Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Naim Halid Frashėri (1846-1900)

    NAIM HALID FRASHĖRI
    (1846-1900)

    NAIMI SI BESIMTAR DHE ATDHETAR...

    “Kam shumė shpresė te Perėndia
    Qė tė mos jetė kėshtu Shqipėria
    Po tė ndritohet, tė lulėzohet...»

    Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    Nė mėngjesin e 19 tetorit tė vitit 1900, para 109 vjetėsh, nė moshėn 54 vjeēare, pas njė sėmundje tė gjatė e tė rėndė, ndėrroi jetė Naim Halid Frashėri, njė nga poetėt, shkrimtarėt, edukatorėt, mendimtarėt, besimtarėt mė tė mėdhenj, mė tė dashur dhe mė atdhetarė, qė dha kombi i shumėvuajtur shqiptar.
    Kombi ynė i lashtė vuajti e po vuan edhe sot e kėsaj dite, thuajse i ka humbur fija, kryesisht, nga mosdija....!
    Naimi u pėrpoq t’i shkėpusė kėto pranga me mendimet i tij tė holla, si njė pėlhurė-endės, por me majėn e mprehtė tė pendės!
    Por, rruga e tij jetėsore ishte tepėr e vėshtirė, me sėmundje, fatkeqėsi e me plotė tragjedi. Njė vėlla binjak i vdesė gjatė lindjes. Nė moshė tė njomė, 14-tė vjeēare, mė 1860, i vdes babai, Halidi. Dy vjet mė vonė, mė 1862, i vdes edhe nėna, Emineja, e cila e gėzonte emrin e nėnės sė dashur tė Pejgamberit, Muhammedit (a.s.). Mbasi mbeti jetim, pa prind nė moshė tė re, pėsoi fatkeqėsi tė tjera tė vazhdueshme... Por, tė gjitha fatkeqėsitė, i pėrballonte me durim, siē thoshte se, kėshtu e ka caktuar Zoti im...
    Kurrė nuk dėshprohej as nuk hutohej, por me durim e vazhdoi rrugėn qė ishte nisur, ta udhėzojė popullin shqiptar kah dituria, qė tė afron tek Perėndia, qė tė shpėtoi Shqipėria...
    Nė njė shkrimin tė tij, mė titull “Zot i Madh e i Vėrtetė”, Naimi na la kėtė porosi:
    “Po duroni e mos e prisni shpresėn nga Zoti”

    Kah e mori kėtė durim, qė tė na lente porosi, Naimi ynė? E mori nga feja, nga mėsim-besimi, nga edukimi fetar, ngase qysh si fėmij ishte besimtar!
    Qysh si fėmijė, nė Frashėr tė Pėrmetit, Naimi u brumos me ide fetare, ku e mėsonte, e edukonte hoxha i fshatit, e edukonte me dituri kur’anore dhe profetike, qė janė dituri mbi tė gjitha dituritė, qė t’i ēelin sytė...
    Naimi kishte mėsuar se durimi ėshtė njė nga emrat e bukur tė All-llahut, (Esma ul-Husna). Durimi ose sabri ėshtė njė nga atributet, cilėsitė e Zotit, prandaj kjo cilėsi, si edhe tė tjerat, nė ēdo rrethanė duhet tė pasqyrohet tek besimtarėt, nė ēdo vėshtirėsi duhet durim, shpresė, qėndresė...
    Naimi si besimtar nuk e humbi durimin, qė e kishte mburojė, e cila nuk tė lė tė humbet shpresa nė Zotin, siē kėshillon:
    “Nga Zoti mos e prisni shpresėn, n’u arthtė njė e keqe, pas asaj vjen dhe e mira”.
    Mė vonė, nė Janinė, kur ndiqte mėsimet nė gjimnaz, Naimi, te dy myderrizė (profesorė) tė shquar, njėhohėsisht, studioi gjuhėt orientale:
    arabishten, persishte dhe turqishten. Krahas gjuhėve tė Lindjes, tė cilat i studionte me pasion, Naimi e mėsoi greqishten e vjetėr dhe tė re, latinishten dhe frengjishten.
    Me mėsimin e gjuhėve tė Lindjes e tė Perėndimit, njėkohėsisht, mėsoi edhe filozofinė, kulturėn, letėrsinė dhe njohuri te tjera, atėherė, Naimi, ky atdhetar e besimtar, kėto njohuri i vuri nė shėrbim tė kombit shqiptar. Kėshtu, pra, Naimi, si besimtar qė ishte, e ēoi nė vend urdhrin e parė tė All-llahut, tė shpallur nė Kur'an:
    “Lexo, mėso, studio!”.
    Po, Naimi e ēoi nė vend, e zbatoi edhe porosinė e tė dėrguarit tė fundit tė Zotit, pėr gjithė njerėzimin, pėr tė gjitha kohėt, Muhammedit (a.s.), i cili tha:
    “Dituria ėshtė pasuri e humbur e besimtarit; kudo qė ta gjejnė le ta marrin”.
    Duke iu bindur All-llahut tė Madhėrishėm, duke iu bindur tė dėrguarit tė Tij, Muhammedit (a.s.), Naimi jo vetėm qė pėrfitoi shumė nga thesari i Lindjes dhe i Perėndimit, por ai kėtė thesar e vuri nė shėrbim tė Zotit, tė Shqipėrisė, tė shqiptarėve, me mish e shpirt, vetėm pėr qė tė dalin nė dritė...!
    Ky shėrbim i madh i Naimit, mjerisht, nuk zgjati shumė, u-ndėrpre, sepse jetoi pak nė kėtė botė tė pėrkohėshme, vetėm 54 vite, edhe ato me sėmundje, fatkeqėsi e tragjedi....
    Naimi ndrroi jetė me 1900, kaloi nė jetėn e vėrtetė, por duke na lėnė vepra tė mėdha, tė rėndėsishme, me vlerė, me tė cilat disa brezni u formuan kombėtarisht e shpirtėrisht....!
    Na la vepra nė katėr gjuhė, pėr tė rritur e pėr fėmijė, nė prozė e poezi...! Nė gjuhėn persishte na la veprėn “Tahayyulat” (Ėndėrrime), e cila u botua nė Stamboll, mė 1884.
    Nė greqishte: “O eros” (Dashuria), botuar nė Stamboll, nė vitin 1895, ndėrsa nė Bukuresht, mė 1896, e botoi veprėn: “Oalithis pothos ton Skypetaron” (Dėshirė e vėrtetė e shqiptarėve).
    Botoi katėr vepra nė gjuhėn turke, qė dolėn nė dritė nė Stamboll, ndėrmjet viteve 1871-1896.
    Tė gjitha veprat tjera Naimi i shkroi nė gjuhėn shqipe, tė cilat u botuan nė Bukuresht, pėrveē veprės “Istori e Shqipėrisė”, e cila u botua nė Sofje, mė 1899.
    Veprat e Naimit, tė shkruara nė gjuhėn shqipe, u pėrhapėn me shpejtėsi ndėr shqiptarėt e mėrgimit e nė Shqipėri, ku bėnė jehonė tė madhe. Ato lexoheshin e dėgjoheshin mė frymėzim e kėnaqėsi, madje kishte luftėtarė, atdhetarė, qė vdiqėn me librat e Naimit nė gji...!
    Pas vdekjes, nderimi pėr Naimin rritej edhe mė tepėr nė saje tė veprave qė i kishte shkruar nė letėr. Por, kishte edhe qė e pėrqeshnin, siē ishte Faik Konica (1876-1942)....Por, pas vdekjes sė Naimit, edhe Faiku e nderoi dhe e vlersoi me kėto fjalė:
    “E mėsoi, e ngjalli, e rriti pak kombin shqiptar...” shkruante Faik Beu nė revistėn “Albania”, Nr. 4, faqe 51, qė botohej nė Bruksel... Po, kjo qė tha Faik Konica pėr Naimin ėshtė e vėrtetė, sikur qė janė tė vėrteta, edhe shkrime tė tjera, qė janė jo me dhjetra, qindra, por janė me mijėra...
    Qė nga atdhetari, shkrimtari, Mid’had Frashėri, djali i Abdyl Frashėrit, pra, nipi i Naimit, i cili ėshtė i pari qė e botoi monografinė pėr Naimin, nė Sofje me 1901, me pseudonimin Mali Kokojka, janė pas tij me qindra e punime, studime tė ndryshme e botime tė veēanta mbi krijimtarinė e Naimit. Ato janė tė botuara nėpėr gazeta, revista dhe libra tė veēantė, si “Porosia e Madhe” e akademikut Rexhep Qosja, me 606 faqe, qė ėshtė mė kompletja, botuar nė Prishtinė mė 1986, por qė mjerisht janė tė njė anėshme. Pse? Sepse, tė gjithė kėta studiues, shkrimtarė tė ndryshėm, qė janė marrė me krijimtarinė e Naimit, edhe pse paraqitėn nė dritė shumė gjėra tė mira e tė dobishme, duke i shpjeguar, analizuar, interpretuar nga aspektet tė ndryshme, si gjuhėn, stilin, ndėrtimin e vargjeve dhe llojin e tyre, shkruan mbi vlerat pedagogjike, simbolet, por ata, megjithatė, e “harruan” Naimin si besimtar, si prijės shpirtėror...!
    Me pėrjashtim tė Dr. Eqrem Kryeziut nga Prizreni, me veprėn mbi Metafizikėn e Naimit, tė Dr. Qazim Qazimit, nga Gjilani, e tė ndonjė emri tjetėr, pothuajse tė gjithė tė tjerėt e “harruan” mė kryesoren, mė tė dobishmen, mė tė nevojshėm pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr mbarė njerėzimin, e “harruan” Zotin, Perėndinė, Udhėn e Tij...
    Ata e “harruan” se Naimi ishte njė besimtar i devotshėm. Si i tillė, ai dėshironte, ai pėrpiqej, jo vetėm tė bėhet Shqipėria, por edhe tė ndritohet, tė lulėzohet...
    Tė gjithė veprat e Naimit, qofshin nė prozė apo nė poezi, pėr tė rritur apo pėr fėmijė, dėshmojnė bindshėm se ai ishte besimtar dhe vepronte si njė prijės shpirtėror, sepse nė ēdo varg, nė ēdo rresht, nė ēdo stofė apo nė ēdo pjesė tė shkrimeve ka ide, simbole, porosi hyjnore, profetike, qė janė shpresė, burim frymėzimi, mburojė shpėtimi...
    Nė veēanti, Naimi nė librin e tij “Mėsime”, botuar nė Bukuresht, mė 1894, e fillon, ejva’Allah, me Bismilah:
    “Me emrin e Zotit, dhembjemath e mėshirėshumė”!
    Kėshtu fillon Kur'ani i madhėrueshėm dhe kėshtu edhe pėrfundon...
    Naimi nė librin “Mėsime”, ndėr tė tjera, shkruan:
    “Dashuria e Zotit ėshtė krejt’ e urtėsisė. Ata, qė duan Zotnė, kėrkojnė tė vėrtetėn....”
    Mėsoni dituritė e gjithėsisė, atėherė do tė kuptoni fuqinė e mirėsinė e Zotit.
    Gjithė ē’bėri nė jetė. Zot’i Math e i vėrtetė, e bėri me tė madhe urtėsi e me ligje tė mbaruarė!
    Zoti ėshtė Mbret’i gjithėsisė! Drit’ e gjithėsisė!”
    Ndėrsa pėr Kur'anin, Fjalėn e All-llahut, Naimi thotė:
    “Kjo fletore ėshtė udhėrrėfenjės pėr tė mirėt, qė s’bėjnė kurrė tė ligė dhe besojnė Zotnė e madh e tė vėrtetė, qė i falėn dhe apėnė nga ē’u falė Zoti. Ata janė dritė e Zotit e tė shpėtimit”.
    Udhėheqėsit e shqiptarėve, qoftė ata tė politikės apo tė kulturės, si dje ashtu edhe sot, me pak pėrjashtime, e quajnė Naimin, me tė drejtė, Apostull i Shqiptarizmit, por sa vlen kjo kur nuk i besojnė Zotit, nuk janė nė rrugė tė Zotit, kur emrin e Zotit e shkruajnė ende me shkronjė tė vogėl. Ai ėshtė Krijues, Ai ėshtė Njė, kurse krijesat, emrat e partive tė veta, qė i krijuan e i ndėrrojnė sa herė t’u teket i shkruajnė me shkronja tė mėdha!
    Naimi i quan besimtarėt myslimanė, siē ishte edhe vet:
    “Ata janė dritė e Zotit e tė shpėtimit”.
    Naimi shqip na kėshillon:
    “O njerėz! Mos u bėni tė pa besė, e mos delni nga udh’e Zotit...”
    A janė nė rrugė tė Zotit ata qė i kanė ngritur Naimit busta, pėrmendore, shtatore; shumė rrugė, shkolla e mbajnė emrin e tij tė nderuar, por a mjafton kjo, kur nga kėto shkolla hyjnė e dalin nxėnės pa nxėnė, pa mėsuar, pa dėgjuar asgjė pėr Zotin, Krijuesin?!
    Ka edhe Shtėpi Botuese me emrin “Naim Frashėri”, i cili na kėshillon tė mos dalim nga Udh’e Zotit, por nga Shtėpia Botuese “Naim Frashėri” dalin libra kundėr Zotit...!
    A kanė mend ata qė veprojnė kėshtu? A janė nė udhė tė Zotit...?
    Ne, a duhet t’i mbyllim sytė e veshtė para zėrit, fjalės sė Naimit, i cili na kėshillon shqip:
    “O njerėz! Mos dilni kurrė nga udhė e Zotit e mos u ndani nga e drejta dhe nga e vėrteta.”
    Kėto janė kėshillat e Naimit pėr shqiptarėt, nga shkrimi: “Thelb’i Kuranit”.
    Se poeti, Naim Frashėri, ėshtė poet kombėtar, se ėshtė njė nga mjeshtėrit mė tė mėdhenj tė fjalės shqipe, se ėshtė mendimtar i madh dhe Apostull i Shqiptarizimės e pranojnė shumica e lexuesve, studiuesve, sikur e pranojnė se ėshtė edukator i kombit shqiptar, qė u jepte kėshilla tė shumta e shumė tė vlefshme shqiptarėve, por pėrse nuk e pranojnė si besimtar dhe si prijės shpirtėror, me edukatė tė Islamit, nxjerrė nga Thelbi i Kur'anit?
    Kėto jo vetėm qė s’ pranohen, jo vetėm qė anashkalohen, por ē’ėshtė edhe mė keq, ato tjetėrsohen, shtrembėrohen, shėmtohen, siē bėri prof. Dhimitėr S. Shuteriqi, i cili thotė:
    “Librat shkollorė tė Naimit ndihmojnė pėr tė formuar botėkuptimin materialist tek nxėnėsit...Poeti vėrtetė fut nė kėndimet e tij pjesė tė ndryshme qė predikojnė njė moral fetar. Por nga ky moral ai pėrpiqet tė ruaj parimet humanitare tė pėrgjithshme, pa pranuar dogmėn dhe pėrrallat biblike.”
    Mjerisht, gati tė gjithė studiuesit shqipėtarė kėshtu, si prof. Dhimitėr S. Shuteriqi, e shohin Naimin si materialist, ateist, pa menduar pėr Zotin, Kur'anin, madje Thelbin e Kur'anit e quajnė: “dogmė e pėrralla biblike”! A ndodh kudo kjo?
    Studiuesit shqipėtarė, intelektualėt tanė, me ndonjė pėrjashtim, ende janė ateistė-pa Zot! Dhe, bota pa Zotin, siē tha poeti gjerman, Ludwing Strauss, ka shumė fytyra, por s’ka sy! Kurse, Naimi, nė vargjet nė vijim, thotė se Zotin:

    “ I verbėri s’mund ta shohė
    I dituri mund ta njohė”

    Kur njė herė studentėt e pyetėn tė diturin, shkencėtarin, profesorin e nderuar, Louis Pasteurin,( 1822-1895), bashkėkohanik i Naimit, por nga Franca e qytetėruar, se pėrse beson nė Zot, dijetari, shkencėtari L. Paster, u pėrgjigj:
    “Mu pėr atė qė kam menduar dhe kam studiuar”.
    Studiuesit shqiptarė as qė mendojnė pėr Zotin, as qė kanė studiuar rreth Tij, prandaj nuk e shohin Naimin si besimtar, si prijės shpirtėror, sepse janė tė verbėr, pa sy, me shumė fytyra, me shumė parti...!
    Naimi, sipas veprave qė la, dėshmohet se ishte besimtar dhe prijės shpirtėror i shqiptarėve, qė i lutej Zotit me kėtė lutje:
    “Zot i math e i Vėrtetė! Tė qofshim falė! Falna urtėsinė, njerėzinė, vėllazėrinė, bashkimin, Udhė Tėnde tė drejtė, nxirrna nė dritė, e mos na lėrė nė errėsirė, mėrgona nga sharja, nga vjedhja, nga zilija, nga zemėrimi, e mos na lė kurrė nė mundim e nė tė keqe”.
    Naimi, siē shkruante, Kur'anin e kishte burim frymėzimi, te Perėndia kishte shpresė, e thoshte:

    “Kam shumė shpresė te Perėndia
    Qė tė mos jetė kėshtu Shqipėria
    Po tė ndritohet, tė lulėzohet...”.

    Naimi i lutej Zotit me kėto fjalė:
    “O Zot! Fali Shqipėrisė e Shqipėtarėve qė i falen emėrin Tėnd, gjithė tė mirat, qė ke nė jetė dhe mėrgoi nga gjithė tė ligat. Amin!”.
    Ne, shqiptarėt, jo vetėm qė s’po falemi nė emėr tė Zotit, aq sa duhet, ashtu siē duhet, por edhe emrin e Tij po e shkruajmė ende me shkronjė tė vogėl!
    Naimi, pėrveē qė ishte atdhetar, dijetar, poet kombėtar, s’duhet harruar, sepse bėhemi edhe mė horė, se ai ishte njė prinjės shpirtėrorė...

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Poeti Me Tre Varre.

    [SIZE="3"]PER ESHTRAT E NAIM FRASHERIT

    AHMET ZOGU PAGOI KOMISIONIN DHE TRANSPORTIN

    POET ME TRE VARRE[/SIZE]






    Gazeta Drita e martė 12 janar 1937 sjell kėtė lajm si dhe pas tij bėhet njė koment i cili flet pėr gjestin e mbretit Ahmet Zogu pėr tė sjell nė Shqipėri eshtrat poetit tonė kombėtar . Mbreti Zog pagoi komisionin qė do tė shkonte deri nė Stamboll nė varrezėn e Madriven Qojt pėr tė sjellė prej andej eshtrat e poetit .

    Lartmadhėria e tij Mbreti jep urdhėr Qeverise te dėrgojė njė komision ne Stamboll, pėr te sjelle nė Atdhe eshtrat e Naim Frashėrit

    Njoftimi i gazetės : Shpenzimet i mbulon latmadhėnia e tij vet . Latmadhėnia e tij Mbreti i dėrgoi Kryeministrisė kėtė letėr :

    Kryeministrisė -Tiranė .Tue pamė shtypin kombėtar qė po meret me nevojėn e transportimit tė eshtrave tė ndjerit Naim Frashėri ashtu dhe pėrpjekjet e sakrificat e tij tė shqueme pėr vetėsundimin e atdheut . Urdhėrojmė qė tė formohet njė komision prej dy vetėve pėr tė shkue nė Stamboll me marrė eshtrat e tij e tue transportue pėr varrim kėtu nė Atdheun tonė .Shpenzimet e Komisionit e tė transportit do tė bahen prej meje . Pėrfundimi tė na njoftohet . ZOG



    POET ME TRE VARRE

    Naim Frashėri ėshtė poeti me tre varre,ndryshe nga poetėt e tjerė tė kėtij vendi.Dy prej tė cilėve u pėrkasin dy teqeve bektashiane. Njėra ėshtė Madriven Qojt, pjesa aziatike nė perėndim tė Stambollit,teqe e bektashizmit,ku u varros trupi i tij nė prehjen e parė nė vjeshtėn e ftohtė nė 20 tetor tė vitit l900 , pranė vėlla Samiut. I ftohti e preku.Gishtat, dhe kraharori akull. Nė diēka,qė s’mund tė kthehej,mė aty ku ishte pėrherė.Gėrmė,pėr gėrmė e kėrkuam.Fle ,nė kėtė copėz tė huaj poeti ynė?Ku prapė ėndrron,dheun e tij?Nė letrat e tua,tek penda jote ėshtė letėrsia jonė. Tė gjetėm ty, njė pikė e haruar nė dhe tė huaj. Ē’frikė kishin nga ty tradhėtorėt? Emri yt i llahtariste tinzarėt? Ngrehu!Zgjohu,pra!Po sa ftohtė kėtu,ē’bėnė kėshtu ? Por njihet njė fakt,qė nė vende tė shenjta,territori i tyre mbanė shenjtorė me frymė tė Zotit. Poeti bektashi Naim Frashėri ishte shenjtor,qė u dha frymė letrave shqipe. Bektashinjte kanė njė aksiomė:“Pena e dijetarit ėshtė mė e ndritur se gjaku i derdhur i dėshmorėve“.Kjo shqyrton se ka njė lidhje organike mes shenjtorit tė fjalės dhe tė penės bektashiane.

    ARRITĖM ATY

    Streha e dytė ėshtė kryeqendra botėrore e bektashizmit nė Tiranė. 37 vite tė lagėshta,tė ftohta nė dheun e huaj qėndroi Naimi.

    Shteti shqiptar vendosi ta sillte nė dheun e tij.Koha e sjelljes bretėria e Zogut.Banesa e poetit u bė kryeqendra e pėrbotėshme tė bektashizmit nė periferi tė Tiranes.Pas sjelljes nė atdhe nė l937,nė kryegjyshatėn botėrore :“Baba Naim!Mbėltajat e tokės tonė mjaltė tu bėftė,bektashiu Naim.“

    Do tė arrinim kėtu poeti ynė. Tė pėrgjumur.Gjumi,mė atje nuk tė kthen ,nė netėt stambollite.

    Pėrse nuk na the,poeti ynė i bukur dhe :sa vite keni me gjysmėn e coptuar,tė kafshuar, tė shtetit tonė?

    VITI 1937

    Qė kur frymėmarrja e fundit e vitit l900,rrėzoi sytė e poetit,nė mėngjezin e freskuar tė l9 tetorit,trupi i Naimit u ftoh. Nė vjeshtėn e argjendė tė vitit l900 ,nė 20 tetor,kur vesa pikonte vesė,trupi poetit tė papėrsėritshėm u nguros nė errėsirėn pus nė njė arkėmorti,nė teqen bektashiane tė Madriven Qojt.Atje ku,dikur ishte pjesa aziatike e kryeqėndrės sė perandorisė, nė Stamboll.

    FLUTUROI SHTERGU I FUNDIT

    „Fluturoi dhe shtergu i fundit madhėshtor,me shpirt tė gjorė..“

    Vargėzim i mahnitshėm,ose nekrologji e ēuditshme e Poradecit nė vargje. Ndoshta pėr poetėt.I fundit nga shtergėt mė sy tė ngrirė,qė shkoi nė vitin 1900 ishte poeti Naim.Ai vetė e kishte rrėzuar trishtimin e vdekjes.

    Thoshte ari naimjan :

    "Po shpirti,qė s’vdes,
    S’ma mbrėm‘ e mėngjes,
    Ku ka fluturuar,
    Se vdekja se zė dot...“



    37 vite larg nė atė copėz aziatike.Kur mėngjesi i fundit,ndėrkaq i rrėzimit mbriti nė vjeshtė,Naimi gjėndej nė Stamboll.Shteti i tij ishte nėn sundimin e perėndorisė, nėnpunės i sė cilės ai ishte.Vdekja e rrėzoi aty nė pjesėn aziatike.Aty rrėzoi sytė.Shpirtin e ēliroi aty.

    Por poetin bektashi Naim Frasheri,mjegullina,qė u rrek nuk e mbuloi dot. Nuk ka dhe nuk mund tė gjenden arsye sado tė forta,pėr ta mbajtur, tė gozhduar nėn tokėn e huaj,atje nė kryeqendėr tė perandorisė, poetin tonė Naim. Vetėm 37 vite tė zeza,qėndroi poeti ynė nė errėsirėn pus,mes tė ftohtit tė madh, tė varrezės sė Madriven Qojt,nė kryeqendrėn e perandorisė. Shqipėtarėt e kėrkuan ta kishin pranė,poetin e tyre.

    Mbasi mbaruan punė me luftrat e gjithhershme tė mbijetesės,mbasi krijuan shtetin e tyre,qė gjithsesi pėsoi njė ēarje ,prerje,kafshime ujqėror nga fqinjėt tinzar, bashkombasit nuk haruan poetin e tyre kombėtar,qė dergjej nė dheun e ftohtė midis dy vėllezėrve nė pjesėn aziatike tė ditė-netėve stambollite.Ata e thirrėn pėr tu kthyer nė dheun e tij.Le tė udhėtonte pėrmbi tė gjitha urat,qė kishte shtruar. Kėsisoj,aty nga viti l937,varri i Naimit, nė Madriven Qojt,mbeti pa trupin e tij. Trupi i poetit bektashi u tėrhoq nga shteti i shqiptarėve,ndėrkaq nė vitin l937,ai rrugėtonte, pėrtej mjegullės, brenda njė arkėmoti , pėr tė mbajtur njė premtim tė rrallė,qė koha kaq mizore u tregua,sa qe gjallė dot nuk e pėrmbushi. Shteti shqiptar e thėrriste nė kėtė udhėtim pėr tė mbritur kėtej Bosforit , nga kjo anė e Ballkanit ku ishin tokat e shqiptareve duke e tėrhequr nga dheu i huaj,pėr ta mbajtur pranė,duke ja prishur gjumin ėndėrror, pėrtej kohės. Ngritja e Naimit nga varri ishte nga ato tė rralla premtime,qė shqiptaret kishin marrė,sapo luftrat e pėrgjakėshme tė pėrfundonin, pėr ta ruajtur pranė nė prehjen e pėrhershme,nė gjumin e pafundėm dimėror.

    „Na fal o lulja Naim !
    Na fal shpirti Naim !
    Na fal drita Naim!
    Poeti ynė,shqiptari ynė,

    -qė tė ngremė ,
    nga ky varr i huaj,
    por shqiptarėt mezi tė presin ,
    tė kenė nė tokėn e tyre!

    Naimi kthehej, nė dheun e tij ,nė tė vėrtetė rrugėtimi i arėmortit,ishte aty nga vitit 1937. Ai ikte nga varreza e Madriven Qojt duke u kthyer nė atdheun e tij nė njė rrugėtim legjende, mbrinte nė atdhe me rrugėn e lashtė ballkanike rrugėn,qė dhjetėra herė e kishte marrė pėr tu kthyer nė dheun e tij. Mbrinte i shoqėruar nga njė shpurė shtetėrore, por kėsaj here i baltosur, ndėrkaq vinte nė peshė i lehtėsuar, por mė i thellė nė mendjet shqiptare.

    „Mirėseardhe , Naim!“ Varrosja nė tokėn e kryegjyshatės botėrore

    Kryetema e fjalės nė ceremoninė e pritjes sė poetit kombėtar,nė rrugėn e Elbasanit. Sillet kėshtu mirėardhja e Naimit nė tokėn e tij. Poeti i shqiptarėve mbrinte nga copėza aziatike .I mbyllur nė arkėmorti , nga dheu i huaj mbrinte, por mė i rėndė nė letrat shqipe. Kryetari Shefki Shulku me njė ceremoni ja dorėzoi arkivolin,kryetarit tė baskisė .Trupi i pluhurosur i poetit u pėrcoll me fjalė nga mė tė mirat dhe mė tė ngrohta nga autoritetet shtetėrore si Eshref Frashėri.

    Nė mesditė,trupi i poetit u vendos nė kryqendrėn e bektashizmit nė periferi tė kryeqėndrės shqiptare,nė kryegjyshatėn botėrore,aty ku shpirti i tij ishte pikėzuar qėkur. Vatanin e tij.Shtėpia e botės bektashiane ishte shtėpia e Naimit.

    „Mirėserdhe bektashiu Naim nė shtėpinė tėnde“,i thanė besimtaret,ndėrsa kryegjyshi Sali Dedei,i bėri lutjet. Njė ditė tė kėtij shekulli,nė kryegjyshate kam pyetur kryegjyshin botėror Haxhi Dede Reshat Bardhi.

    -Ku ka qenė varri i Naimit nė kėtė tokė tė shenjte ? Dedei ka zgjatur dorėn.

    -Aty midis kryegjyshatės dhe tyrbeve-ka treguar.

    Ky vend ka ruajtur nė gji,nė ndėrtesėn e pėrjetshme,poetin tonė bektashi. Kjo ishte streha e parė e pasjetės Naimit nė tokėn shqiptare.



    SHPĖRNGULJA



    Por koha e prehjes sė thellė,pėr poetin bektashi ende nuk kishte mbritur. Rregjimi i l945 e ē’varrosi,pėr ta larguar nga gjiri i bektashizmit,pėr ta vendosur nė njė vend tjetėr publik. Arsyet gjenden se Naimi i pėrkiste shqiptarėve. Mirėpo,para sė gjithėve bektashinjėve.

    Mirėpo,ditėn kur ra ora e shekullit tė ri shqiptaret duket nėn ethe e kėrkuan Naimin,ta kishin pranė.....

    U duhej ta mbanin edhe si fizik. Zemėrthyeri shekulli 20,qe pėr shqiptarėt. Prandaj nė fillesėn e tij e kėrkuam Naimin. Le tė qėndronte nė tė gjitha portat,qė kishte hapur, nė tė gjitha urat, qė kishte shtruar. Le tė ishte i dukshėm portreti i tij fizik. I pa dukshėm ngasja shpirtėrore,poezia, mendimi dhe filozofia e tij. Kėsisoj ka njė llogari: Njerėz me kėto pėrmasa,kėto varreza tė trishtuara nuk mundet ti mbanin dot. Kėsisoj kėto ndėrtesa tė errėta mund tė mbanin kėdo,kurrsesi Naimin tonė,poetin bektashi. Nėn ftohtėsinė e katakombeve tė ftohtė,ku ndriēonte ora e territ,mund tė dremisnin ata,qė s`kishin ndonjė punė tė madhe pėr tė bėrė. Ata, qė nė kėtė botė kishin qenė shtegtarė tė humbur. Ata vdekatarėt, vrasėsit,ata tė ligjtė, tradhtarėt ata tė poshtėr. Ata, qė Dantja,“babai“ i „Komedisė Hyjnore“ i kishte perifrazuar trishtueshėm: „Lusciate, ogni speranza voi chentrate“, d.m.th.:“ju qė hyni kėtu, lani duart nga ēdo shpresė“. .
    Por aty ku s`hynte, as njė fllad pranveror,as njė grimė poezie as njė ilahe bektashiane, aty s`mundej tė qėndronte, tė rrinte Naimi ynė, poeti mendimtari, bektashiu, krijuesi dhe bėrėsi i aksiomės: „Punė, punė, natė e ditė / qė tė shohim pakėz drite“.

    Merrej dot me mend se ai ėndėrruesi, nga ē‘e kishte pėrfytyruar

    “ Lum kush tė rrojė,
    Ta shohė zonjė.“

    se ē`punė e prisnin pėr tė bėrė.

    Sepse vetė kishte punuar me gjysmė dritė, por i kishte kėrkuar Zotit:

    "Jepi shqiptarit dritė ,
    Zot i vėrtetė tė shohi,
    tė marrė vesh mirėsitė,
    Tė vėrtetėn ta njohė“.

    Kėto angazhime, qė kishte marė duhej ti vrojtonte.
    Prandaj ē`punė do tė bėnte i vetėm nė ftohtėsirėn e baltės?

    Nė oborrin e kryeqėndrės botėrore tė bektashizmit,hija e Naimit merr njė rrėzėllim tė veēantė.
    Ardhja e Naimit nė seli tė shenjtė,nė dyer tė kryeqėndrės botėrore ėshtė e pėrhershme.

    POETIKA PĖR POETIN

    Naim o zemėr!

    Trupi yt i shtrirė si nė shkretėtirė.
    Poet e ē’poeti.Bukurisht i bukur.
    Mjerisht larg.Qefini yt i larė nga mjegulla e bardhė.
    Fshehur nė errėsirė,nė kėtė arkėmorti.
    Ngrehu nga kjo ėndėrr,pėrgjimtare e rrėmintare!

    Naimi shkruante:

    ...Nga i gjalli e ka nxjerrė,
    Tė vdekurin Zoti vetė,
    Nga i vdekuri pėrherė,
    Tė gjallėn prapė nė jetė.

    Tek i biri jetėgjati,
    Qė rron sot nė kėtė jetė,
    Ėshtė pshehur i ati,
    Kjo ėshtė fjalė e vėrtetė...“




    NGA GEZIM LLOJDIA



    '
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •