Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Sali Berisha: Tekste të përbashkëta mësimore me Kosovën

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka vlerësuar se Shqipëria dhe Kosova duhet të shkojmë drejt teksteve të përbashkëta mësimore, me përmbajtje të njësuara, pasi të vërtetat – sipas tij – “janë një dhe detyra e shkencës është t’u heqë pluhurin dhe mykun e së kaluarës e t’i bëjë ato të shndrisin”.

    Berisha është shprehur kështu të mërkurën, gjatë një takimi me një delegacion të Komisionit të Arsimit dhe të Shkencës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Arsim Rexhepi.

    Duke theksuar se mes Shqipërisë dhe Kosovës, nuk duhet të ketë dallim për asnjeri se ku studion – Berisha ka thënë se - sistemi arsimor duhet të jetë i njëjtë, për të arritur synime të përbashkëta arsimore.

    “Ne duhet të shkojmë drejt teksteve të përbashkëta, me përmbajtje të njësuara, pasi të vërtetat janë një dhe detyra e shkencës është t’u heqë pluhurin dhe mykun e së kaluarës e t’i bëjë ato të shndrisin. Ne do të bëjmë të mundur që çdo i ri apo e re që mbaron shkollën e mesme të ketë të hapura dyert për të shkuar në universitet, t’u hapim atyre rrugët e dijes dhe tregu vendos më pas për punësimin. Kemi bërë përparime të mëdha në këtë drejtim dhe ende kemi për të bërë, po trefishojmë numrin e studentëve krahasuar me katër vjet më parë dhe ende do ta rritim”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Normale,per nje komb.

  3. #3
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    E ka verejtur se arsimimi kosovar eshte i pashembull dhe deshiron te profitoje nga kjo gje.

  4. #4
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Te njejten gje (unifikim) duhet bere edhe gjetiu. Sidomos ne jurisdiksion.

  5. #5
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Kjo me duket si shkrirje e tipit,Gjuhe-Letersi...ka edhe specialiste te afte ai qerrata per te bere kete pune...kam pershtypjen se merakun me te madh ne gjithe kete profke te radhes,e ka te lancimi i historise qe glorifikon figuren e tij ne sistemin arsimor kosovar..shqiptaret e kosoves duhet t'i njohin bemat e Skenderbeut modern...

  6. #6
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Kjo me duket si shkrirje e tipit,Gjuhe-Letersi...ka edhe specialiste te afte ai qerrata per te bere kete pune...kam pershtypjen se merakun me te madh ne gjithe kete profke te radhes,e ka te lancimi i historise qe glorifikon figuren e tij ne sistemin arsimor kosovar..shqiptaret e kosoves duhet t'i njohin bemat e Skenderbeut modern...
    Ja se si flasin shqiptaret per Lartmadherine e Tij, Shenjtesine qe me ne fund ua fali Zoti.
    Ku te shkohet me njerez te tille qe s'dijne c'eshte e mira?
    Shume deshpruese

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    120
    hahahahah malokeve te vucidollit i mbeti t'japin ide per arsimin, pa nuk i shohin njehere librat e UT'se qe nuk jane perditesuar tash e 30 vjet, ME LIBRAT E PARTISE E TE ENVERIT, REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE shkruan ne librat e fakultetit te mjekesise ndersa kesaj figure tragjike i erdhi rendi ti fus hundet tek arsimi kosovar phaa ce gjeti Shqiperine e shkrete, kur vjen ajo kohe qe mos ta shoh ne TV me kete shemtyre

  8. #8
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    me duket nje ide shume e mire pasi u sherben me shume kosovareve te cilet kane probleme me shqipen standarte
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  9. #9
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Kur e degjon nga goja e Berishes, vetem mund te tentosh te imagjinosh diferencen qe do krijohet mes teksteve.
    Ka shkelqyer arsimin shqiptar Usta Hajvani, dhe po merret me arsimin e Kosoves.
    -

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka vlerësuar se Shqipëria dhe Kosova duhet të shkojmë drejt teksteve të përbashkëta mësimore, me përmbajtje të njësuara, pasi të vërtetat – sipas tij – “janë një dhe detyra e shkencës është t’u heqë pluhurin dhe mykun e së kaluarës e t’i bëjë ato të shndrisin”.

    Berisha është shprehur kështu të mërkurën, gjatë një takimi me një delegacion të Komisionit të Arsimit dhe të Shkencës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Arsim Rexhepi.

    Duke theksuar se mes Shqipërisë dhe Kosovës, nuk duhet të ketë dallim për asnjeri se ku studion – Berisha ka thënë se - sistemi arsimor duhet të jetë i njëjtë, për të arritur synime të përbashkëta arsimore.

    “Ne duhet të shkojmë drejt teksteve të përbashkëta, me përmbajtje të njësuara, pasi të vërtetat janë një dhe detyra e shkencës është t’u heqë pluhurin dhe mykun e së kaluarës e t’i bëjë ato të shndrisin. Ne do të bëjmë të mundur që çdo i ri apo e re që mbaron shkollën e mesme të ketë të hapura dyert për të shkuar në universitet, t’u hapim atyre rrugët e dijes dhe tregu vendos më pas për punësimin. Kemi bërë përparime të mëdha në këtë drejtim dhe ende kemi për të bërë, po trefishojmë numrin e studentëve krahasuar me katër vjet më parë dhe ende do ta rritim”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/

    Lol, qekur u maska niveli arsimit nje shteti nga numri i te paafteve qe shkollohen ne te?! Eh medet, ma merr mendja ne kete trefishim te studenteve krahesuar me kater vitet e shkuara qe permenda ky topja, do kete llogarit dhe ata studenta te Kristalit qe vijne nga emigrimi si pllakaxhinj,bojaxhinj, a delenxhinj, dhe qe mi marrin ato dipllomat tre vjecare ne shkembim te ndonje 250-i full option te 93-94. lol Hajde dele hajde!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Endless : 27-05-2010 më 05:10
    Without deviation from the norm, progress is not possible

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •