Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Google do të ofroje internet dyfish më të shpejtë

    Google ka në plan të nxjerrë në qarkullim një protokoll të ri për shkëmbimet e të dhënave në ueb, i cili pretendohet të jetë 50% më i shpejtë se HTTP.
    Një postim në blog-un e Google Chromium përshkruan protokollin e ri “SPDY” i cili shqiptohet “Spidi”.

    “SPDY është në thelb një protokoll i shtresës së aplikimit për transportimin e të dhënave në ueb. Është projektuar në mënyrë specifike për të minimizuar vonesat me anë të karakteristikave si e rrjedhave të shumëfishta, prioriteti i kërkesave, dhe kompresimi i paketave kokë të HTTP.”

    Ekipi i Chromium, i cili kryen punën e zhvillimit të shfletuesit Chrome dhe teknologjive në lidhje me të raporton se SPDY ka mundur të ngarkojë faqet ueb 55% më shpejt se protokolli HTTP në kushte laboratorike duke përdorur lidhje rrjetesh shtëpiake. Ekipi thotë se ka si objektiv të bëjë që SPDY të jetë dyfish më i shpejtë se HTTP.

    HTTP është gjuha që përdoret për momentin nga serverët dhe shfletuesit për shumicën e veprimtarisë që kryhet në ueb. Kur kërkoni një faqe, apo një skedar nga një server, me shumë gjasa shfletuesi juaj e dërgon këtë kërkesë duke përdorur HTTP. Edhe serveri i përgjigjet duke përdorur HTTP. Për këtë arsye “http” shfaqet në fillimin e shumë adresash interneti.

    Propozimi i Google do përfshinte riprojektimin e metodës më të përdorur për shkëmbimin e të dhënave në ueb.

    “HTTP e ka shërbyer uebin shumë mirë,” shkruan autori i postimit. “Në duam të vazhdojmë të ndërtojmë mbi traditën e eksperimentimit dhe optimizmit, për evoluimin e mëtejshëm të ueb-faqeve dhe shfletuesve.”

    Nëse një zhvendosje kaq masive do të ndodhte do nevojitej një mbështetje e fuqishme nga aktorë të tjerë jashtë Google. Për këtë qëllim, kompania po bën publike dokumentacionin e etapave fillestare dhe kodin për SPDY bashkë me kërkesën për reagime.

    Mund të duket një lëvizje e vrullshme, por ekipi i Chromium duket se i preferon sfidat. Në shtator, i njëjti grup ka nxjerrë në qarkullim shtojcën për Internet Explorer “Chrome Frame”, i cili integron shfletuesin e Google brenda atij të Microsoftit, duke u mundësuar përdoruesve të hapin faqe që Internet Explorer nuk do i përballonte dot normalisht.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2004
    Postime
    674

    Shtojce

    Google do te paraqese kerkesen per modifikim te "http" para W3C dhe para IETF te cilet do ta shqyrtojne dhe besoj ta adaptojne. Hapi i dyte eshte implementimi i ketij protokolli nga web serverat (apache, iis, etj.), dhe se fundi implemetnimi ne shfletues.

    SPDY protokolli mundohet te rregulloj latencen gjet kerkeses/sherbimit (request/response) te http.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •