Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 209
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764

    Njëkohësisht

    Dielli zhduket ne cdo perendim te mbremjeve
    Qielli mban qetesine e nates
    Njekohesisht pjesa tjeter e botes
    zgjohet ne nje dite te re..

    Ti zgjohesh nga drita e forte e agimit
    Jeta kundermon pasterti
    nga dallget e oqeaneve qe fryjne
    nga pjesa jote e jetes..
    Ketu jam ulur une,
    e hena me ben shoqeri me ndricimin e saj..

    Mendoj dhe ndjej
    aromen e oqeanit tend ne kte ane te jetes..
    Dallget me kujtojne
    nje dite para shume kohesh..
    nje dashuri te humbur
    qe une smund ta harroj kurre..

    Ndodhet shume larg horizonteve te mija
    na ndan nje dite dhe nje nate ne mes..
    Cdo stine me sjell kujtimet tona..
    Ne jemi te ndryshem
    por dicka kemi te perbashket..

    A thua mendon per mua?
    Kur ulesh ne breg te detit mbremjeve?
    Kur yjet vallzojne mbi ty?
    Kur kujtimet notojne si dallget e detit?
    A thua ke nje qoshe ne zemer,aty dhe ruan kujtimet tona?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anisela : 10-03-2005 më 15:01
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764

    Pasqyrat

    Pasqyra...eshte sekreti im...
    Eshte ajo qe ndjell trupin tim te zhveshur
    nga genjeshtrat...monotonite...harresat...
    Kurioze per reagimin tim....
    ndjellese..maramendese....
    Me zhvesh..remben forcen nga duart e mija
    dhe perkedhel trupin tim...ngadale..lehte...
    E atehere une jam skllave e saj
    kapercej kufijte e lumturise verbuese
    qe mi afron ajo..
    dhe hidhem ne brendesine e saj..
    Aty gjej veteveten...ciltersine e paturpshme
    epshin pervelues qe krijon ndricimi i saj....
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764

    E lagur..e pire...dhe e dashuruar

    Sy qe verbohen para neonesh
    te helmuar nga dashuri te shkuara
    te helmuar nga fanatizmi
    por te exituara nga syte e tu.........

    Me ler te kercejme mes njerez alkooliste
    dhe nje deti te mbushur me tym cigaresh
    Ti je aq afer,por njekohesisht i panjohur per mua...

    Cdokush e sheh exstasen ne syte e mi
    megjithate.......
    smund te injoroj
    buzeqeshjen e komplimenteve...........
    Mos me lene zemren te godase nje goditje me shume....
    Mos me lepire eksplozionin e buzeve te mija....
    Mos deshiroj.....

    Mendimet vershojne si Autostrade nepermjet kokes
    dhe yje shoh para syve te mi,kur ti me veshtron...
    Ethe vershojne ...mbi trupin tim nga prekja jote...
    Nje zemer e mbytur ne exstas...
    kerkon poshte veshjes tende......
    Kerkon te ndaloje Boten nje minute...
    Te ngrije kte moment....dhe ta ruaj
    ne zemren time pergjithmone..'


    Perkulem per disa minuta..drejt dyerve te endrrave..
    Mendimet e mija argetohen mes puthjesh te flaketa...
    Duar qe kerkojne...
    Lakuriqesi trupash..

    E lagur...E pire...dhe e Dashuruar..

    Ishte ku une u ndodha....
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764

    Muzike pa ze

    Asnje dite seshte e lire
    ato mbahen peng derisa te mbarojne
    Mbas tyre freskon nata
    me erresiren qe askush se degjon..
    Muzike pa ze,shikime te ftohta
    ora nuk punon,por tik-taket degjohen
    Shpejt shkon koha dhe dita gdhin perseri
    te gjithe qe perjetuan naten
    nuk kthehen asnjehere me ketu...
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764

    Te kam inat

    Te kam inat...nuk dua qe te ekzistosh..
    Dua te te qelloj fort
    se ti nuk do te kujtosh...
    E kam inat buzeqeshjen tate
    E kam inat qe duhet te te enderroj cdo nate...

    E urrej kur ti me mban fort..
    E urrej kur ti me ben te harroj,
    ate qe eshte e pamundur...
    I urrej buzet tua prane buzeve te mija..
    I urrej ato se jane te tuat..

    Iurrej fjalet qe me peshperit
    fjale qe une kam deshire ti degjoj...
    Pse nuk do ta kuptosh?
    Qe urrej te te dua ty kaq fort.....
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764

    Akull shpirti

    Nuk dua te ngrij lutjet e tua
    dhe te zbus akullin e shpirtit tend..
    dua te te hedh nje shkendije
    Me ler te te arrije
    te thyhem ne preherin tend....
    Te ndjej ftohtesine ne faqen time...
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764

    Hena e plote

    E hap ngadale deren e dhomes ku ti fle
    drite nuk kish vetem nje qiri i ndezur
    ne ndricimin e tij
    shoh nje gote me uje...
    Ti qendron aty...i zhveshur...i trembur...
    Veshtron nga hena e plote
    mbyll syte dhe buzeqesh pak.....
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2005
    Postime
    2
    Citim Postuar më parë nga Anisela
    Dielli zhduket ne cdo perendim te mbremjeve
    Qielli mban qetesine e nates
    Njekohesisht pjesa tjeter e botes
    zgjohet ne nje dite te re..

    Ti zgjohesh nga drita e forte e agimit
    Jeta kundermon pasterti
    nga dallget e oqeaneve qe fryjne
    nga pjesa jote e jetes..
    Ketu jam ulur une,
    e hena me ben shoqeri me ndricimin e saj..

    Mendoj dhe ndjej
    aromen e oqeanit tend ne kte ane te jetes..
    Dallget me kujtojne
    nje dite para shume kohesh..
    nje dashuri te humbur
    qe une smund ta harroj kurre..

    Ndodhet shume larg horizonteve te mija
    na ndan nje dite dhe nje nate ne mes..
    Cdo stine me sjell kujtimet tona..
    Ne jemi te ndryshem
    por dicka kemi te perbashket..

    A thua mendon per mua?
    Kur ulesh ne breg te detit mbremjeve?
    Kur yjet vallzojne mbi ty?
    Kur kujtimet notojne si dallget e detit?
    A thua ke nje qoshe ne zemer,aty dhe ruan kujtimet tona?





    Nuk di se ne cfar ane te oqeanit jeton
    por kuptoj se prejardhjen nga e keni ,
    poezie juaj dale prej nje zemere mergimtareje
    -
    te shkretat zemra tona qe ngelen gjithmone te trishtuara
    te premtj qe sonte do te shkoj buze detit e do te ulem prane dallgeve te tije
    do te rilexoj poezine tende e lotet e mi te kripur me dallget e detit do ti perzije
    se une dhe ti te perbashketa kemi dashurite e humbura
    horizontet e femijerise ,detin, rrezet e henes
    naten me te paster pa re, shikoni yllin qe do te ndrisi me shume
    veshtrimet tona ndoshta takohen
    se ate ylle cdo nate me sy te perlotur e shikoj edhe une...............

    nga KUJTIMI- GENOVA -ITALI -kujtimc2000@yahoo.it

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764

    Ndricim rrezesh

    E di se si ndihesh, miku im i dashur
    ngadale dita do te na mare
    ne preherin e saj.......

    Po agon.....
    Ti je gjithcka per mua
    dhurata me e bukur
    me e shtrenjte e jetes sime....
    Eja prane meje dhe veshtro
    dhuraten qe na ben jeta....

    Le te shohim ate me te pakten
    nuk na interesojne madheshtite...
    Manite nuk kane fund
    ne do jetojme,guxojme....
    E kupton cfare kemi?
    Ndricimi ekziston
    ne dite te zeza dhe neteve...
    Sa kohe qe sjemi te vdekur
    cdo gje fantastike ekziston.......
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Anisela
    Te kam inat...nuk dua qe te ekzistosh..
    Dua te te qelloj fort
    se ti nuk do te kujtosh...
    E kam inat buzeqeshjen tate
    Mos e kthe në bejte...Ne kemi fjalën tonë të bukur shqipe "tënde" ...(lol)

    Suksese në krijimtari !
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •