Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 111
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Titulli ka ndryshuar...!
    "Vajza nga Kanuni maleve"
    A jane viktimat e Kanunit epshe te dashurisë se vertetë ?

    Makina qe e kthen kohen mbrapa...

    Une nuk po e marr vesh se si ata te Klan Tv po e kryejnaqë shpejt misionin e tyre per një or po pershkruajn 30 vite vuajtje te njerzve te mjere e te humbur ?
    Po me duket ata e kane zbuluar makinen qe e kthen kohen mbrapa...
    ...une mbarova nate e dite tuj shkrue e kurrgja s'bana..; jam ne gjysem te rruges ende ne shekullin e XX.....;hhehhehhe ...!
    une nuk jam makina qe kthen kohen mbrapa..lol !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 12-12-2009 më 21:38
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Titulli ka ndryshuar...!
    "Vajza nga Kanuni maleve"
    A jane viktimat e Kanunit epshe te dashurisë se vertetë ?
    !
    Kerkoj falje nga antaret se me duhet te beje ca ndryshime: si pari tek emri i një personazhi..
    aty kam bere gabim qe e kam vene emrin e ketij personazhi ketu ne kete rrefim pa pelqimin e tij, prandaj kjo ankes me detyron ta ndryshoj dhe ta nderprej njehere kete rrefim...

    shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    U mbyll tema per kete vit..do ju lajmrohem vitin e ardhshem, shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #34
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Na e fute o Kreksi... Po ben burri kshu
    Really Dude... Get A Life!!!

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Adaes për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  6. #35
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Agroni ndiqte veturen drejt qendres se qytezes dhe ndaloi po aty ky i kishte marrur dy klientet e tij. Lori e Rolandi edhe ata dolen nga vetura duke i dhene nje shikim rrugës kembsore. Trotuaret dhe rrugicat e dyqaneve dhe bareve ishin mbushur plotë me njerez, qarkullimi i veturava tani ishte ndalur. Dielli kishte filluar te skuqej kah perendimi duke u mshefur pas maleve te
    Qiqavicës.
    - Do shetisim edhe pakë ketu ne sheshin e qytetit apo don te kthehemi ne dhom per tu çlodhur pakë ? -ia beri Lori Rolandit.
    -Ti mund te rrish si te duash, une po shkoj te shtrihem pake, jam i ldhur.
    - Mirë babi, shko pusho, do rri pra me perkthyesin, vij te marrë pastaj pos te freskohet edhe pakë...
    Rolandi u drejtua kah "Hotel Kalaja" kurse Agroni e An Lori ecnin me hapa te ngadalsuar ne mesin e turmes se njerzve.
    - Nesër na pret edhe një ditë e ngarkuar, ne ora dhjetë, mos harro qe kemi takim me kryetarin e komunes, besoj se do na dali ne ndihmë, se paku te na veje ne kontakte me ish kryetarin e atyre viteve, shpresojmi se gjendet ketu.
    - Une nuk e di se cili eshte ai, i njohe vetem keta te kohes se fundit, te vjetrit smë kujtohen...tha Agroni.
    - Mami Sofa, vetem kjo mund te na ndihmoje, si ta gjejmi ate nese eshte ne Kanada, eshtee kot... ia priti Lori.
    - Prit, tha Lori, do shkoj në Sberkafe, ka tri ditë qe nuk e kam hapur adresen time elektronika..
    U futen mbrenda dhe moren nga një pije pastaj An Lori shkoi te konsulltonte kompjuterin qe i urdheroj një zonjë.
    Agroni e priste ulur ne banak duke u menduar, nxori nga xhepi telefonin e tij dhe beri një numer.
    " Mirëdita Petrit, si jeni, si kaloni, si i keni punet..."
    "..ndegjo Petrit, tu kisha lutur, a mundesh te me ndihmosh diçka"...
    "...Nga vitet 78 deri 80, e njehë kush ishte pergjegjëse në Qendren shendetsore te lindjeve ?"
    "...Sofie Morina...po ?"
    "..po djali i saj, si e ka emrin ? "
    "..Mentor Morina...po?...shahist i njohur ? "
    Ne keto momente Lori iu afrua Agronit duke i dhene shenjë se asgjë te re nga mesazhet elektronike...
    "Mirë, falemenderit Petrit, do degjohemi, te tregoj pstaj më gjersishtë, shendet"..;deh mbylli celularin.
    - Kam një lajm te mirë, e gjeta se kush është kjo mami Sofa, tani më kujtohet pakë. Burri i saj punonte në gjermani si shumica e vendasve nga ky vend dhe një dite ai nuk kthehet më, thuhet se atje është martuar më një vajzë gjermane dhe më nuk është kthyer kurrë. Sofie morina është kujdesur vetun për djalin e saj Mentorin i cili jeton ketu diku ne afersi te qytezes, thuhet se është shahist i fortë, ka ardhur nga Kanada vetem per te marrur pjesë ne turnirin e madh qe organizohet për çdo vite ketu ne Vushtrri dhe në Burim, një qytezë tjeter me në perendim mbahet finalja keto dite.
    Do mundohemi ta kontaktojmi ketë Mntorin, e ëma e tij ka ngelur atje ne Kanada, s'kemi si t'ia bejmi ndryshe, i tha Agroni.
    - Një hap i suksesëshem permes celularit, do ua di per nder, i tha Lori dhe dolen jashtë nga Siberkafe.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #36
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Agroni i propozoj Lorit te shetisnin tek Ura e vjeter e Gurit, aty mu afer qendres.
    Duke hecur ne drejtim te ures se gurit, para tyre u ndal një gjip i atumjeteve ushtarake franceze, ku nga dritarja nxori koken i njejti komandat qe kishin takuar buzë lumit dite me parë...
    - Mirdita, jeni ende ketu pari, pyeti komandanti, e paskeni zgjedhur edhe perkthyesin kete here, e njohim, eshtë burrë i mirë...e pershendeti edhe Agronin nga largë...
    - Tani ju njohta, tha Lori, do qendroj deri ne fund te javes pastaj do kthehem ne Paris.
    Komandanti doli nga automjeti dhe iu afrua Lorit.
    - Me vjen keq te ju thëmë por ne kabinetin tonë kemi marrur disa informacione ne lidhje me arsyen e ardhjes suaj ketu ne këte vend. Nese nuk ia arrini dot te depertoni mund te na kontaktoni ne zyren tonë, me gjithe mundesit do perpiqemi te ju ndihmojmi, tha komandanti.
    - E vertet eshte se ketu gjindem per kete qeshtje, nuk e di se sa do kem sukses.
    - Per çfare do rasti ne jemi te gatshem te ju japim mbeshtetjen tonë, kalofshi dite te mirë.
    - Falemenderit, ia ktheu Lori dhe komandanti hypi ne gjip dhe vijouan rrugen.

    Qe në oret e para te mengjezit ne dyert e komunes kishin filluar te hynin nepunësit njeri pas tjetrit, shifej ne hecjet e tyre se ishin teper te nxituar. Mbrenda ne sallen e madhe te mbledhjeve ishin grumbulluar dhjetra nepunes qe pershperisnin mes tyre më zë te ulet. Te gjithë kishin zënë vende rrethë një tavoline ovale ku per një çast u hap dera dhe hyri një burrë i gjatë qe kishte kaluar mbi te pesdhjetat, iu dha shenjë me dor qe te uleshin dhe zuri vend ne ballë te tavolines. Ishte kryetari i bashkësisë.
    Pa një heshtje kryetari hapi nje dosje dhe nxori një flet dhe e lexonte në heshtje. Ngriti koken dhe i veshtroje nepunesit per rrethë.
    - Te nderuar zonja e zotrinjë, sot jemi mbledhur ne kete tubim per te diskutuar rrethë një qeshtje te jashtezakonshme qe me siguri shumica e juaj ketu jeni ne dijeni. Keto dite ne komunen tonë është paraqitur një vajzë e re, me nenshtetsi franceze, por e cila revandikon origjinen e saj pranë kesaj komunes sonë. Mbrëmë me mori drejtori i qendres shendetësore ne telefon ne lidhje me viziten e kesaj vajze ne qendren shendetsore. Ajo pra ka ardhur ne vendlindjen e saj per te kerkuar se nga rrjedh dhe cilet jane prinderit e saj, me shpres se paku te gjeje identitetin e mëmes se saj e cila e ka braktisur qysh si foshnje. Tani e rritur, vajza ka vendosur te beje hetime per te gjetur mamin e saj, siç me thanë, ishte edhe ketu ne komun per te kerkuar ndonjë dokument ku ne baz te tij ndoshta do vije deri tek ndonje shenje per gjetjen e prindit ta saj.
    Te gjithë pra jemi para një dileme, para një rasti unik qe asnjehere deri me sot nuk jemi provuar ne vendin tonë e lere me ne kete komun. Nuk po i ceki tani rrethanat e hipotezat se si dhe per çfare arsyje e ëma e kesaj vajzes qe tani quhet Lori atje ne Francë, e ka larguar nga gjiri foshnjen e saj. Ne nuk mund te jemi ne vend te saj qe te paragjykojmi rrethanat e kesaj ngjarje, jemi mbledhur ketu qe ti ndihmojmi kesaj vajzes qe ta gjeje mamin e saj, me sa kemi mundesi, edhe pse e dijmi se është veshtir qe sot te gjenden gjurm ne dokumentacione, dhe pastaj, edeh po e gjetem emrin e kesaj gruaje, ju e dini se ketu jetojmi ne nje vend ku ende jane ne fuqi traditat shekullore te Kanunit te maleve, mirepo me ardhjen e demokracis keto barriera kan rënë, tash jemi ne boten e lirë e jo nene diktatur, duhet ti zbatojmi ligjet nderkombtare, si e dini, jemi edhe te mbikqyrun nga institucionet e huaja dhe ligjet e kanunit me nuk hyjn ne procese ligjore.
    Veshtirë është edhe per personin qe e kerkojmi, imagjinoni se kjo nënë qe e ka lene kete foshnje para 28 vjete buz lumit, mund te jete sot nënë e kushedi sa femijve, e martuar ndoshta dhe mund te jete motra e jona e secilit prej neve ketu, imagjinoni njehere konsekancat, tronditjet, thashe e themet, grindjet qe mund te qojne edhe deri tek ndonjë dram dram ne komunen tonë? Si t'ia bejmi hallit tani dhe si ta presim kete vajzë ne sot ? ketu eshte qeshtje delikate, qeshtje nderi, qeshtje jo e lehtë per ne qe ndoshta atje ne Francë do ishte lehtë dhe pa konsekuanca gjetja e kesaj nëne.
    Së shpejti pra, ne ora 10 do pres ketu ne kabinetin tim ketë vajzen tonë, mirepo dua qe te konsulltohem edhe me ju se si t'ia bejmi dhe deri ne cilen shkallë jemi ne gjendje ti ndihmojmi Lorit.
    Tani pres edhe edhe pyetje e pergjigjeje nga ju nepunesit e kesaj komune qe jeni te gjithe ne kete rast edhe keshilltaret dhe bashkëpuntoret e mi ne kete komun. E dua patjeter mendimin tuaj.
    Te gjithë kishin ulur koken poshtë para dosjeve te tyre, nuk degjohej as një zhurem, mbretronte qetesi totale.
    - Flisni, ju lutem, ç'keni tani qe nuk flisni, dje nga ju degjohej ne byrot tuaj tere diten vetem se ky rast e tani ketu keni ulur koken, duhet te dalim nga ky hendek, mos sotë neser...
    U ngrit zonja e oficines se librave te amzes, ajo filloi ti tregoje kryetarit se si e ka pritur kete vajzë ne byron e saj dhe se eshte munduar te gjeje ndonjë shenjë te mundur te egzistences se kesaj vajze por pa sukses.
    - Unë nuk di se çka mundem te bej tjeter për këtë vajzë, më vjen shumë keq por kur nuk kemi as një dokument se kush jane prinderit e saj, si ta gjejmi te ëmen e saj ?- tha ajo dhe veshtroi te gjithe koleget e saj per rrethë qe rrinin te heshtur.
    Fjalen e mori edhe një nepunës tjetër. Ai tha se do ishte ne gjendje ti kontrolloje te gjitha dosjet mbrenda ktyre ditve, dhe se ishte i gatshem qe te kontaktoje edhe ish kryetarine komunes, qe ishte i vetmi deshmitar e kohes i cili kishte nenshkruar kete adoptim te kesaj foshnje.
    - Mirë, tha krytari, duke iu drejtuar ketij nepunësi, sot ke per detyr te shkosh tek ish kryetari, adresen besoj se do ta gjeni lehte, banon ketu afer, prapa kinemas se re, merri te gjitha shenimet dhe emrat e personave qe ishin prezent gjate ketije adoptimi dhe mi sjellni ketu.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #37
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    E mira nuk ka fund, por as e keqja...!

    Dy faqe i lexova me vëmendje. Diç përafërsisht e tillë me ka rastisë që thonë një fjalë popullorçe “ka krisur ke këmbët e mia”. Kemi provoja të hidhura që na i ka imponuar pushteti i paskrupullt, mentaliteti prapanik që shpesh e përmendët Kanunin (po kush e njeh ligjin e kanunin, kur shumëkush nuk e njeh vetën e vet), rrethanat egoiste dhe me plotë urrejtje përsëri në strukturën e popullatës së pa emancipuar, xhelozia, shumë e shumë faktor tjerë. Plotë dy vite jam duke u përpëlitur të shkruaj një ngjarje të tillë tragjike, ku pjesë e kësaj ngjarje jam edhe vet. Por jam sakat si prozator (romancier), poet qe hiq, por nuk kam as sens të artit frazeologjik që të shkruaj siç thotë populli me rrotulla dhe emra tjerë. Sikur ti përdorja emrat e imagjinuar me siguri për lexuesin kishin me qenë shumë interesant dhe kishin me dhënë vlerësimet e tyre shumë frytëdhënse, të mira dhe me plotë kriticizëm, por për mua me duket si një shtazë natyrale të fus në kafaz dhe të artificializoi.
    Shumë forumist shkruan fjali të padurimita për të përjetuar përfundimin e kësaj episode tragjike edhe unë doja të citoi fjalën e urtë popullore: “kur e mbytë qenin gjuaje në përrua!” Po ja fjalët e fundit rreth sugjerimit se a duhet shkruar emrat e vërtetë apo të imagjinuar, më bënë që të tërhiqem nga fjalia popullore e cekur më parë. Shpesh me ka shkua mendja të citoi edhe fjalë e popullit “çfarë humbë mos u gjete!”
    Qysh se në shkrimet e Juaja për “sofrën e Drenicës” e kam vërejte se sipas meje jeni shumë real dhe i pa shibla siç thotë populli ynë. Por çfarë të bëjmë, kur unë jam një person që gjithmonë kam kërkuar mekanizëm që ka forcë dhe metodë për të kthye këtë popull në binare të drejta dhe duke flakur njëherë e përgjithmonë veset e prapambetura: lëvdatat, kryeneçësinë, kokëforcinë, përvetësimin e veprave të huaja ose stolisjen me vepra të veprimtarëve të vërtetë, imitimin e njerëzve që çdo gjë kanë dhënë për vatan e vet as kund nuk janë, kërcënimet e në fund edhe vrasjet.
    Kisha me preferua që çdo forumisti që shkruan në gjuhën shqipe të instaloi programin për korrekturën e gjuhës shqipe, i cili program me ka ndihmuar shumë, se edhe për nga gjuha kam qenë shumë sakat. Unë jo që e lexova, por edhe sikur të shkosh deri në fund të kësaj episode të dhimbshme, për mua nuk kishte pasur farë rëndësie përfundim të kësaj episode, pasi që po e imagjinoi përfundimin duke u bazuar në përjetimet e mia që i kam përjetuar që 65 vite. Ky rrëfim është një ndër shkëndijat e tragjedive që kemi përjetuar si ato të shkruara edhe më shumë të pa shkruara. Nj lloj tragjedie të tipit të tillë e ke edhe në librin e Dr. Muhamet Shatrit për Ibrahim Graincën. Ju përshëndes
    Ndryshuar për herë të fundit nga salihaj : 20-12-2009 më 20:05

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar salihaj për postimin:

    Kreksi (08-02-2018)

  10. #38
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Pershendetje i nderuari salihaj, ke plotë te drejtë, aty sidomos kur thua per emrat e imagjinuar, eshte pastaj ne fillim veshtir qe ti ndrrosh emrat e tyre por une te ksiha kshillue qe te fillosh ngjarjen ashtu si e ndjen ti me emra te vertete dhe ne fund, kur te perfundosh rrefimin beri nje ndryshim emrave me progam te paisur ne Word keshtuqe ngjarja nuk hup fare vleren...;

    Pasatj edhe aty qe e ceke se ka gabime gramatikore ne kete rrefim, çka eshte e saket dhe nese ke vrejtur me mirë shkruaj kur diskutoj me forumista se sa ne kete shkrim sepse kam dilema edeh une per arsye te thjeshtë se kur shkruaj une shkruaj si ne hipnoz dhe shumë shpejtë, si vetima keshtuqe gabimet nuk me interesojne forte se mendfoj qe do i permirsoj me vonë...dhe po ia nisa te mirrem edhe me permirsime drejtshkrimore kurrë nuk kryhet...
    Pastaj problemi tjeter eshte se ngjarja zhvillohet ne nje vend ku edeh une e njohe mire kete dialekt dhe po ia nisa e te shkruaj ne gjuhen letrare i humbet kuptimi i i ngjarjes e dialogjeve me se tepermi...
    Pra vendosa ta shkruaj me gabime keshtu live, ndryshe do ishte po te doja qe ta botoja kete rrefim ne liber.
    Tani sa i perkete atij programit korrigjues une nuk e kam ate dhe se di se sa do me ndihmoje, ndoshta do ta provoj nese me dergon linkun se ku ta gjeje...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  11. #39
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Ne takim me Kryetarin
    ==============tregimi vijon========

    Ju te tjeret duhet te mirreni edhe me gazetaret e radios lokale, hapjau kete qeshtje qe te mos shpallin ndonje lajm pa qene te sigurt ne te dhenat e sakta. Mesa u njoftova, kjo Lori ka ndermend më në fund që ti drejtohet me nje shpallje kesaj radios sonë, te jemi te gatshem ne çfardo eventualiteti mos te keqeperdoret ky rast e perhapen thash e theme se pastaj mbaron keqë kjo iniciativ e saj per neve se ajo tek e fundit, ska edhe çka te humbi me shumë...duhet te ruhemi pra. A ka ndonjeri ndonjë propozim tjeter ?
    - Po zoti kryetar, çoi doren një nepunes tjeter, unë kisha me propozue qe ne sitin tonë oficiel aty tek rubrika e njerzve te humbur, ku dihet se jane te zhdukur nga lufta edhe 100 persona, ta vejmi bashkangjitur ketu edhe kete rastin e Lorit...
    - Ide e mirë, u pergjigjë kryetari, po çka te shenohet ne te kur nuk dijmi as emer as mbiemer te asaj femre qe e ka humbur foshnjen e saj ?
    -Thjeshtë, iu pergjigjë nepunësi. Kerkohet një grua e cila e ka humbur foshnjen e vetë, një vajzë ne vitin 1978 ne muajin Mars, nuk jane njeqind veta qe kan humbur femijt e tyre ne kete kohe, eshte vetem ky rast....
    - Jo nuk bënë keshtu, s'do kete efekte, foli një tjeter. Se besoj se kjo grua do kete internet e ndoshta as kompjuter, do shkoje huç ky plan.
    - Ajo gruja ndoshta s'ka internet por tani te gjithe te rinjet e te rejat kan internet dhe orë te tera i kalojne ne siberkafe, dhe posa keta te rinje do e lexojne kete shpallje, me siguri se do iu tregojne edhe prinderve te tyre ne shtepi qe po kerkohet një grua...
    - Kjo metod nuk vlen tha kryetari, te rinjet nuk iu tregojne me prinderve te tyre se kane humbur kohen ne siberkafe, me se miri do ishte qe te publikohet nje fotografi e lorit ne sitin tone me tekstin poshtë; Jam Lori, kerkoj mamin tim te humbur me kete date...pra shumë thjeshte, pa hyr ne detaje se askush nuk do lajmrohet po u cek se kjo eshte nje foshnje e gjetur buz lumit, një "kopilicë", kush guxon te lajmrohet, askushi !
    - Vertete tani po e shofim qe kemi rene ne hall te madh, telashe do na nxjerri kjo kopilicë, tha nepunëi i cili e kishte shoqeruar Lorin paar ca ditesh tek byroja e librave te amzes.
    - Po edhe t'ia mbyllim deren nuk kemi te drejte, ketu i kemi francezet, tek e fundit ajo do shkoje edhe tek ata per t'iu kerkuar ndihmë, eshtë jo njerzore nga ana e jonë qe te rrijmi keshtu duar kryq, dhe tani une po behem gati te iki per pushime, nuk guxoj te lë komunen ne nje kaos te tillë...Tani me la edhe pa pushime kjo vajzë....
    Ne der hyri një hottes e pritjes e cila i beri me dije kryetarit se ajo vajza me te j'atin e saj dhe perkthyesin kishin arritur me kohë te caktuar.
    - Ti ftojmi qe te vijnë ketu ? pyeti kryetari.
    - Nuk prishë punë, le të vijnë, ti sqarojmi punët se bashku si duhet.
    Kryetari i beri shenjë hoteses qe te hyjnë.
    Pas pakë ne der u duken Lori, Rolandi dhe Ahroni, te gjithë u ngriten nga vendi dhe filluan shterngimet e duarve rrethe e rrethe tavolines pastaj ua sollen tri karrika aty pranë kryetrai dhe zuren vendë. Perballë Lorit nepunesi qe kishte propozuar qe te hapnin ne sitin e komunes nje rubrik te posaçme per kete vajzë te humbur, ai nuk ia ndante sytë Lorit, e veshtronte qe nga floket e saj te gjata, sytê, ftyren, ia shiqonte edhe levizjet e duarve te saj, gishtat e deri te majet e thonjëve, pastaj vetullat deri edhe qerrpiket, sytë e tij ndiqnin çdo levizje te saj, çdo buzëqeshje te lehtë te saj dhe here pas here ulte koken i menduar...
    Nepunësi tjeter qe ishte afer tij nga e djathta i dha një prekje me brryl qe tia terhiqte vrejtjen dhe i pershperiti;
    "Luan, mos e shiqo ashtu vajzen se nuk bënë...."
    Dikur erdhi ne vehte Luan Dina dhe ofshani duke e ferkuar ballin me dor, një rrebesh ethesh e ksihin kapluar tërë trupin e tij qe nga mbrendsia e stomakut, ftyre e tij kishte marrur ngjyrë te kuqe, zgjati doren dhe mori një gotë ujë dhe e piu më nxitim....

    Nder kohë nisi i pari biseden Agroni e po i spjegon kryetarit tërë ditene djeshme qe kishin kaluar ne qendren shendetsore ne kerkim te ndonjë dokumenti, pastaj i tregoj edhe rastin e mami Tines e cila iu kishte rrefyer me lotë ne sy rastin se si e ksihin gjetur Lorin
    buzë lumit dhe si e kjo mami ishte kujdesur per të...
    Agroni i treoj me tej edhe per një mami tjetër, mami Sofa qe ishte Sofie Morina e cila ishte marrur edhe me adoptimin e Lorit ne prezencen e ish kryetarit te komunes. I tregoj se Sofia gjatë luftes si refugjate ishte strehuar me djalin e saj Mentorin ne Kanada dhe se njeherit ishte e pa mundur ta kontaktonin.
    - Mentori, shahisti ? nderhyri kryetari.
    - Po ai, pohoi Agroni.
    - Ka ardhur ketu në Vushtrri para ca ditesh nga Alberta, e presim per pjesmarrje ne turnirin e shahut qe do mbahet se shpejti ketu në Vushtrri dhe ne Burim...
    - Jam interesuar edhe unë, i tha Agroni, me tregoi një mik i imi...besoj se do ta gjejmi dhe ta pysesim nese mund te na lidhi ne kontakt me mamin e tij ne Kanada, Lori tek kjo ka shumë shpresa...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 21-12-2009 më 17:35
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  12. #40
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    ===== vijon======
    - Patjeter se duhet kontaktuar edhe Mentorin, ta japi une pastaj numrin e celularit te tij, kemi shpres se do e fitoj kupen e shahisteve kete vitë. ..
    Kryetari iu dha premtime Lorit e Rolandit se do perpiqen me çdo kushtë qe te grumbullojne sa më shpejtë deshmi rrethe ketij rasti dhe se do ti hapnin dosjet posa te gjenin ish kryetarin e bashkesisë së Vushtrrisë ku menjehere do ta venin ate ne dijeni. lori pastaj i percjelli edhe pershendetjet e Arianit i cili se shpejti edhe ai do i vije ne ndihmë, per momentin me nje mesazh qe kishte marrur, kishte vendosur te qendroje tri dite ne Durres.
    Lori i tregonte kryetarit nismen e kesaj avanture qe kishte filluar ne "belalçao" tek Ilo, ku edhe ai kishte kaluar dite me parë ne te njejtin vendë...Kryetari luante koken nga habija se si fati e ka sjellur mu ne kete restoran edhe Lorin, i jepte te drejte qe ka marrur kete guxim ne kerkim te mamait te saj.
    Me ne fund u ngriten te gjithe, takimi perfundon me shterngime duarsh, perseri Luan Dina u pershendet me Lorin dhe qe te dy u shiquan per disa qaste pa ditur fare te shkemmbejne as një fjalë dhe me ne fund u ndan.

    Në Vushtrri nuk kishte nevojë fareqe Lori te shpallte në radion lokale rastine e saj ku mbrenda tri dite te terë banoret e kesaj qyteze mësuan se kush ishte Lori, e dinin qellimin e vizites se saj dhe kur dilte nga hoteli apo kur shkonte ne siberkafe ose kur shkonte ne furrtore per te blere burek te gjithë e shiqonin Lorin qe hecte me hapa te ngadalshem, pa u nxituar fare, pa u drojtur nga shiqimet e te tjerve, edhe kjo ishte mesuar me shikimet e tyre te habitshme qe reflektonin njerzit ne ftyrat e tyre, te ngrira, gati se e tere rruga kembsre levizte ne ngadalsim.Në rrugën këmbësore kamarierët posa e vrenin nga largë dilnin dhe e ftonin ate qe te ndalej ne kafeterit e tyre, per ta ishte knaqesi e madhe ti sherbeje te vetmit turistë te ardhur nga perendimi ndoshta por edhe ishte me teper kurioziteti qe i shtynte ndaj kesaj vajze, çuditeshin se nga e ksihte marrur guximin qe te kthehet ne vendlindje te saj pas 28 vite ne kerkim te mamit te saj qe as emrin nuk ia dinte.
    Lori kishte lënë takim pas dreke me Agronin aty ne perfundim te rruges kembesore, derisa Rolandi i lodhur kishte preferuar te shlodhej, nuk e duronte vapen e psadites.

    Agroni doli nga vetura dhe i beri shenjë Lorit se ku ishte garuar dhe me hapa te shpejtë Lori iu afrua vetures dhe hyri ne te. Makina mori drejtimin kah dalja e qytezes dhe u kthyen majtas menjehere moren rrugen qe shpie per ne Burim, 40 kilometra ne perendim te Vushtrrisë.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •