtarakėt shqiptarė duke kryer ushtrime shumė domethėnėse. Kėto njėsi shumė shpejt mund tė dislokohen nė Gjirin Persik ku do t’i zbatojnė kėto stėrvitje nė realitet”. Stėrvitja e pėrbashkėt shqiptaro-amerikane qė po zhvillohet nė Gjirin e Vlorės qė prej 25 janarit me emrin e koduar “Adriatik Philblex 03-5 ėshtė paralajmėruar se do tė pėrfundojė sipas Ministrisė sė Mbrojtjes nė 10 shkurt. Nuk bėhet i ditur numri i ushtarakėve shqiptarė qė mund tė udhėtojnė sė bashku me ato amerikane drejt Gjirit Persik, por pritet qė ai tė jetė simbolik. Ambasadori amerikan premtoi dje se SHBA do tė mbėshtesin fuqimisht anėtarėsimin e Shqipėrisė nė aleancėn atlantike.
    Meta
    "Ne do tė vazhdojmė tė jemi pjesėtarė aktivė tė aleancės sė NATO-s nė luftė kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, duke mos iu shmangur pėrgjegjėsive qė do tė na kėrkojė e ardhmja", -u shpreh zėvendėskryeministri e ministėr i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta, nė konferencėn ndėrkombėtare "NATO pėrballė sfidave tė reja". Nė fjalėn e tij Meta, vlerėsoi "historik" samitin e NATO-s nė Pragė, duke theksuar se me futjen e shtatė vendeve ish-komuniste, anėtare tė aleancės "NATO ka bėrė njė hap pėr unifikimin e Europės, pa mure ndarėse". Meta vuri nė dukje pozicionin e Shqipėrisė nė rrugėn drejt anėtarėsimit nė NATO, duke vlerėsuar progresin e reformave ushtarake nė vend dhe qėndrimin konstant nė ruajtjen e forcimin e stabilitetit nė rajon
    Moisiu
    Presidenti rikonfirmoi edhe njėhrė mbėshtetjen e Shqipėrisė pėr SHBA duke theksuar se nė rrugėn e anėtarėsimit nė NATO, Shqipėria ka edhe pėrkrahjen e mbėshtetjen e plotė tė mbarė komunitetit euroatlantik dhe tė SHBA-sė, duke pėrmendur letrėn e para disa ditėve tė presidentit tė SHBA-sė, Bush, i cili ndėr tė tjera shkruan se “Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e mirėpresin kėtė nismė dhe ne do t’ju mbėshtesin nė pėrpjekjet tuaja”. “Nga kjo tribunė e Shoqatės shqiptare tė Atlantikut, dėshiroj t’i shpreh presidentit Bush falenderimet dhe mirėnjohjen e thellė pėr mesazhin e tij tė ngrohtė, miqėsor dhe inkurajues nė mbėshtetje tė reformave nė Shqipėri; pėr vlerėsimin e lartė qė ai i bėn rolit tė vendit tonė nė forcimin e paqes dhe sigurisė nė rajon, si dhe tė kontributit aktiv qė Shqipėria jep nė luftėn kundėr terrorizmit pėrkrah kombeve qė ndajnė tė njėjtat vlera nė lidhje me kėrcėnimet e shekullit XXI”,- tha presidenti nė fjalėn e tij. Pėr t’ia arritur qėllimit tė integrimit nė NATO, Moisiu vuri nė dukje se ėshtė e domosdoshme pėrmbushja e standardeve, pėr tė arritur rezultate konkrete. Presidenti Moisiu vlerėsoi arritjet nė Forcat e Armatosura si gatishmėria dhe disiplina e lartė nė zbatimin e detyrave tė mbrojtjes, nė ndihmė tė popullsisė e nė raste fatkeqėsish; pėr pėrkushtim dhe sakrifica nė ndėrtimin e veprave civile; pėr kontribut efektiv nė ruajtjen dhe forcimin e paqes nė rajon e nė botė. “Prej kohėsh, paqeruajtėsit shqiptarė po veprojnė me vendosmėri dhe profesionalizėm nė Bosnjė dhe nė Afganistan”, - tha ai.




    Print Email




    Copyright 2002 Shekulli

  2. #2
    TATAJA Maska e DON_Endri
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Divizioni 44, Batalioni ''Qef-Rehat''
    Postime
    78
    Akoma si lam keto budallalleqe propaganduese ne? Si ne kohen e Enverit si ne kohen e demokracine mburreni se kemi ushtri te forte, kur faktet flasin krejt ndryshe. Gjeja e pare qe duhet te beje ushtria shqiptare duhet te nderroje uniformen, se ushtaret duken si langaraqe jo si ushtare, pastaj te tjerat. ta ta
    Passwords are like underwear. Change yours often........Don't share yours with your lover.

    TaTaJa

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Don Endri, nuk eshte puna qe ne jemi duke u mburrur ketu me kete shkrim, por edhe poqese mburremi nuk ka asgje te keqe dhe bile ne duhet qe gjithmone te mburremi me gjithe ate cfare jemi dhe gjithe te arriturat tona dhe gjithmone te angazhohemi dhe te arrijme sa me shume qe eshte e mundur, normalisht me pune, sepse vetem me pune arrihen te gjitha. Ketu me shume vihet theksi tek perkrahja qe ushtria shqiptare eshte duke i dhene aleances europerendimore ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe diktatures.
    Pershendetje Don Endri juve dhe gjithe shqiptareve.
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    TATAJA Maska e DON_Endri
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Divizioni 44, Batalioni ''Qef-Rehat''
    Postime
    78
    Ske faj ti me t'keqen vllai se je ne Amerike dhe e shef ushtrine shqiptare, thjesht nga vitrina, apo nga propaganda e shtypit (1992-2003) dhe s'ke mundesi ta shohesh direkt nga magazina. Ne, edhe sikur te duam te mburremi, nuk kemi se me cfar te mburremi. Neqoftese juve ju bohet qejfi, qe nje toge kembesoresh, ka shkuar ne Afganistan dhe mbron nje lagje periferie anej, dhe jo aeroportin e Kabulit si ishte PROPAGANDUAR nga vete shtypi, ateher pun per ju. Neqoftse juve ju bohet qejfi qe nje toge shqiptare do shkoj ne Gjirin Persik, si mbeshtetje logjistike, dmth, me ndihmu me shkarku bidonat e naftes dhe gjera te tjera te prapavijes ateher prap pun per ju. Dhe prap ajo kerkese u bo, nga pala shqiptare, qe efektivat tona te ken mundesi te shofin dhe te perballen nga afer me operacionet reale luftarake, jo se i preu barku amerikonve me kerku assistencen tone. Pershendetje Dodono, ta ta
    Passwords are like underwear. Change yours often........Don't share yours with your lover.

    TaTaJa

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e valdet74
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Vendndodhja
    mitrovic /kosov
    Postime
    7
    shqiptar e magar njeher ne afaganistan qe nuk duhet dhe ska pasur hiq nevoj, tash ne irak per qka?per asgje skemi qen te aft ne kosov me luftu kunder okupatorit e tani kinse amerikes me ia lpi prapanicen po kush shkoft qafen le te then dhe kunder muslimanve kush lufton , pasurin qe zoti ja jep nje populli smund askush t'ja mar e jo amerika afganistanit e tash irakut etjetj.PO ata shqiptarqe shkojn mos u kthefshin
    SELAMUN ALEJKUM TE GJITH MUSLIMANVE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-02-2003
    Vendndodhja
    ne itali
    Postime
    2
    don endri,po me vjen mire qe dikush po shkrun dicka edhe per ushtrin shqiptare.ne shqiptaret kena nje zakon te keq se marrim guximin e flasim edhe per gjera qe s'ja kena haberin hic.si ne rastin aktual ne lidhje me ushtrin,por kena edhe kete tjetren qe ne e ulim vetem shume para te tjereve me nje fjale ,fjalen e keqe ja themi vet vetes sone pa na e thane te tjeret.me te vertet ushtria e jone nuk eshte ushtria amerikane apo ajo turke a gjermane por megjithate edhe ajo po mundohet te jap kotributin e saj ne luften kunder terrorizmit.po me vjen keq per nje qe i thoka vetit shqiptare dhe nje kohesisht ju uron vdekjen shqiptareve se ato njerez qe kane shkuar atje perfaqesojne kombin shqitare dhe po ju a them se jan njerezit me te denje per te na perfaqesuar.e doja ti thoja ati zotnis qe ne luften e kosoves ushtria nuk ndenjur duar kryq zotni por edhe si ti tregoja ju nuk do ti besonit.per ne afganistan ne qofte se ndokujt i duket gjiro turistike le te shkojne e ta provojne se sa mire e kalohet jeta atje.ju uroj te gjitheve gjith te mirat dhe e kakalofshi mire nga do qe te jeni.
    rrofte shqiperia etnike

  7. #7
    TATAJA Maska e DON_Endri
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Divizioni 44, Batalioni ''Qef-Rehat''
    Postime
    78
    Postuar mė parė nga valdet74
    shqiptar e magar njeher ne afaganistan qe nuk duhet dhe ska pasur hiq nevoj, tash ne irak per qka?per asgje skemi qen te aft ne kosov me luftu kunder okupatorit e tani kinse amerikes me ia lpi prapanicen po kush shkoft qafen le te then dhe kunder muslimanve kush lufton , pasurin qe zoti ja jep nje populli smund askush t'ja mar e jo amerika afganistanit e tash irakut etjetj.PO ata shqiptarqe shkojn mos u kthefshin
    Paske ide extremiste ti lale! Te pakten vdekjen sduhet ti uroje, ushtareve tane. Edhe boll i fute ngjyra fetare kesaj bisede, se po del jashte teme komplet.

    Ti Franc, nuk besoj se ofendova ushtaret e thjesht shqiptare, sepse ajo dihet vetem zbatojn urdherat, dhe deri tani na kan perfaqesuar ne menyren me te mire te mundshme ne misionet e tyre jashte vendit. Me shume me vjen inat me propaganden boshe te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Qeverise, mbi kapabilitetin operativ te ushtrise shqiptare, qe le shum per te deshiruar. Pershendetje, Endri, ta ta
    Passwords are like underwear. Change yours often........Don't share yours with your lover.

    TaTaJa

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e lamas
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Postime
    17
    ti Valdet me duket qe qenke nje nga ata ekstremistet islamiste qe jetojne ne boten e cudirave, qe nuk jetojne me kohen dhe qe i kane nxjerre namin e keq muslimaneve tolerante. Si ta nxe goja te mallkosh bashkeatdhetaret e tu edhe pse mund te mos jesh dakort me dergimin e ushtareve tane ne gjirin persik. Te ftoj miqesisht te reflektosh me me objektivitet ne lidhje me kete ceshtje dhe te jesh me tolant.
    Edhe une jam i mendimit qe ushtaret tane te mos dergohen ne front. Pike se pari sepse ata nuk jane te stervitur per luftime ne shkretetire dhe nuk e njohin terrenin , ndryshe nga ushtaret amerikane qe kane prej vitesh baza ne kete rajon dhe per me teper kane harta te detajuara ne saje te sateliteve.
    Pika tjeter eshte se Shqiperia edhe pse duhet te vazhdoje te kontriboje ne luften kunder terrorizmit duhet te mbeshtese nje zgjidhje paqesore te konfliktit sipas pikepamjes se boshtit gjermano-francez sepse lufta eshte gjithmone e keqe dhe tregon paaftesi ose djallezi.
    Por nqs lufta nis si pasoje e vertetimit qe Iraku ka arme te shkaterimit ne mase, ushtaret tane s'kane pse shkojne ne gjirin persik sepse lufta do te zhvillohet si ne kosove me bombardime ajrore. Nuk ka pse ne te veme ne dispozicjon ushtare tane ne nje kohe qe politika ushtarake e SHBA eshte 0 viktima pra lufte ajrore.
    do te isha partizan i dergimit te trupave shqiptare ne kuadrin e nje force paqeruajtese pas luftes sic u be ne Afganistan . Kaq kisha. Mirupafshim te gjitheve.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-02-2003
    Vendndodhja
    ne itali
    Postime
    2
    jo o endri e di se nuk e kishe per te ofenduar ushtaraket shqiptar,se kush eshte me te vertet shqiptar nuk ka pse i ofendon ose ju uron te keqijat atyre se ne rradhe te pare ata jane duke vene jeten e tyre ne rrezik per interesat e atdheut gje qe nuk e ben askush,e dyta edhe ata ja bij nenash e dikujt i qan zemra per ta.une per veti kam mbaruar akademin ushtarake me nje fjal jam oficer vet dhe e di se cfare do te thot te marresh pjes ne nje operacion luftarak sic po bejne forcat tona ne bosnje dhe ne afganistan.jam dakort me ate qe nuk mund te nisim forca te tera ne lufte se nuk kemi tekniken e posacme sic e kan ushtrit e tjera por jam me ate qe njesi te posacme te specializuara si ato komando mund te marrin pjese edhe ne luftime po tju kerkohet se jane te stervitura per kete . kaq kisha mirupafshim

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Ah mor Valdet, turp qe gjuha e shenjtė shqipe ndyhet nga goja jote!!!:-(
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  5. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •