Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Drejtësia është gjithçka që na mungon.

    Të gjithë ne kemi një mision të veçantë në jetë. Gjithsecili prej nesh është më i dhënë në një anë të caktuar. Çdo gjë është e varur në aftësinë për të ditur talentet tona të brëndshme, dhe ku ne jemi më të përparsuar vetësisht. Unë tani jam duke studjuar për Arkitekturë, dhe një nga golet e mija, gjithnjë po arrita, është që të formuloj një stil arkitektonik shqiptar. Ka shumë gjëra me vlerë në tokat shqiptare që ne duhet ti dimë. Por shokë dhe shoqe të nderuar në forum. Çfarë na mungon ne më shumë është DREJTËSIA mbi tokat shqiptare. Po të kishim drejtësi ne do të ishim shumë herë më të përparuar. Gjithçka tjetër është pasoj e padrejtësisë. Ne sorrollatemi me paragjykime dhe me akoza. Militantët në Shqipëri brohorasin PS apo PD, por institucioni më i rëndësishëm dhe sa jetësor i drejtësisë harrohet. Ju lutem më kuptoni se shumë kohë të shtrenjtë do të humbasim duke pakutuar këtë gjë. Unë presonalisht s'e kam mundësinë që të ndreq drejtësinë Shqiptare, por nëse jemi të bashkuar jam i sugurt se ne mund ti zgjidhim gjërat. Me drejtësi të korruptuarit dënohen dhe burgosen. Me drejtësi i sinqerti fiton, i miri ndrit dhe bëhet shëmbull. Ekonomia zhvillohet, dhe i afti vihet në punë. Pra shokë, ne kemi një çelës në dorë dhe një derë para nesh. Ai çelës është vendosja për të ndjekur shtegun e të drejtës. Për të qënë të matur në veprimet tona. Për të mos qënë pesimistë!
    ME SHUMË NDERIME
    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 02-02-2003 më 00:57

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    Ke plotesisht te drejte, dhe une ne kete perfundim kam arritur kohe me pare. Ata qe duan drejtesine jane ata qe kane karakter dhe moral te forte dhe kete moral e imponojne me sjelljen dhe perkushtimin e tyre. Mirepo, fatkeqesia jone kombetare eshte se njerezit e pamoralshem kane pushtuar kryet e institucioneve shqiptare. Sot ne Shqiperi e Tirane korrupsioni, vjedhja, krimi ekonomik, prostitucioni nuk shihen si fatkeqesi, por si "menyre jetese". Imoraliteti i njerezve me pushtet, ka zbritur ne rradhet e shqiptareve, dhe kete imoralitet e gjen edhe ne forum ne shkrimet e atyre qe justifikojne keto fenomene negative si "per te miren e vendit".

    Shqiperia eshte labirinthi i gjithe paradokseve ne bote, por paradoksi me i madh eshte se ndersa ne perpiqemi te integrohemi plotesisht ne Europe, ne jemi vendi me nam per trafiqe ilegale nderkombetare, dhe korrupsion te brendshem, dhe nuk eshte me sekret perfshirja ne keto trafiqe te njerezve me pushtet. Pyetja qe shtrohet eshte:

    Do te triumfoje ne Shqiperi Drejtesia e njerezve te drejte, apo Shqiperia do te kthehet ne "Kolumbine e Europes" ku autoriteti i ligjit eshte ne duart e trafikanteve dhe krimineleve?!

    Kjo eshte dilema ime per "integrimin europian". Shkresat dhe firmat kane vlere vetem ne leter. Europe Shqiperia do te behet kur te perqafojme vlerat dhe jo anti-vlerat e shoqerive demokratike perendimore europiane.

    Nderime
    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Të jem i sinqertë Albo, nga një herë kur filloja të dëgjoja muhabete trafikantësh, apo akuza pa fund dhe asnjë veprim të drejtësisë më luante truri keq fare. Aq shumë më vrisnin këto lajmë, ky realitet saqë filloja të humbisja në imagjinatë. Më binte ndërmënd të bëhesha një Renegate, ose një Robin Hood i shek. XXI. Të merrja një snajper, dhe të gjithë ata persona që ishin të njëhur publikisht për trafikime, kurropsion, kontrabantë, etj, ti piketoja dhe ti vrisja një për një. Dhe të gjitha këto vrasje të ishin anonime, dhe unë të mos kapesha sepse s'do të mund të vazhdoja qëllimin. Dhe shumë pranë atentatit të lihja një graffiti apo ndonjë afishe me mbishkrimin "Drejtësia do të Godas Prapë." Si të thuash një goditje që të mos dihej se nga vinte, dhe të mos dihesh as se nga kush bëhej. Por ky mendim prap si prap nuk është i drejt në vetvete, sado të mirë ta ketë qëllimin sepse të vrasësh dikë është kundra vullnetit të Zotit. Është me të vërtetë për të ardhur keq që njërzit nuk e kuptojnë plotësisht këtë gjë. Drejtësia është zanafilla e jetës, është e drejta për të jetuar. Albo drejtësia do të vi në Shqipëri, dhe në të gjithë trojet Shqiptare (sepse edhe atyre u mungon), herët ose vonë. E rëndësishme është që pupulli ta kuptoj thelbin themelor të demokracisë që është drejtësia. Pa atë s'ka pluralisëm, ekonomi, mirëqënie. Pa atë s'ka as kulturë. Me të ka vetëm gjakpirësa dhe parasidsa.
    Shpresoj që në këtë formum të kuptohet rëndësia e Drejtësisë, dhe që ne të rradhitemi në krah të saj sepse gjithçka tjetër që diskutohet në këtë forum, në një anë ose një tjetër, e gjen zgjidhjen me duke vendosur për drejtësi. Me drejtësi ne do të mund të zgjidhim çështjet tona kombëtare me shumë shpejtësi, dhe ne do të jemë shumë më të mirëqënë.
    Nderime të Gjithë Forumistave
    sinqerisht
    drini.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    28
    Jam i mendimit se qendrimi ndaj drejtesise eshte me domethenese se cdo qendrim tjeter.Ju drini i L.A. e shtroni shume drejt problemin.
    Une do te shtoja qe kjo teme le te behet teme ku pjesemarsit kryesor duhet et jen edhe vet punonjes te drejtesise.
    Eshte sektori qe ska ndeermend te pastrohet,te koregjohet e te vihet ne sherbimin qe i takon.
    Meni

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252

    Eshte e vertete qe drejtesia na mungon,

    Kam vene re se shume njerezve ne ne bote dhe Shqiperi "i ka ikur truri fare" me padrejtesite qe ndodhin ne Shqiperi.
    Gjithnje na keshillojne vendet anetare te Bashkimit European se ku duhet te shikojme per tu anetarsuar ne BE. Tani, ne e dime ku duhet te permiresojme, dhe eshte detyra e gjithsecilit te mbaje pergjegjesi per cdo gje qe flet e vepron. Eshte detyra e jone (brezit te ardhshem) te kerkojme rregull dhe pergjegjesi. Duhet filluar ti "leme" menjane medimet e pleqve tane dhe ta cojme perpara kete pune.
    Nese ne te ardhmen ne do gjykojme disa politikane te sotshem per tradheti ndaj Atdheut dhe mos dashje te Tij, jam i sigurte qe disa prej tyre do thone "Tradhti ndaj Atdheut? Po pse c'prisni ju ta duam ne?Ne s'jemi Shqiptare!"
    Keshtu u shpreh Koci Xoxe kur e mberthyen dhe akuzuan per tradheti.
    Keta te huaj ne politiken Shqiptare nuk kane piken e meshires per kombin tone, dhe as qe duan tia dine per Shqiptaret jashte kufirit gjithashtu. Keta njerez te minoriteteve te ndryshme qe kane poste delikate ne vendin tone bejne cmos qe ne te mbesim prapa. Kjo gje mua me ben te uleras dhe mua pasi nuk zgjidhet Shqipetari puro dhe i ndershem por zgjidhet maskarai dhe injoranti, "qe na moren me qafe na moren".
    Tani, ne rradhe te pare gjehen dhe vecohen gabimet. Kur cdo njeri e kupton kete atehere truri i gjithsecili fillon te punoje drejt zgjidhjes dhe permiresimit, me deshiren e mire.
    Gjithashtu edhe mua me terrorizojne ata te felliqur dhe prishur ne Shqiperi saqe s'me behet te shkoj. Keta njerez kete duan qe ne te jemi te pa identifikuar e te humbur neper bote dhe ta kene me te lehte venien ne pune te planeve te felliqura te tyre.
    Mirepo, ne do ja dalim apo jo? Do behemi me te angazhuar dhe implimentues praktik te gjerave te duhura?
    Nje investim i bukur do te ishte (investing in people) sic thirret ne UK. Te zgjidhen disa djem te rinj nga familje te pastra ne Shqiperi, nje ose dy veta nga cdo qytet ne Shqiperi dhe te dergohen ne ketu ne Angli ose USA per studim ne kolegje ose universitete me fame.
    Duke bere kete sigurohet brezi i ardhshem i politikane Shqiptare qe "dine te lidhin dy llafe" dhe se hane presionin. Them ne Amerike ose UK sepse e dime qe keto jane vende qe udheheqin boten dhe te pakten 50 vjet s'kane ndermend ta leshojne.
    Me vjen per te vjell kur shoh politikane Shqipetare kur takohen me njerez te ulur si Nicolas Cage ose Romano Prodi, ne kohen administrative te te cilit policia apo ushtria italiane mbyti anijen me Shqiptare (Vlonjate shumica) dhe tani ne Vlore behet qytetar nderi me pafytyresine me te madhe. Mbytja e anijes Shqiptare ne 1997 ishte nje akt i koordinuar i komshinjeve tane. serbet nga nje ane shtypnin popullin liridashes Shqiptar te Kosoves, greket gjithashtu me keqtrajtimin e qe na kane bere neper kufi e gjithandej. italianet gjithashtu na mbyten neper det. Poh poh sa bukur koordinohen e merren vesh kunder popullit tone komshinjte megjithese njeri tjetrin se duan shume either.
    Kur kaluam ne Itali heren e fundit nje polic italian na kerkoi letrat dhe tha "hem, Shqiptare," filloi te na kontrollonte dhe tha "thika, kacavida ku i keni" i thame se nuk ishim kasap apo mekanik dhe s'na nevojiteshin keto sende, dhe fakti qe ka shume Shqipetare qe merren me krime te formave te ndryshme nuk me intereson aspak ne ate moment dhe dua te trajtohem si qytetar European. Jam i sigurt qe autoritetet e duhura do ti trajtoje ne akordim me ligjin thyresit e tij, qofshin Shqiptare ose cfaredo qofshin. Ose ne rastin tjeter, ne Brindisi, Lecce apo Bari policet italiane ja kane marre doren bujarise (xhymerllukut) te shqipetareve dhe kerkojne 50 ose 100 Euro qe te lejojne ndoke te kaloje me shpejt. ne kete rast psh duhet ngritur dhe thene atij maskarai italian se si e ka emrin dhe ti kerkohet adresa e rajonit ku jep llogari. Te kerkohet takim me kapitenin ose cfaredo qe i quajne superioret ne itali, dhe ti behet e ditur sjellja e policit ne vendin e Bashkimit European.
    Boll me barren e te akuzuarit, dhe te ngreme koke.
    Te dalim nga kjo situate mbrojtese qe kam vene re na merr frymen dhe s'na le rehat ne cdo lloj veprimi. Te mos pranojme
    Te mbahen afer dhe ndihmuar liderat e rinj te posites dhe oposites si psh, P, Majko apo G, Pollo e shume te tjere te rinj. Ta marrim ne ne dore, te rinjte, dhe ti leme keta manjake te vjeter qe me xhelozine dhe injorancen e tyre mbajne peng ekonomine Shqiptare, ceshtjen Kombetare, anetarsimin ne BE e shume te tjera.
    Puna per rindertim duhet te vazhdoje pa nderprerje dhe duhet bere emancipim ne tera aspektet te kombit tone.
    Te stabilizohen rregulla dhe ligje ne pune dhe integrimin ne fushen e informatikes qe sic e dime eshte e ardhjma e njerezim qe duhet te lehtesoje jeten.
    Te duam njeriun dhe te behemi degjues te mire, pasi po nuk u beme degjues te mire nuk mund te behemi foles te mire qe te na degjojne te tjeret. Liderat e botes si Bush ose Blair me shume kohe zhpezojne duke marre udhezime sesa duke dhene.
    Pra, mbetet qe cdo njeri te rregulloje shpirtin e vet dhe ne vetem se mund te udhezojme dhe ndihmojme. Me snajper nuk arrihet asgje, dhe duke emancipuar popullin helmon armikun.
    Coni prej gjumi Shqiptare coni!
    Nderime
    Saimiri
    Ndryshuar për herë të fundit nga saimiri-uk : 12-02-2003 më 00:12

  6. #6
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Për Drejtësinë kam postuar edhe Kushtetutën e Shqipërisë (të plotë - kliko mbi nënvizimin) për të gjithë ata që duan të mësojnë sesi funksionon çdo hallk e Shtetit Shqiptarë. Mbase në një kohë të afërt kjo kushtetutë do të jetë e njëjta me atë të Kosovës, se së fundi ato do të jenë në të njëjtin Shtet . Megjithatë s'ka drejtësi pa ditur rregullat e lojës.

    Nderime të gjithë lexuesve.
    sinqerisht
    drini.

Tema të Ngjashme

  1. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  2. Relikte udhëtimesh shpirtërore
    Nga InFinita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-09-2003, 07:56
  3. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  4. te kerkoj (se me mungon)
    Nga ^VJOSA^ në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-01-2003, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •