Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Jugosllavia edhe zyrtarisht nuk ekziston më dhe është varrosur përgjithmonë

    Beograd, 5 shkurt - Parlamenti federal jugosllav dje miratoi Kartën Kushtetuese dhe ligjin për bashkësinë e re të quajtur Serbia dhe Mali i Zi. Kështu, prej dje Jugosllavia më zyrtarisht nuk ekziston dhe është varrosur përgjithmonë.

    Ky shteti i ri do të ketë vetëm disa funksione të përbashkëta, siç janë parlamenti me 125 deputetë, 91 nga Serbia dhe 34 nga Mali i Zi, këshillin e ministrave dhe kryetarin e bashkësisë i cili njëkohësisht do të jetë edhe kryetar i këshillit të ministrave.

    Në kuadër të Këshillit të ministrave do të funksionojë Ministria e punëve të jashtme, ministria e ushtrisë, ministria e tregtisë ekonomike me jashtë dhe ajo e brendshme si dhe ministria e të drejtave të njeriut.

    Në bashkësinë e re serbo-malazeze nuk do të ekzistojnë doganat e përbashkëta dhe as banka e përbashkët qendrore, por nuk do të ketë as monedhë të përbashkët.

    Në preambulën e Kartës Kushtetuese ka ngelur e paprekur dispozita se Kosova është në përbërje të Serbisë.

    QIK-u

    P.S. Tashme edhe zyrtarisht nje "Jugosllavi" e vdekur per Shqiptaret e Kosoves me shume se nje dekade me pare ka gjetur momentin e varrosjes.

    Le te shpresojme qe se paku ne Shqiptaret te mesojme perdorimin e nje termi te ri per kete shtet te ri te lindur ne Gadishullin tone.

    Kjo vlen posaqerisht per Shqiptaret e Malit te Zi dhe Shqiperise, te cilet pa ndonje qellim (jo te gjithe) ende perdornin nje term te tille per kete ish shtet te vdekur vite me pare.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Zanë Kosove
    Anëtarësuar
    04-01-2003
    Postime
    157
    Me ne fund ngordhi Jugosllavia, po mor po cdo gjë e krijuar artificialisht nje dite shperbehet!

    Zoti i lashte shendosh klyshte e Yugos...

Tema të Ngjashme

  1. Ajo që është e bukur...
    Nga Cupke_pe_Korce në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 17-07-2008, 21:31
  2. Isuf Luzaj
    Nga Veshtrusja në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 08:48
  3. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. A ekziston lufta kundër Islamit?
    Nga Kryeplaku në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 15:13
  5. Nese Perendia ekziston... perse sundon e keqia..
    Nga ABIGAIL në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 09-09-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •