shekulli

-----------

Simbole e pėrmendore

Nga Pandeli Pasko Kuteli

Nėpėr fqinjėsi. Kush i ka parė disa herė qytetet e Europės Lindore mbas viteve ‘90, ka vlerėsuar vrullin e madh ndėrtimor nė tokė shqiptare. Megjithatė, kėto qytete kanė tjetėr logjikė urbanistike, pėrmendore dhe emrave rrugėsh tė kuptimta, tė cilat si lajtmotiv historik, ia bėjnė qytetarit mė tė dashur e mė tė identifikuar vendin e vet. Kjo logjikė ka nė themel edukimin tradicional kombėtar, i cili ka pasur edhe shfaqje tė habitshme. Nė Francė, mbas Luftės sė Dytė Botėrore nė mesditė nė sheshe tė qyteteve buēiste himni kombėtar “Allons enfants de la patrie” dhe njerėzit nderonin. Po nė Francė tė lenė mbresa shtyllat nė sheshe e udhėkryqe me emrat e gdhendur tė ushtarėve tė rėnė nė Luftėn e Parė Botėrore, nė frontin gjerman (mbytur nga gazi helmues). Sot Franca ka marrėdhėnie tejet miqėsore me Gjermaninė, si duhet tė kenė fqinjėt, po pėrmendoret mbeten aty si kujtesė e dobishme qė dy kombet tė kujdesen e vlerėsojnė miqėsinė.
Nė vendet ish-socialiste janė pėrdorur shpesh “rregullimet urbanistike” pėr tė asgjėsuar kujtesėn historike. Nė Prishtinė, nė mjedis universitar filloi ndėrtimi i njė kishe serbe, tė cilėn e la pėrgjysmė lufta e NATO-s; nė Bratislavė ura e re mbi Danub prishi lagjen e vjetėr rrėzė tė kėshtjellės; nė Shkup u shfrytėzua tėrmeti i vitit 1964 dhe kisha e vjetėr katolike shqiptare, nuk u restaurua si dėshmues kulture, por u rrafshua. Nė Tiranė u prish kisha ortodokse, njė nga objektet mė tė vjetra tė qendrės, qė pėrkrah xhamisė tregonte respektin mes dy feve. Ajo u degdis nė njė skutė megjithėse pėrfaqėsonte permanencė dhe dėshmorėt e fjalės shqipe Papa Kristo Negovani e Petro Nini Luarasi. Po nė Tiranė u prishėn varrezat e vjetra (Varri i Bamit) - me humbje vlerash shpirtėrore dhe artistike pėr tė krishterė e myslimanė
Ndėr shqiptarė. Shqiptarėt ishin ata qė dolėn mė me humbje nė kodin e tyre qytetar mbas pushtimit otoman: u izoluan nga fqinjėt, u ndanė nė 4-5 vilajete, u diskriminuan me kulturė e fe. Prof. S. Skendi vėren se shqiptarėt ishin tė vetmit ballkanas qė nuk patėn tė drejtė zyrtare deri vonė tė hapin shkolla nė gjuhė tė tyre. Shqipėria nuk ka kaluar periudhė qeverisje nga nacionalizmi sindozot vende tė tjera. Gjatė periudhės sė Zogut u nxit disi nacionalizmi, por pa sukses: falja e tokave shqiptare vendit fqinj qė e ndihmoi pėr tė marrė pushtetin, pėrndjekja e vrasja e patriotėve dhe qeverisja ekonomike jokombėtare, ia ulėn dukshėm ngarkesėn e “nacionalizmit”. Megjithatė, kjo periudhė 15-vjeēare kujtohet si nacionaliste, jo nga qė ishte e tillė, por se mė pas vendi ra nė dorė tė huaj dhe tė njė ideologjie e praktike antikombėtare.
Diktatura varfėroi sistematikisht identitetin tonė kombėtar, i cili u katandis nė njė bust tė pranishėm kudo e nė parulla. Shumė monumente historike u prishėn duke na dėmtuar jo pak kodin qytetar. Mbivlerėsimi i simboleve tė LNĒ lartoi mure tė brendshme mes njerėzve, la nė hije historinė shekullore. Furia kundėr diktaturės (e quajtur demokratike si alternativė e komunizmit) nuk u mjaftua me rrėzimin e busteve. Iu sul edhe pėrmendoreve tė dėshmorėve, njė pjesė e tė cilave u shkatėrruan barbarisht si simbole tė diktaturės qė i pati keqpėrdorur pėr tė justifikuar sundim tė pėrjetshėm.
Aq i madh pati qenė boshti i krijuar nė vlera shpirtėrore sa edhe sot, mbi 10 vjet pas shembjes sė diktaturės, mendėsia shqiptare nuk e ka marrė veten, siē u pa edhe nė turbullirat nė viset shqiptare nė Ballkan, njė herė nė dy vjet mbas 1997-ės. Ka tė drejtė Arbėr Xhaferri kur thotė se shqiptarėt ndodhen nė fazėn e formėsimit tė kodit tė te qytetar (“Shekulli”, 12.04.2002), njė aspekt i tė cilit ėshtė pėrtėritja e kujtesės historike nėpėrmjet pėrmendoreve e simboleve, gjė qė nuk kėrkon shumė shpenzime, por vullnet tė mirė.
Nga e si t’ia fillojmė: figura botėrore, rilindas, albanologė, shqiptarėdashės, mbretėr.. Si t’i nxjerrim nė pah vlerat e historisė sonė na e treguan fort mirė austriakėt me pagėzimet e mjediseve tė hotelit “Rogner”. I falenderojmė nunėt dhe gėzohemi qė nė kėtė mes nuk u futėn mendje fanatike, se ndryshe sallat “Epiri” dhe “Apollonia” do tė quheshin “Brigada XXXVII Sulmuese”, “Ēlirimi i Kakaēit”, “Princeshat Sanije e Rukije”., etj.
Rishikimi duhet tė fillojė me qendrėn e Tiranės, ku objektet e shtuara zbehin rėndėsinė e pėrmendores sė Gjergj Kastriot Skėnderbeut dhe bukurinė akitektonike tė Xhamisė sė Et’hem Beut. Nė njė shesh tė lirė do tė ishte normale qė Heroi Kombėtar tė pėrkujtohej ēdo vit me ceremoni dhe, nė rast festash, a pėrherė, pranė monumentit tė bėhet roje nderi.
Kur vdiq Nėnė Tereza, kryetari i shtetit kėrkoi me fisnikėri qė tė varrosej nė Tiranė. Vite kanė kaluar dhe nuk kemi ende njė pėrmendore tė Nėnė Terezės nė Shqipėri, ndėrkohė qė sheshi nė mes tė Tiranės duket sikur ėshtė nė pritje tė posaēme tė shtatores sė gruas mė tė njohur e mė tė dashur nga tė rinjtė e gjithė botės (sipas njė ankete tė fundit). Shumė shqiptarė nuk e dinė, por shtatorja e parė e Nėnė Terezės u vendos nė Shkup mė 1999, me mbishkrim veē me kirilike:
***** ******, dėshmi se i pėrket kohės para marrėveshjes sė Ohrit. Kjo pėrmendore u ngrit me nismėn e njė organizate shkrimtarėsh maqedonė dhe u derdh nė.. Beograd. Pėr tė ardhur keq moskujdesi i etnisė shqiptare ndaj Nėnės. Shtatorja e dytė e Nėnės ėshtė vendosur nė Gjakovė (vepėr e hershme e skulptorit Rexhep Ismani).
Pa pėrkrahjen e vendeve shqiptarėdashės vėshtirė qė gjaku i kryengritjeve tė veriut tė merrte shpėrblimin e merituar - pavarėsinė. Pa qėndrimin parimor tė presidentit amerikan Uilson nė mbrojtje tė tė drejtės sė popujve pėr vetėvendosje Shqipėria do tė ishte copėtuar mes fqinjėve. Ende nuk u kemi shprehur mirėnjohje me simbole e pėrmendore Kosovės, Malėsisė dhe as Kalorėsit tė Paqes Uilson. Kujtojmė se Beogradi i kushtoi njė kolonė tė lartė nė mes tė kryeqytetit Francės pėr shtetin jugosllav; Bullgaria nuk harroi rusėt qė i dhanė pavarėsinė: i kushtoi njė katedrale Aleksandėr Nevskit dhe njė pėrmendore Carit ēlirimtar. Pėr arsye mė tė drejtpėrdrejtė, Kosovės, krahas nderimit tė UĒK -sė e Skėnderbeut, i takon tė pėrjetėsojė nė pėrmendore eksodin dhe presidentin Klinton, pa tė cilin nuk do ta kishte fituar lirinė.
Po ashtu pėrkujtimi me pėrmendore i rilindasve, qė na e ringjallėn Shqipėrinė, nuk i pėrgjigjet punės titanike tė tyre, mbasi kaluan nė sitėn e diktaturės, sė cilės nuk i shpėtuan as albanologėt, qė me studimet e tyre mbi gjuhėn, vlerat shpirtėrore e historinė e shqiptarėve, justifikuan tė drejtėn pėr tė krijuar shtet. Nė harrim mbeten edhe shqiptarė qė u bėnė tė famshėm nė dhe tė huaj, nė Perėndim e Lindje, pėrshkruar fort mirė nga Prof. R. Sokoli e tė tjerė: perandorėt ilirė tė Romės, shenjtorėt iliro-shqiptarė, shqiptarėt qė “qeverisėn” Turqinė, arvanitasit e revolucionit grek, arbėreshėt, etj.
Urrejtja ndaj mbretėrve dėnoi kujtesėn historike, mbasi Shqipėria ka nxjerrė shumė sovranė - tregues aftėsie qeverisėse: nė lashtėsi Shkodra dha Agronin e Teutėn, Durrėsi - Monunin, treva e Poradecit - Bardhylin, treva e jugut - Pirron etj.; nė Mesjetė Myzeqeja dha Muzakėt, Gjirokastra - Zenebishtėt, Vlora - Arianitėt, Dibra – Kastriotėt, Veriu - Dukagjinėt etj. Logjikė tė mbrapshtė ka edhe mozaiku i Muzeut Historik tė Tiranės, ku pėr tė krijuar pėrshtypjen e rolit tė masave paraqitet veē njė turmė e armatosur, tėrėsisht e ēakėrdisur. Ēdo gjė mund tė jetė ky mozaik, por jo histori e Shqipėrisė.
Shumė qytete tė Shqipėrisė, e nė veēanti Shkodra, vuajnė paraqitje tė varfėr tė historisė. Asnjė pėrmendore Balshės, i cili e pati Shkodrėn kryeqytet tė njė shteti dy herė mė tė madh se Shqipėria. Asnjė pėrkujtim mbrojtėsve tė kėshtjellės e kronikanėve Marin Barleti e Marin Beēikemi, asnjė pėrkujdesje katedrales tė Shėn Stefanit nė kala. Mungojnė pėrkujtimi i Ded Gjo Lulit e i ngritjes sė flamurit nė Deēiē, i Ali Pash Gucisė dhe i mbrojtėsit tė pėrkushtuar shqiptaro-irakian tė Shkodrės, Hasan Riza Pasha. Pa folur pėr Ernest Koliqin, Migjenin e tė tjerė. Vijmė nė kohė t’afėrme e shėnojmė se Shkodra nuk ka ende pėrmendore kushtuar martirėve tė diktaturės - intelektualė e qėndrestarė tė dy feve, shumė syresh tė pushkatuar pa gjyq nė Zall tė Kirit. Ndėr 40 tė propozuar pėr t’u shpallur martirė tė fesė, mė tė shumė janė nga ky qytet. Dhuna e fortė e ushtruar, numri i madh i tė persekutuarve dhe martirėve janė mė se tė mjaftė pėr t’i dhėnė Shkodrės titullin “Qytet i Martirėve”.
Ky ėshtė veē njė pėrshkrim i gjendjes sė kodit tonė qytetar nėpėrmjet simboleve e pėrmendoreve dhe disa pak propozime. Kur ta kemi tė formėsuar kėtė kod atėhere tek ne nuk do tė ndodhin akte barbare si mė 1967 apo si ditėt e fundit ndaj kishave tė Voskopojės. Pėrndryshe, sado i vrullshėm tė jetė zhvillimi ndėrtimor e tregtar dhe ekonomik shqiptar, ai mbetet pa formė, pa identitet dhe bart rreziqe jo tė vogla.




----------