Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 84 prej 84
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    TI ZEMRA IME...


    Ti ke krijuar njė botė plot ndjesi
    S'kam turp tė them : Pa ty dot s'rri !

    Ujėvare deti je bėrė - mall pa mbarim
    Krijon hapėsirė e, vjen si frymėzim!

    Ē'ka tė tė them ! Ndjej mrekulli
    - ajo qė mė thua - bėhet stoli!

    Sėrish nė atė lartėsi s'arrita
    nė vetmi heshta , njė shekull prita!

    Pėr ty meditova, vetė s'ish asgjė
    Ti zemra ime - u bėre zė !

    Tani kam shpresė se rilind njė ditė
    Bashkė tė jemi pėr lumturitė...
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NJĖ SHEKULL MĖ ZGJOVE ...

    Ti pėrditė ia shton ylberit dritat,
    harkut i jep jetė
    pabesia tė ndrydhi shpirtin
    po nuk tė shkretoj

    Ti cdo natė me yjet -
    bėhesh yll i fjalės
    vargjeve ua heq prangat
    tė rrėmbejnė horizonte

    Ti - dallga e detit
    qė lidhesh me vetėtimat
    shkrep mbi shtrigat -
    qė antijetė i krijojne njerzimit

    Ti ēdo ēast drejton uratėn
    ndez qirinjtė e shpresės
    nė lartėsinė e Alpeve
    shqiponjat tė bėjnė ēerdhe

    Ti engjėll qė zbret nga lartėsitė
    tė ndriēosh nė skuta
    njė shekull mė zgjove -
    njė shekull u luta...
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NGA GJAKU PĖRDOR BOJĖ !




    Shtegtar i pėrhershėm mbete mall kujtimi
    pres githmonė si stina qė sjell ngjyrėn e saj

    Mė shigjeton me vetull si pėllumbin hutini
    mishethua bėhem e s'ndahem prej saj!

    Ku tė ka shpier fati, ku tė dėrgoj puna
    pėr tė gjitha kam urata tė tė prijė mbarėsia

    Ndalem i vetmuar mė sulet vėrdallė dhuna
    ėshtė shpirtrrethim malli qė e shpallė dashuria!

    Por , ti gjithmonė e heshtur tani nė ėndėrrim
    unė dikund tė shfaqem , me lemzė nė gojė

    Kujtohu ! Dikush s'ka gjumė deri nė agim !
    - Shkruan vargje shpirti - gjakun e pėrdor bojė...
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    1.URA E LIDHJEVE


    Shndėrrova veten nė rreze
    tė tė ndriēojė pamjen qė e ke ,
    buzėqeshja ylberin e shtriu
    horizontin e qėndisi !

    Ti ura e lidhjeve
    urtėsia qė pėrndez... !


    2.HAPAT SHEKULLOR !


    Pritja e ka shtri kuptimin
    nė qerpik tė syrit loti lajmėtar -
    pėr ritmin e gėzimit - pikon !

    U shpėrthej misteri si bulėza blerimi
    u rritėn shpresat se jemi
    aty ku tė parėt tanė ngritėn flamurin!

    Edhe vallet ia shtuan hijeshinė
    gjuha ia vulosi trokitjet nė damar-
    i bėmė hapat shekullor !



    3.RILINDJE NĖ PAMJE


    Nuk shemben as rrokullisen viganėt -
    nėse meteorėt shuhen nė lartėsi !
    frymojnė pėr damarėt e tokės !

    E ndezin yllin e kushtrimit
    mbi Alpet shqiptare zbret epika -
    me rimėn oi ! - Puth plagėt!

    Gjithmon rilindje nė pamje?
    Nė gėrsheta janė thurr uratat
    besa gjithmonė nė ballė!


    4. URATĖ!


    Bėhu se pres njė shekull !
    gjymtyrėt t'i ndanė ,
    - shekujve heshtje e zjarr
    gjuhė ndrydhur !

    - Merre jetėn time
    nė Kėshtjellėn e qėndresės
    gur shndėrroje,
    - Tė ndriēosh pėrjetėsisht ti !

    Pa ty humb kuptimi
    Atdhedashuria shkretėtohet
    sėrish legjendarėve -
    vdekja u lavdėrohet !

    Nėse ka mallkime
    le te bijnė mbi mua !
    Pėr ty : Uratė jetėgjatėsie dua !


    5.NĖ PRILL!


    Edhe blerimi , shtegtarėt, lulet,
    - mbretėruan nė dyluftim !
    Plakat derdhėn shi e furtunė hidherimi !

    E di se ndjeva pikėllime .

    Babai mė dorėzoi parmendėn dhe heshti,
    akulli i vdekjes e zbehu ,
    - i belroj varri kur e mbuluam!

    Nė vargje kėnga e trumcakėve lotoi
    shtegtarėt se panė me kapuē tė bardhė
    nuk prishej heshtja nga kolla!

    Nė rrugėn e vetmisė -
    u takova me frymėzimet
    lotėt e mbollėn qėndresėn
    e solla nė vargje !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •