Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 111
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Arrow Historia fillon në "Bellaçao" ...!

    Tek Ilo, në Restorantine tij "Bellaçao" në një lagje shishë te Parisit, perpos klienteve te huaj nga e tere bota, ne kete lokal te ngrohet me mikpritje nga ulqinaku, vinin aty shpeshe here edhe mysafir e vizitor te perkoheshem qe vinin kalimthi nga trojet shqiptare per te vizituar qyetin e famshem, Parisin.

    Në vitin 2006, hyn në lokaline Ilos edhe kryetari i bashkesis së Vushtrris, i shoqeruar nga një vendas i tij qe jetonte prej dekadash në Paris dhe ky vendos, pas nje vizite Parisit, te ndaleshin per te drekuar në restorantin "Bellaçao" me specialitete italiane ne pizeria...por edhe kuzhine franceze.

    Ilo njohtohet me mysafirin nga Vushtrria, qe hera e parë ishte qe ndegjonte per kete qyteze. Klientet hecin dhe pas dy dite në lokalin e tij hyjn dy vajza te reja, afer te tridhjetave.
    Pasi qe porositin dy pizza, An Lores i shkojne syt tek shqiponja dykrenare qe Ilo e mbante siper banakut. An Lori e shikon me habi dhe ngurron drejte Ilos e thotë " Shqiptar jeni" ?
    - Po, i pergjigjet Ilo, po ju nga jeni ?
    - Edhe une jam shqiptare- ia kthen An Lori e gëzuar !
    - Nuk keni aksent fare, ju duhet te jeni franceze....
    -Jo, unë kam lindur në Vushtrri, kam gjetur ne internet se ky vend është i shqiptareve, është vendlindja ime por asnjehere se kam shkelur me këmbë...
    - Po pse ? - e pyet Ilo...
    - Është histori e gjatë e teper e komplikuar...ia bënë An Lori.
    Pastaj i kthehet e i trgon Ilos se si ajo ishte e adoptuar tek një familje franceze, 5 ditë pas lindjes se saj dhe se si ishte rritur tek keta prinder të dytë qe i konsideronte si babai dhe mami te vertete deri paar disa vitesh kur fillon lufta e fundit në Kosovë.

    Sipas ligjit francez por edhe botror, emri i vendëlindjes nuk humbset kurresesi, edhe pse prinderit e saj adoptiv e kishin emruar ne emrin e tyre dhe kishte nenshteyesi franceze kjo vajzë, prap se prap emri i vendit te lindjes mbetej; Vushtrri !

    -Po mu para dy titve pata ketu Bashkiakun e Vushtrris, kjo po më habit dhe pas dy dite vini ju dhe më thuani se jeni shqiptare dhe se keni lindur në Vushtrri, perpara as qe kam ndegjuar per kete vend, kjo me duket si e pabesueshme, dhe ne tjetren anë me thuani s asnjhere s'keni qene në në Kosove per te kerkuar origjinen tuaj... ! Ju po më befasoni...A keni kerkuar ndonjëhere origjnen tuaj, per ti kerkuar prinderit tuaj te vertetë ? - e pyet Ilo ?
    - Jo, perpos në internet kam shtypur "vushtrri" dhe më ka dalur se ky vend gjindet nË Kosovë, diku në Ballkan...me tej ende s'kam kerkuar por e kam ndermend te beje kerkime, kend e kam pasur baba, kend mami..;ta njohe se paku origjinen time se nga jam e ardhur ketu në Francë dhe si kam ardhur...
    - Po prindet e tu adoptiv, te kane thene gjë, apo te kane fshehur origjinen tuaj ?
    - Në fillim po, por dale ngadal me kane thene se une rrjedhi nga një familje shqiptare, per shkaqe "iks" te panjohura posa kam lindur, mami më ka hedhur diku buzë një lumi, afer plehrave, keshtu më ka thene babai im qe me ka rritur...
    -Une se besoj se te kane gjetur në plehra, ia kthene Ilo, sa vajzë e bukur qe jeni, pastaj se bsoj qe femra shqiptare e ka bere kete gjë, ne nuk e kemi tradit një akt te tillë...aqë te ligë, duhet te kene qene rrethana tjera, prandaj duhet te kerkoni te verteten...
    - Po si ta gjëjë te verteten unë kur s'njohë njeri ketu në Paris, Kosova s'ka as ambasad as nuk eshte ende e pamvarun, ku t'ia nisi ?
    - Unë mundem te ju ndihmoj, te thash; para dy ditesh ishte klient ketu ne kete vend ku je ulur edhe ti Bashkiaki i Vushtrris, ku don ti te kerkosh fatbaredhsi më të lumtur se kjo ditë ?
    -Keni te drejtë, thotë An Lori, duhet ta shfrytzoj këtë kuancidencë, sikur se më thrret vendlindja ime, ka ardhur koha, tani i kam mbushur 27 vite, jam edhe mjafë e pjekur. Më duhet te bejë diçka, vite te tera i kam kaluar në dyshime e vujtje te thella në zemer mos te flas per vujtje mendore e psiqike e netet pa gjumë qe i kam kaluar deri me sot, më nuk mundem të rri duar kryq para kesaj drame qe mË ka ndodhur mua, dua ta perballoj te verteten sido te jete ajo, por edhe me ankthë...A thua, a mund ti gjeje prinderit e mi te vertete ?
    - Kush jane ata ? Ndoshta do e gjej vetem mamin, dihet qe sipas rrethanave qe me kan gjetur, ndoshta jam një "kopilicë" fëmij i pa deshiruar ?
    E deshpruar e gati në, An Lori gjeti tek Ilos gurin filozofal, ndoshta shpresen e humbur apo mbeshtetjen e predestinuar !
    - Ku ta gjëj une kete bashkiakun, i thotë An Lori, dhe po e gjeta, sa mund te me ndihmoje e si do te më ndihmoje ai kur kane kaluar gati 30 vite, e mbaj mend se ne luften e fundit gjithqka ështe djegur, ndoshta edhe dokumentet e vendit te amzës ku kam lindur une, vetem ndoshta me ADN, kushtojn shtrenjte analizat, pastaj, pa as nje dokument, ku t'ia filloj une e mjera ?
    - Prit pakë, i thotë Ilo, do e marr në telefon une ate bashkevendasin tënd qe jeton ketu në Paris i cili e shoqeronte bashkiakun e Vushtrris, besoj se permes tij do arrini tek ai dhe do hapni dosjet, nese egzistojn ende...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 20-11-2009 më 17:22
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    shum interesante dona tregosh perfundimin.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SKIFTERI&12.05 për postimin:

    Kreksi (08-02-2018)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Jeta shkruan romane...

    Citim Postuar më parë nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    shum interesante dona tregosh perfundimin.
    ...Patjeter...flmn...


    P.S; neser posa te kthehem nga puna do vijoj te shkruaj jeten e An Lores...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 20-11-2009 më 18:21
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    An Lori, ne kerkim te identitetit...



    Pas pakë Ilo mori lidhjen telefonike me Arianin, emigrantin nag Vushtrrija i cili jetonte e punote prej vitesh ne Paris mirepo ishte koha e pushimeve, Gushti po afrohej dhe si zogjet shtegtar edhe emigrantet ktheheshin ne folen e tyre per te kaluar se paku nje muaj ne gjirin e familjes.

    An Lori nuk e kuptonte as një fjalë se ç'bisedonin mes tyre Ilo e Ariani, me padurim priste se çdo ti thoshte Ilo nga kjo bised, kur Ilo mori lapsin dhe një copë leter, i beri shenje An Lorit qe te shenoje numrin e telefonit te saj, qe te lidhin kontaktete me te panjohurin...
    Ne syt e An Lorit formoheshin shkendija te imta drite nga pasioni qe percillte biseden e dy bashkeatdhetarve te saj ne gjuhen shqipe qe per te ishte hera e parë qe ndegjonte se si flitej dhe qfarë ngjante gjuha shqipe.
    Për An Lorin ishte një zbulim qe shtonte kurreshtje qe ne fjalet e para dhe lekundej si me krenari gezohej nga e papritura. I hyri ne gjokës një guxim i fuqishem, ajo mendonte tani edhe me large diku ne te kalueren e saj, ku ndoshta ne femirin edeh ajo do ta kishte folur kete gjuhe te posadegjuar qe i dukej e pa krahasueshme me as nje gjuhe tjeter në botë...

    "Po, po, te thash se kjo vajza është ketu para meje" i fliste Ilo ne telefon Arianit..."kjo ka ndermend të bëjë hulumtime per te gjetur origjinen e saj, thotë se është shqiptare dh se sipas te atit te saj adoptiv, si foshnje e kan gjetur buzë një lumi, afër një tube berllogu..."
    Ariani ne anen tjeter i thotë Ilos;.."Ilo, kjo është punë delikate, ku ti dihet a ëstË shqiptare apo jo, se atje te ne ka patur pakë serbë, ose ku ti dihet asaj femre, s'ka qene e rehatshme, kjo po shifet nese e ka lene ashtu buzë lumit te shkreten, ne plehra, ...s'ka gjë më zi..e kupton ti " i thoshte Ariani. Megjithese ne ate kohë s'ka pasur berlloge fare me sa e mbaj mend une po tani na ka gjetur belaja me modernizmin se...veq qenë e berllog ka tani aty ne Vushtrri..ani kur te shef kjo frncezja kete sken, ka me u tmerrue edhe ma zi..."- ia bente Ariani ne telefon ku Ilo i kishte ngritur zerin me qellim qe te degjonte edhe An Lori...

    "Degjo Arian, tani kjo vajza mezi rri në kembe ketu paar meje, i thash se do i ndihmoni per te gjetur se ksuh eshet dhe nga vjene, se paku ka lind ne bashkesin tenede, une jam prej Ulqini, po te ishte nga Ulqini kjo, menjehere do e dergoja ne Ulqin ne bashkesi per te hulumtuar se mos gjene ne ato dosje qe kan mbetur ndonje shenjë...pra me thuaj a mund ta orjentosh deri ne vushtrri tek bashkiaku, kjo se din fare shqipen, se paku ti ndihmoje dikushi atje"

    "O po e kuptoj unë problemin e saj mirë po ku me dit se çfare problemi do lind atje te ne, mua me njohin njerzit atje e po shkova me një vajz te pa nënë e pa baba fare, as emer e as mbiemer si dihen, ku me ia nis, dhe se besoj qe është shqiptare, ku i dihet, ndoshat ajo e shkreta mendon se është me origjin shqiptare, ndoshta e ama mund te jetë shqiptare e babai diçka tjeter, ndoshta babai shqiptar e ëma serbe" ?
    - Prit Arian pakë, te pyes kete vajzen, a mos ka ndonje dokument tjeter perpos emrit Vushtrri ?
    An Lori i beri me dije Ilos se koheve te fundit babai i saj adoptiv eshet i pajtimit edhe ai qe te mirrej me kete kerkim, siç i kishte thene disa here asaj "unë te kam marru nga ai vend, une do te kthej prap aty ku te kam gjetur" por An Lori e deshpruar ende nuk e ksihte marrur kete guxim persiper kriheve te saj, vehten e ndiente si një lis pa rrënjë fare, pa origjinë pa identitet...pa te afermit e saj pa askendin ne kete botë...
    Disa here Rolandi, i ati i saj adoptiv i kishte thene An Lorit, keto vitet e fundit, pas luftës së Kosovës, se a thua a ka mbijetuar luften apo jo e ema e An Lorit, a eshte gjallë apo e vdekur, a thua mos ka marrur diku arratin per ndonjë vend te larget te botes si refugjate...?
    Nuk e lenin te qetë Rolandin keto skenat e luftes qe qfaqeshin ne rrjetet televizive te botes ku një popull i tere kishte braktisur shtepit e tyre, disa te djegura, shumë te vrar e te lenduar, para syve i dilte e ema e An Lorit; krahet e hapur duke vrapuar, si ne mjegull, ne kerkim te lirisë apo te vajzes se saj te humbur ?
    Një ditë, kah mesi i Prillit, një muaj pas fillimit te egzodit kosovar, Rolandi i kishte thene An Lorit, "nuk mundem më te duroj kete situat, nuk mund ta shofi më kete televizion...nuk dua as ti ndegjoj me lajmet,a s te lexoj gazetat" ...
    "Pse, babi ?"- iu kishte pergjigjur An Lori... ç'ke ti me keta shqiptaret e Kosoves ?
    "Unë asgjë, bija ime, mirepo ti po..."

    Ariani i thoshte Ilos në telefon se, "menyra më e mirë do ishte te kkaloje permes një reporteri, një fotogafi qe bente video dhe si gazetar ndoshta do kalonte më lehtë por edhe ne tjetren an do mbetej si deshmi, si dihet" i thoshte.."ai eshe i lidhun edhe me nje kanal televiziv"qe s'ia dinte emrin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 21-11-2009 më 17:50
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e honest
    Anëtarësuar
    21-04-2009
    Postime
    129
    O Kreksi
    Vazhdo Mor Vlla Se Na Shkatrrove

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar honest për postimin:

    Kreksi (08-02-2018)

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga honest Lexo Postimin
    O Kreksi
    Vazhdo Mor Vlla Se Na Shkatrrove
    ...nuk po di kah te shqyhem perpara, jam edhe duke shkruar skenarin ne anen tjeter...lol !Mirepo gratis, nuk me interesojne leket... per mua rendesi ka se deri ku mund te shkoje humanizmi.
    Tani secili mund te gjykoje te emen e An Lorit, jo ka bere keq, jo me mire keshtu se sa te kete mbytur...se ketej, ndodh qe shpeshehere ne plehra gjejne foshnje te mbytura ...pra ka edhe me keq..;nejse, historia vijon...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #7
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Pershendetje kreksi, histori e dhimbshme!...Po presim si do perfundoj!?...

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar bindi për postimin:

    Kreksi (08-02-2018)

  11. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Psa 27 vite An Lori kthehet në vendëlindje...

    faq.3

    Kur i kishin thënë An Lorit në prefekturen e saj se për te udhtuar në Kosovë, ajo s'kishte nevoj fare për viza e as per paseportë, ajo ishte mbetur e habitur...as 1000 kilometra se ndanin Kosoven nga Franca, Ariani i kishte thënë, pasi qe ksihin rënë ne kontakt permes Ilos në "Bellaçao" se atje në Vushtrri, ke edhe gjendarmerin franceze, njesoj si te ishe në Francë, pra mos u brengos se më nuk ka luftë atje...Kosova është e lirë !

    Në fillim Rolandi, i ati i An Lorit, nuk ishte ne pajtim që Luani, kameramani i ri, një djalosh nga Prishtina, të hyje në jeten e tij private por më ne fund pranon edhe këtë propozim "e bëj kete per An Lorin" i thoshte kameramanit. Pleqria e bënte te veten, dikur para 27 vitesh, rrugen Paris- Vushtrri e kishte shkelur më një Peugeot(pezho) të bardh por tani si plakush kishte prer dy bileta pran agjencionit në sheshin Opera, dy bileta vetem shkuese në drejtim te Aeoroportit te Prishtinës. Vete me vete mendonte se ngjarja mund te perfundoje aty edhe ku ka filluar, para gati tri dekadave.
    An Lori dy ditë para se te niseshin në fluturim për në Prishtinë ajo kishte kontaktuar pranë "Institutit Nehandertal Genealogique Live", një profesor te njohur ne kete lami, specialist në ADN i cili e kishte udhëzuar se si dhe se çfarë duhej ndermarrur për te patur sukses kerkimi i prindërve përmes ADN-it.
    Profesori i ksihte thënë An Lorit se e pa muajtun është të gjendet një prind sot permes ADN-it, vetem neqoftëse njeri prej prindeve pranon te beje këtë test dhe ate pa qene fare i detyruar. Mandej ai i kishte thë asaj se ligjistraturen e atij vendit nuk e njeh fare dhe se nuk garantonte se do kete sukses kjo llojë eksedite ne kerkim te paternitetit apo maternitetit.
    Mirëpo An Lori e vendosur qê ishte, kishte blerë disa pako hermetike "modyla testi per ADN", qe nisej nga më të thjeshtat ku veprohej vetem permes jargëve te gojes e gjere te ato më te sofistikuara për mbledhjen e qimeve te flokeve.
    "Tani u bëre në rolin e një detektive" i thoshte me tallje Ariani kur An Lori nxori nga çanta disa pako testi te ADN-it..."njerzit do frigohen o An Lori, do thojnë se mos ke ardhur te kerkosh në Vushtrri ndonjë njeri te kerkuar nga interpoli, ata te shkretit se dijn hallin tënd..." keshtu pra Ariani u lëshua shpejtë në biseda më vajzën e re qe e konsideronte si një moter.

    Dita e nisjes ishte caktuar, e Shtunde, do leshoheshin në Aeroportin e Prishtinës vetëm Rolandi dhe An Lori me Luanin kurse Ariani nisej me vetur per te arritur dy dite më vonë në Vushtrri. Mirëpo, të gjitha nevojat e para si hotelin dhe taksin Ariani ua kishte rezervuar permes telefonit tek kryebashkiaki i Vushtrris te cilin e kishte edhe mik. Ne fillai kryebashkiaku i kishte thënë Arianit se kjo kerkes do i nxjerrte telashe, jo atij personalishtë por qytetrve te kesaj qyteze te vogël që asnjëhere as ësndërr nuk e kishin parë se një ditë, pas tri dekadave gati, një vajz e lindur në këtë qytez dhe e zhdukur mënjëhere posa i kishte qelur syt do kthehej perseri ne vendlindje te saj në kerkim të prindve, dhe ate pa ditur as emër as mbiemer, kjo situat e shqetsonte bashkiakun, e si tere qytezen e tij ta pershkonte kjo rrëmuj ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  12. #9
    i/e regjistruar Maska e honest
    Anëtarësuar
    21-04-2009
    Postime
    129
    Gjatjeta Kreksi
    Përfundo Vllau Jem Se Marova Shum Ndodhi Interesante
    Porkam Qef Ta Di Përfundimin
    Shpresoj Se Do Mbaron Pozitivisht

  13. #10
    i/e regjistruar Maska e honest
    Anëtarësuar
    21-04-2009
    Postime
    129
    Tung Kreksi
    Na E Ke Lan Omel
    Osht Ni Fjal Popullore Nga Tokat E Mia

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •