Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 84
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    VETMIA MĖ PĖRPIN


    Mė ka hapur gropat - vetmia mė pėrpin
    nė orėt e vona tė mesnatės njė kumt mė pervloj
    agimi s'kishte dritė - errėsira mė shitoj!

    Ēastet e meditimit - mė kanė vėnė shalėn nė tru
    Uni im zgjat pa fund - por s'arrin askund
    meridianet tua - tė ngrysura nga harrimi!

    Gjithēka rreth meje shkon e pėrhumbet pa vetėdije
    fytyra engjėllore bleron lulezonjė , plot dlirėsi
    Unė vushkem nė heshtje - i shndėrruar hi!

    E ndjeni tufanin qė ka rrėmbyr stinėt me hidhėrim
    e ndejni se hyra nė ferrin e Dantes tė shkyej rrathet e mundimit
    e ndjeni se vdes me heshtjen time nė krijim?

    Le te flasė njė ditė gjuha e prerė - trupi cung i mbetur
    pėr sytė e verbėr qė kurrė nuk tė panė
    Zemra dhe shpirti - pėr TY , me dėshira thanė... !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    GJYMTYRĖT E HESHTJES


    Sa e gjatė kjo ditė, kjo heshtje, kjo vetmi
    akoma nuk tė dėgjova zėrin , nuk tė lexova mendimin
    nė horizont ėshtė shtrirė trazimi!

    Pėrse mė dėrrmohen gjymtyrėt mė zverdhet buzeqeshja
    nuk dua tė endem shtegut qė mė nxjerr matanė
    pa ty ! S ' kam rreze! Pos vaj e lot - muranė !

    Nėse nuk e ndjen ē'do tė thotė i pėrhumbur
    Eja! Shiko si dridhen gjymtyrėt , si dalin thinjat nė kokė
    pėr tė ruajtur hijen e shijes qė kishte nata vonė !

    Je mbuluar me hidhėrim ? Mė ke lanė jashtė buzėqeshjes
    Pėrderisa unė lag me lot lirikėn pėr ty
    mė vjen tė plas nga malli tė jehojnė gjymtyrėt e heshtjes !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    --------------------------------------------------------------------------------

    NGA SHKRUMI TĖ BLEROHEM!

    Filloj befas ajo ndalesė e buzėqeshjes qė kishe
    natėn e mata kohėn,por, koha ngeli nė errėsirė
    Klithjet e mia , me ortekė e rrėmet - u ngritėn nė vargje!

    Mė ngrinė damarėt dhe palca - u bė hi e pluhur nga malli
    thirravaji u ngrit jehonė nė ngrehinėn e pikėllimit
    U lidhėn lakadredhat pėr tė krijuar njė takim!

    Nga tė drejtohen shtigjet qė rrokullisin shkėmbinjtė
    nė kurorėn e shpirtit ka ngelur unaza e shėmtisė
    me buzėvajė ritregimi ka hapur kaptinat pėr monologun!

    Asgjė nuk mbeti nga ajo deshirė e ngujuar me acar
    Bėhu flakėvetėtimė dhe mė pėrflak gjithė trupin !
    - Nga ndezja tė shkrihem ! Nga shkrumi tė blerohem !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    TI JE NIMFA NGA LARGĖSIA

    Jam nė dendėsinė e njė mali !
    Rrėmbim misteri - mė hap pikėllimin !
    Pėrshperitja pėr ty - gėzim mė fali
    ėmbėlsi fjalėsh kam shoqėrimin !

    Ēdo ēast ėshtė njė lirikė blerimi
    i shtrijė vargjet tė mbėrrijė dėshirėn
    Nėpėr net kėrkoj rreze agimi
    tė bėj poezi : Pėr ty - mė tė mirėn!

    Lulet e lėndinave i shtrova profil ,
    dhe dritėn e rrezeve e futa nė kandil
    nė mendimet e mia , ka vetėm njė fill
    valėzon Ti si flamur nė shtyllė!

    Je bėrė kumt i fesimit tim !
    Mė rrahin damarėt si tufan veriu.
    Nė rrjedhė tė jetės kam tjetėr kuptim
    manifestoj ēdo ditė - mbijetim njeriu!

    Nisem nė shtigje tė kėrkoj lirikėn !
    Tė them i je Nimfa nga largėsia !
    Ata qė duan tė dijnė pėr metrikėn
    Aty nėpėr vargje - ėshtė dashuria!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    TI LIRIKA IME


    Nuk ėshtė ardhja jote fluska bore qė treten !

    ajo del si bulėza dhe hap flatra meditimi
    shnderrohet nė Kėshtjellė ku ndizet gėzimi!

    Me cilat ngjyra krijohet ylberi, akoma nuk e di !

    Shkelqim drite dhe, rrjedha gurre kam parė
    qė shtrohesh i vdekur e tė ngritesh i ringjallė !

    Ajo nuk ėshtė pamje ku luan akte Orfeu !

    Nė litarėt e jetės lehtė nuk lidhen ijet
    nė vargje tė lirikės - rrisin shtatin hijet !


    Le tė behėn pre ! Toka ndjen psherėtimė !

    Nė kupėn e qiellit ndizen drita ! Shuhen meteorė !
    Ti lirika ime ! E pėrjetshmja Kurorė !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NUK FLAS !



    Nuk flas! Mė ka ngri palca e shpresės !
    Janė shtrirė gjėrė e gjatė zezonat, zėri i hiēit dėgjohet
    tė krijojė mėngjese pa dritė, me ferr t'ua shpojė zemrat !

    Pėrse kjo pafundėsi nė vargun tonė tė shtrydhur
    stėrzgjatet si qafė e ujkonjės qė fton pėr pre
    dhe rrėmben manarė tė pafajshėm nė Darkėn e krimit!

    Nuk flas! E ndjej vetminė por nuk i ndal hapat
    do tė lulėzojė blerimi i shkrumuar nė shtatin e copėtuar!
    Dėshpėrim Arbėrinė shekullore ta mberthejė liria!

    Pėrse ngriten djajtė tė copėtojnė detėra, male, fusha ?
    Si tė ngriten murnaja nė zemrat e gjakut dhe gjuhės ?
    - Bota do tė plasė nė indiferencė e ne - do tė rritemi !

    Nuk flas! Alarmi i kushtrimit bėhet sonte mbi Alpe !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    E JOTJA BUZĖQESHJE


    I lidhur pas teje mė shtėrngon litari i ndjesisė
    rrėnjėt e lirikės mė pushtojnė damarėt
    ndizen e kurrė s'shuhen dritat nga fanarėt !


    Si bėhen hi nga malli , vlojnė e pėrcėllohen
    dhe lidhen e dridhen idetė pėr tė dalė nė cak
    Mos vono por eja ! Tė kam n'damar e gjak!


    Pa ty mbytet, mbyllet dhe shuhet rrita
    Nė kujtim kutinė - palohet gjakim malli
    heshtja se fshiu dot, por, jehonė e shpalli!


    Ndaj nė rrjedha nisen ujėvarat e blerimit,
    Dil tė shikosh atė sfidė qė parakalon n'paradė
    e jotja buzėqeshje - pranverė me serenatė !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    --------------------------------------------------------------------------------

    PUTHJET PA FRIKĖ !


    Pėrmbysej nata ! Me dihatje dritash tundej agimi
    Ajo e zbehtė vinte si drenusha e shndėrrohej nė ujvarė
    ėndėrra ime kthehej nė margaritarė !

    Kandili i shpresės yjeve ua ndali dritėn
    aorta nė zemėr nisi njė ritmikė
    shkunden nga gezimi - puthjet pa frikė !

    Pa ngjyra ylberi - harkun, nė shqisa e ngriti
    kishte horizont ai ēast - mal frymėzimi
    mbushi me aromė shtigjet, mos i mbysė pikėllimi!

    Kush e dėgjoj kėngėn - nuk do tė bėjė shamatė
    Nė ninula djepi rriten breza tė njė gjaku
    si e do Kanuni tė - ngritet Oxhaku!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    DIGJEM BLERTĖ


    Vjen me rrebesh shiu dhe mė ndez damarėt !
    Vjen tė shuash etjen e shkretėtires sime mall,
    ku e blerta dashuri ka hap krahėt e pushtimit!


    Digjem blertė ! Me vargje bėj dritė
    rimat si pika shiu e qullin horizontin
    tė krijojnė ritmin e prehjes qė vlon!


    Ti je dhembshuria! Dashuria! Perėndia !
    Gof i mbledhur nė sylynjarėt e etjes
    qė shfaqesh ēdo ēast ! Mė rrėmben ēdo rast !


    Me arrna jete mbulohem! Pa Ty zverdhem si vjeshta !
    Dhe ndizem e perndizem si blerimi !
    Kur vjen Ti ! Ortek i blertė - jehonė kushtrimi!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    KUR TĖ THASH : TĖ DUA!


    Arrite ! Nėpėr cilėt katandi u pėrmbyse e dole kėtu
    tė bėsh unjėsim - trupin dhe shpirtin me frymėzimin
    qė ma fale me buzėqeshje, kur tė thash: Tė dua!

    Mirėseardhja mė ka shtuar drithėmat dhe lotėt nė sy
    mė ka ngujuar e lidhur si lidhen rrezet e diellit me blerimin
    pėr tė shtuar frytet e jetės nė gjithėsi!

    Tani shikoj shkronjat , lexoj dhe mėkoj fjalėt
    qė, krijojnė iamazhin se Ti je dhe , synon tė mė ngjallish
    sa herė qė mė shkrumon malli dhe mė mbulon vetmia!

    Arrite nė kėto ēaste kur unė nuk kam linja tė tė flas
    por shtrihem nė lirikė tė arrijė nė kupolėn e trėndafiltė,
    tė tė jap aromė qė tė bėn tė lumtur nė largėsi!

    Pa Ty jam nė morg! I ndezur zjarr nga dashuria
    mė kanė ngrirė lotėt nė qerpik e varen me peshė malli
    tė tė puthin buzėn qė dridhet kur buzėqan : Oiiiiiiii !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •