Tek Ilo, në Restorantine tij "Bellaçao" në një lagje shishë te Parisit, perpos klienteve te huaj nga e tere bota, ne kete lokal te ngrohet me mikpritje nga ulqinaku, vinin aty shpeshe here edhe mysafir e vizitor te perkoheshem qe vinin kalimthi nga trojet shqiptare per te vizituar qyetin e famshem, Parisin.
Në vitin 2006, hyn në lokaline Ilos edhe kryetari i bashkesis së Vushtrris, i shoqeruar nga një vendas i tij qe jetonte prej dekadash në Paris dhe ky vendos, pas nje vizite Parisit, te ndaleshin per te drekuar në restorantin "Bellaçao" me specialitete italiane ne pizeria...por edhe kuzhine franceze.
Ilo njohtohet me mysafirin nga Vushtrria, qe hera e parë ishte qe ndegjonte per kete qyteze. Klientet hecin dhe pas dy dite në lokalin e tij hyjn dy vajza te reja, afer te tridhjetave.
Pasi qe porositin dy pizza, An Lores i shkojne syt tek shqiponja dykrenare qe Ilo e mbante siper banakut. An Lori e shikon me habi dhe ngurron drejte Ilos e thotë " Shqiptar jeni" ?
- Po, i pergjigjet Ilo, po ju nga jeni ?
- Edhe une jam shqiptare- ia kthen An Lori e gëzuar !
- Nuk keni aksent fare, ju duhet te jeni franceze....
-Jo, unë kam lindur në Vushtrri, kam gjetur ne internet se ky vend është i shqiptareve, është vendlindja ime por asnjehere se kam shkelur me këmbë...
- Po pse ? - e pyet Ilo...
- Është histori e gjatë e teper e komplikuar...ia bënë An Lori.
Pastaj i kthehet e i trgon Ilos se si ajo ishte e adoptuar tek një familje franceze, 5 ditë pas lindjes se saj dhe se si ishte rritur tek keta prinder të dytë qe i konsideronte si babai dhe mami te vertete deri paar disa vitesh kur fillon lufta e fundit në Kosovë.
Sipas ligjit francez por edhe botror, emri i vendëlindjes nuk humbset kurresesi, edhe pse prinderit e saj adoptiv e kishin emruar ne emrin e tyre dhe kishte nenshteyesi franceze kjo vajzë, prap se prap emri i vendit te lindjes mbetej; Vushtrri !
-Po mu para dy titve pata ketu Bashkiakun e Vushtrris, kjo po më habit dhe pas dy dite vini ju dhe më thuani se jeni shqiptare dhe se keni lindur në Vushtrri, perpara as qe kam ndegjuar per kete vend, kjo me duket si e pabesueshme, dhe ne tjetren anë me thuani s asnjhere s'keni qene në në Kosove per te kerkuar origjinen tuaj... ! Ju po më befasoni...A keni kerkuar ndonjëhere origjnen tuaj, per ti kerkuar prinderit tuaj te vertetë ? - e pyet Ilo ?
- Jo, perpos në internet kam shtypur "vushtrri" dhe më ka dalur se ky vend gjindet nË Kosovë, diku në Ballkan...me tej ende s'kam kerkuar por e kam ndermend te beje kerkime, kend e kam pasur baba, kend mami..;ta njohe se paku origjinen time se nga jam e ardhur ketu në Francë dhe si kam ardhur...
- Po prindet e tu adoptiv, te kane thene gjë, apo te kane fshehur origjinen tuaj ?
- Në fillim po, por dale ngadal me kane thene se une rrjedhi nga një familje shqiptare, per shkaqe "iks" te panjohura posa kam lindur, mami më ka hedhur diku buzë një lumi, afer plehrave, keshtu më ka thene babai im qe me ka rritur...
-Une se besoj se te kane gjetur në plehra, ia kthene Ilo, sa vajzë e bukur qe jeni, pastaj se bsoj qe femra shqiptare e ka bere kete gjë, ne nuk e kemi tradit një akt te tillë...aqë te ligë, duhet te kene qene rrethana tjera, prandaj duhet te kerkoni te verteten...
- Po si ta gjëjë te verteten unë kur s'njohë njeri ketu në Paris, Kosova s'ka as ambasad as nuk eshte ende e pamvarun, ku t'ia nisi ?
- Unë mundem te ju ndihmoj, te thash; para dy ditesh ishte klient ketu ne kete vend ku je ulur edhe ti Bashkiaki i Vushtrris, ku don ti te kerkosh fatbaredhsi më të lumtur se kjo ditë ?
-Keni te drejtë, thotë An Lori, duhet ta shfrytzoj këtë kuancidencë, sikur se më thrret vendlindja ime, ka ardhur koha, tani i kam mbushur 27 vite, jam edhe mjafë e pjekur. Më duhet te bejë diçka, vite te tera i kam kaluar në dyshime e vujtje te thella në zemer mos te flas per vujtje mendore e psiqike e netet pa gjumë qe i kam kaluar deri me sot, më nuk mundem të rri duar kryq para kesaj drame qe mË ka ndodhur mua, dua ta perballoj te verteten sido te jete ajo, por edhe me ankthë...A thua, a mund ti gjeje prinderit e mi te vertete ?
- Kush jane ata ? Ndoshta do e gjej vetem mamin, dihet qe sipas rrethanave qe me kan gjetur, ndoshta jam një "kopilicë" fëmij i pa deshiruar ?
E deshpruar e gati në, An Lori gjeti tek Ilos gurin filozofal, ndoshta shpresen e humbur apo mbeshtetjen e predestinuar !
- Ku ta gjëj une kete bashkiakun, i thotë An Lori, dhe po e gjeta, sa mund te me ndihmoje e si do te më ndihmoje ai kur kane kaluar gati 30 vite, e mbaj mend se ne luften e fundit gjithqka ështe djegur, ndoshta edhe dokumentet e vendit te amzës ku kam lindur une, vetem ndoshta me ADN, kushtojn shtrenjte analizat, pastaj, pa as nje dokument, ku t'ia filloj une e mjera ?
- Prit pakë, i thotë Ilo, do e marr në telefon une ate bashkevendasin tënd qe jeton ketu në Paris i cili e shoqeronte bashkiakun e Vushtrris, besoj se permes tij do arrini tek ai dhe do hapni dosjet, nese egzistojn ende...
Krijoni Kontakt