SHTIGJE
Edhe pas kaq vitesh nga rrėmeti qė ndodhi , nga zezona
erdha tė tė shikoj si nė ėndėrr tė ngujuar
mes pritave qė mbanin nė shėnjestėr zėrin tėnd jehonė
Sa gjatė jeton nė heshtjen time tė mbėrthyer
me dryrin e kujtesės dhe mallin, dhe lotin e ngrirė
se fati im - fatomorganė - mbeti nė shtigje!
Kam pritur tė degjoj atė zė e tė shikoj atė pamje
aq herė mė kanė rėnė vetėtima shkrumi , rrufe !
Jam ngritur Gjergj Elez Ali te dal nė log tė pritjes!
Nėse vdes befas nė skutėn e vetmisė me kujtime
mė lexo sytė e mi tė mbetur hapur pėr ty Dashuri
tė kerkoj nė mes yjeve tė vezullosh me bardhėsi!
Tani, edhe nėse shndėrrohem feniks nga hiri i bleruar
mė kurorėzoj prania jote nė kėtė natė me sqotė
se lotojnė sytė me klithmėn ku ėshtė dashuria?
Krijoni Kontakt